Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Evropës, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano të Italisë. U largua nga Shqipëria më 1938, në moshën 20-vjeçare, pas përfitimit të një burse studimi që iu dha nga Oborri Mbretëror, për të vazhduar studimet pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës (Itali).
↧