Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all 3071 articles
Browse latest View live

Prapaskenat/ Kërkoi më shumë fonde për shfaqjen, Inva Mula sherr me Zana Çelën

$
0
0
42373-640-0-59ce71aa9e78d

Disa ditë para se të vihej në skenë shfaqja e fundit nga Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, situata aty nuk ka qenë dhe aq e qetë. Burime për ‘Xing.al’ bëjnë me dije se një mosmarrëveshje e cila ka degraduar deri në tone të larta ka ndodhur mes sopranos së mirënjohur shqiptare Inva Mula dhe drejtueses së këtij instutucioni, Zana Çela.

Të dyja kanë debatuar ashpër në zyrën e Çelës për sa i përket fondeve të cilat pretendoheshin nga ana e sopranos. Sipas saj, ishin të pakta fondet e dhëna për operan “Peshkatarët e Perlave”, e cila u vu në skenë nga TKOB për herë të parë pas 40 vitesh, gjatë fundjavës që sapo kaloi.

 

Sipas burimeve të brendshme të këtij institucioni, tone të larta janë dëgjuar nga ana e të dyja artisteve, gjë e cila u pasqyrua në vijim edhe në konferencën për shtyp ku secila prej tyre qëndronte larg dhe ftohtë me njëra-tjetrën.

Madje nga burime të afërta me artistet është bërë e ditur që Zana Çela refuzoi të merrte pjesë edhe në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’ ku ishin të ftuara të dyja për të folur për shfaqjen.

 

Në këtë emision pamë të shfaqej vetëm Inva Mula. Sakaq dihet se Zana Çela dhe Inva Mula kanë një shoqëri të hershme me njëra-tjetrën që prej fëmijërisë, që mesa duket mund edhe të ketë përfunduar pas kësaj përplasjeje.

 

Në këtë emisoin pamë të shfaqej vetëm Inva Mula. Sakaq dihet se Zana Çela dhe Inva Mula kanë një shoqëri të hershme me njëra-tjetrën që prej fëmijërisë, që mesa duket mund edhe të ketë përfunduar pas kësaj përplasjeje.


Londo sulmon Teatrin Kombëtar: I çakorduar, ka humbur misionin

$
0
0
hqdefault

“Në shtrat me armikun”. Kjo është tema e këtij viti në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

hqdefault

Dhe duket se do të jetë një sezon “luftarak”. Mungesën e fondeve dhe vëmendjes së Ministrisë së Kulturës, drejtori i TKES, Kiço Londo, ka vendosur t’i përgjigjet me dyfishin e projekteve të një viti më parë. Dje, në oborrin e teatrit, Londo prezantoi kalendarin e sezonit të ri artistik. Një sezon i pasur me tituj shfaqjesh për fëmijë, adoleshentë e të rritur, që do të ngjisin në skenë emra të njohur të skenës teatrore, si Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani, Arben Derhemi, Genci Fuga, Rozi Kostani, Alert Çeloaliaj etj., si dhe një kast artistësh të rinj, që kanë gjetur “shtëpinë” e tyre te TKES. Madje do të ketë edhe një festival të dramaturgjisë franceze në kuadër të javës së frankofonisë. Duke numëruar sukseset e një viti më parë, Londo iu rikthye çështjes së fondeve të munguara. Sipas tij, me 3% të buxhetit për teatrin, institucioni që ai drejton, me vetëm 11 veta staf, ka arritur të realizojë 60% të të gjithë produktit teatror në vend. Duke bërë krahasime me veten (institucionin), Londo u shpreh se teatri shqiptar tashmë e ka humbur orientimin dhe misionin e vet. Por më së shumti duket se Londo e ka me komshinjtë, që i ndan një pishinë, Teatrin Kombëtar. Gjatë konferencës i përmendi disa herë “komshinjtë” dhe e pandërgjegjshmja ia çonte gjuhën vazhdimisht te TK.

VËREJTJET PËR TEATRIN KOMBËTAR

“TKES është një shinë krejt tjetër, por jo domosdoshmërisht pjesa tjetër e teatrove duhet që të vijnë në këtë shinë, sepse nuk vijnë dot, edhe kjo është normale. Por duhet që të ecin në një shinë tjetër, krejt ndryshe nga ajo e deritanishme, sepse unë mendoj se në përgjithësi Teatri Kombëtar shqiptar është një teatër i çakorduar, edhe që nuk është në funksionin, misionin, edhe në rentabilitetin e vet. Mund të krijohet ideja se çfarë janë duke bërë këta të TKES? Ajo që bëjmë ne është fare e thjeshtë. Kemi arritur që të fokusohemi në tri pika: 1. Puna e aktorit me veten; 2. Puna e aktorëve me njëri-tjetrin dhe 3. është spektatori. Eksperimenti ynë synon në krijimin e këtij trekëndëshi. Ajo që është në mes të këtij trekëndëshi është energjia që bën të mundur një shifër kaq të madhe, 350 shfaqje”, tha Londo. I pyetur për ta sqaruar më tej se ç’do të thotë me “çakordim” të teatrit, Londo u përgjigj se “trajektorja që ndjek teatri shqiptar, përfshirë edhe Teatrin Kombëtar, është e gabuar. Nuk ka përse të më pyesni. Fakti që me 95 për qind të financave që merr teatri shqiptar (12 të tillë) bëhet vetëm 40 për qind e produksioneve, edhe me tre për qind bëhen 60 për qind, do të thotë që teatri shqiptar në përgjithësi, edhe ata që e drejtojnë teatrin, duhet të mbahen nga muri. Kur dy veta të thonë që je i dehur, duhet të mbahesh detyrimisht nga muri, edhe pse ke dhjetë vjet që nuk vë alkool në gojë”, tha Londo.

ZGJIM ME KËNGË GJELI

Madje, edhe sloganin e këtij viti duket se TKES e ka vënë të atillë që të “vërë në sedër” edhe fqinjët. Slogani është “U ngritëm”, ndërsa posteri paraqet një tufë gjelash me atlete. “Kuptimi i parë është që TKES është ngritur. I dyti është që kënga e gjelave është një zgjim nga gjumi, edhe natyrisht që kur zgjohet nga gjumi njeriun e pret një ditë plot sfida. Edhe gjelat kanë një të mirë, që zgjojnë të zotin edhe komshiun, është një tendencë për t’u zgjuar të gjithë komshinjtë tanë, Ministria e Kulturës, edhe ata që kanë në dorë fondet publike, se me krenari falë stafit të artistëve të rinj, por jo
vetëm, meritojmë më shumë vëmendje, sepse jemi i vetmi institucion që financat publike nuk i japim askund pa kontribut publik. Kjo është arsyeja që me fondet publike të tre projekteve ne bëjmë 15. Kësaj here kemi vendosur të mos qahemi, por të bëjmë 31 projekte me kaq lekë. Madje na detyrohen edhe 20 për qind nga viti paraardhës, që shpresoj që MK të na i lirojë deri në fund të vitit, se janë fonde të artistëve, që përpiqen bashkë me ne, edhe nganjëherë nuk mundet që ta kenë jetën fort normale për shkak të kësaj mungese”, tha drejtori Londo. Tema e vitit është “Në shtrat me armikun”, ndërsa motoja “Për çdo hap në dritë duhet paguar taksa e hijes. Për çdo hap në errësirë paguhet gjithë mungesa e dritës”. Dhe me këtë temë e me këtë logo, Londo do të “godasë” dikë.

ALMA MILE

Roman për gruan më të mistershme, Alfred Peza: Si rashë në gjurmët e Sara Blloshmit

$
0
0
Peza

Gazetari dhe publicisti Alfred Peza vjen me një libër artistik “Sarah”, nga “Mapo Editions”, që i ka kushtuar pesë vite punë kërkimore nëpër Arkiva, hulumtime, hapje dosjesh pothuaj 100 vjeçare, derisa u bë gati me romanin e tij të parë. Një histori e rrallë e gruas më të mistershme e të përfolur, Sara Blloshmit.

Peza

Peza në gjurmim të jetës së saj, identifikon Shqipërinë mes dy luftërave botërore, atë të Lindjes dhe Perëndimit; duke e konsideruar një roman emancipues dy personazhet e tij realë: Sara Blloshmi dhe Ahmet Zogu, “flasin” për gra të lira dhe burra të vërtetë…

alfred-peza-kopertina

Ju vini për herë të parë për lexuesit me një roman, që ngjan për nga kopertina, me një roman historik për një personazh pak të njohur sot, por me një të shkuar të largët të përfolur e plot mistere. Ç’është ky libër, ç’lëndë ka?

“Sarah” nuk është një roman historik, por një libër letrar, një trillim dhe krijim i pastër artistik. Veçoria është se ngjarjet janë vendosur në një kontekst të caktuar historik marrdhëniesh mes personazhesh realë.

Si lindi ideja e këtij romani? Nga gazetar, publicist pse hytë në këtë formë shkrimi?

Gazetaria është një letërsi në nxitim, për rrjedhojë edhe gazetari vetë nuk është gjë tjetër, veçse një shkrimtar në nxitim e sipër. Historia e letërsisë botërore është e mbushur me shumë raste shkrimtarësh që kanë hyrë në letërsi nga rruga e gazetarisë. Çdo gazetar ka fazat e veta të evoluimit në artin e të shkruarit, të cilat mund të përsosen me kalimin e kohës në formë e përmbajtje, duke krijuar premisat për të shkuar drejt letërsisë artistike. Romani është Himalaja që synojnë të arrijnë të gjithë ata që kanë botuar qoftë edhe një lajm, vjershë apo tregim të vetëm në jetën e tyre. Nuk do të ndjehesha i realizuar në dimensionin tim prej gazetari dhe publicisti, nëse nuk do e provoja veten për të shkruar një roman.

Ju thatë se kemi të bëjmë me personazhe realë, ngjarjet që ndodhin po ashtu. Cilët janë këta personazhë, ç’është kjo histori?

Bëhet fjalë për Shqipërinë mes dy luftrave botërore. Personazhet kryesorë janë Ahmet Zogu, kryeministri-President dhe më pas Mbret i Shqipërisë. Sarah, bashkëshortja e Selahudin Blloshmit, deputetit të Parlamentit të Shqipërisë dhe mbesa e Ismail Qemalit. Rreth tyre ka edhe shumë personazhe të tjerë realë ose të trilluar, të një Shqipërie që sapo kishte dalë nga nata Osmane, në kërkim një identitet të ri, në fillim të një shekulli të trazuar. Ka brenda tij intrigën e pashembullt të pushtetit, pasionin e fshehtë përvëlues dhe enigmën e madhe të një vrasje. Eshtë një libër emancimi, për gra të lira dhe burra të vërtetë.

Përmendet dy personazhë, njëri i njohur, që i përket një periudhe të historisë që drejtoi vendin, pra Ahmet Zogu, dhe tjetra pak e njohur por me një histori shumë interesante, me një dosje pothuaj 100 vjeçare, Sara Blloshmin. Kur flisni për gra të lira dhe burra të vërtetë, këta të dy keni parasysh? Si shkuat tek këta personazhe?

Sara Blloshmi ka qenë femra më e bukur e Shqipërisë e shekullit të XX. Në festën e vitit të ri 1925 në ambasdën amerikane në Tiranë, ajo guxoi e para që ta sfidonte ligjin, rregullat dhe normat e atëhershme, duke kërcyer e zbuluar pa ferxhe e burka dhe me fustan të shkurtër, në një ambjent publik. Ishte një akt i pashembullt revolucionar në një shtet ku ende sundonte Kanuni dhe ligji islamik, për të cilin u vunë në dijeni të gjitha kancelaritë e perëndimit, nga Shtëpia e Bardhë e deri në Ministrinë e Jashtme gjermane. Ishte hapi i parë nga ku nis e ndryshon njëherë e përgjithmonë ky vend. Ahmet Zogu e kishte të pashmangshme të qëndronte jashtë kësaj sfide. E krahasoj efektin e këtij kërcimi të Sarah Blloshmit për historinë e Shqipërisë, me atë të hapit të Neil Armstrongut në Hënë, për njerëzimin.

Si ratë në gjurmët e Sara Blloshimit?

Donika Bardha, një personazh i njohur në Tiranën e dekadës së parë të pluralizmit, koleksiononte veç të tjerash, edhe kapele femrash të viteve ’20-’30. Ishin shumë moderne, të njëjta me kapelet që kishin qarkulluar ato vite në Parisin e Coco Channel-it. Historia e tyre, vërtitej rreth emrit të Sarah Blloshmit dhe mikeshave të saj, pjesë e elitës që pati një ndikimit të jashtëzakonshëm në modernizimin dhe oksidentalizimin e jetës së qytetit.

I mrekulluar nga ky lloj tregimi, rihapa librat. Tek romanii Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti” (filmi “Radiostacioni), Sara Blloshmi përmendet shumë shkarazi, si një grua që merrte pjesë në ballot e Mbretit. Nisa të kërkoja në shtypin e kohës së Zogut, në librat e komunizmit ku Dhimitër Karaguni kishte shkruar për të në librin “Agjenti 333”. Më pas arkivova dalëngadalë çdo detaj, çdo lajm, çdo gjë që shkruhej në gazetat e revistat tona për Sarah Blloshmin dhe seleksionoja informacionin që kishte për të në internet.

Kur shkova në Londër për studime, pata fatin që të zbuloja më nga afër në gjurmët e saj, sepse pas Luftës së Dytë Botërore e kaloi pjesën tjetër deri në fund të jetës, në Angli. Martesën e dytë e pati me Vandaleur Robinson, atasheun e shtypit të misionit ushtarak britanik në Shqipëri, gjatë e pak pas luftës. U largua në vitin 1945 sëbashku me vajzën e vetme, Vera e cila u bë piktore. Në ambjentet e ambasadës sonë në Londër, kam parë disa nga punët e saj.

