
Kauzo Ishiguro eshte nderuar sot me cmimin e madh Nobel per Leteresine.
Një vit pasi Akademia suedeze shokoi të gjithë botën me zgjedhjen e saj, duke ia dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë kantautorit Bob Dylan, juria zgjodhi sot fitues novelistin britanik Ishiguro.
Asambleja është e përbërë nga 18 anëtarë që janë përcaktuar në fshehtësi, qe zgjidhen fituesin e përzgjedhur nga 350 propozime të bëra nga ekspertët e letërsisë nga e gjithë bota.
Mes pretendenteve mediat e huaja raportuan se ishte edhe Ismail Kadare, por qe nuk u zgjodh edhe kete radhe.
Janë të shumtë ata që janë shfaqur sërish, vit pas viti, në këtë lojë spekulimesh: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, vetëm për të përmendur disa. Amos Oz i Izraelit dhe David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës përmenden po ashtu shpesh. Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, pati shkruar pak kohë më parë Agence France-Presse (AFP):