Fituesja e Festivalit Europian 2013 do të jetë kumbarja e edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, që do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Danimarka Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, e cila fitoi Festivalin Europian të këtij viti me këngën “Only Teardrops”. Emilie [...]