Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3087

Shqipëria e bukur e Pashk Përvathit, nesër në Muzeun Kombëtar

$
0
0
shqiperia pashk pervathu

Kur shikon veprat e piktorit Pashk Përvathi, ndjen se të shtohet dëshira për të njohur më mirë Shqipërinë.

Kontraste të forta, ylber ngjyrash brenda një tabloje, bukuri natyrore që do të doje t’i prekje me dorë.

shqiperia pashk pervathu

Si një admirues i natyrës, “Mjeshtri i madh” Pashk Përvathi, ka thithur sërish më të mirën e saj për t’ia sjellë publikut në ekspozitën që hapet sot në Muzeun Historik Kombëtar.

E ka titulluar thjesht “Shqipëria, vend i bukur” dhe është ekspozita e tij e 39-të. Në ekspozitë paraqiten 60 vepra në gjininë e peizazhit, të realizuara gjatë 5 viteve të fundit.

Tematika e veprave është “bukuria shqiptare”, e ardhur në këndvështrimin dhe penelatën e autorit. Të gjithë e njohin dashurinë e piktorit për vendlindjen e tij, Lezhën, por autori nuk është lokalist.

Nuk preferon më shumë Veriun se Jugun. Kudo ai qëmton të bukurën, të ndryshmen, emocionuesen. Ndaj edhe mund të shijosh bukurinë e Alpeve të Veriut, por edhe bregdetin e Jonit, lagunat e Vainit e Divjakë, kodrinat e Vithkuqit e Leskovikut, pullazet e Beratit dhe ato të Gjirokastrës e Korçës, sa të ngjashme aq edhe të ndryshme; lumin e Erzenit dhe atë të Matit, vjeshtën e bukur të Polenës dhe atë të Valbonës, pasqyrimin e liqenit të Shkodrës dhe atë të Pogradecit.

Kushdo do të ketë rastin të udhëtojë përmes Shqipërisë, në një sallë ekspozite. Veprat janë të gëzueshme, të punuara me dashuri dhe të realizuara në kontakt direkt me natyrën, duke zbuluar të bukurën edhe atje ku dora e njeriut ka sjellë shkatërrim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3087

Trending Articles