Një tjetër film shqiptar i restauruar, u shfaq në sallën “Forum” të CODit. Falë bashkëpunimit të Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, u shfaq komedia “Përrallë nga e kaluara”. Filmi i prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e re”, është bazuar në novelën me titull “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit.
↧