Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all 3033 articles
Browse latest View live

“Deri tani, dy vende europianë kërcënojnë të na kthejnë në ferrin e vizave!”, Flamur Topi rrëfen “Shengen”-in

$
0
0
Bashkëatdhetarë të dashur! Sado të madh e paçi hallin, bëni gjithçka, bëni të pamundurën, të respektoni gjithë rregullat e Lëvizjes së Lirë Shengen, kësaj ...

Europa Nostra, letër në BE: Shembje brutale e Teatrit Kombëtar, ja çfarë kërkojmë nga ministrat e unionit

$
0
0

Europa Nostra i eshte drejtuar se fundi me nje leter ministres se Kulturës, njeheresh Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së, ne te cilen denon me force shembjen brutale te Teatrit Kombetar ne Shqiperi, pa pyetur jo vetem per rezistencen e artisteve dhe aleances, por as per thirrjet e huaja per dialog dhe as per padite e Presidnetit te Shqiperise, bere ne Kushtetuese. Shembja e Teatrit-dhuna

“Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës”- thuhet ne leter.

Me tej, Europa Nostra thekson se “Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian”.

JA LETRA 

Hagë, 18 maj 2020
Në vëmendjen personale urgjente të
Zonja Nina Obuljen – Koržinek
Ministre i Kulturës
Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së
Re: Dënim i fortë i shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë

E nderuar zonja Ministre,
E nderuar zonja Kryetare e Këshillit të Ministrave të BE-së,

Në prag të mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgimininë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.

Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektualë, ekspertë të trashëgimisë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet tani – për ruajtjen (me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Europa Nostra ka shprehur mbështetjen e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe ka përcjellë shqetësimet tona për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më të larta të Shqipërisë. Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike në 24 Mars 2020 bashkërisht nga Europa Nostra dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimeve. Komisioni Europian – përmes Komisionerit të BE Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Pas përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferimi i përgjegjësisë për Teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Europa Nostra bëri një deklaratë publike duke kundërshtuar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematike të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës, dhe të mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Komisionerja e BE, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoriteteve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstruktiv me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshëm. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.

Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të tyre, dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të shfrytëzojnë ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetësore të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID19, për të shkatërruar Teatri. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile që kanë mbrojtur teatrin 24/24 orë në ditë për dy vitet e fundit. Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishme të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucion i rëndësishëm kulturor.

Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi.

Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.

Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Europa Nostra qëndron në dispozicion të Këshillit të Ministrave të BE-së, dhe të të gjitha institucioneve të BE-së për të nxitur bashkëpunimin europian për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, si një katalizator i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar Manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.

Me respekt dhe përzemërsi i juaji,
Presidenti Ekzekutiv Dr Hermann Parzinger

Kopje për:
Zonja Mariya Gabriel, Komisioneri e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin
Z. Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Z. Josep Borrell, Zëvendës President i KE & Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

letra letra2

Shembja e Teatrit, akademiku Emin Riza: Veprim antikombëtar. Sëmundje mendore e atij apo atyre që…

$
0
0

ANILA DEDAJ/ Akademiku Emin Riza, si specialist i trashëgimisë dhe një nga restauratorët më në zë në vend ndaj kauzës së godinës së Teatrit Kombëtar, kur mendohej se debati mund të shmangte shembjen, nuk qëndroi indiferent.Riza-akademiku-Teatri

Ai u shpreh qartazi se ajo godinë duhej shpallur Monument i Kategorisë së Dytë, “si përfaqësuese e një periudhe të caktuar e për sa i përket zhvillimit shoqëror dhe ndërtimor”. Tani që synimi i qeverisë u arrit dhe godina u shemb, ndjen dhimbje, si njeri i fushës dhe si qytetar.

“Kam menduar se nuk do të ndodhte kurrë shkatërrimi i kësaj vepre, sepse shkatërrimi i monumenteve, pazgjidhshmërisht, zhduk çdo vlerë të pazëvendësueshme. Aq më tepër në një rast si Shqipëria, që në krahasim me popujt e tjerë europianë, për arsye specifike dhe historike, nuk është shquar për ndonjë zhvillim të spikatur kulturor. Ekzistenca e një teatri të vetëm historik në kryeqytet ishte minimumi i minimumeve”, thotë ai për “Panoramën”.

E ka të vështirë të pajtohet me vendimin e aktin e rrënimit, të asaj që për të qe një vlerë trashëgimie. “Shkatërrimin e asaj godine nuk arrij ta kuptoj… mund ta quaj një sëmundje mendore të atij apo atyre që kanë vepruar. Nuk mund ta konceptoj dhe nuk mund t’i gjej asnjë justifikim këtij veprimi antikulturor dhe antikombëtar, jo vetëm për truallin e shtetit, të popullit shqiptar, por edhe më gjerë, atyre ballkanikë…”, shton më tej akademiku.

Akoma më e pakonceptueshme për të është fakti se një nga 60 këshilltarët bashkiakë që firmosi shembjen e godinës, është edhe Drejtorja e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, e cila duhet të ishte në mbrojtje të tij.

“Fakti që ajo ka firmosur, përbën një skandal”, thotë. Për shpërfilljen e zërit të tij në këtë çështje e të specialistëve të tjerë, arkitektë, historianë, studiues, duket i indinjuar.

“Sot vlerësohen vetëm ata që krijojnë mundësi për përvetësim parash, edhe për shpërndarjen e këtyre parave. Nuk vlerësohet profesionalizmi këtu te ne… ndaj këtë sistem, vetëm demokraci nuk mund ta quash. Ne u gëzuam kur ra diktatura edhe erdhi demokracia, por, në fakt, demokracia, për të cilën flasim, s’është tjetër, veçse një mashtrim”.

I ardhur nga një sistem, që me familjen e tij ka treguar kthetrat, e me dekada të tëra pune e studimi, e pohon zhgënjimin. “Jam shumë i zhgënjyer, sepse këtu vendosin vetëm qeveritarët. Kuptimin e demokracisë e thotë vetë fjala: demos-popull, kraci-sundim. Sundimi i popullit është etimologjikisht. Por, në fakt, te ne ndihet vetëm tringëllima e tij”.

Sa u përket reklamave të teatrit “urë” dhe mundësisë që ai të zëvendësojë për nga vlerat godinën e Teatrit Kombëtar, profesor Riza përgjigjet: “Absolutisht që jo! Duhet ta ruanin Teatrin dhe të bënin një tjetër. Ajo godinë mbetet vlerë e pazëvendësueshme”.

Megjithatë, te rezistenca dhe evidentimi i gjithë ngjarjes që tronditi mëngjesin e së dielës mbarë vendin, ai shprehet: Besoj se çdo e keqe ka një të mirë, pasi gjithë sa ndodhi do të ngrejë influencën e popullsisë, për t’iu kundërvënë vendimeve të tilla të kësaj qeverie, që s’meriton të konsiderohet si e tillë.

PANORAMA

“Si e ruajtëm për 27 muaj Teatrin, terrori i Policisë natën e fundit”, Robert Budina: Shembja nisi me ne brenda, më drejtuan automatikun

$
0
0

ANILA DEDAJ / “Kasolle”, “Dopolavoro”, “Ngrehinë populiti”… sa më shumë gurë fjalësh lëshoheshin nga qeveritarët mbi Teatrin Kombëtar, aq më tepër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpalosi shkëlqimin e saj.robert budina

Robert Budina me të tjerë artistë, aktivistë e qytetarë të thjeshtë, që ditën e parë të protestës, (12 shkurt të 2018-ës), kur Mirela Kumbaro fshihte nën mëngë planet për Teatër me PPP gjatë debatit për “Ligjin për artin dhe kulturën” (projektligj), treguan se me vlerat kombëtare nuk bëhen pazare të pista.

