Panairi i 23-të i Librit solli për lexuesin shqiptar botimin e tretë të romanit autobiografik “Vila me tri porta” të shkrimtares Vera Bekteshi. Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, me praninë e pedagogëve, shkrimtarëve dhe dashamirësve të autores, u organizua promovimi i këtij botimi, shoqëruar me një diskutim mbi vlerën dhe rëndësinë e letërsisë
↧