U interesova dhe kërkimet më çuan tek studiuesi i njohur Ferid Hudhri, i cili e kishte takuar dy herë Vera Blloshmin, në shtëpinë e saj në Londër. Mësova shumë detaje të tjera e informacione që janë shfrytëzuar më pas si lëndë për librin.

Robert Elsie ka qenë një tjetër burim, pasi ka hedhur dritë mbi koleksionin e fotove të jashtëzakonshme të bashkëshortit të Sarah Blloshmit, gjatë kohës që ishte me mision në Shqipëri. Sa për kujtesë, ai është autori i imazheve të hyrjes së komunistëve si fitimtarë në Tiranën e çliruar dhe të udhëheqësit të tyre Enver Hoxha me uniformë ushatarake, në ditën e parë të lirisë.

Kërkimet më pas u thelluan në Arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku gjeta dosjen e Sara Blloshmit. Një minierë e vërtetë me material voluminoz, shumë interesant për ndjekjen që i ka bërë hap pas hapi Sigurimi i Shtetit në vitet 1944- 1946, para se të largohej në Britani dhe pasi u rikthye edhe njëherë, për tu larguar përfundimisht.

Kërkimet vijuan në Ministrinë e drejtësisë, sepse ajo ka pasur (reflektohen edhe në libër), një histori gjyqesh e procesesh të jashtëzakonshme. Arkivi i Shtetit dhe Biblioteka Kombëtare kanë materiale shumë të vlefshme gjithashtu. Kam shfrytëzuar rrëfimet e studiuesve, historianëve dhe akademikëve të një brezi që ruante apo ruan ende kujtimet e epokës së Sarah Blloshmit, të cilët i kanë dhënë një tjetër dritë dhe shkëlqim romanit, për ta bërë atë sa më të gjallë e të vërtetë. Jam ballafaquar me studimet më serioze për qytetin e asaj periudhe nga historianë, arkitektë, urbanistë, kërkues të folklorit, të jetës së familjeve të mëdha, duke u njohur me detaje që direkt ose indirekt, i japin një frymë dhe pamje besoj realiste Tiranës së viteve të Ahmet Zogut.

Në shkrimin e një libri artistik, duket sikur shumë peshë kanë hulumtimi, dosjet, historia ndërkohë që është një personazh që na krijon një imazh. Sa i keni kushtuar kësaj, në një përfytyrim për Sara Blloshmin, që duket sikur me të mund të bëhet një film?

Romani është në të shumtën e herëve, vetëvetiu edhe një projekt për skenar filmi. Kushdo që do të lexojë “Sarah”, besoj se do të jetë duke parë ndërkohë edhe një film. Në kuptimin figurativ teksti i romanit janë titrat dhe ajo çfarë përshkruhet brenda tij, është filmi që lexuesi mund ta shikojë me sytë e mendjes. Është “filmi” i një Shqipërie të jashtëzakonshme, në një periudhë të jashtëzakonshme dhe me personazhë të jashtëzakonshme, që do të na mungojë. Besoj se kemi tani edhe një mundësi të re, për ta shpëtuar këtë pjesë të historisë. Për fat të keq letërsia shqiptare, edhe për shkak të kufizimeve të periudhës ideologjike komuniste, nuk është bazuar shumë tek ky lloj zhanri që e shfrytëzon historinë për letërsi dhe art. Kjo bën që jeta reale në Shqipëri të jetë shumë më artistike dhe më dramatike, se sa ajo që mund të gjejmë në veprat letrare.

Pak më lart, ju thatë se veç të tjerash, ky është një libër për idenitetin dhe vetëvetiu duket se mund të nxisë një debat të ri me këtë temë. Pse vazhdon të jetë për ju kaq e prekshme, e ndjeshme dhe kaq kontradiktore? Ç’është kjo Shqipëri pas një personazhi gruaje, pas Sara Blloshmit?

Është historia jonë që na ka shoqëruar edhe përpara shpalljes së pavarësisë, edhe përgjatë këtyre 105 viteve të shteti, e që do na shoqërojë edhe më pas. Një histori ciklike që përsëritet në forma të ndryshme pavarësisht nga regjimet, sistemet, pushtimet dhe raporti me lirinë. Debati për identitetin tonë kombëtar, për shkak të specifikave historike, ka ekzistuar dhe do të vazhdojë edhe pasi Shqipëria të jetë pjesë me të drejta të plota e BE. Pavarësisht teprimeve, ekseseve, banaliteteve e vaniteteve që e kanë shoqëruar atë herë pas here, ai është një debat i shëndetshëm, pozitiv, vetpastrues dhe vetkorigjues. Në roman, unë e kam ndarë Shqipërinë në atë përpara dhe pas Sarah Blloshmit. Për mua ajo simbolizon dallandyshen e parë të asaj Shqipërie që kemi ëndërruar brez pas brezi, e që fatkeqësisht, do të duam edhe shumë kohë të tjera për ta arritur.

Ju folët për një udhëtim në histori, kërkime për të përmbushur lëndën e këtij libri. Ju keni qenë, dhe vazhdoni në kontruktin tuaj si gazetar, publicist, pse nuk e bëtë një libër gjithë dokumentacionin, ndoshta do ishte më afër natyrës tuaj, më afër Alfred Pezës?

Ndihem më afër shkrimtarit sesa historianit, pavarësisht se studimet për Doktoraturë, po i përfundoj për histori arti. Vetëm letërsia artistike nëpërmjet gjinisë së romanit, ma ka dhënë deri tani hapësirën, lirinë dhe mundësinë për ti shprehur ashtu siç duhet idetë dhe gjykimet e mia. “Sarah” nuk është thjeshtë një histori për disa personazhe të jashtëzakonshëm. Ai është një libër ku çdo shqiptar, çdo lexues do ta kuptojë se është edhe vetë një personazh. Jam munduar që të harmonizoj sa më mirë traditën me romanin modern, që është sot në trendin e letërsisë më të mirë bashkëkohore. Pres të mësoj nëse ia kam arritur. Hulumtimet e mia kanë zgjatur 5-6 vite dhe romanin e kam shkruar për 8-9 muaj. Takimi im me letërsinë sapo ka filluar.

Thuhet se është një roman që do na befasojë, kujt ja keni besuar vlerësimin e parë ndonjë kritiku, njerëz të letrave…?

Libri do edhe disa ditë që të dale në treg dhe nuk kam arritur që tia besoj ende ndonje kritiku apo shkrimtari. E kanë lexuar deri tani një numër shumë i kufizuar dashamirësish dhe bashkëpunëtorësh shumë të afërt. Mes tyre sigurisht edhe bashkëshortja ime Mirela, e cila ka qenë e para që ka ditur sekretin tim të madh, për tundimin e jashtëzakonshëm që ti qasesha letërsisë. Një shteg sa ndjellës aq edhe i rrëzikshëm, që e kisha kundruar nga larg me adhurim, por nuk pata asnjëherë guxim që ti afrohesha. Gjatë 2017, kuptova se isha gati./Mapo

 

Shqipëria e bukur e Pashk Përvathit, nesër në Muzeun Kombëtar

$
0
0
shqiperia pashk pervathu

Kur shikon veprat e piktorit Pashk Përvathi, ndjen se të shtohet dëshira për të njohur më mirë Shqipërinë.

Kontraste të forta, ylber ngjyrash brenda një tabloje, bukuri natyrore që do të doje t’i prekje me dorë.

shqiperia pashk pervathu

Si një admirues i natyrës, “Mjeshtri i madh” Pashk Përvathi, ka thithur sërish më të mirën e saj për t’ia sjellë publikut në ekspozitën që hapet sot në Muzeun Historik Kombëtar.

E ka titulluar thjesht “Shqipëria, vend i bukur” dhe është ekspozita e tij e 39-të. Në ekspozitë paraqiten 60 vepra në gjininë e peizazhit, të realizuara gjatë 5 viteve të fundit.

Tematika e veprave është “bukuria shqiptare”, e ardhur në këndvështrimin dhe penelatën e autorit. Të gjithë e njohin dashurinë e piktorit për vendlindjen e tij, Lezhën, por autori nuk është lokalist.

Nuk preferon më shumë Veriun se Jugun. Kudo ai qëmton të bukurën, të ndryshmen, emocionuesen. Ndaj edhe mund të shijosh bukurinë e Alpeve të Veriut, por edhe bregdetin e Jonit, lagunat e Vainit e Divjakë, kodrinat e Vithkuqit e Leskovikut, pullazet e Beratit dhe ato të Gjirokastrës e Korçës, sa të ngjashme aq edhe të ndryshme; lumin e Erzenit dhe atë të Matit, vjeshtën e bukur të Polenës dhe atë të Valbonës, pasqyrimin e liqenit të Shkodrës dhe atë të Pogradecit.

Kushdo do të ketë rastin të udhëtojë përmes Shqipërisë, në një sallë ekspozite. Veprat janë të gëzueshme, të punuara me dashuri dhe të realizuara në kontakt direkt me natyrën, duke zbuluar të bukurën edhe atje ku dora e njeriut ka sjellë shkatërrim.

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare studiuesi i njohur Robert Elsie

$
0
0
elsie

Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie. Elsie ishte ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

elsie

Ai ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Elsie, ndër shumë veprat për letërsinë dhe historinë e letërsisë shqipe që ka shkruar, do të mbahet mend edhe për përkthimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”,  “The Highland Lute”.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978. Në atë kohë Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bon-it kishte kontakte të rralla me studiues nga “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë” dhe nëpërmjet këtyre kontakteve, ai dhe disa studentë dhe studiues të tjerë patën mundësi të vizitonin Shqipërinë disa herë në kuadër të ‘takimeve shkencore’ midis Institutit gjerman dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për disa vite me radhë. Këto udhëtime në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të i gjallën një interes të veçantë për Shqipërinë e mbyllur dhe për kulturën e saj të panjohur në botë. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Elsie është tani autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Në mes të viteve 80-të, Robert Elsie punoi si përkthyes dhe interpret për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Qysh nga vitet 90-të deri ne fillim të shekullit të 21-të ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Evropës, etj. Që nga viti 2002, ai ka punuar kryesisht për Tribunalin e Hagës ku, ndër të tjera, ka qenë interpret simultan në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përmbledhje për veprat e tij shkencore
Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Ëestport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenëart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Ëho Ëill Slay the Ëolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Ëound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).

Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995.

Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Poëder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997. Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Tëentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.

Në vitet e mëpasshme, Robert Elsie u përqendrua më shumë në fushat e tjera të albanologjisë, si kultura popullore dhe historia. Një ndihmesë e madhe për antropologjinë shqiptare ishte libri i tij Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fejës, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër 2001, i cili doli në gjermanisht në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (Doracak i kulturës popullore shqiptare), Visbadën (Ëiesbaden) 2002, dhe në shqip në vëllimin Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë 2005. Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Geëohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Ëalls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003. Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007.

Në fushën e historisë, me të cilën është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Lajdën (Leiden) 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008. Përveç kësaj, ai zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit llazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë), Pejë 2001, që doli në shqip në vëllimin Historia – më e vjetër – e Shqipërisë, Tiranë 2004. Elsie zbuloi dhe botoi gjithashtu dorëshkrimin në gjermanisht të albanologut hungarez, baronit Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) në Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Pejë 2001, që doli shqip në vëllimin Udhëtime nëpër Ballkan, Tiranë 2007. Në bashkëpunim me Bejtullah Destanin (Londër), ai botoi ditarin e poetit dhe piktorit të njohur anglez, Edëard Lear (1812-1888), në vëllimin Edëard Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (Edëard Lear në Shqipëri, ditari i një piktori pejsazhesh), Londër 2008, që doli shqip në vëllimin Edëard Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008. Gjithashtu u botua një përmbledhje tekstesh të hershme historike për Shqipërinë, përkthyer nga gjuhë të ndryshme, Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (Shqipëria e hershme: antologji e teksteve historike, shek. 11-17), Visbadën (Ëiesbaden) 2003.

Robert Elsie: Tregimi i jetës sime

$
0
0
robert-Elsie-605x381

Është ndarë nga jeta, në moshën 67 vjeçare, albanologu i shquar, Robert Elsie, një ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në ditën e ndarjes së studiuesit nga jeta, dritare.net sjell intervistën e vetme që albanologun i mirënjohur dha ndonjëherë në televizion. Kjo ishte një ndër emisionet më të ndjekura dhe është realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga për emisionin ‘Shqip’ në shkurt 2014.

I tërhequr, modest, ai nuk pëlqen ekranin, as publikun. Por sajë Flutura Açkës, pranoi të vijë në “Shqip”. Dhe bëri mirë. Sepse intervista me të, ishte një kënaqësi. Ta dëgjoje tek fliste shqip dhe i drejtohej shqiptarëve atë mbrëmje në studio, qe mbresëlënëse.

Kjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse i ndruheni prozhektorëve?

Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t’i shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu.

Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do t’ju takoja. Së pari flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog?

Çdo njeri ka interpretimin e vet për albanologjinë, por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t’i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t’i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç’është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu. Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur.

Po të jesh përkthyes, çfarë do të thotë?

Të jesh përkthyes do të thotë punë, punë, punë. Është punë shumë e vështirë.

Dhe anonime?

Pjesërisht po, pasi është autori ai që bëhet i njohur kurse përkthyesi jo. Thonë që është një punë kot sepse mundohesh për diçka dhe nuk fiton asgjë, por unë them që është edhe kënaqësi. Për mua është kënaqësi.

Ku është kënaqësia, për shembull?