Ditën e parë të protestës qenë të shumtë në numër e të vendosur. Në mënyrë simbolike u ulën pranë fotografisë së zmadhuar të kolosëve të teatrit, si për t’u premtuar: Ne do ta mbrojmë memorien e kësaj godine. Disa nuk e përballuan dot presionin, të tjerë e panë më të shenjtë interesin personal, megjithatë Teatri nuk mbeti kurrë vetëm. Ndër qëndresëtarët që s’u tutën qe edhe Robert Budina. Ndonëse tanimë godinën e Teatrit e rrëzuan, siç tregon, “simbolika e Teatrit është më e madhe se kurrë”. Net pa gjumë në Teatër, në vapë e të ftohtë, momente paniku e përplasje, megjithatë regjisori shprehet se qëllimi fisnik i tejkalon të gjitha.

teatri

Për “Panoramën” rrëfen ditët në mbrojtje të Teatrit, deri në aktin final. Momentet e terrorit në Teatër pas mësymjes së Policisë, çka ndodhi me rekuizitën dhe objektet me vlerë, si dhe orët në komisariat. E ndonëse thotë se rezistenca për Teatrin i rrëzoi maskën këtij “pushteti mafioz”, kur e pyesim për rolin e drejtësisë së reformuar në gjithë ngjarjen që ndodhi, me keqardhje shprehet se “nuk ekziston”…

Zoti Budina, jeni në krye të protestave prej shkurtit të 2018-ës. Rezistencë e përnatshme, orë pa gjumë, në vapë e të ftohtë. Ka qenë e vështirë të rezistonit në këto rrethana të jashtëzakonshme, në emër të një kauze të drejtë?teatri Kombetar ore pas ore reportazhi

Një njeri mund të rrijë në të ngrohtë, në kushte komode dhe të jetë i parealizuar. Nga ana tjetër, mund të ishte në kushte jo të mira, që kërkojnë sforco fizike, por të jetë i motivuar mendërisht. Kjo ndodhi me ne në Teatër. Fizikisht kemi pasur vështirësi, por energji pozitive që kemi shkëmbyer ka qenë e duhura, kështu që kemi qenë të inkurajuar dhe nuk e kemi parë aspak si sakrificë.

Në 30 vite demokraci, treguat se shqiptarët, kur u cenohen të drejtat, dinë të rebelohen me qytetari, t’i përgjigjen edhe arrogancës me art. Afro 80 shfaqje, diskutime, mbrëmje poetike, ekspozita, në të cilat ju keni qenë një nga organizatorët kryesorë…

Nuk më është dashur të bëj organizatorin, pasi njerëzit, artistët me iniciativën e tyre të lirë u qasën vetë te Teatri dhe arritën të krijonin një magji, që i kaloi pritshmëritë e mia. Unë thjesht ndihmova që të gjithë ata që u ofruan për të folur, performuar apo thjesht të ishin aty, të bashkoheshin. Qytetarët, kolegët tanë, intelektualët erdhën sepse besuan realisht te kauza jonë dhe te fakti se beteja që po bënim ishte e pastër.

Momentet kritike nuk kanë munguar. Tej ngjarjes të së dielës, përmend 24 korrikun e 2019-ës, të tjera provokime si ajo e javës që lamë pas. Nga ana tjetër, ju jeni artist, por edhe familjar, te të cilët këto situata ngjallin shqetësime…

Sigurisht që ata janë tronditur, kjo edhe nga lajmet e rreme që ndonjëherë qarkullojnë. Në këtë këndvështrim, qëllimi për të mbrojtur një të drejtë kërkon një lloj sakrifice. Por këtu nuk po flitet për qëllime të dobëta apo për përfitime personale.. ajo që edhe njerëzit po kuptojnë është se beteja jonë bëhet për një interes të përbashkët. Dhe në këtë rast, fitorja është te qëllimet tona fisnike.

Java që kaloi ka qenë e tensionuar, e premtja ndezi edhe më shumë debatin me kolegët tuaj, prej peticionit të atyre artistëve dhe punonjësve të administratës shtetërore që kërkonin shembjen e Teatrit, për të ndërtuar një të ri. Si e pritët?aktivistet-teatri-bulevard (9)

Ajo ishte një lojë politike shumë e dobët e kryetarit të bashkisë. E respektoj dëshirën e atyre që firmosën për një teatër të ri, ndonëse për këtë kërkonin të shembej Teatri Kombëtar. Por unë shtrova një pyetje: Përse duhet ta shembin me ligje antikushtetuese dhe duke bërë lojën mafioze që u bë? Sepse ajo ishte një lojë e pistë politike.

Të dielën kaluat orë të vështira… Fillimisht paniku për një sulm të mundshëm e mandej mësymja e befasishme. Çfarë ndodhi konkretisht në Teatrin Kombëtar, mëngjesin e 17 majit?

Ishim lajmëruar se mund të vinin në orën 11. Pastaj, sipas sinjalizimeve, mësuam se u shty për në orën dy, çka më vonë u mohua. Thanë që nuk vijnë sot. Nisur nga kjo, një pjesë u larguan e pjesa tjetër ngeli aty. Ata zbarkuan në orën 4 e 15. Erdhën me ulërima. “Zhdukuni, qërohuni, jashtë, jashtë!”, thërrisnin nga të katërta anët. U krijua terror. Shumë prej nesh u futën me shpejtësi në Teatër. Gjatë kësaj, një grua u rrëzua dhe ata e shkelën me këmbë. Ndërkohë, unë dhe 7 aktivistë të tjerë u fshehëm në një dhomë të katit të tretë të Teatrit. Ndërsa rrinim aty, përpiqeshim që të lajmëronim njerëzit me mesazhe që të vinin. Mirëpo, ndërkohë të gjitha daljet u bllokuan. Prej aty ku ishim, nisëm të dëgjonim disa goditje të forta. Menduam se ishin fadromat dhe deri më tani nuk ka një alibi që nuk ishin ato. Pra, filloi shembja e Teatrit ndërkohë që ne ishim aty, madje edhe vetë policët ishin brenda. Na zbritën me dhunë poshtë dhe te dera kryesore, forcat “Shqiponja” na shtynë. Ishte e vështirë të dilje në këto kushte… Po ushtronin terror. Mua nuk më prekën, por rreth 5 veta m’u drejtuan personalisht që të më terrorizonin. Unë dola nga dera anësore e Teatrit, aty më kapën dy të forcave “Shqiponja” për të më shoqëruar. Ishte edhe Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë, madje me aq sa ne kemi informacion, forca speciale pjesë të ushtrisë, të stërvitura me maskë, që ishin marrë për të forcuar Policinë. Ata ishin pa numra identifikimi. Njëri prej tyre më drejtoi automatikun, thjesht dhe pastër për të krijuar presion psikologjik. Mandej, më shoqëruan në furgon. Por ndërkohë, Neritan Liçaj dhe Juli Emiri ishin ende në tarracë dhe e dinë më mirë nga të gjithë si dëshmitarë, se Teatri nisi të shembej me ta brenda. Madje, mund të them se ende nuk jemi të sigurt nëse dikush ka ngelur nën rrënoja, pasi ishte e pamundur të kontrolloje në errësirë nëse kishte apo jo njerëz në ambientet e Teatrit.

Ju thatë se shembja nisi me artistët brenda, po me rekuizitën ndërkohë, bobinat e të tjera objekte me vlerë, për të cilat patën ngritur shqetësimin edhe Veliaj e Çuli pak ditë më parë, çfarë ndodhi?

