Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3087

SHBA, 800 mijë USD për monumentet e dëmtuara Yuri Kim: Projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve

$
0
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për Fondin e Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, që këtë vit u orientua drejt restaurimit të objekteve monumentale të dëmtuara në Krujë, Prezë e Durrës.

Me këtë rast, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, nënshkruan dje Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”. Në mënyrë simbolike ishte zgjedhur si vendnënshkrimi i memorandumit, Muzeu Historik Kombëtar, “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në Krujë, me një pamje spektakolare nga kulla e dëmtuar nga tërmeti.

kim1-696x571

Teksa shprehu adhurimin për Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ambasadorja u shpreh: “Shënojmë fillimin e projektit për restaurimin e disa monumenteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tërmeti mund të ketë shkatërruar ndërtesa, por nuk ka dëmtuar shpirtin e popullit shqiptar dhe jam shumë e kënaqur që ndodhemi këtu për projektet në Durrës, Krujë dhe Prezë. Prej vitit të themelimit, në 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës”, tha Ambasadorja Kim, duke shtuar se “jam shumë e lumtur të nënshkruaj sot, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti, këtë Memorandum Mirëkuptimi, prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Duke pasur parasysh rëndësinë e Kalasë së Krujës, mund të them se ky është projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore”. Ndërsa ministrja e Kulturës, Margariti, u shpreh ndër të tjera se: “Ruajtja e kujtesës është një nga misionet më të rëndësishme të njerëzimit, ndaj edhe qeveria shqiptare, krahas me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, duke u mbështetur te vizioni për të ardhmen, për një jetë më të mirë,po punon për ringritjen e këtyre monumenteve.

Memorandumi që po nënshkruajmë është vetëm një copëz e atij projekti madhor që ne duam të çojmë përpara, që ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e kujtesës, por edhe me rijetëzimin e trashëgimisë sonë materiale dhe kthimin e saj në një motor zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3087

Trending Articles