Ndjej kënaqësi kur arrij ta përkthej në mënyrë të duhur. Është si një llogaritje matematikore. Kur del shuma përfundimtare dhe nuk ke bërë asnjë gabim gjatë rrugës, kënaqesh. Kështu është edhe përkthimi. E shikon një faqe dhe fillon bën vlerësimin, kjo frazë shkon mirë, kjo duhet ndryshuar etj., e vazhdoj dhe e ripërpunoj derisa në fund të dalë diçka e përkryer dhe vetë ndjehesh i kënaqur.

Si fillim dua të ndaj me shikuesin arsyen pse ju jeni në Shqipëri këtë herë. Librat që ju do të promovoni janë “Fjalori Historik i Shqipërisë dhe Kosovës” në shqip dhe anglisht.

Këto libra dolën në anglisht kohët e fundit, është një kolane librash që përfshin çdo vend të botës dhe mua më ngarkuan me hartimin e një botimi për Shqipërinë. Quhet “Fjalori Historik i Shqipërisë dhe Kosovës”, por në fund janë më shumë si leksikë, enciklopedi të përgjithshme me të dhëna jo vetëm historike, por edhe të kulturës, ekonomisë, gjeografisë etj. Unë fillova me vëllimin e Shqipërisë. Më vunë një kufi që duhej ta bëja këtë vëllim jo më shumë se 250 faqe dhe kur mbarova kisha 500 faqe. Botuesi ishte pak i pakënaqur. Më tha: “Nëse ecim kështu, vëllimi i Shqipërisë do të dalë më i madh se vëllimi i Rusisë” megjithatë e pranoi dhe në fakt doli më i madh se ai i Rusisë, kjo enciklopedia e Shqipërisë së vogël.

Por që në fakt në këtë enciklopedi Shqipëria është e madhe. Çfarë përfshin enciklopedia, përfshin data, ngjarje, personazhë?

Po, i përfshin të gjithë. Persona historikë, persona publikë, politikanë, por kryesisht janë figura historike të historisë shqiptare, ngjarje etj.

Çesk Zadenë, por shoh në këtë libër, Injac Zamputin. Deri ku keni shkuar me ngjarje e përmendje historike?

Kam mbërritur deri në vitin 2010. Në fillim të librit kam bërë një kronologji të historisë shqiptare që shkon deri në vitin 2010. Është njësoj si historia e shqiptarisë, me data kështu që kush interesohet për historinë e Shqipërisë mund ta gjejë tek ky libër në shqip dhe anglisht.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, pra përmenden ngjarje, vend. Deri në cilin vit?

Prapë deri në vitin 2010. Në fakt ky është botimi i dytë për “Fjalorin Historik të Kosovës”. Unë isha shumë i gëzuar që botuesi pranoi që të bëhej një libër për Kosovën pasi Kosova, në atë kohë kur bëra vëllimin e parë, nuk ishte shtet, rrjedhimisht nuk kishte flamur dhe problemi ishte se çfarë do përdorej për kopertinën e librit. Tani në vëllimin e dytë, kemi kopertinën me flamurin e ri të Kosovës.

Të gjitha figurat që mendoni se do t’i interesonin një personi që do të informohet për Shqipërinë dhe Kosovën, ju i keni përfshirë në këto libra. Si e ndërmorët ju këtë vepër? Është një vepër e madhe që zakonisht e bëjnë Institute të tëra ose që do duhej ta bënte shteti shqiptar.

Është i madh, kërkon një farë përgatitje, pastaj pjesa tjetër është një punë e rëndomtë, është mbledhja e të dhënave, informim, kujdes nga keqinformimi. Është diçka që arrihet ngadalë-ngadalë. Unë në fakt habitem sa i trashë ka dalë, por duket që ka shumë gjëra brenda.

Cila është marrëdhënia juaj me shqipen, ditët e para, takimi juaj i parë me gjuhën tonë. Çfarë ndodhi? Si e njohët këtë gjuhë që sot ju bën të bëni libra kaq të mëdhenj?

Mbase është histori e gjatë, por e rastësishme. Mbarova studimet në Gjermani, në Universitetin e Bonit. S’kisha lidhje me gjuhën shqipe pasi atje studiova gjuhësinë krahasuese dhe gjuhën kelte, pra gjuhën e Irlandës, Uellsit, Skocisë dhe kur mbarova studimet profesori im, gjuhëtar, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave për të vizituar Shqipërinë pasi ai vetë kishte studiuar në Vjenë me një shqiptar, konkretisht me Aleks Budën. Aleks Buda e ftoi profesorin tim në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, i panjohur dhe ftesa nuk ishte vetëm për të, por edhe për studentët e tij. Dhe kështu, jemi nisur për në Shqipëri një grup prej 20 studentësh në vitin 1978. Ishte një gjë e rrallë për ne të hynim në Shqipëri pasi Shqipëria në atë kohë ishte si Korea e Veriut sot, domethënë zor të depërtoje.

Si qe të hyje në këtë vend në ’78?

Për mua ishte shumë interesante. Madje kam qeshur me vete se më dukej vetja sikur isha në një film Hollivudian dhe nuk e mora shumë seriozisht anën politike, as tabelat, propagandat.

Ju kujtohet diçka që ju ngacmoi atëherë, apo diçka që ju çuditi?

Kishte shumë gjëra, ishte një vend absurd, gjithë vendi ishte absurd, por njerëzit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri në çfarë mase i merrnin seriozisht vetë njerëzit, por gjithsesi e kuptonin që jetonin në një realitet tjetër.

Ju qëllonte që të takonit shqiptarë që midis tyre flisnin për këtë gjë?

Jo haptazi, jo. Më vonë ky takim që nisi në 1978 u bë takim i përvitshëm midis Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave dhe vinim çdo vit në Shqipëri për dy javë. Gjatë takimeve dhe udhëtimeve, fillova të interesohesha për shqipen. Nuk e dija fare gjuhën veç fillova, në atë kohë, madje edhe në Gjermani, fillova të mësoja gjuhën më seriozisht.

Ku e mësonit shqipen në Gjermani?

Ishte e vështirë pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakë, libra mësimorë. Mbaj mend që gjeta një fjalor frëngjisht-shqip dhe nga ana tjetër shqip-gjermanisht, ndërsa në anglisht nuk kishte fare. E vështirë ishte.

Kur thatë me vete që tani e di shumë mirë shqipen?

Pas shumë viteve. Ndërkohë shkoja çdo vit në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe për të mësuar gjuhën. Aty ishte, nga njëra anë më kollaj sepse mund të bisedoja lirisht me njerëzit pasi kosovarët flisnin më lirisht.

Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqipërinë?

Shumë, shumë.

Ju ku ndiheshit më mirë?

Në Kosovë, pasi ishte më perëndimore, më normale. Në Shqipëri nuk kisha mundësi të flisja lirisht me njerëzit. Unë flisja me zyrtarët, të cilët ishin shumë të dashur, mikpritës, por prapë ishte një farë frike, që të pengonte të flisje lirisht.

Po tani flitet lirisht në Shqipëri?

Po, qartë. Tani nuk ka problem, njerëzit flasin, madje nuk pushojnë së foluri fare. I thonë të gjitha, nuk mbajnë sekrete.

Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme?

Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia administrative e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh me personin që ty të intereson. Domethënë është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.

Edhe tani që flasim kështu është si në kohën osmane?

Po, po.

Po në Kosovë, është e ngjashme kjo gjë?

Nuk di, nuk kam pasur këto probleme në Kosovë. Natyrisht që Kosova e para 20 viteve është e ndryshme nga Kosova sot, por mua më duket se njerëzit janë njësoj, shqiptarët aty apo këtu, me pak ndryshime, në thelb njësoj janë.

Po për të kuptuar gjuhën që flitet në Tiranë dhe gjuhën që flitet në Prishtinë, keni probleme apo është njësoj?

Po, këtë doja të thosha. Unë shkoja në atë seminar të gjuhës shqipe në Prishtinë për të mësuar, pasi aty flisja lirisht, por ata flisnin diçka që për mua nuk ishte shqip. Për një student që mëson gjuhën letrare, që përpiqet të zbulojë të gjithë lakimet e gjuhës dhe del në rrugë e ballafaqohet me një gjuhë tjetër, është shumë e vështirë dhe unë nuk kuptoja asgjë. Ky ishte një problem shumë i madh dhe më pengonte shumë të mësoja gjuhën sepse nuk i kuptoja njerëzit fare. Kjo ishte në fillim sepse tani i kuptoj madje i kuptoj edhe arbëreshët tani.

Besoj, ju i keni takuar tani arbëreshët, arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët e Bullgarisë, shqiptarët kudo janë. Pra, keni takuar shqipen kudo është. Ka akoma të përbashkëta apo secili flet shqipen e vet?

Është një gjuhë e përbashkët që kuptohet, por ka elemente vendore që ndryshojnë dhe shyqyr që janë sepse kjo është pasuria e gjuhës, janë ndryshime. Unë gëzohem shumë për dialektet e shqipes. Kam një projekt në internet me incizime të shqipes dhe çdo herë që udhëtoj, që shkoj nëpër fshatra të ndryshme, marr një mikrofon me vete, si gazetar siç jeni ju, dhe incizoj,  kryesisht çobenjtë sepse ato flasin një gjuhë të pastër kudo që janë. Më interesojnë shumë ndryshimet gjuhësore midis vendeve dhe për mua kjo është pasuria më e madhe e gjuhës.

Ndërsa tani flitet për rishikimin e Kongresit Drejtshkrimor të 1972-shit, ju çfarë mendimi keni në këtë përplasje mendimesh?

Mendimi im është që nuk kam një mendim për këtë. Kjo është punë e shqiptarëve që të vendosin për gjuhën e tyre. Kuptoj që zhvillimi historik ka çuar që toskërishtja të sundonte pak më shumë në një kohë kur shumica ishin gegë dhe kjo krijon sot një problem, por gjithsesi gjuha standarde ekziston dhe duhet për një komunikim të përbashkët, por në fund është puna e shqiptarëve që të vendosin se si ta konkretizojnë këtë gjuhë.

Ama kur kërkuat një fjalor gegërisht-anglisht, i zemëruat shqiptarët!

Po, po. U habita shumë nga kjo gjë sepse e mendoja si diçka normale që të kishte një fjalor dhe nuk kishte. Kjo ndodhi në Kosovë që është më keq se ato janë shumë fanatikë për gjuhën letrare standarde në qarqet intelektuale. U thashë “po pse nuk ka një fjalor të gjuhës që flisni përditë?” dhe ata më thoshin “jo, nuk ka, se ne flasim shqip”. Kështu, unë bëra një kërkesë publike pak a shumë dhe kishte reagime interesante për mua.

Nga vendet e ndryshme ku keni incizuar gjuhën shqipe, ku mendoni se është ruajtur më mirë gjuha shqipe, ku flitet më pastër? Personalisht më kanë bërë përshtypje shqiptarët e Ukrainës të cilët flisnin një shqipe të përkryer.

Po, e kam dëgjuar intervistën tuaj që keni bërë në Karakurt të Odesës në Ukrainë. E kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe ishte shumë e bukur. Më pëlqeu shumë kur njëri tha “Cari i Rusisë na dha balltë” pra tokë. Për sa i përket pyetjes suaj, mua më intereson shqipja kudo është. Në Veri habitem për pasurinë e gjuhës, për dialektet e ndryshme, forma që dallohen shumë nga standardja. Edhe Greqia është shumë interesante, arvanitasit e Shqipërisë së mesme flasin atje një gjuhë shumë të bukur e të vjetër, më duket se dialekti më i vjetër i shqipes është në jug fare, atje nga Peloponezi, Evia, Andros, por është një gjuhë që po vdes. Shumica e folësve më të mirë janë mbi moshën 80 vjeçare dhe ata flasin, por nuk kanë me kë të flasin. Zbulova një grua në ishullin Andros, një plakë që fliste shqip. Në fillim ngecte sepse nuk kishte me kë të fliste, por kur filloi të fliste, e fliste shumë mirë e bukur shqipen. Por ishte e vetmuar sepse nuk kishte me kë të fliste shqip.

Ç’lloj emocioni keni kur takoni njerëz të tillë që janë diku dhe flasin një shqipe që po shuhet?

Bukur është, por më trishton që kjo gjuhë po zhduket aty dhe nuk bëhet asgjë për ta ruajtur. Dhe jo vetëm aty, ka edhe zona të tjera ku shqipja dhe dialektet po zhduken.

Çfarë gjuhe është kjo shqipja jonë profesor?

Një gjuhë shumë e përzier. Ka elemente shumë të vjetra, por ka shumë ndikim nga gjuhët e tjera. Ka shumë ndikim nga latinishtja, sllavishtja, turqishtja, pak nga greqishtja, pak nga italishtja. Pra, është një lëmsh. Për të punuar në fushën e gjuhësisë historike krahasimtare, shqipja është një tmerr sepse nuk zbulohen dot shtresat e ndryshme të shqipes pasi janë si një lëmsh. Shumë interesante.

Por kur fillon lëmshi dhe ti e kap fillin, është mirë besoj.

Nëse kapet.

Ju e keni kapur fillin e këtij lëmshit tonë?

Jo, fare. As në fushën e gjuhës e as në fushën e kulturës në përgjithësi. Prapë një lëmsh.

Si ishte të takoje Fishtën, profesor?

T’ju them të drejtën ishte një punë shumë e vështirë. Gjuha e tij është e vështirë pasi unë nuk isha mësuar me dialektin e tij dhe kur fillova gjeta shumë vështirësi pasi çdo fjalë më është dashur ta kërkoj në fjalor, por në fund, u habita, pasi doli një punë shumë e mirë. Tani u bënë 4-5 vjet që e kam përkthyer dhe kur e lexoj edhe sot Lahutën e Malcisë në anglisht më pëlqen shumë. E di që është një përkthim me cilësi të lartë.

