Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dorëzuar dje titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” një prej emrave më të shquar të albanologjisë shqiptare, profesorit arbëresh Elio Miracco. Një prej njerëzve dhe profesionistëve më të zellshëm e vullnetmirë të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin e Letrave dhe Filozofisë në Universitetin “La Sapienza” në Romë.
↧