Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3087

Pozitivë me Covid-19/ Ishin në varrimin e hallës, ja pse ISHP insistoi të bënin tamponin vëllezërit Budina

$
0
0

pjimage

Kryeministri Edi Rama teksa reagoi përmes një postimi në Twitter tha se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin pozitivë me koronavirus.

Abcnews raporton se ISHP ka insistuar që t’u bëjë atyre tamponin mbrëmjen e djeshme duke i njoftuar në orët e para të ditës së sotme se ishin pozitivë dhe se nuk duhej të dilnin nga shtëpia.

Disa ditë më parë ata kishin shkuar në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi.

Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3087

Trending Articles