Ju ndodh ndonjëherë të dëgjoni një njeri që reciton Fishtën dhe ndiheni mirë për punën e madhe që keni bërë për një vepër të madhe?

Po, po, dhe jam shumë krenar për përkthimin që kam bërë me Fishtën. Më duket se nga të gjithë librat është një nga librat më themelor të të gjitha botimeve të mia. Ishte një mundim, t’ju them të drejtën, pasi më është dashur një vit e gjysmë për të përkthyer 17 mijë vargje dhe kam luftuar me çdo varg.

Do t’i rekomandonit shqiptarëve që ende nuk e kanë lexuar pse duhet ta lexojnë Fishtën?

Për mua është një vepër shumë interesante, nëse e kuptojnë gjuhën. Tani nuk e di, ndoshta të rinjtë që nuk e dinë gegërishten do e kenë të vështirë për ta kuptuar, është njësoj si tek ne kur lexojnë Shekspirin dhe nxënësit e kanë të vështirë pasi nuk e kuptojnë gjuhën, por prapë them se duhet ta lexojnë. Ndoshta mund të lexojnë edhe përkthimin tim në anglisht. (qesh)

Megjithatë Lahuta e Fishtës erdhi vonë në letërsinë tonë…

T’ju tregoj diçka. Kur udhëtoja me avion, në fillim të viteve ’90, në atë kohë, normalisht nuk kishte shumë udhëtarë që lëviznin drejt Shqipërisë dhe dikush prapa meje tha “A ka ndonjë ndryshim orari?” dhe një person tjetër prapa tij tha “Po po, 150 vjet prapa”.

Ky është ndryshimi i orarit të këtij vendi i cili gjërat i ka bërë me vonesë përfshirë edhe Lahutën e Malcisë, përfshirë edhe Pavarësimin, përfshirë edhe komunizmin, përfshirë edhe rrëzimin e tij, edhe tranzicionin.

Dhe hyrjen e Evropë.

Po vonon ende, apo jo?

Po, po, por është diçka që bëhet. Unë kam përshtypje se shqiptarët janë të ngadalshëm nga njëra anë, por janë shumë të shpejtë në anën tjetër. Kam qeshur një herë kur dikush më tha “Ne jemi më të shpejtë se bullgarët. Bullgarët janë të ngadalshëm ndërsa ne Shqipërinë e ndërtojmë 5 herë në një kohë që bullgarët e ndërtojnë një herë Bullgarinë. Por po kaq e vërtetë është edhe që e rrëzojmë 5 herë më shpejtë”.

Po shqipja e Migjenit, si ishte profesor?

Gjuhë e bukur dhe nuk ishte kaq e vështirë sa Fishta për t’u përkthyer. Kisha fat që ekzistonin edhe përkthime të tjera me të cilat mund të bëja krahasime. Migjeni është një poet që më ka tronditur. Kur kemi parasysh traditat e letërsisë së rilindjes me një frymëzim kombëtar, atdhetar, fjalë herë bajate të lavdërimeve kombëtare, Migjeni vjen dhe tregon realitetin e vendit. Ai tregon vuajtjen, varfërinë, urinë, keqtrajtimin e njerëzve, pra realitetin e këtij vendi dhe ky vend është një vend me vuajtje.

E keni vënë re që nuk është aq i lexuar Migjeni në Shqipëri?

Po, ka mundësi. Unë nuk e di me siguri, por kam përshtypjen që Migjeni ka qene lavdëruar në kohën e diktaturës komuniste si poet qe kritikonte kohën para Çlirimit të Shqipërisë. Ndërsa tani, pas rënies së komunizmit, mbase njerëzit e identifikojnë Migjenin me atë periudhë, që është gabim.

Po shqipja e Ismail Kadaresë, si është profesor?

Kjo për mua është shqipja më e bukur. Unë kënaqem kur lexoj Kadarenë thjesht nga pikëpamja e gjuhës, të lexoj se si i ndërton fjalitë, fjalët që përdor. Është i veçantë dhe që ka ndikuar shumë në ecurinë e gjuhës së shkruar.

Ju ka ndodhur më pas të ndeshni një shqipe dhe të thoni është kaq e bukur sa shqipja e Kadaresë?

Po kam dëgjuar, por besoj se ai është kryes në çuarjen e shqipes përpara.

Do duhet të kënaqemi, pra, të krenohemi, të gëzohemi në këto 100 vjet komb që kemi Kadarenë. Sepse kjo bëhet herë pas here, kur bëhesh 100 vjeç shikohesh në pasqyrë dhe shikon çfarë ke prodhuar gjatë këtyre viteve.

Atëherë po ju pyes unë juve si shqiptare, çfarë shikoni pas 100 viteve?

Shumë lavdi, shumë marrëzi, pak nga të gjitha, por e mira është që ndonjëherë të shohësh edhe gjërat e mira dhe Kadareja, Migjeni, Fishta hyjnë tek ata. Prandaj edhe është fantastike puna juaj profesor sepse i keni bërë që t’ia tregojmë botës, të ndajmë me të tjerët më të mirën që kemi.

Po, ashtu siç thashë në fillim, puna ime nuk është për të bërë diçka të mirëfilltë, puna ime është për të transmetuar gjërat që ekzistojnë këtu në Shqipëri, botës.

Doja t’ju pyesja diçka, si e bëni përzgjedhjen e librave, merrni autorë që pëlqeni apo autorë që jeni të detyruar?

Jo jo, nuk kam asnjë detyrim dhe as interes financiar. Unë në fakt, nuk përkthej shumë letërsi, kohët e fundit jam marrë më shumë me historinë shqiptare, por kam rreth 10 vjet që nuk për kthej më. Përpara kam përkthyer poezi, pak prozë, por jo tani.

I përmendim pak autorët që keni përkthyer? Shoh që keni përkthyer realisht poetët më të mirë shqiptarë. Ndërsa përgatite sha për intervistën lexova që kishit përkthyer disa vargje të Eqerem Bashës që thoshin “shqiptar jam, vij nga vendi i urrejtjes, të kuptohem, nuk insistoj në dashuri” dhe këto vargje shoqëronin pyetjen a duhet përkthyer letërsia shqipe?

Jo në fakt, nuk është pyetje që duhet bërë pasi letërsia shqipe ekziston, duhet të njihet, jo tërësisht pasi është mirë të mos dihen të gjitha, por ka libra me vlerë që janë si prezantues të këtij vendi, pra vepra me të cilat ky vend mund të krenohet, kuptohet nëse dalin me sukses.

Ju ndërpreva ndërsa po tregonit për poetët që keni sjellë në anglisht, mund t’i tregojmë për publikun?

Kam përkthyer shumë poetë, mbase 50 apo 80, vepra që i kam bashkuar në një antologji të poezisë shqiptare që doli në  anglisht para 2-3 viteve në Amerikë. Besoj që antologjia doli shumë mirë, kur i rilexoj, më pëlqejnë poezitë. Nuk mund të them që çdo poet është i madh, por çdo poet ka 1 ose 2 poezi të mira. Në letërsi ka poetë që mund të përkthehen dhe poetë që nuk mund të përkthehen.

Kush është një poet që përkthehet?

Një poet që përkthehet është një poet tregimtar, që tregon, pra narrativ. Ndërsa një poet që varet vetëm nga gjuha, nga bukuria e gjuhës, nga tingëllimi i gjuhës, kuptohet që nuk mund të përkthehet.

Ju do veçonit një poet shqiptar që ju vetë e lexoni jo vetëm për ta përkthyer, por edhe për kënaqësi, që ju kënaq, që ju pëlqen?

Ka shumë, por jo një poet i caktuar. Për shembull më pëlqen Lasgush Poradeci.

Lasgushi na pëlqen të gjithëve. Ju besoj e keni përkthyer atë apo jo?

Po, por është shumë i vështirë për t’u përkthyer, nuk është kollaj. Kam përkthyer pak nga veprat e tij. Jam përpjekur të përkthej disa, por nuk më dolën mirë dhe kështu i lashë.

Cilat poezi i keni përkthyer Lasgushit?

Dimri, Mëngjesi është një poezi tjetër, një poezi për Shën Naumin. Kam përkthyes disa që më kanë prekur, por përkthimi varet shumë nga gjuha dhe Lasgushi është i lidhur shumë me gjuhën dhe për këtë nuk përkthehet kollaj. Kurse Migjeni është krejt tjetër, ai është narrativ, ai të tregon diçka, ai ka një histori, çdo poezi e tij është një tregim.

Po prozën shqiptare, e keni përkthyer? Keni marrë tregime të shkurtra apo pjesë të mira të autorëve? Si e keni sjellë prozën shqiptare në anglisht?

Është diçka e rastësishme, unë kam bërë më pak prozë shqiptare, nuk kam përkthyer shumë, ndoshta kam përkthyer dy romane, por jo shumë pasi është një mundim. Nëse një autor ka nevojë për një vit për të shkruar një libër, përkthyesi ka nevojë për një vit për ta përkthyer dhe unë nuk kam një vit për të përkthyer një vepër që mbase as nuk shitet jashtë. Tregu anglisht-folës nuk është shumë i interesuar për letërsitë e vendeve të vogla apo letërsinë në përkthim, nuk ka shumë treg për këtë për fat të keq.

Çështja e tregut është në fakt një pyetje që do doja të bëja. Kadareja për shembull e ka çarë tregun. Çfarë ndodh me të tjerët, pse nuk munden, pse nuk ia dalin, kush e ka fajin gjuha, vendi i vogël apo mungesa e interesit?

Së pari është mungesë përkthyesish, nuk ka shumë përkthyes të letërsisë shqipe ose ka shumë pak. Kjo është pengesa e parë. Pengesa e dytë, unë e di për tregun anglisht-folës, nuk ka shumë interes. Anglishtja është kaq e madhe dhe ka shkrimtarë nga e gjithë bota, nga Anglia, Australia.

Por ka vende të tjera të vogla që ia kanë dalë, janë futur në tregun e huaj, janë bërë bestseller-a papritur. Çfarë i mungon Shqipërisë që nuk po çan?

Përkthyes letrarë pasi nuk ka.

Pra nëse do kishim përkthyes letrarë ato do gjenin botues?

Besoj se po, nëse libri është i mirë, nëse është interesant, nëse përkthimi është i mirë, nuk ka arsye pse të mos ketë sukses. Por këtu nuk ka pasur kurrë një traditë për përkthim të letërsisë shqiptare. Për shembull, vendet e tjera të lindjes që ishin në bllokun komunist, gjithmonë kishin institucionet e tyre, thërrisnin përkthyesit jashtë nga Amerika, Franca, Çekia apo Polonia, i shkollonin në gjuhën e tyre, i ndihmonin, i inkurajonin që të përkthenin veprat e tyre, por këtu nuk është bërë me shqipen. Shqipëria nuk ka thirrur kurrë përkthyes të mundshëm të huaj që të vinin në Shqipëri e të mësonin të përkthenin gjuhën. Dhe kjo ka pasur pasojë që sot nuk ka përkthyes.

Pra, nëse kemi ndër mend të na hapet një derë do të na duhet një urë, por nuk e ngritëm do mbetemi këtu.

Po, por duhet shumë kohë për të shkolluar një brez përkthyesish që mund të bëjnë këtë punë.

Ndërkohë, ju mbani marrëdhënie me shtetin shqiptar apo gjithçka e bëni në mënyrë personale, individuale dhe prej pasionit?

Punoj në mënyrë individuale.

Pra nuk ndihmoheni nga Institucionet tona, nga Akademia jonë, nuk keni financime? Nuk keni medalje, mirënjohje.

Jo, asnjëra prej këtyre. Jam krejtësisht i pavarur.

E keni pyetur ndonjëherë veten pse e bëni?

Unë e bëj për qejfin tim, për interesin tim.

Ç’qejf të madh ju jep kjo shqipja jonë e përbashkët?

Çdo njeri ka interesa të veçantë, njëri luan golf, tjetri mbledh pulla postare, një tjetër është sportist, njëri merret me letërsi kineze. Ndërsa unë përfundova këtu me shqiptarët.

Mua më bëri përshtypje përgjigja juaj, kur dikush ju pyeti “a mund të ishit ju një shqiptar dhe nëse po, çfarë lloj shqiptari do ishit”. Dhe ju u përgjigjët “unë do të jetoja me shumë frustracion po të isha shqiptar, unë ndoshta do të çmendesha. Nuk kam përshtypjen se do të mund të jetoja në botën shqiptare, jam një njeri pakëz i brishtë dhe duhet të kesh shumë forcë për të jetuar si shqiptar me shqiptarët”.

Po, kjo është e vërtetë. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egra. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem (qesh). Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem ne pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time. E di që ju kaloni shumë kohë në ditën tuaj me pengesat që ju dalin përpara dhe kjo ha shumë kohë. Për shembull, po të jetoja këtu do të kaloja sigurisht gjithë ditën duke pirë kafe sepse do të më lajmëronin njerëzit hajde të pimë kafe dhe nga një kafe gjysmë ore, ajo do të shkonte një orë, dy orë, tre orë, katër orë dhe gjithë dita do të shkonte në kafe. Kurse unë jetoj një jetë pak të veçuar dhe nuk kam shumë shoqëri. Kjo është preference ime, unë jetoj me librat e mi, me idetë, projektet e mia dhe kënaqem me to.

Pastaj po të jetonit këtu do të merreshit shumë me politikë. Do duhej patjetër të ishit me njërën palë ose tjetrën përndryshe do të ishte shumë e vështirë të jetonit si asnjanës apo i paanshëm.

Dhe jeta politike është diçka që ndryshon shumë, duhet shumë kujdes me konjukturat. Kështu që unë nuk merrem fare me politikë.

