Gjuha shqipe të jetë lëndë më vete gjatë tri viteve në shkollat e mesme, të jepet provim, të rishikohen programet e fakulteteve që formojnë mësues, madje edhe në universitete të futet lënda “Kulturë gjuhe”. Akademikët shqiptarë dalin me një listë të gjatë propozimesh që shqipja standarde të mësohet dhe përdoret më së miri nga shqiptarët. [...]