Ata e shembën Teatrin me gjithë rekuizitën, kostumet, prozhektorët e gjithçka kishte brenda. Madje, aty kishim dhe pajisjet tona të zërit, sendet personale, dokumentet etj. Diçka absurde, në një kohë që alibia e tyre ishte se duhet të zbraznin Teatrin e të merrnin rekuizitën, çka nuk e bënë. E shembën në formën që të gjithë e panë.

Çfarë ndodhi pasi u shoqëruat në komisariat?

Mua më shoqëruan personalisht për në Drejtorinë e Policisë. Aty unë fola me familjen, por ma morën telefonin me dhunë. Më thoshin: Pse po xhiron e të tilla justifikime. Përsëri në Komisariatin Nr.2 kërkova të flisja me familjen, por nuk më lejonin. Madje më pengonin, kësaj here jo me dhunë, por duke nxjerrë justifikime. Mbasi u kërcënova, u thashë se do filloj të bërtas, ta shqyej derën. Më tej, erdhi avokati i popullit, i cili mori një deklaratë, ku tregova këto që po ndaj me ju. Kur më liruan, po tregoheshin të sjellshëm, duke më pyetur në fund nëse kisha ndonjë gjë kundër Policisë atje në komisariat. U thashë se jo, por ndërkohë ata kishin sabotuar daljen time të shpejtë, e cila do të mund të zbardhte edhe të tjera fakte, që do sillnin zhvillime të tjera.

Ndërkohë, ju u kthyet përsëri në protestën e krijuar në hyrje të pedonales. Godinën e Teatrit nuk e gjetët aty. Pas 27 muajsh rezistencë, si u ndjetë prej këtij fakti?

Dua të theksoj se rënia e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka lidhje me rënien e simbolit të Teatrit. Teatri Kombëtar do të rikthehet në gjendjen e tij, por e gjitha kjo që ndodhi, nxori në pah se me çfarë pushteti kemi të bëjmë. Tani edhe ndërkombëtarët janë zgjuar përfundimisht. Ju do të shikoni reagimet që do të ketë nga shumë palë. Çështja e Teatrit bëri të plasë qelbi i të gjithë korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë, duke nisur nga mungesa e drejtësisë e të tjera hallka. Kjo, pavarësisht rrëzimit të godinës, është një fitore, e cila duhet të mbahet me pastërti, që të ruajë gjithë madhështinë e saj. Do të duhet një proces i gjatë, por që mund të ketë ndikimin e saj edhe në procesin zgjedhor. Media të huaja kanë treguar interes të shkruajnë, gazetarë që më parë kanë përkrahur Ramën dhe që tani, kur çdo gjë u bë e qartë, do t’i kundërvihen. Një prej tyre, që së shpejti do të shkruajë një artikull në mediat italiane, më tha: “Robert, jemi me ju, protesta juaj i detyroi ata që të rrëzonin muret me idenë se do të rrëzojnë simbolikën. Por kreu totalisht efektin e kundërt, simbolika u zmadhua…”

Dy padi të Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, kallëzimi juaj në SPAK për tre inxhinierët që firmosën relacionin mbi të cilën këshilltarët bashkiakë firmosën shembjen, për të mos folur për mënyrën që policët zbarkuan, orën, terrorin… Si ju duk roli i sistemit të drejtësisë në gjithë këtë?

Më vjen keq ta them, por drejtësia nuk ekziston…

FOTOT/ Historia e Teatrit Kombëtar, nga porosia e Mbretit Zog te gënjeshtra me “dopolavoro”

$
0
0

Pas 82 vitesh, qëkurse Mbreti Zog e porositi, godina e Teatrit Kombëtar, skena e historisë së kryeqytetit, ku kanë hyrë e kanë dalë fashistë, nazistë, komunistë, artistë e së fundi protestues, u shemb në të gdhirë të datës 17 maj, duke i dhënë fund kështu ekzistencës së një objekti që mbartte mbi vete gati një shekull të memories sonë kolektive.pjimage (6)

Kushdo që e ka quajtur atë godinë “dopolavoro”, “godinë fashiste”, e më radhë e ka thënë ose nga padija ose me ndërgjegje të plotë mbushamendjeje.

Planimetria dhe ambientet e Rrethit italo-shqiptar “Skanderbeg”
Planimetria dhe ambientet e Rrethit italo-shqiptar “Skanderbeg”

Të gjithë ata që luftuan ta shembnin dhe ia arritën qëllimit, i përkasin padyshim kategorisë së dytë. Kujtesa është ende e gjallë dhe letrat kanë dalë me kohë. Fanatikët e historisë së qytetit, e kanë shkruar në libra dhe historianët, kërkuan sërish arkivave për të nxjerrë dokumente, që vërtetonin se godina e Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht një ndërtesë e përkohshme tallashi. E faktoi më së pari përmes dokumentesh historiani dhe kritiku i artit, Rubens Shima e më tej, një nga mendjet më të ndritura, skrupulozi, Aurel Plasari.

HISTORIA PARA ÇLIRIMIT

Jeta e godinës së Teatrit Kombëtar zuri fill atëherë kur mori hov urbanizimi i Shqipërisë, pikërisht gjatë periudhës mes dy luftërave botërore. Një proces që u udhëhoq nga arkitektët dhe urbanistët italianë, të kontraktuar nga Mbreti Zog I. Rreth viteve 1928 krijohet Zyra për Ndërtim dhe Planifikim Urban të Shqipërisë në Tiranë, e drejtuar mes vitet 1930–‘35 nga Giulio Berté. Pas përfundimit të kompleksit të ministrive nga arkitekti Florestano Di Fausto, Bertésë do t’i besohej plani rregullues i qendrës së Tiranës.

Në vitin 1938 do të projektonte godinën e Rrethit italoshqiptar “Scanderbeg”, qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese. Punimet për ngritjen e kësaj godine u realizuan nga firma “Pater” dhe përfunduan pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë. Kjo godinë ka nisur punimet në janar të 1938-s dhe ka përfunduar në shtator të 1939-s.

Siç citon historiani Shima, në gazetën “Fashizmi” – e Mërkurë, 31 maj 1939 – Vjeti XVII me titull: ‘Rrethi “Scanderbeg’- Ngrehinë e madhe kulturore, artistike dhe argtimore’ – jepet një përshkrim i plotë i hapësirës që zë godina e përfunduar dhe sallat e saj. “Rrethi ‘Scanderbeg’, që asht ngritë në qendrën kryesore të Tiranës: në rrethin e Sheshit të Ministrivet, përfshinë në gjanësinë e tij një vend prej trembëdhjetë mij metrash katrorë, nga të cilat shtatë mij metra katrorë, janë të mbulueme nga ndërtesa…”, raporton gazeta, për të vijuar më vonë me një përshkrim të brendshëm të ndërtesës: “Vizitori hyn në një hajat të madh e të gjanë që bashkon të dy degët e mëdhaja të ndërtesës, nga të cilat njana asht e destinueme për theatër, sallë e madhe që do mundë të përfshijë në rreth të vet, në komoditet të plotë, një sasi publiku prej tetëqind vetësh, ndërsa tjetra asht një varg sallash të mëdhaja, që vijnë njana mas tjetrës, në rend të përkryem artistik dhe që janë të destinueme: nji për pritje, nji për Biblotheke, nji për lojë, nji për restorant, nji për zyrë… Përbri të dy godinavet të mëdhaja asht ngrehun, mandej, Palestra e Gjimnastikës….Mbas saja vjen salla e Tenisit, nji nga të cilat do të jetë e mbulueme, në fund asht pishina …”

Pjesa më e rëndësishme e aktivitetit të saj ka qenë dokumentimi, studimi dhe përhapja e prodhimit kulturor dhe artistik të kohës, nëpërmjet Bibliotekës, Zyrës së Informacionit, Zyrës së përkthimit letrar etj.