Po letërsia i ka këto problemet e përditshme? Për shembull, letërsia e pas ’90-ës, a është një letërsi që nuk e ka forcën e dramacitetit të jetës së përditshme? Është një art nën nivelin e jetës, një art që nuk e tregon dot jetën.

Ka mundësi, nuk e them dot. Është e vështirë ta thuash.

Ose të pyes ndryshe, juve vetë, letërsinë që lexoni pas ’90-ës, ju pëlqen?

Ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë. Herë pas here gjej gjëra interesante, por ka një morí librash, them që tregu është mbushur me libra dhe nuk di kush i lexon gjithë këto libra. Kam përshtypjen që ka më shumë autorë sesa lexues. Ka shumë njerëz që duan të shkruajnë, të shprehen, por ka shumë pak që dëgjojnë. Mbase është jeta e sotshme shqiptare ku njerëzit më shumë shprehen dhe askush nuk dëgjon.

Në botën e sotme është problem shurdhëria, ka ikur koha kur vetëm verbëria ishte problem.

Po, kështu është.

Edhe diçka profesor, në Kosovë për shembull, diçka që bën përshtypje. Ju keni përkthyer në Gjyqin e Hagës dhe keni treguar se si stresi i përkthimit ju bëri të kalonit ndjeshmërinë e aq shumë gjaku, vdekjeje, vrasje, përdhunimi për të cilat u fol në atë gjyq. Ku janë këto në letërsinë kosovare, i shikoni ju?

Në fakt jo, nuk besoj se ka dalë një vepër e madhe për dramën që ka kaluar Kosova. Mbase duhet kohë, mbase është ende herët, mbase njerëzit janë ende të traumatizuar. Do të vijë edhe ajo kohë. Për mua ishte sigurisht një traumë kur punoja në Hagë si përkthyes simultan në gjyqin e Milloshevicit, ishte një punë me shumë stres sepse nuk mund të bënim gabime. Gjuha ime transmetohej dhe normalisht njerëzit bëjnë gabime, por aty nuk duhej të bënim gabime. Por edhe përmbajtja ishte me shumë stres, gjithë vuajtjet e tyre dhe unë nuk isha mësuar me këto gjëra.

Mendoni se pas asaj lufte njerëzit e njohin Kosovën më shumë?

Gjatë luftës ka qenë, po ka qenë. Unë hartova një antologji të Kosovës në vitin ’87 apo ’90, por nuk gjeta botues, nuk u interesua asnjë botues për temën e Kosovës pasi ishte krejt e panjohur. Nuk kishte asgjë në treg për Kosovën dhe libri im ishte libri i parë i madh për Kosovën, ishte si një libër leximi të autorëve të ndryshëm. Nuk ishte letërsi, ishte më tepër politike dhe historike. Pastaj në vitet ’90 gjatë luftës u botuan qindra e qindra libra në Kosovë. Tani prapë Kosova është pak e harruar.

Po Shqipëria?

Shqipëria nuk është kaq e harruar sa Kosova, por prapë është vend i vogël, vend i panjohur dhe nuk ka shumë kërkesa nga botuesit.

Ju i kërkoni vetë botuesit?

Po, por është shumë e vështirë.

Sa libra keni që presin botues, libra të përkthyer?

Kam disa libra që janë gati, por që nuk ka botues ose fonde për t’i botuar. Kam një libër leksiku të madh që quhet “Fjalori Biografik i Historisë Shqiptare” që është si një enciklopedi e historisë shqiptare që ka 750 figura historike, një libër i madh ky. Një libër tjetër po bëj për Çamërinë me dokumente historike që do të botohet në Londër. Së shpejti, do të botoj veprat e Edith Durhamit, të gjithë artikujt e saj do t’i mbledh në një libër të veçantë. Kam një libër tjetër për Luftën Ballkanike 1913 në Maqedoni me dokumente historike jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të sllavëve. Një tjetër vepër e rëndësishme dhe interesante ka qenë Operacioni i Agjencive të Zbulimit Amerikan dhe Anglez në Shqipëri në vitin 1947-1948, në përpjekje për të rrëzuar komunizmin. Agjentët anglezë dhe amerikanë stërvitën një grup shqiptarësh për të hyrë në Shqipëri, por të gjitha përpjekjet dështuan për shkak të zbulimit të spiunit anglez Kim Filbi. Unë kam gjetur disa materiale, intervista që janë zhvilluar në atë kohë me njerëzit që kishin lidhje me operacionin. Të gjitha këto do t’i bashkoj në një libër. Por duhen fonde, duhen para.

Duke folur për albanologjinë si një dritare të mbyllur tashmë, pyetjes si i bëhet për ta hapur, me çfarë mund ta hapësh, ju i përgjigjeni me diçka që është ë thjeshtë dhe e lashtë sa vetë bota: “me pará”.

Po, e vërtetë, duhet një financim. Vendet e tjera të Evropës bëjnë diçka, japin fonde për të mbështetur kulturën, letërsinë e tyre. Për shembull për përkthimin ka fonde, pothuajse për të gjitha vendet e Evropës përveç Shqipërisë. Të gjitha janë fonde shtetërore që mbështesin promovimin e kulturës së vet. Mbase ka fonde, por unë nuk kam dëgjuar të ketë.

Çfarë ndryshimi ka midis albanologjisë së asaj kohe, Instituteve të asaj kohe, me ato të sotshmet? Çfarë ju kujtohet kur hynit në një institut shkencor në kohën e Hoxhës dhe tani në kohën e Berishës?

Në kohën e Hoxhës kishte të paktën një fasadë e një shkence të themeluar të vërtetë. Tani nuk e di a ishte e vërtetë, por kishte institucione serioze, kishte njerëz që punonin seriozisht në lëndën e albanologjisë. Çfarë kanë arritur realisht është tjetër gjë, por kishte fonde shtetërore sepse sistemi ishte shtetëror. Tani me kapitalizmin e egër që keni nuk ka shumë fonde për të mbështetur kulturën, albanologjinë. Shkencëtarët nuk mbështeten.

Po në Kosovë?

E njëjta gjë pak a shumë. Atje ka Institucion të Albanologjisë, por nuk është në gjendje shumë të mirë. Ka shkencëtarë të mirë që mundohen, por prapë më duket se u mungojnë fondet.

Ju e keni përkthyer profesor Qosen?

Po, patjetër. Një pjesë të librit të tij për çështjen shqiptare.

Si është biblioteka juaj profesor?

Shumë e madhe. Kohët e fundit kam ndërruar shtëpi dhe e kisha problem bibliotekën time, kam mbledhur shumë libra në vitet ’80-’90. Çdo herë që vija në Shqipëri merrja me vete një çantë të madhe me vete. Edhe në Kosovë të njëjtën gjë. Kështu që kam një bibliotekë të madhe edhe për letërsinë shqiptare, por edhe për albanologjinë në përgjithësi. Unë nuk e di sa libra janë, por di, nga transportimi i bibliotekës tek shtëpia e re, që pesha e tyre është 2 ton e gjysmë. Është pesha e në elefanti.

Shqipja jonë peshon sa një elefant në bibliotekën tuaj?

Dhe sinqerisht nuk kam më vend për libra, nuk i fl ak dot dhe nuk di tani ç’të bëj me këto libra. Më tmerrojnë librat kur futem në bibliotekën time dhe mbase bëra gabim që i mblodha të gjitha këto.

Sa vjen e merrni më pak libra nga Shqipëria tani?

Po, tani jam shumë përzgjedhës, jam shumë i kujdesshëm. Një bibliotekë e madhe është një përgjegjësi e madhe.

Më treguat që librin e Helena Kadaresë, e morët. E lexuat, në shqip apo frëngjisht?

Kujtimet e saj i kam lexuar në frëngjisht kur doli në Paris, ishte një libër shumë i bukur. Më duket se do ketë shumë sukses në tregun francez. Nuk e di si është pritur në Shqipëri.

Është pritur shumë mirë.

E meriton, për mua ishte një libër shumë interesant.

A është problem në jetën e këtyre 20 viteve mungesa e të vër tetës, ose fakti i të qenit shumë hipokrit të njerëzve të cilët nuk fl asin, nuk e tregojnë atë që duhet të thonë. A është ky problem edhe për letërsinë?

Po, besoj se letërsia është një pasqyrë e realitetit të vendit. Duke qenë se njerëzit kanë pak frikë nga njeri-tjetri, keqpërdoren kollaj nga njeri-tjetri, janë më të rezervuar këtu në Shqipëri se në vendet e tjera. Në vendet e tjera njerëzit janë më të hapur, më direkt, kështu çdo njeri mendohet mirë para se të flasë, duke menduar se çfarë do të bëjë tjetri me këtë informacion, si do ta keqpërdorë, janë të kujdesshëm. Edhe në letërsi mund të jetë e njëjta gjë, njerëzit nuk janë kaq të sinqertë dhe një letërsi e mirë duhet të jetë e sinqertë. Mbase kjo është që e pengon letërsinë dhe marrëdhëniet njerëzore, mungesa e sinqeritetit. Nëse dikush është i sinqertë, shahet nga të gjithë. Nëse dikush arrin diçka të madhe, shahet.

Por këtë vit ne bëhemi 100 vjeç, vitin tjetër hyjmë në 100 vjetorin tjetër. Ju na njihni mirë tashmë, flisni shqipen si ne, e doni këtë gjuhë, e studioni, e vëzhgoni. Ka diçka që do donit të ndryshonte kur të hyjmë në 100 vjetorin tjetër, diçka që vjen si urim, si kritikë, si mesazh?

Për të ndryshuar ka mijëra gjëra në këtë vend, pothuajse çdo gjë. Unë them se Shqipëria 100 vjet është një kohë e gjatë dhe me thënë të drejtën habitem si ky vend ka mbijetuar si shtet. Ishte një shtet kaq i brishtë jo vetëm në fillim, në kohën e Ismail Qemalit, erdhi Lufta e parë, u rrëzua shteti, u rikrijua prapë me Kongresin e Lushnjes, erdhi diktatura e Ahmet Zogut. Nuk ishte një shtet normal. U bë ngadalë-ngadalë një shtet në vitet ’30. Pastaj erdhën italianët, u rrëzua. Pastaj erdhën komunistët. Erdhi pastaj demokracia, por me një kaos politik e një egërsi që e pengonte zhvillimin dhe Shqipëria zhvillohet shumë me hap të ngadalshëm, por gjithsesi zhvillohet dhe besoj do vazhdojë të zhvillohet. Por gjithsesi habitem si ka mbijetuar si shtet.

Ka gjëra që do na ndihmonin t’ia themi vetes tani që jemi 100 vjeç për t’u bërë më shpejt qytetar të Evropës.

Do doja të thosha diçka. Përpara se të bëheni qytetarë të Evropës do të doja që shqiptarët të bëhen shqiptarë në kuptimin kulturor, të jenë përfshirës, jo të ndarë. Konkretisht fl as për ndarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës që shihen si dy popuj, si dy shtete, si dy identitete. Mirë do ishte që njerëzit të komunikonin më shumë me njeri-tjetrin. Kërkon kohë, për fat të keq, që ky bashkim të bëhet. Mbase nuk ka nevojë për një bashkim politik, por sigurisht që ka nevojë për një bashkim kulturor. Dhe me këtë bashkim kulturor me 6 milionë shqiptarë apo më shumë, shqiptarët mund të bëhen qytetarë të Evropës.

Pra, vetëm bashkimi kulturor, komunikimi, krijimi i urave me shqiptarët e Preshevës, me shqiptarët e Maqedonisë, me shqiptarët e Greqisë, me arbëreshët do të mund të na bënte qytetarë dhe mund të na jepte ato që na mungojnë.

Një komunitet gjuhësor i madh gjithmonë ka përparësi dhe komuniteti shqiptar gjuhësor nuk është kaq i vogël. Po të shohim Shqipëria është vetëm 3 milionë, Kosova vend i vogël, shqiptarët e Greqisë nuk e di sa janë, mbase gjysmë milioni, por po të bashkohen si komunitet gjuhësor në tërësi është një komunitet i madh.

Ky është një nga urimet më të mira që mund të vijë kur bën bilancin e 100 viteve.

Unë shpresoj, unë dua që Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës si gjithë shtetet e tjera, jo vetëm të hyjë në BE, kjo është një mundësi, por të marrë pjesë në Evropë si gjithë shtetet e tjera. Dhe Shqipëria është prapa, realisht është prapa në çdo drejtim. Ka shumë për të bërë, por besoj që do të bëhet dhe gjatë jetës sonë do të shohim një Shqipëri, them një Shqipëri normale.

E mbyllim këtë bisedë me urimin për një Shqipëri normale!/dritare.net

“Ç’te te them Bert! Na bëre gjëmën!”, mesazhi i ndjerë i ministres Kumbaro

$
0
0
elsie

Ndarje te papranueshme e ka quajtur ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, vdekjen e papritur te albanologut, studiuesit te madhe Robert Elsie.

elsie

Me nje postim ne faqen e saj ne FB, ajo shkruan:

Mesazhi i ministres Kumbaro 

Nuk ta fal Bert! Nuk ta fal qe ike kaq pabesisht! Nuk ta fal se te duam shume!
Eshte e rende kjo qe bere Bert!
Sa ç’ishte e jashtezakonshme puna e shkencetarit albanolog Robert Elsie akademik i lindur jo i titulluar, sa ç’ishte elegant dhe i paperseritshem arti i perkthimit te mjeshtrit Robert Elsie, sa ç’ishte delikat zeri i interpretit ne kabinen e perkthimit, sa ç’ishte i madh ankthi i punes kur perjetonim dramat e gjyqeve te Hages, sa ç’ishte i bukur çdo çast i gjurmimit dhe hulumtimit te detajeve shqiptare prej teje qe krejt bujarisht i ndaje me te gjithe ne shqiptaret e tjere!
Ne lindem shqiptare, ty te beri pasioni te tille!
Ç’te te them Bert! Na bëre gjëmën!

