Shembja e Teatrit Kombëtar ka bërë bujë edhe në mediat e huaja, ndërsa kanë qenë të shumtë zërat kritikë për vendimin për prishjen e tij.
Marco e Dario Zappa, dz muzikantë nga Zvicra, që prej vitesh janë të pranishëm me koncertet e tyre ne Shqipëri dhe në Ballkan, nuk kanë ndenjur dot indiferentë përball kësaj ngjarje. Ata i kushtuan një këngë teatrit dhe shembjes së tij me një muzike dhe tekst prekës, duke përdorur edhe fjale shqip.
“S’e beri tërmeti, e beri pushteti”- thuhet ne këngën e tyre për teatrin. “Shuat një qiri që i jepte drite qytetit. Perse?”,- pyesin artistet qe këndojnë këngën në italisht. Përmes vargjeve si “dhuna e pushtetit na kujtoi te kaluarën”, autoret e krahasojnë aktin e qeverise për shembjen e Teatrit me atë te regjimit diktatorial për shembjen e kishave dhe xhamive.
Vargjet kushtuar Teatrit:
ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm
Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.
Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.
Përse? Përse? Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar
Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit
Përse? Përse? Përse?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte
Fikët një qiri
Fikët një flakë!
Që na jepte jetë të gjithëve … ne!