Në Arkivin Qendror Shtetëror gjendet statuti i kësaj qendre, ku ndër të tjera parashikohet: “Pika A: Biblioteka …Mbledh dokumente të letërsisë së shkruar shqiptare dhe sidomos veprat e Jeronim de Radës, Luigj Gurakuqit, Antonio Maria Zanonit, Ndre Mjedës, Patër Fishtës, Xhuzepe Skiroit, Ali Asllanit, prozatorëve Lumo Skëndo, Faik Konica, Patër Anton Harapi dhe të bashkëkohorëve, sidomos të klasikëve të gjallë si Koliqi dhe simbolistëve si Pogradeci… Pika D: Kujdeset ose drejtpërdrejt, ose duke ia besuar punën shkrimtarëve të mirënjohur, për përkthimin e veprave shqiptare në gjuhën italiane dhe të veprave italiane në gjuhën shqipe…”.

Është e qartë se nuk bëhej fjalë për një “dopolavoro”, por një qendër mirëfilli kulturore. Selia qendrore e Veprës Kombëtare e Paspunës do të ndërtohej në vitet e para të pushtimit nga Gherardo Bosio dhe është pikërisht Universiteti i Arteve sot. Gjatë pushtimit italian, godina e Rrethit “Scanderbeg” ka shërbyer për aktivitete kulturore dhe sportive. Pas kapitullimit italian, ndërtesa u transformua në kinema dhe ndërroi emër në “Kinema Kosova”.

HISTORIA PAS ÇLIRIMIT

Sipas Aurel Plasarit, me çlirimin e Shqipërisë, kinemateatri vijoi të quhej edhe për një copë kohë “KOSOVA” dhe përpos filmave të “aleatëve”, po aty filluan në mënyrë të organizuar shfaqjet e para të atij që në krye u emërtua si “Teatri i Tiranës”, mandej si “Grupi Teatral Profesionist i Shtetit”, me emra aktorësh që tanimë kanë bërë histori të Teatrit Shqiptar: Mihal Popi, Lazër Filipi, Andon Pano, Melpomeni Çobani, Nikolla Panajoti, Prokop Mima, Besim Levonja dhe Behije Çela, Drita Kripa (Pelingu), Andrea Malo etj., deri kur më 24 maj 1945, struktura e re të emërtohej “Teatri Profesionist i Shtetit”.

Qysh në muajt e parë të ‘45-s, rifilluan koncertet artistët e mëdhenj lirikë: Tefta TashkoKoço, Kristaq Antoniu, Jorgjie Filçe-Truja, Giuseppina Kosturi etj., të shoqëruar prej orkestrës së Radio-Tiranës nën dirigjentin Umberto Oscari, si dhe koncertet vokale të drejtuara nga mjeshtri Kostandin Trako. Po aty janë zhvilluar edhe disa nga proceset e “Gjyqit Special”.

Në atë godinë ka zënë fill edhe historia e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vitin 1950-të u krijua Filarmonia shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Filarmonia e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën e TK dhe më vonë, në vitin 1953 u transferua në godinën ku sot është Universiteti i Arteve.

Në ndërtesën paralele, ish- “Qarku italo-shqiptar SKANDERBEG” riorganizohej, në të njëjtën kohë, nën emërtesën e re “Shtëpia e kulturës”. Sipas Plasarit, “për fat të mirë, arkivi dhe pothuaj e gjithë baza materiale dokumentare, përfshi edhe tekstet e gatitura për botim, e ish-dy Instituteve të Studimeve Shqiptare (të 1940-s dhe të 1943-shit) qenë ruajtur. Mbi atë bazë u themelua më 1946 Instituti i Shkencave me disa degë, të cilat do të shërbenin më mbas si themelet e reja të instituteve të Historisë, të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të Arkeologjisë, të Folklorit”.

Harta e Ansamblit Monument Kulture me vendim të Këshilllit të Ministrave nr. 180, data 13 prill 2000
Harta e Ansamblit Monument Kulture me vendim
të Këshilllit të Ministrave nr. 180, data 13 prill 2000

Pjesa tjetër e mjediseve u kthye në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Në vitet ’60-’70 ka qenë një nga klubet më të frekuentuara të Tiranës. Me ndryshimin e sistemeve, gjatë viteve të tranzicionit, kjo pjesë e kompleksit të dikurshëm ka shërbyer edhe si bingo, por gjatë viteve 2000 do t’i rikthehej sërish Teatrit dhe aty do të përshtatej Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

PANORAMA

EKSKLUZIVE/ “Teatri nuk është hequr nga lista e monumenteve as sot”- Flet anëtarja e ‘Europa Nostra’: Në 2013 Rama na mbështeti, por kur u bë Kryeministër…

$
0
0

ANILA DEDAJ/ Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria Rama në një kohë që organizata prestigjioze “Europa Nostra” e kishte marrë në mbrojtje, pas përzgjedhjes si një nga “7 monumentet më të rrezikuar në Europë”.

Arkitektja Lida Miraj
Arkitektja Lida Miraj

Për të legjitimuar rrënimin e këtij objekti, së fundmi kemi dëgjuar tentativat e autorëve të rrënimit, për të zbehur rolin e kësaj organizate.

Kujtojmë këtu ironinë e Kryemnistrit Rama para shembjes së Teatrit: “Këtë vend nuk e qeveris as ‘Europa Nostra’ as ‘Amerika Vostra’, por shumica. Të njëjtën logjikë përsëriti edhe Erjon Veliaj kur tha se: “’Eurpa Nostra’ është OJF. Ata japin opinione, ne marrim vendime”.

Funksionin e kësaj organizate për Gazeten “Panorama” e qartëson arkitektja Lida Miraj, anëtare e Këshillit të Europas, prej vitit 2012.teatri

“Është institucioni më autoritar i trashëgimisë kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën dhe në të operojnë personalitetet më të njohura të fushës në Europë”, thotë arkitektja, duke sjellë më pas në vëmendje një tjetër rast, ku kjo organizatë ka pasur mosakordancë me qeverinë shqiptare.

Ishte viti 2013 dhe në pushtet ishte Partia Demokratike, me Kryeministër Sali Berishën, kur për realizimin e projektit që “Europa Nostra” kishte bërë për Amfiteatrin E Durrësit, Ministria e Kulturës, asokohe, hapi probleme. Mirëpo, ndonëse kësaj here Kryeministri Rama nuk e pa me rëndësi fjalën dhe argumentet e kësaj organizate, asokohe, pasi erdhi në pushtet, ndryshe nga qeveria Berisha, bëri të pamundurën për realizimin e tij. Arkitektja tregon më tej se si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit aplikoi në këtë organizatë, mënyrën se si Teatri do restaurohej dhe nëse Rama e Veliaj i kthyen ndonjëherë përgjigje letrave zyrtare, që “Europa” u nisi për mosshembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Zonja Miraj, prej 23 vitesh jeni pjesë e “Europa Nostra-s”. Mund të na e shpjegoni më qartë rolin dhe peshën e kësaj organizate në trashëgiminë kulturore ndërkombëtare?

Gjatë kësaj kohe, kam dëgjuar, të jepen informacione nga më të ndryshmet për “Europa Nostra-n”. Mirëpo, duhet theksuar se kjo organizatë është institucioni më autoritar i trashëgimisë kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën. Në “Europa Nostra” bëjnë pjesë profesorët më të nderuar të Europës, të cilët kanë një nivel shumë të lartë profesional. Presidenti Ekzekutiv është profesor Hermann Parzinger, arkeolog. Ndërsa presidenti i nderit është Placido Domingo. Anëtarët e bordit, janë të gjithë figura të shquara të trashëgimisë kulturore të Europës. Unë bëj pjesë në këtë organizatë që prej vitit 1997, që kur u thirra për herë të parë për të bërë një prezantim për Butrintit. Dhe qysh në atë kohë, u impresionova nga përbërja e këtij institucioni. Jam në këshillin e “Europa Nostra-s”, prej vitit 2012.Shembja e Teatrit-dhuna

Godina e Teatrit Kombëtar (tanimë e shembur) nuk është i vetmi objekt historik që “Europa Nostra” ka marrë në mbrojtje për sa i përket vendit tonë. A ka pasur ndonjë rast tjetër ku janë hasur mosmarrëveshje me qeverinë vendase?

“Europa Nostra” në 2013-ën shpalli një projekt për “7 objektet më të rrezikuar në Europë”, dhe ndërmjet shumë aplikimesh të bëra, një nga 7 objektet më të rrezikuara, u përzgjodh edhe Amfiteatri i Durrësit. Është i çuditshëm fakti, që në atë kohë, në pushtet ishte Partia Demokratike me Kryeministër Sali Berishën. Për ne puna u vështirësua, pasi u krijua një ngërç shumë i madh nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku na thoshin: “Përse duhet të shpallet në rrezik, ne i kemi bërë shërbim monumenteve”. Diçka e tillë, nuk ishte aspak e vërtetë, pasi fatkeqësisht edhe në atë kohë monumentet drejtoheshin nga njerëz joprofesionistë. (Ka vite tanimë, që në Shqipëri, është zhdukur ideja e profesionistëve. Ka ikur ajo kohë, që në Institut të Monumenteve, punonin emra si Emin Riza me kontribute te shkëlqyera në fushën e trashëgimisë, Lazër Papajani, i jashtëzakonshëm në restaurimin e monumenteve antike, Valter Shtylla, Guri Pani, Latif Lazimi e shumë të tjerë.) Qëlloi, që në kohën kur do të vinte grupi i punës, me specialistë nga më të mirët e fushës, të përzgjedhur nga Këshilli Europës, ishin bërë zgjedhjet dhe u ndryshua qeveria. Kështu, iniciativa, asokohe, pati një mbështetje shumë të madhe nga Kryeministri që erdhi, Edi Rama. Madje, ai urdhëroi dhe ministren e Kulturës për zbatimin e këtij projekti. Natyrisht që u bënë disa takime me specialistë dhe arkitektë të shkëlqyer para se të formulohej projekti. Projekti ishte i shkëlqyer për të gjithë në të cilin përfshihej Amfiteatri, muret e kullat e periudhës bizantine, kullat Veneciane dhe muret Ottomane. Kështu, qeveria Rama, asokohe jo vetëm që mbështeti projektin, por edhe filloi fazën e parë të realizimit të tij, duke prishur disa banesa që ishin ndërtuar në Arenën e Amfiteatrit dhe dëmshpërbleu pronarët përkatës.

Po në rastin e Teatrit Kombëtar, si u bë aplikimi dhe përballë qeveritarëve tanë që e konsideruan të pavlerë godinën, çfarë pa kjo organizatë me vlerë në të, për ta marrë në mbrojtje?

Për rastin e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nëpërmjet fondacionit “Gjirokastra”, aplikoi tek “Europa Nostra”, ku në muajin Mars, u përzgjodh si “një nga 7 monumentet më të rrezikuar në Europë”. Kjo përzgjedhje u bë, për vlerat e ndërtimit dhe funksionit të tij, në kohën kur u ndërtua dhe për dekadat që funksionoi. Ishte objekt 80-vjeçar, tipik i ndërtimeve të asaj periudhe dhe për më tepër, me një arkitekturë moderne për kohën, pavarësisht se sot shumë persona e trajtojnë si minimaliste. Kishte një strukturë të brendshme shumë interesante nga ana konstruktive, nga ana audioizolimit, termoizolimit etj.

Madje, ato që shpesh i quajnë pllaka me tallash, ishin pllaka termoizoluese të bëra qëllimisht, me teknologji shumë interesante. Para disa kohësh, kur flitej për prishjen, thuhej se Teatri ishte projektuar si godinë provizore, por ne gjetëm projektet origjinale të arkitektit Giulio Berte, ku duket qartazi, se ai objekt, që në fillim u projektua dhe u ndërtua për të qenë Teatër. Interesante është se edhe ndërhyrjet që iu bënë pas vitit 1945, janë të gjitha të dokumentuara. Për shembull, një nga dokumentimet e ndërhyrjeve është për disa punime hidraulike dhe elektrike, të cilat kanë firmën e arkitektit më të mirë të asaj kohe, që ishte Andon Lufi, mbesa e të cilit është sot ministre e Kulturës.

Si mund të bëhej restaurimi i godinës së Teatrit, përmes “Europa Nostra-s”?

“Europa Nostra” nuk bën restaurime. Do të shihej mundësia e aplikimit te partnerët e “Europa Nostra-s”. Organizata do të sillte specialistët e saj, që ta vlerësonin në bashkëpunim edhe me vendasit, për të bërë më pas edhe planin se si do të veprohej. Dua të nënvizoj këtu faktin, se të gjitha projektet e “Europa Nostra-s”, që u përzgjodhën te “7 monumentet më të rrezikuara në Europë”, bëhen gjithmonë në akord me qeveritë e vendeve përkatëse, në kushte bashkëpunimi. Për shembull, një nga monumentet që është shpallur në rrezik, është një Minierë Floriri në Rumani, të cilën qeveria Rumune donte ta shfrytëzonte, por pas përzgjedhjes hoqi dorë, duke e shpallur monument kulture të mbrojtur. Po ashtu, një tjetër objekt i periudhës së Realizmit Socialit në Bullgari e të tjera monumente në Itali, Spanjë, Angli, etj. Pas përzgjedhjes nga “Europa Nostra”, në këto monumente dërgohen specialistët më të mirë të organizatës, për të kontribuar profesionalisht për konservimin dhe restaurimin e këtyre monumenteve, që janë pjesë e memories së vendit ku gjenden. Edhe Teatri Kombëtar, ishte memoria e Tiranës, memoria e Shqipërisë dhe memorie e Europës.

“Europa Nostra” bëri disa letra për krerët e shtetit shqiptar, ku u kërkoi të hiqnin dorë nga shembja. Në dijeninë tuaj, a ka pasur ndonjë përgjigje prej ndonjërit, qoftë edhe për të argumentuar rrënimin e godinës?

Është e vërtetë, “Euopa Nostra” iu është drejtuar disa herë zyrtarisht me shkresa Kryeministrit, Presidentit dhe kryetarit të bashkisë. Asnjëri nga këta nuk i ka kthyer përgjigje, përveç faktit që presidenti ka qenë zyrtarisht në mbrojtje të Teatrit. Të tjerët nuk i kthyen asnjëherë ndonjë përgjigje këtyre letrave shumë të sakta dhe shumë profesionale, të ardhura nga kjo organizatë.

Ju treguat, se edhe përgjatë diktaturës, janë bërë ndërhyrje profesionale në Teatër si në rastin e arkitektit Lufi, pse pas kësaj u la të degradonte?

Mendoj se diçka e tillë është bërë qëllimisht. Natyrisht, që aty kishte nevojë të bëheshin konservime dhe restaurime, pasi ishte një godinë e vjetër dhe e pamirëmbajtur, por jo që të shembej. Studentëve të mi, u kujtoj gjithmonë, thënien e një prej mbrojtësve të trashëgimisë kulturore në Angli, William Morris. Ai ishte studiues, piktor, si dhe krijues i një shoqate të quajtur “Anti-skrap” dhe gjithmonë theksonte: “Ne nuk jemi pronarë të këtyre objekteve, ne i trashëgojmë nga paraardhësit tanë, për t’ua lënë brezave që do vijnë, në po atë gjendje identike, në të cilën i kemi gjetur”. Pra, ai ishte kundër ndërhyrjeve që çonin në tjetërsim, dhe ishte pa diskutim kundër shembjes. Në qendër të Londrës është Teatri “Globus” i ndërtuar që në kohën e Shekspirit. Ky objekt u dogj në shekullin XVII dhe u rindërtua. Askush sot në Londër nuk e çon ndër mend shembjen e tij, për shkak të ‘arkitekturës së vjetër’. Përkundrazi, ai mirëmbahet, ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të jepen shfaqje, që është ëndërr të shkosh e t’i shohësh. Dhe në këtë formë, duhet të ishte bërë edhe Teatri ynë.

Pati shumë zëra me peshë, specialistë në fushën e arkitekturës, restaurimit, studiues etj., që e kundërshtuan shembjen… Profesor Emin Riza, madje ngriti zërin disa herë, duke propozuar që të shpallej Monument i Kategorisë së Dytë…, por u shpërfillën. Si e shikoni këtë?

Ajo godinë e ka ende statusit e Monumentit të Kategorisë së Dytë, pasi ligjërisht ende nuk është hequr nga lista. Edhe në këtë pikë luhet shumë nga institucionet që paguhen për mbrojtjen e monumenteve. Objekti i Teatrit Kombëtar si pjesë përbërëse e gjithë Ansamblit Arkitektonik figuron në listë si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, me VKM nr. 180, datë 13 Prill 2004. Madje, në vitin 2015, kur drejtues në Ministrinë e Kulturës ishin po të njëjtët, që drejtojnë sot, Teatrin e vunë përsëri në mbrojtje paraprake. Në vitin 2017 u reduktua qendra historike, por Teatri nuk u hoq nga zona e mbrojtur. Deri më sot, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave, ku të thuhet se këtij objekti i është hequr ky status. Pra, si përfundim, Teatri Kombëtar, edhe sot është Monument Kulture i Kategorisë së dytë, status që nuk i është hequr ligjërisht.

Siç ju thoni, mbetet statusi i godinës (tanimë inekzistente) si Monument i Kategorisë së Dytë, si e shikoni faktin që vetë drejtorja e IMK, Arta Dollani, vë firmën për shembjen e tij?

E turpshme! Është shumë e turpshme! Nuk arrij ta kuptoj mungesën e profesionalitetit të këtij personi. Madje, po ju përmend një rast, të cilin e kam kritikuar gjithmonë, sepse edhe sot, Teatrin e Butrintit vazhdon ta quaj Amfiteatër. Studentët e Arkitekturës, që në vitin e parë e kanë mësuar ndryshimin konceptual, ndërmjet Teatrit dhe Amfiteatrit. Butrinti ka Teatër. Amfiteatër, në vendin tonë deri më sot, ka vetëm Durrësi. Përpos kësaj, asnjë arkitekt, nuk mund të firmoste shembjen e Teatrit. Më vjen keq për ata që e kanë bënë!

Profesor Riza, zv. ambasadori i OSBE, Robert Wilton (në cilësinë e studiuesit), e të tjerë emra me peshë, u shprehën se Tirana nuk e ka luksin për të prishur objekte të vjetra historike, pasi i ka të pakta. Çfarë i mbetet Tiranës prej memories historike në këtë kontekst?

Së pari, nuk e ka luksin, e dyta, pse duhej të prishej? Një Teatër i ri mund të bëhej diku tjetër, ka hapësira plot. Unë kam qenë dhe kundër prishjes së stadiumit. Ai stadium, duhej të ruhej ashtu sikundër ishte. Tanimë stadiumi i ri ka prishur të gjithë peizazhin arkitektonik të zonës. Nga shumë persona dëgjova që kërkonin të gjenin si justifikim faktin që Teatrit kishte arkitekturë fashiste… mirëpo në ato vite, për projektimin e tij dhe të objekteve të tjera, erdhën arkitektët më të mirë italianë. Ishin po ata arkitektë të shkëlqyer, që kishin projektuar në Romë, nuk erdhën arkitektë të kategorisë së dytë. Më ka bërë shumë përshtypje në zonën e Garbatellës (Romë) në Itali, (një zonë e ndërtuar për banorët, shtëpitë e të cilëve u shembën pasi ishin ndërtuar mbi rrënojat e forumeve romake, nga Koloseu deri në Qendër të Romës) ishte një rrugë me emrin “Luigi Luiggi”, i cili ka qenë një nga inxhinierët hidroteknik, që kishte ardhur në Durrës dhe që ka bërë projektin për tharjen e kënetës. Pra, te ne asokohe erdhën specialistët më prestigjiozë, emra të respektuar, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Ata bënë këtë lloj stili arkitektonik dhe këtu dua të theksoj se koncepti urbanistik në Bulevard, është një koncept i bukur dhe shumë i avancuar.

Ju e përmendët faktin se stadiumi nuk qëndron në harmoni në lidhje me objektet e tjera, diçka e tillë është diskutuar nga specialistët edhe për projektin e Bjarke Ingels…

Bjarke Ingels është një nga arkitektët e mirë të botës, por ai projekt mund të shkonte diku tjetër, jo aty. Nuk mund t’u ndërhysh me dhunë këtyre godinave ekzistuese. Ajo godinë e projektuar për t’u ndërtuar aty, nuk lidhet me objektet e tjera, përpos idesë tronditëse që do ndërtohet aty ku ishte një objekt historik, një memorie arkitektonike e kulturore. Dhe nga aspekti ekonomik, që përmendet shpesh, ajo godinë duhej të ruhej, se vlera e restaurimit nuk do të shkonte aq sa për të bërë të gjithë këtë ndërtim masiv. E njëjta gjë, vlen edhe për rastin e stadiumit. Kujtoj që gjatë periudhës së ndërtimit të Stadiumit, një prej specialistëve të Institutit tha se “po e restaurojmë”, gjë që ishte një tregues shumë i fortë injorance. Si mund të flitet në këtë rast për restaurim?!

Sikundër për stadiumin, edhe në rastin e Teatrit nuk mund të flitet më për restaurim, por për ndërtim. Profesor Riza theksoi se ajo vlerë është e pazëvendësueshme. Në këtë aspekt, çfarë mund të sillte prej saj rindërtimi i premtuar prej artistëve që e mbrojtën?

Rindërtimi mbetet me vlerë simbolike, për të thënë: DO ta ribëjmë siç ishte, kundër ndërhyrjes, që ndodhi aty. E keqja është se tek ne nuk fitohet me qytetari, pasi nëse do të ishte ashtu, objekti do të ishte ende.

Të martën ishit në protestë bashkë me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?

Ata njerëz unë i kam parë me respekt të thellë, tek mbanin një protestë të bukur qytetare, një protestë me art, ku ftuan personalitetet më me peshë të vendit, por jo vetëm. Vetë zv. Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, u ngjit në atë skenë për të recituar dhe ky ishte një mesazh simbolik. Ata artistë, për mua janë heronj! Patjetër që në 18 maj dola në protestë, por ajo nuk qe një protestë e zakonshme. Ishte një protestë dhimbjeje. Dhimbje për Teatrin që u prish. Një protestë për mbrojtjen e qytetarisë, për mbrojtjen e memories, për mbrojtjen e kulturës të këtij vendi, ku ne kemi lindur e jemi rritur.

Dikush e quajti shembjen e Teatrit “vdekjen e dytë të Maks Velos”…

Maksi Velo ka qenë një nga personat më të përkushtuar për këtë kauzë. Keqardhjes sime të madhe për ndarjen e tij nga jeta, i shtohet edhe kjo ngjarje. Mendova se shpirti i Maksi Velos do ta ruante Teatrin, sa keq për ata që e prishën!

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

VIDEO/ “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”/ Protestë e hetshur në Shkodër për godinën e Teatrit Kombëtar

$
0
0

Artistë të rinj të teatrit “Migjeni” në Shkodër kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

1

Të rinjtë mbajnë në duar mbishkrime ku thuhet “Teatri është shtëpia ime”, “Unë jam teatri”, “Shembët godinën por jo teatrin”, “Jetojmë për lirinë”, “Dhuna nuk më përfaqëson”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, “Jo diktaturës”, “Zgjohu”.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb mëngjesin e së dielës së shkuar rreth orës 04:20 minuta mes protestave të shumta të artistëve, të cilët kanë qëndruar pranë Teatri për 27 muaj.

“Vendi po rrëshqet në situatë pasigurie”, regjisori Robert Budina thirrje nga protesta: Nëse Prokuroria s’ vepron me shpejtësi, qytetarët me të gjitha format do…

$
0
0

Regjisori Robert Budina tha sot në fjalën e tij në protestën e dytë për shembjen e Teatrit se Aleanca për Mbrojtjen e tij nuk do të tërhiqet.

“Ne nuk do tërhiqemi se jemi kockë e fortë”.

Budina i ka bërë thirrje drejtësisë të zbardhë dhunën policore mbi artistët dhe qytetarët

.robert budina protesta e dyte

“Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist që u krye mbi artistët e qytetarët e intelektualët, kemi të gjitha pamjet si tërhiqen zvarrë intelektualët se doni të mbronin kulturën e dinjitetin tuaj”.

Robert Budina protesta 20 maji

“Nëse nuk ka një reagim , qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten e pasuritë e tyre me të gjitha format”, tha Budina, teksa lexoi një deklaratë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Kryeministri tha bëj çfarë të dua se i kam votat, por a i ka votat?
Ja treguam 2 vjet e 3 muaj edhe e çuam në dëshpërim total që të kryente akt terrorist, e shembi Teatrin për të na thënë se është i fuqishëm, duhet të qëndrojmë gjatë të fitojmë demokracinë”.

Sipas Budinës, “faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi të skëterrshme për atë që po ndodh në Shqipëri, moto jonë është jo “ik ik”, po “eja eja”, ai që duhet të ikë duhet të iki vetë”.

Ne akuzojmë direkt kryeministrin Edi Rama, kryetarin e nenkryetarin e Bashkise, drejtorin e Teatrit Kombetar, keshilltarin e Bashkise, ministrene Kultures qe me veoprimet e mosveprimet e tyre kane provokuar ate akt dhune te 17 majit Nje hap i pare, eshte ndalimi i cdo punimi ne truallin e Teatrit Kombeter, kerkesa nga ana e prokurorise e sigurimit te proves, e shpallja e procedimit penal per te gjithe te perfshiret, nese ska reagim te shpejte nga prokuroria, do jemi ne qe do kerkojme me force. Ju bej thirrje autoriteteve te drejtesise nderkombetare te reagojne, vendi po rreshket ne situate pasigurie”, tha Budina në fund të fjalës së tij.

 


“I thërriste në kafe e dreka të fshehta, u blinte dhurata”- Shkrimtarja Flutura Açka tregon si u përçanë artistët për Teatrin: Për kundërshtaret, nisën të rrëmojnë për familjet, dashnoret e…

$
0
0

Flutura Acka Veliaj-dashnoretShkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka zbërthyer takimin e një ditë më parë të kryebashkiakut, Erion Veliaj në një familje të Kombinatit, ku foli për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Açka, thekson se prej muajsh kishte një fushatë për të përçarë artistët dhe se disa prej tyre u thërriten në dreka, e kafe, madje iu blenë dhe dhurata.

Kurse për kundërshtarët, Açka thotë se: “kishte nisur një fushatë të tërë përçarjeje dhe denigrimi për kundërshtarët, se kishte kurdisur një aparat të tërë malinj që të rrëmonte të kaluarën e tyre, familjen, fisin, miqësitë, prejardhjen, gratë, dashnoret, dëftesat e shkollave, dëshmitë e penalitetit”.

 NGA FLUTURA AÇKA

Mister pupuliti

Dje rastësisht më zuri syri një video të vizitës së Kryebashkiakut të Tiranës në një familje shqiptare, nga ato të shpeshtat e stilit “plagium” të tij, për të cilat jo shumë dekada më parë dënoheshe në Itali. Pasi e kishte hequr maskën e tij të shtrenjtë FFP2 (apo FFP 3, të cilën po ta vësh në Europë sot në publik, gjobitesh, sepse ruhen vetëm për ekipet mjekësore që përballen drejtpërdrejt me Covid-19), me një tortë në dorë, tek përqafonte zonjën e mirë të shtëpisë që po vizitonte, i foli edhe për Teatrin Kombëtar dhe i kërkoi asaj miratimin popullor të shembjes dhe madje sakatoi me të edhe me zhurmën që kishte bërë Teatri Kombëtar tek “thyente hundën” para forcës së tij, mu ashtu siç meritojnë ndërtesat e shëmtuara.

Madje shtoi me sigurinë prej “Alice and Bob” se asnjëri prej atyre që janë kundër shembjes, nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër! Po i fliste një njeriu, që jo për faj të saj, mund të mos kishte qenë ndonjëherë në teatër dhe as e dinte se ç’është teatri si koncept, si një nga helikat e padukshme të ADN-së së njerëzimit.

Një natë më parë e kisha parë në një studio me një copë pupuliti në dorë tek kafshonte ajrin që nxirrte nga nxitimi se mos i harronte justifikimet që do të përdorte për gjëmën që i kishte bërë teatrit, në një nga ato shoë të mbrëmjes ku thirren shpesh për t’u pastruar politikanë, të cilët në mëngjes janë në shkallët e gjykatës a në derë të prokurorisë, studio ku kanë rast të kërcënojnë gazetarët.

I foli asaj nëne të mirë me një ngazëllim të paparë, a thua se po vinte drejt e nga ceremonia e inaugurimit të Teatrit të ri Kombëtar. Por atë që nuk i tha asaj nëne – e cila, ngaqë e ka televizorin argëtim, mendon se ata që dalin më shpesh në televizor janë burra më të mirë prej krejtve – ishte se deri te dita e krimit të shembjes së Teatrit Kombëtar, ai kishte bërë disa krime të vogla dhe të mëdha njërin pas tjetrit. Se kishte nisur emisarë prej muajsh e muajsh me fletushka nëpër festivalet teatrorë për të intimiduar aktorë që të firmosnin kundër teatrit. Se bashkë me vrapin për shembjen e teatrit, kishte nisur një fushatë personale mjalti me ata që besonte se mund t’i blinte, se i thërriste për kafe e dreka nëpër saletet e fshehta të një hoteli të njohur në qendër, u blinte dhurata, mbase edhe ndonjë zarf.

Se kishte nisur një fushatë të tërë përçarjeje dhe denigrimi për kundërshtarët, se kishte kurdisur një aparat të tërë malinj që të rrëmonte të kaluarën e tyre, familjen, fisin, miqësitë, prejardhjen, gratë, dashnoret, dëftesat e shkollave, dëshmitë e penalitetit, gjithçka që ai duket se e ka mjeshtri për të ndërtuar alibitë e tij, për të përbaltur “armiqtë” që vendosën të qëndrojnë dhe të mos shiten. Nuk i tha asaj nëne të mirë se ishte betuar para shefit të tij të bënte dorëzaninë për ta shembur Teatrin Kombëtar, jo ngaqë ishte trim, por se mori garancinë se do të ishte atavizma e tij në politikë. Nuk i tha se kishte përdorur qindramijë policë të të gjitha skuadrave, skuadriljeve e strukturave që njihen në këtë vend kundër një grushti artistësh e njerëzish të paarmuar, të cilët nuk mendojnë si ai. Nuk i tha se kishte shkruar natën si cubat, si kusarët për ta zënë në grackë ndërgjegjen dhe psikikën e aq njerëzve të lidhur si me frymën e tyre me atë teatër.