“Tregu” ballkanik i filmit sot në Tiranë, ç’po ndodh me kinemanë në rajon

$
0
0
balkan-film-market-1

Ditët që po kalon kinemaja bashkëkohore europiane e sidomos ajo ballkanike, shkëmbimi i eksperiencave dhe mbi të gjitha “peshkimi” i partnerëve dhe bashkëfinancuesve, do të diskutohen në “treg” të përbashkët rajonal.

Producentë të suksesshëm, fitues çmimesh, do të ulen së bashku me kineastët shqiptarë e ata ballkanikë, për t’u treguar ca “sekrete” të zanatit. Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe nën patronazhin e EURIMAGES nis sot në Tiranë rrugëtimin e tij edicioni i parë i BALKAN FILM MARKET (BFM).

balkan-film-market-1

Organizatorët e konsiderojnë BFM një ngjarje unike për skenën ballkanike të filmit, jo vetëm se mbledh së bashku disa nga producentët më të suksesshëm të kinemasë europiane të viteve të fundit, duke përfshirë këtu fitues të Palmës së Artë të Kanës dhe Ariut të Artë në Berlin dhe çmimeve të tjera prestigjioze në botë, por edhe sepse u jep një mundësi reale kineastëve ballkanikë të prezantojnë projektet e tyre në zhvillim përpara tyre, me shpresën që të angazhohen seriozisht në përzgjedhje për bashkëpunimet e tyre të ardhshme nga rajoni i Ballkanit.

Në BFM do të marrin pjesë jo vetëm përfaqësuesit e qendrave të kinematografisë të vendeve të Ballkanit, por edhe shumë nga kompanitë dhe përfaqësuesit më aktivë në koproduksione të kinemasë ballkanike dhe asaj europiane. Italia do të jetë partneri kryesor i këtij edicioni dhe dhjetëra producentë e distributorë italianë kanë konfirmuar tashmë praninë e tyre në BFM.

“Gjatë ditëve të BFM do të zhvillohen një seri panelesh, që synojnë jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë bashkëkohore ballkanike, por edhe të japin zgjidhje dhe të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato europiane.

Veç kësaj, një vend qendror do të zënë evente të financimit të filmave në zhvillim, si PITCH BALKAN, i ideuar si një forum i prezantimit të projekteve pjesërisht të financuar, por që janë në kërkim të mbështetjes së mëtejshme me anë të bashkëprodhimeve”, njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Në aspektin edukativ, bazuar dhe në edicionin e shkuar të workshopit të zhvillimit të skenarëve ALBASCRIPT, për BFM është ideuar formati i ri ALBASCRIPT PLUS, si një workshop i hapur tashmë për skenarë nga mbarë rajoni i Ballkanit.

“MINORITY CO-PRODUCTION PITCH është një kontribut direkt i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në inkurajimin e bashkëpunimeve të Shqipërisë me produksionet rajonale, me besimin që një hap i tillë do të ndiqet edhe nga vende të tjera të rajonit në vitet në vijim. BFM në esencë është eventi filmik më i rëndësishëm mbarëballkanik i dedikuar si mbështetje për autorët lokalë, për të prezantuar projektet e tyre në zhvillim”, bën me dije QKK.

Në edicionin e parë, BALKAN FILM MARKET do të ketë në fokus Italinë dhe do të përpiqet të shërbejë si një urë lidhëse mes saj dhe Ballkanit. Për këtë, në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Kulturës dhe Turizmit MIBACT dhe institucione të tjera italiane, si A.N.I.C.A. (Associazione Nazionale Industrie Cinematografiche Audiovisive E Multimediali), A.G.P.C.I (Associazione Giovani Produttori Cinematografici Indipendenti) Roma LazioFilm Commission, Apulia Film Commission, CNACinema e Audiovisivo do të zhvillohet programi FOCUS ITALIA, i cili fillon sot pasdite. BFM do të zgjasë deri në datën 7 tetor.


Vdekja e studiuesit të gjuhës shqipe, shkrimtarja zbulon amanetin e tij

$
0
0
rob

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie. Elsie ishte ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Shkrimtarja Flutura Açka ka publikuar në një status në rrjetet sociale amanetin e Robert Elsie.

STATUSI:

amaneti i robert elsie

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri!

Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme. Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!

Leksionet e Robert Elsie, njeriu që udhëtoi shqip

$
0
0
intro

Nëse ka sot një portret të Shqipërisë për joshqiptarët, disa prej penalatave të rëndësishme të këtij portreti që është ende udhës për t’u plotësuar nga ne të gjithë, kanë firmën e Robert Elsie. Ashtu, i heshtur, thuajse fare i papranishëm në përditshmërinë mediatike, Elsie ndërtoi plot dashuri një portret të historisë dhe kulturës shqipe.

intro

E njohu Shqipërinë në kohën kur gjithçka rrëshqiste në kotësi, në kohën e absurdit të gjithanshëm, në vitin 1978.

Por diti të shihte shumë më larg se sa i prezantonin. Dhe ashtu, ditë pas dite, qëmtoi të zbulonte anën e pathënë të shqiptarëve, për t’ia prezantuar botës, që ende mund të pyesë edhe sot, nëse “ka orar të ndryshëm Shqipëria me Europën?” Fjalori historik i Shqipërisë dhe Kosovës, mitet dhe përrallat shqiptare, apo emra si Fishta, Poradeci, Podrimja e Migjeni kanë qenë nën kujdesin e Elsie që të flasin në anglisht e të botohen.

Prej vitesh e ka dërguar kulturën dhe historinë e shqiptarëve në institucionet më të specializuara ku thuren historitë e botës, ndërkohë që kujdesi i tij ishte një bashkëprezantim, bashkë me pjesën tjetër, Kosovën, të cilën ai nuk u ndal kurrë ta prezantonte kudo dhe kurdo.

Madje, edhe Evlija Çelebiun e hershëm ai e botoi, siç edhe zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit lazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817- 1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë).

Ashtu në urtësi, nën hijen e njeriut që vishej me punën e tij dhe prezantohej vepër pas vepre për prezantimin e vlerave të shqiptarëve, Robert Elsies i lejohej të na thoshte porosi. Ishte gjithnjë me gjithë nurin që ia jepte dashuria për një vend, me të cilin vendoste të kishte lidhjen e tij të pandashme.

“Përpara se të bëheni europianë të mirë, është e rëndësishme të jeni shqiptarë të mirë, me dorën drejt njëri-tjetrit”, tha njeriu i butë, Robert Elsie (Intervista në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën 3 vite më parë), duke prekur qetësisht atë që në heshtje, thuajse e pranojmë të gjithë, ende nuk dimë të ecim së bashku! Sot, shqiptarët janë më të njohur falë veprave të Robert Elsie, që ka guxuar të thotë e sugjerojë, duke kërkuar të pranojmë fytyrën tonë, të shkuarën tonë, kulturën tonë.

Ka prezantuar shqiptarët në forume. Ka ndjekur historinë e re të Kosovës duke qenë në Hagë një nga interpretët e gjyqit ndaj Millosheviçit. Shkurt, ka bashkudhëtuar me ne, duke ngritur flamurin e historisë sonë. Tashmë, shpirti i tij ka nisur një udhëtim tjetër. Trupin e tij na e ka kërkuar ta kemi mes nesh. Një varr, veç dy metra. Por emrin e tij e lartësojnë hapat e tij shqip, i dashuruar pas një vendi, që kurrë nuk e pati rrugën të lehtë, sepse edhe miq të tillë, kanë qenë të rrallë.

Ai është një leksion i së mundurës, një leksion se si mund t’i duam të tjerët, se si mund të përpiqemi për të tjerët. Elsie ka jetuar i qetë, në hijen e madhe të pemës së punës së tij, që sot na bën të ndihemi krenarë e borxhlinj, krenarë që ka qenë miku ynë dhe borxhlinj për gjithçka që nuk kemi mundur t’ia bëjmë të lehtë në udhën e tij.

Ai udhëtoi shqip. Udhëtoi nëpër botë me portretin e zbukuruar nga fjalët dhe përpjekja e një njeriu, që sot meriton një përkulje të thellë nga gjithkush. Sepse nëse ndihemi sadopak krenarë, këtë gjë na e ka bërë disi të mundur Elsie, që diti ta thoshte fjalën e tij në vendin dhe mënyrën e duhur. Faleminderit mik! I lehtë të qoftë dheu!

AGIM BAÇI

Ekspozita e re, Përvathi: Duhet dashuri për të zbuluar Shqipërinë e bukur

$
0
0
pashk1

Atje ku shumëkush mund të shohë një fshat të braktisur, një fushë të shkretë, një grykë të hirtë dhe kërcënuese mali, Pashk Përvathi sheh të bukurën.

pashk

“Duhet pak dashuri”, thotë ai. Dhe më tej nuk ka asgjë të vështirë. Kushdo që e njeh dorën e Përvathit, do të shkonte me dëshirë në çdo ekspozitë të tij, edhe te kjo e radhës, ani pse është e 39-a.

Nëse në sallën e ekspozimit nuk ka shumë njerëz, edhe më mirë. “Shqipëria, vend i bukur” është një ekspozitë që shijohet në qetësi, për të shijuar përmes ngjyrash, gjithë aromat e stinëve dhe për të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë mesazhin që piktori thotë se dëshiron të përçojë te vizitorët: dashurinë.

pashk1

“Shqipëria, vend i bukur” u hap mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar. Është një kolazh prej 60 veprash, të realizuara në 5 vitet e fundit përgjatë rrugëtimeve personale apo si pjesë e kolonive të artistëve, organizuar nga “Toena”.

Në një intervistë për “Panoramën“, ashtu si përmes ekspozitës, Përvathi zbulon Shqipërinë e bukur, projektet e ardhshme dhe tregun e artit.

Që në titull, ju e njoftoni vizitorin për atë që do të shohë në ekspozitën tuaj…

Kam dashur që artistikisht të zbuloj anën më të bukur të Shqipërisë, atë pjesë që nuk është dëmtuar. Shqipëria është e bukur, dhe kur vendosa t’i vë titullin ekspozitës “Shqipëria, vend i bukur”, e kisha edhe si mesazh për ata që nuk e kanë kuptuar vendin e tyre, ata që e kanë braktisur.

Ndoshta kërkohet edhe pak dashuri në kërkim të së bukurës?

pashke4

Piktorët peizazhistë përpiqen ta gjejnë të bukurën edhe tek ajo që duket e shëmtuar. Me dashamirësi, e bukura estetike gjendet, por nuk më është dashur ta zbuloj me vështirësi tek e shëmtuara, sepse e bukura në Shqipëri është gjithandej, mjaft të kesh sy për ta parë dhe zemër për ta dashur. Unë e dua vendin tim dhe e kam parë të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi në këtë vend dhe do doja shumë edhe për të tjerët. Ndaj, them se Shqipëria është e bukur. Këtë nuk e them vetëm unë. Mjaft të dëgjojmë të huajt, me të cilët habitemi kur na thonë se Shqipëria është e bukur. Por e vërteta është që për ta kuptuar këtë, nuk është aspak e vështirë. Kemi malet e larta të Valbonës si askund tjetër, kemi Bjeshkët e Nemuna, por kemi edhe bregun e Jonit, Vithkuqin, Pogradecin… Në këtë ekspozitë është e gjithë Shqipëria, një Shqipëri në miniaturë, duke filluar nga Vermoshi, deri në Gjirokastër.

Duke parë tablotë, duket sikur ju udhëtoni gjatë gjithë vitit.. Kur janë realizuar këto vepra?

pashke

Përveç udhëtimeve personale, fatlum për piktorët ka qenë krijimi i një klime artistike mjaft të favorshme, përmes kolonive. Ato hynë si një risi në jetën kulturore shqiptare në 10 –vjetëshin e fundit nga Instituti i librit dhe promocionit “Toena”, e cila ka zhvilluar 40 koloni. Kanë qenë një shkollë për të gjithë dhe një mundësi lëvizjeje nëpër trevat shqiptare dhe jo vetëm. Duke qenë kështu, një pjesë e këtyre punimeve janë si rrjedhojë e udhëtimeve të miat, por edhe të kolonive. Kolonitë kanë krijuar atmosferë. Peizazhistët janë rritur artistikisht dhe të rinjtë kanë mësuar se çfarë është kjo gjini e bukur dhe po e kultivojnë. Pra, ka qenë një periudhë entuziaste, si një vrull, një nevojë për të kapur kohën.

Gaboj, apo vjeshta është stina e preferuar?

Për mua është shumë e çmueshme vjeshta. Edhe pse në ekspozitë ka vepra të realizuara edhe në stinë të tjera të vitit, vjeshta për mua dhe për artistë të tjerë, mbetet më e pëlqyera, për shkak të larmisë koloristike që ka kjo stinë. Vjeshta është gjithë muzikalitet.

Ka “garë” mes kolonistëve?

Kolonitë i kanë miqësuar më shumë piktorët. Unë kam njohur dhe kam forcuar miqësi përmes kolonisë. Janë eksperiencë për të rinjtë dhe garë për më të rriturit. Është një garë e heshtur, që të gjithëve na bën mirë. Ku ka garë, ka evolucion dhe punë më të bukura.

A ka një vend ku ktheheni gjithnjë, me dëshirë?

pashk2

Duke udhëtuar nëpër Shqipëri, ne kemi krijuar zonat tona të preferencës. Vithkuqin e kam shkelur 10 vjet me radhë, por është edhe Polena në Korçë, por edhe gështenjat e Reçit në Shkodër, është Valbona, Lepusha në Vermosha, por unë kam shkuar edhe në lëndinat e Leskovikut, në Prespë, Pogradec, por mbi të gjitha, zona e Korçës mbetet më e preferuara. Unë kam lindur në Lezhë, por qyteti i artit për mua është Korça.

