Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3090

Vdekja e studiuesit të gjuhës shqipe, shkrimtarja zbulon amanetin e tij

$
0
0
rob

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie. Elsie ishte ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Shkrimtarja Flutura Açka ka publikuar në një status në rrjetet sociale amanetin e Robert Elsie.

STATUSI:

amaneti i robert elsie

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri!

Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme. Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3090

Trending Articles


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Femij i vogel ne enderr


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Harta e Kosoves


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Pas Arjan Çanit, Bleona shpërthen ndaj Iva Tiços: E dashur k*rvë…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta