Një tjetër film nga Arkivi Shqiptar i shpëton shkatërrimit. Pas “Nëntorit të Dytë”, ishte radha e filmit me regji të Xhanfize Kekos, një nga më të dashurit për fëmijët e kohës së diktaturës. Bëhet fjalë për filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Tashmë ky film i është nënshtruar restaurimit falë Projektit të Kinemasë Shqiptare (ACP) [...]