A ka edhe një afeksion njerëzor në këtë udhëtim? A krijohen miqësira me banorët?

Kryesisht kemi udhëtuar në vende, që janë braktisur sot nga njerëzit, për të ardhur te qytetërimi poshtë. Dhe në shumicën e kohës jemi vetmitarë në këto territore, por në zonat e banuara është krijuar edhe një lloj mendimi, që këta bëjnë një punë të çmuar. Kemi ndier respekt. Në Gjirokastër na ofronin kafe, ndërsa pikturonim nëpër rrugica, po siç ka ndodhur edhe në Vithkuq, Valbonë.. Ata e kanë kuptuar edhe përmes mjeteve të informimit, që këta njerëz bëjnë diçka të bukur.

 

A keni ndonjë merak, ndonjë vend ku nuk keni shkuar?

Oh, e kam. Kam luginën e Vjosës, ku dua të shkoj prej katër vitesh, por herë për arsyet e mia, herë të motit jo të përshtatshëm, siç thonë banorët, “është djegur vjeshta”, nuk kam mundur. Por menjëherë pas kësaj ekspozite, kam në plan të udhëtoj në zonën e Vermoshit dhe Luginën e Vjosës.

Ju njiheni si peizazhist, por a ka një moment “shkëputjeje” për t’u hedhur në të tjerë lumenj?

Paralelisht me këto vepra që po publikoj sot, kam punuar edhe për një projekt tjetër, që nuk e kam treguar, por do e bëj të njohur në një ekspozitë të shpejtë. Kam një ekspozitë vetëm me ciganë dhe kam edhe 16 nudo. Kjo është hera e parë që zhvillohet një ekspozitë me këtë tematikë. Sigurisht, dashuria ime është peizazhi, por kjo ekspozitë është mbyllja e një kapitulli. Ky është një rrugëtim 5-vjeçar dhe unë dua ta vendos në arkiv. Mbajtja në studio ka rrezikun e mbushjes dhe mungesë nevoje për të bërë gjëra të reja.

Çfarë ndodh me këto vepra pas ekspozimit?

Ky është një lloj ankandi. Kush ka dëshirë, edhe mund të blejë. Shumë njerëz na vijnë në studio dhe na kërkojnë punët. Por, kam edhe një mundësi tjetër. Punët e mia ekspozohen në tre galeri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfundojnë një pjesë e tyre.

Si e vlerësoni tregun e artit në Shqipëri, shihni një lloj përmirësimi apo…?

Kam konstatuar një fakt të rëndë. Tregu i artit në këto dy vitet e fundit është më i vogël, më i ulët, se sa ka qenë më parë.

Cila është arsyeja?

Arsyeja duhet të jetë ekonomike. Njerëzit druhen të shpenzojnë para për kënaqësi, për pikturën. Ne ua kalojmë edhe fqinjëve në dëshirën për të pasur vepra arti në shtëpitë tona. Çdo shqiptar dëshiron ta arredojë shtëpinë edhe me piktura. Ndaj, mendoj se është thjesht çështje ekonomike, një lloj frike për të nesërmen. Ky është konstatim i imi dhe i miqve të mi. Dyvjetëshi i fundit është më i dobëti ndër vitet e tjera.

ALMA MILE

Teatri Kombëtar së shpejti te “Turbina”, në vend të tij një i ri

$
0
0
hervin-culiiii

Teatri Kombëtar po përgatitet për të ndërruar shtëpi. Pas disa muajsh, për të parë një shfaqje të Kombëtarit do të duhet të shkojmë te Qendra e re e Kulturës, e quajtur “Turbina”, si homazh të funksionit të mëparshëm që ka pasur ajo ndërtesë.

“Turbina” është ngritur në ndërtesën e ish-Laboratori Hidroteknik, përballë me gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranën e Re. Tashmë është ngritur grupi i punës dhe kur “Turbina të ketë përfunduar, atje do të jetë edhe Teatri Kombëtar.

hervin-culiiii

Drejtori i TK-së, Hervin Çuli, jep si afat muajin shkurt, por ndërkohë nga Ministria e Kulturës nuk ka ende një afat të mirëpërcaktuar. Dje, gjatë një konference për shtyp për prezantimin e kalendarit të ri artistik, drejtori Çuli u shpreh se, jo edhe për shumë gjatë, teatri do të vazhdojë të funksionojë në kushte të vështira.

“Është ngritur grupi i punës për zhvendosjen e TKsë drejt skenës ‘Turbina’. Mua për këtë më ka ardhur urdhri i ngritjes së grupit të punës, që mbaron në muajin shkurt”, tha Çuli. Ai iu përmbajt deklaratave të tij të më- parshme se infrastruktura e Teatrit Kombëtar ka marrë fund dhe se nuk mund të vazhdohet më tej. “Ky teatër nuk i reziston më kohës. Unë nuk jam partizan i arnimeve.

Muajt e dimrit do t’i përballojmë, siç kemi bërë edhe këto vite me kaldajën, që e montuam para dy vitesh. Këtu ka shumë probleme, aq sa shpeshherë edhe skenografët duhet që të jenë shumë të kujdesshëm, se si e ndërtojnë në muajt e dimrit. Kjo është situata. Ky është një teatër që i ka mbaruar misioni. Plani është që të fillojë zhvendosja, mund të mos jemi në shkurt, mbase edhe në sezonin tjetër”, tha Çuli.

Nga ana e Ministrisë së Kulturës konfirmohet zhvendosja, por pa dhënë një datë të saktë. Mësohet se zhvendosja po zhvillohet në dy faza, fillimisht baza materiale dhe pastaj trupa. Kur të përfundojë “Turbina”, përfundon edhe zhvendosja.

TEATRI I RI

Por, me sa duket, qëndrimi i TK në ambientet alternative të “Turbinës” do të jetë i përkohshëm. Drejtori Hervin Çuli thotë se në programin e qeverisë është edhe ndërtimi i teatrit të ri, por nuk dinte të thoshte asgjë më shumë. “Zoti Kryeministër ka thënë që: Ne fillojmë shumë shpejt ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kjo është përgjigjja ime për infrastrukturën”. I pyetur nëse ka një projekt konkret për këtë, Çuli u shpreh: “Pyesni Kryeministrin për këtë!”.

Fakti që në hapësirën ku ndodhet aktualisht TK do të ndërtohet një teatër i ri, është diskutuar me kohë, madje ka hapur jo pak debate. Kjo histori ka filluar që në kohën kur Edi Rama mbante postin e ministrit të Kulturës. Asokohe u fol për prishjen e godinës italiane dhe ndërtimin e një godine shumëkatëshe, në katin e parë të së cilës do të ndërtohej teatri. Një projekt ky që u refuzua me forcë, duke e konsideruar godinën e TK si tempull të teatrit shqiptar. Por ideja e godinës shumëkatëshe, duket se është fashitur së fundmi.

Gjatë një takimi me artistë, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro premtuan se në vend të godinës ekzistuese, do të ndërtojnë thjesht një teatër. Pas deklaratës së Çulit, në Ministrinë e Kulturës ende nuk mund të thuhet ndonjë gjë konkrete për këtë plan, përveçse “do të ndërtohet, do të ndërtohet”.

Para disa ditësh, gjatë një konference për shtyp, drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental, Kiço Londo, u pyet se ç’do të ndodhë me godinën ku gjendet institucioni i tij, pasi në një kohë që ai ka kryer investime të reja në infrastrukturë, flitet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, që është binjakja e TKES. Londo u shpreh se nuk ka asnjë njoftim për këtë çështje dhe se, përveç sallës ekzistuese, ka shtuar edhe dy të tjera.

PREMTIMI NJË VIT MË PARË Një vit më parë, gjatë dëgjesës publike për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe ndërtimit të qendrës së re artistike “Turbina”, zhvilluar në ambientet e zbrazura të ish-Laboratorit, si ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ashtu dhe Kryeministri Edi Rama përmendën edhe çështjen e Teatrit Kombëtar. Të dy lanë të kuptohet që teatri i ri do të ngrihet aty ku ndodhet sot ndërtesa e vjetër.

Sipas Kumbaros, “ndërtesa e famshme e vjetër e italianëve të Luftës së Dytë Botërore e Teatrit Kombëtar mezi mbahet në këmbë, i kërcasin kokallat, kontraston me rininë e aktorëve që luajnë në të”. Duke kujtuar aktorin Kadri Roshi, sipas të cilit nëse në skenë nuk bëhesh me pluhur, nuk mund të bëhesh kurrë aktor, Kryeministri Rama me qesëndi u shpreh se po të qe për pluhur Shqipëria do të nxirrte artistë që do të çudisnin dynjanë e ne do të bëheshim qendra e botës.

“Por pluhuri i Kadriut ishte tjetër nga pluhuri i harresës në institucionet e skenës nga pikëpamja e kujdesit për infrastrukturën. Nuk po flas për plagën e vjetër, kur vite më parë thosha që ky teatër duhet shembur dhe të ndërtohet nga e para, madje këtu ka disa nga ata që më kanë kundërshtuar. Sot ai teatër po shembet vetë dhe mund të jetë skena e një tragjedie antike, të cilën ne shpresojmë që të mos ndodhë”. Që ndërtesa e Teatrit Kombëtar është degraduar, këtë e thonë vetë aktorët dhe drejtori Hervin Çuli e ka thënë me kohë se godina ndodhet në gjendje emergjente, pavarësisht arnimeve që i janë bërë herë pas here.

Dhe, pa dyshim që aktorët, gjithë stafi, bashkëpunëtorët e TK-së, spektatori po ashtu, meritojnë ambiente të denja, që politikëbërësit u premtuan se do t’i kenë. “Është koha për të rindërtuar Teatrin Kombëtar, i cili ndodhet në një vend kyç, strategjik dhe është mirë të mbetet aty.

Po sigurisht duke u zhveshur nga paragjykimet që e kanë penguar për t’u rindërtuar dhe u kanë kaluar koha, do të punojmë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, që ëndrra për një teatër modern të bëhet realitet”, tha Rama një vit më parë. Në asnjë moment nuk u fol për rikonstruksion të ndërtesës ekzistuese, por gjithçka të çon te shembja e asaj ekzistuese për ndërtimin e një të godine të re.

ALMA MILE

Sezoni i ri artistik 2017-2018, 14 premiera në teatër

$
0
0
Regjisori Arben Kumbaro

Teatri Kombëtar e ka nisur tashmë sezonin artistik 2017- 2018 me dy prodhime jo të vetë këtij institucioni, por mbështetur prej tij.

Një vepër dramatike greke dhe një komedi misterioze franceze. Dje, i sapokthyer nga një pjesëmarrje në dy festivale në Kinë me komedinë “Zbutja e kryeneçes”, drejtori i TK, Hervin Çuli, mbajti një konferencë për shtyp, për të prezantuar kalendarin e ri artistik.

Regjisori Arben Kumbaro
Regjisori Arben Kumbaro

Një sezon, që sipas tij, i tejkalon të gjithë për nga premierat. Janë plot 14, por jo të gjitha të TK. Një pjesë e mirë e tyre, ndoshta gjysma, janë projekte private, të mbështetura nga Ministria e Kulturës, por edhe nga TK, që u vë në dispozicion infrastrukturën. Është një kalendar i larmishëm si në emra dramaturgësh, ashtu edhe regjisorësh.

Do të ketë vepra nga Shekspir, Dyma, por edhe dramaturgë bashkëkohorë; regjisorë të rinj dhe me eksperiencë, jo vetëm nga Tirana, por edhe Kosova.

Do të ketë vepra të forta, provokative, madje do të ketë edhe nga ato që janë censuruar në vendet e origjinës; vepra të guximshme sa i takon mënyrës së realizimit në skenë, siç është “Frankeshtajn” me regji të Ilir Bokshit, apo kontroverse mbi pushtetin, politikën, homoseksualitetin, etj., siç është vepra “Engjëjt e Amerikës” me regji të Arben Kumbaros. “Është një vepër që është censuruar në Amerikë, e emblemës dramaturgjike amerikane, Tony Kushner.

Është një vepër që sjell risi në skenën shqiptare dhe mbart një lloj ‘frike’ në përballjen me spektatorit shqiptar, për shkak të temës që trajton, asaj të marrëdhënies së politikës dhe homoseksualitetit”, tha Çuli. Nuk do të mungojnë edhe veprat shqiptare, madje dy syresh, edhe pse janë ndërmarrje private, janë produkt i “Netëve të leximit të dramës shqipe”. Do të jetë po ashtu një vepër e Ferdinand Hysit dhe një tjetër e Bashkim Hoxhës. Sipas drejtorit të TK, me këtë rast po i jepet më shumë hapësirë dramës shqipe në skenën e Kombëtarit.

Sa u përket regjisorëve, përveç Ilir Bokshit, që vjen nga Kosova, dhe Arben Kumbaros, që rikthehet pas “Vrasjes së Maratit”, një rast që s’duhet humbur është ai i rikthimit si regjisor i Artan Imamit, për të vijuar me Andia Xhungën, Inis Gjonin, Kledi Kapexhiun, etj. Për realizimin e produksioneve të veta, Çuli thotë se ka një rritje të vogël buxheti. “Këtë vit kemi rreth 20 milion lekë të vjetra më tepër. Për vitin 2018 bëhet fjalë për 6-7 projekte të mëdha. Fondet s’janë asnjëherë të mjaftueshme”, tha ai, duke shtuar se buxheti për projektet është 140 milion lekë.

Ai u shpreh i hapur për t’u krijuar hapësira projekteve të mbështetura nga Ministria e Kulturës, si tekste që qëndrojnë mirë në TK. Për këtë ai solli si shembuj dy vepra të mbështetura nga MK, “Vanja, Sonja dhe Masha” dhe “Familja Tot”, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Për këtë sezon artistik, Çuli bëri me dije edhe ndryshimin e motos së TK, që nuk do të jetë më “Eja në teatër”, por “Teatri Kombëtar, teatri i gjithë shqiptarëve”, që parashikon nxitjen e bashkëpunimeve me teatrot e rretheve dhe më konkretisht me Durrësin, Korçën dhe Shkodrën, por edhe afrimin e artistëve të rinj.

Përpos veprave të sezonit 2017-2018, Çuli tha se bordi ka miratuar edhe tri vepra të tjera për sezonin e ardhshëm, për të respektuar vitin kalendarik në buxhet. “Meqenëse viti është kalendarik në buxhet, edhe për ndarje buxheti më racional, bordi i TK-së ka aprovuar edhe tri vepra, që i përkasin periudhës shtator-dhjetor 2018 të sezonit, të cilat janë: “Xhelatët” me regji të Qëndrim Rijanit, “Skena nga një ekzekutim” dhe “Gusht, portret familjar”, që do të vihet në skenë nga Spiro Duni.

Sot “Nobeli” për letërsinë, Kadareja sërish pretendent

$
0
0
kadare

Një vit pasi Akademia suedeze shokoi të gjithë botën me zgjedhjen e saj, duke ia dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë kantautorit Bob Dylan, juria po përgatitet të zbulojë fituesin e këtij viti. Kush do të jetë emri që do të meritojë këtë vit çmimin prestigjioz?! Asambleja është e përbërë nga 18 anëtarë që janë përcaktuar në fshehtësi, ka parathënë se çmimi do të jepet ditën e sotme, më 5 tetor.

kadare

Më shumë se gjysma e anëtarëve të Akademisë duhet të jenë në një mendje për të përcaktuar kështu fituesin që përzgjidhet nga 350 propozime të bëra nga ekspertët e letërsisë nga e gjithë bota.

Siç ndodh gjithmonë, edhe atëherë kur fitorja nuk është kaq e rëndë- sishme, “lufta” paraprake bëhet me emrat. Janë të shumtë ata që janë shfaqur sërish, vit pas viti, në këtë lojë spekulimesh: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, vetëm për të përmendur disa. Amos Oz i Izraelit dhe David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës përmenden po ashtu shpesh. Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, pati shkruar pak kohë më parë Agence France-Presse (AFP):

“Akademia pas të gjitha gjasave do të bëjë sivjet një zgjedhje konsensuale, konservatore, pas përzgjedhjes së vitit të shkuar, aq të diskutuar, që shkoi për legjendën e muzikës, kantautorin Bob Dylan”.

“Ajo që ndodhi vitin e shkuar ishte krejt e pazakontë. Këtë vit mendoj se do të jetë një romancier mashkull ose eseist me rrënjë në Europë. Mendoj se do të jetë e kundërta e Bob Dylan”, parashikoi Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze “Dagens Nyheter”. Megjithatë, pavarësisht parashikimeve që kanë pak gjasë të rezultojnë si të tilla, na mbetet vetëm të presim edhe pak orë!

Hapet gara për kreun e Galerisë Kombëtare, Shabani: Nuk rikandidoj

$
0
0
Artan Shabani, drejtor i GKA

Ministria e Kulturës ka hapur garën për postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Pas shpalljes së konkurseve për kreun e Arkivit Qendror të Filmit dhe të Cirkut Kombëtar, i erdhi radha edhe GKA-së.

Artan Shabani, drejtor i GKA
Artan Shabani, drejtor i GKA

Mandati i drejtorit aktual, Artan Shabani, përfundon këto ditë dhe MK i ka dalë përpara këtij fakti, duke hapur garën. Ashtu siç edhe ndodh rëndomë, kanë nisur të qarkullojnë disa emra kandidatësh të mundshëm për të drejtuar GKA-në.

Janë përfolur emra të njohur artistësh e menaxherësh, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, e megjithatë, në garë mund të marrë pjesë kushdo që plotëson kriteret e konkurrimit. Madje, edhe drejtori aktual ka të drejtë të rikandidojë për të mbajtur postin. E megjithatë duket se Shabani ka vendosur të mos kandidojë për një mandat të dytë.

I pyetur nga “Panorama” nëse do të rikandidojë, Shabani u përgjigj se “Unë e mbarova mandatin tim dhe nuk kam ndërmend të kandidoj”. Pretendentët për të drejtuar një nga institucionet më interesante të kulturës, por jo pak problematik për shkak të infrastrukturës që lë për të dëshiruar, fondeve të pakta që i akordohen nga buxheti i shtetit, statusit të ndërmjetëm mes muzeut të artit dhe ekspozimit, kërkesave të shumta nga ana e artistëve për të shtuar në CV një ekspozitë në GKA, etj., kanë kohë deri në datën 16 tetor për të paraqitur dosjen e konkurrimit. Ende nuk dihet nëse dëgjesa e kandidatëve do të bëhet e hapur, ashtu si ndodhi me zgjedhjen e kreut të ri të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Pas postit që aktualisht e mban Artan Shabani, i vënë në krye të GKA-së në tetor 2013, shumë shpejt do t’i vijë radha edhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili zëvendësoi një “rival” të përhershëm të tij, Kristaq Skramin. Drejtimi i Çulit është shoqëruar me jo pak polemika, për mënyrën se si ai e ka drejtuar këtë institucion, duke filluar që me vënien në jetë e kontratave të përkohshme për aktorët.

KRITERET

Duke u mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose ministrit”, kandidati duhet të plotësojë disa kërkesa të përgjithshme, si: Të jetë shtetas shqiptar; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse; Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës; Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Ndërsa sa u takon specifikave të këtij posti, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Arteve të Bukura, si dhe kualifikime të tjera shtesë në fushën e arteve; Të ketë aktivitet dhe përvoja ndërkombëtare në realizim ekspozitash; Të ketë përvoja kuratoriale dhe në menaxhim galerish; Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të BE-së. (Për të tjera të dhëna: http://www.kultura.gov.al). Përveç këtij dokumentacioni të detyrueshëm, duhet që kandidatët të propozojnë një platformë në përgjigje të objektivave artistikë dhe të politikës kulturore. Të ndërtojë një platformë nxitëse në funksion të programeve për zhvillimin e kulturës së arteve pamore.

Në përshkrimin që shoqëron njoftimin e hapjes së konkursit përshkruhen edhe detyrat e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, i cili “përgjigjet mbi hartimin dhe realizimin e politikave të artit pamor, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadër të praktikave dhe menaxhimit, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i Ministrisë në fushën e galerive dhe ekspozitave.

Promovimi i veprave më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar, nëpërmjet grumbullimit, koleksionimit, konservimit, dokumentimit, studimit, restaurimit, ekspozimit dhe propagandimit të zhvillimit të vlerave të trashëgimisë kulturore”. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 16.10.2017, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës


“Nobeli” për Letërsinë, shpallet fitues Kazuo Ishiguro

$
0
0
ishiguro

Kauzo Ishiguro eshte nderuar sot me cmimin e madh Nobel per Leteresine.
ishiguro

Një vit pasi Akademia suedeze shokoi të gjithë botën me zgjedhjen e saj, duke ia dhënë çmimin “Nobel” për Letërsinë kantautorit Bob Dylan, juria zgjodhi sot fitues novelistin britanik Ishiguro.

Asambleja është e përbërë nga 18 anëtarë që janë përcaktuar në fshehtësi, qe zgjidhen fituesin e përzgjedhur nga 350 propozime të bëra nga ekspertët e letërsisë nga e gjithë bota.

Mes pretendenteve mediat e huaja raportuan se ishte edhe Ismail Kadare, por qe nuk u zgjodh edhe kete radhe.

Janë të shumtë ata që janë shfaqur sërish, vit pas viti, në këtë lojë spekulimesh: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, vetëm për të përmendur disa. Amos Oz i Izraelit dhe David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës përmenden po ashtu shpesh. Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, pati shkruar pak kohë më parë Agence France-Presse (AFP):

Alfred Peza promovon “Sarah”: Kam projekt për Zogun, Hoxhën dhe një lider postkomunist

$
0
0
thumbnail
Gazetari Alfred Peza, ish-deputet i Partisë Socialiste, është rikthyer në skenën publike si shkrimtar me librin e tij letrar të bazuar mbi një figurë historike, Sarah Blloshmi, botuar nga MapoEdition.
thumbnail (1)
 
Gjatë promovimit të këtij libri Peza lajmëroi projektin e tij në fushën e letrave duke u marrë me figura të tjera historike, si Mbreti Zog dhe diktatori Enver Hoxha.
“Ky libër është pjesë e një projekti triologjik, ku pas Ahmet Zogut do të pasohet besoj vitin e ardhshëm me një libër për Enver Hoxhën,  dhe më pas për një lider shqiptar të pas ’90, të epokës së pluralizmit, sepse në këtë mënyrë, unë dua që nëpërmjet tre personazheve politikë më të rëndësishëm ose jo, të historisë së Shqipërisë, të shpjegoj sipas meje historinë  e vendit tonë”, u shpreh Peza sot gjatë promovimit të librit në UET.
thumbnail
Ndërsa për librin e sapobotuar “Sarah” ai tha se “faktikisht është një libër tipik, me një përsonazh atipik, i shkruar nga unë në një kohë atipike. Dhe atipizmi është ajo që e bën këtë libër të ketë këtë interes”.
Ky libër i ka kushtuar pesë vite punë kërkimore nëpër Arkiva, hulumtime, hapje dosjesh pothuaj 100 vjeçare për të rënë në gjurmët e historisë së rrallë të gruas më të mistershme e të përfolur, Sara Blloshmit, e cila ka jetuar në kapërcyell të Luftës së Dytë Botërore në Tiranë.
 
Dy personazhe të këtij libri janë realë; Sara Blloshmi dhe Ahmet Zogu, të cilët siç besohet kanë pasur një histori dashurie mes tyre.
 
“Bëhet fjalë për Shqipërinë mes dy luftërave botërore. Personazhet kryesorë janë Ahmet Zogu, kryeministri-President dhe më pas Mbret i Shqipërisë. Sarah, bashkëshortja e Selahudin Blloshmit, deputetit të Parlamentit të Shqipërisë dhe mbesa e Ismail Qemalit. Rreth tyre ka edhe shumë personazhe të tjerë realë ose të trilluar, të një Shqipërie që sapo kishte dalë nga nata Osmane, në kërkim të një identiteti të ri, në fillim të një shekulli të trazuar. Ka brenda tij intrigën e pashembullt të pushtetit, pasionin e fshehtë përvëlues dhe enigmën e madhe të një vrasjeje. Eshtë një libër emancipimi, për gra të lira dhe burra të vërtetë”, është shprehur vetë Peza në një intervistë tek Mapo për librin.
 
Botuesi Henri Çili vlerësoi guximin e Pezës për t’u marrë me një zhanër letrar, ndryshe nga publicistika që ka shkruar më parë. “ Aftësia, vullneti dhe kapaciteti i tij, por mbi të gjitha, një veti e tij, po themi “e fshehur”, interesi i tij shumë i madh dhe uria e tij kulturore ka qenë e demostruar për mendimin tim përgjatë gjithë karrierës së tij dhe është baza se pse ai konvertohet kaq lehtë nga një karrierë në tjetrën dhe arrin suksese nga një karrierë në tjetrën. Alfred Peza ka një interes të jashtëzakonshëm për kulturën, për studimet, për letërsinë, për mendimin, për idetë dhe kjo amalgam e bën që ai të lëvrojë dhe një zhaner tjetër. Historia është intriguese, realiteti është më fantazist se vetë çdo fantazi e shkrimtarit, rreth mbretit Zog ose rreth donzhuanit Zog dhe asaj çka e ka rrethuar jetën e tij rozë ka dhe do të ketë një kuriozitet gjithnjë e më të madh dhe unë mendoj që ky libër e plotëson këtë”- u shpreh Çili gjatë promovimit.

Botohet pas vdekjes “Alfabeti i tranzicionit” i Gilman Bakallit

$
0
0
Së sallën Aula Magnat të Universitetit Europian të Tiranës, dje pasdite, nuk kishte asnjë mungesë! Edhe autori i librit që po promovohej “Alfabeti i tranzicionit”, ishte aty! Gilman Bakalli ishte aty me mendime, te të gjithë. Ishte në sytë e së shoqes, Irena Bakalli, në mendjet e studentëve dhe në projektet e botuesit të “Uet

VIDEO/ Mirush Kabashi rrëfen dramën e jetës, ja çfarë e largoi për 2 vjet nga aktrimi

$
0
0
Aktori Mirush Kabashi ishte sot i ftuar në emisionin  e pasdites “Rudina”, në Tv Klan, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij dhe nga karriera. I pyetur nga moderatorja ai ka kujtuar edhe fillimet e tij në kinematografi. Ai tha se 4 vite pasi kishte qenë prezent në aktrim për shkak të diktaturës së

“Të amendohet ligji që pengon zbardhjen e së shkuarës së shtetarëve”

$
0
0
“Amendimet e Ligjit 45-2015, në ato nene që pengojnë transparencën e plotë për të shkuarën e të gjitha kandidaturave për emërime për zgjedhje në institucionet e shtetit, në mediat publike e private, në shkallët drejtuese të arsimit e kulturës e të qarqeve shkencore dhe akademike”. Kjo është një nga hapat që duhen ndjekur për të
Viewing all 3071 articles
Browse latest View live