Nuk i tha se kishte thirre orën e tij të ligë për të tërhequr zvarrë një grusht idealistësh që kishin filluar ta donin atë ngrehinë më shumë se shtëpinë e tyre, pikërisht se ishin trembur se mos e humbnin. Nuk i tha asaj nëne se nuk kishte pritur që të gdhihej mirë, as të thaheshin lotët e atyre që qanin para rrënojave (dhe që janë qytetarë të tij që duhen respektuar), për të dalë e folur e për të bërë protagonistin edhe në një ditë të tillë zie për kulturën dhe historinë shqiptare. Nuk i tha asaj nëne se për herë të parë në atë broçkullitje të radhës, të mbushura me gënjeshtra, mesazhet që e kishin shoqëruar online kishin qenë të gjitha negative, absolutisht negative. Nuk i tha se për herë të parë edhe ata njerëz që ishin mësuar të hapnin statuse anonime, ku hynin dhe i bënin fërtele kundërshtarët e tij, atë ditë ishin topitur, pasi edhe ata ishin mërzitur, sikur zogjtë, sikur pemët, sikur insektet, sikur gurët e atij teatri në të gdhirë të asaj të diele tinzare.

Nuk i tha asaj nëne se po atë ditë në një nga gazetat me të mëdha europiane, akti i tij ishte quajtur “akt nazist” dhe se i kishte shqetësuar ata “miqtë e tij” europinë, të cilët nuk harronte t’i doroviste me pemë të ngulura kuturu në emër të tyre. Nuk i tha se kishte gënjyer duke thënë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij, aq i vështirë, sa nuk kishte pritur as dhjetë ditët ligjore për ta shembur.

Nuk i tha asaj nëne se sa gjurmë të pista kishte lënë tek nxitonte për t’ua prishur shtëpinë artistëve, nga të cilat nuk e shpëton dot më asnjë drejtësi, sigurisht nëse ka drejtësi diku ky vend. Se i kishte shtyrë kompanitë celulare që të shkelnin të drejtat e njeriut dhe t’ua këputnin valët asaj shpure artistësh të zënë në grackën e lodhjes atë natë. Se një ditë më parë kishte folur për mola dhe krimba që po ia hanin vlerën e çmuar brenda atij teatri, por që të nesërmen i zuri pa kurrfarë dhimbjeje e respekti nën rrënoja. Nuk i tha se kishte pritur një çast shkujdesjeje të Opozitës për ta shembur teatrin dhe se nëse nuk ia gjente anën Opozitës, e cila deri tani i kishte hedhur vetëm ca shashka, atëherë po, mund të kishte probleme me gjithë këto marifete prej marifetçiu “që nuk ia hedh njeri” (siç i përbetua para copës së pupulitit që e kishte marrë me vete në studio). Nuk i tha se mund ta kishte punën pisk nëse Opozita bënte një premtim publik për ta çuar deri në fund drejtësinë ndaj inkuizitorëve të Teatrit Kombëtar.

Nuk i tha se ka një mik “armik të popullit” që rreh, dhunon, zvarrit, helmon, verbon shqiptarët që protestojnë, pasi ka pirë edhe ai “drogën e pushtetit”. Nuk i tha se ai parku që pretendon se ka bërë brenda parkut të madh, ia nxorri kallp Koronavirusi, ngaqë nuk i hyri kujt në punë, siç do t’i kishte hyrë po të kishte bërë me ato miliona parash dhjetëra parqe të vegjël mes pallateve. Nuk i tha se ai sheshi që lëvdon prej ngrehaluci, është i vetmi në llojin e tij për një kryeqytet europian, i tillë, që ditën i duken zorrët mes ferrave dhe natën është i pakalueshëm prej mungesës së dritave nëpër shkurrishtat. Nuk i tha asaj nëne të mirë se tek ai stadium që ai e shet si koloseun e Tiranës, edhe bari refuzon të mbijë dhe është një ndërtim agresiv dhe i pabukur. Nuk i tha se kishte fyer me një cinizëm të pacak Europa Nostra-n si njëfarë OJF-je pa rëndësi, duke harruar se prej njërës së atyre gjërave pa rëndësi u kishte mbirë edhe ai vetë në derë shqiptarëve. Nuk i tha se nën rrënojat e teatrit kishte mbetur edhe flamuri shqipar që qëndrestarët e mbanin përherë aty. Sa gjëra nuk ia tha dot asaj nëne të mirë ai.

Sepse, sikur ta kishte bërë këtë, ajo do t’i kishte thenë: “Po të paska dalë kallaji, mor djalë!”. Ose, sipas gjuhës së preferuar të tij dhe të shefit të tij: “Të paska dalë pupuliti, mor djalë!”.

Pas këtyre gënjeshtrave që i tha asaj nëne, ajo u ngrit dhe i bëri një kafe bojëkafe, sepse ajo e di se kafet e zeza duhen vetëm për të mbledhur zemrën, dhe ky “çun garip” nuk kishte bërë asgjë për të qenë i pikëlluar, edhe pse kishte pikëlluar me egon e pushtetit të tij të pakontrolluar, me pangimjen e përjetshme të tipit mafioz, me përuljen latyritëse ndaj shefit, me sigurinë diabolike të plebeut, me mijëra e mijëra e mijëra shqiptarë.

 

Aurel Plasari publikon fotot e rralla të Teatrit Kombëtar: Pse duhet gënjyer?

$
0
0

Studiuesi Aurel Plasari, ka sjelle detaje dhe foto interesante nga historia e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit u shemb më 17 Maj.

teatri-2-1

Pse duhet gënjyer- pyeti Plasari në një intervistë në emisionin “Opinion”, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, pikërisht për qëllime artistike dhe kulturore.

“Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg”  nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit.  Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939.

Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunimim kulturor, artistik, shkencor etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione. Seksioni A iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencor.

teatri-1-768x528

Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashgëuar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”, tregoi Plasari, ndërsa bëri me dije, se arkitekti Xhulio Berte në atë periudhë ishte vlerësuar për prirjen e tij futuriste.

Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.

Foto-teatri-770x433

“Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”, tregoi Plasari.

Në rrëfimin e tij, historiani mohoi faktin e artikuluar së fundi se teatrit i mungonte gardëroba, dukë bërë të ditur që ajo ndërtesë ka qenë e pajisur edhe me garderobë./Opinion.al

“Aty je përsëri, pranë skenës dhe luleve, që ishin e madhja dashuri…” / Poezia “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” e Robert Shvarc, kushtuar aktorit Prokop Mima

$
0
0

robert-shvarc-poezia-prokopmikaPublikohet poezia “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” (rekuiem për Prokop Mimën) të shkruar nga përkthyesi i njohur, Robert Shvarc, “Mjeshëtr i Madh”, një nga njohësit më të mirë të gjuhës gjermane në Shqipëri, i cili u nda nga jeta më 25 prill të vitit 2003.

Poezia i kushtohet aktorit të madh të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Prokop Mima, “Artist i Merituar” e cila u dha për botim nga autori dhe u publikua në “Gazeta Shqiptare” më 2 qershor të vitit 2000, me rastin e botimit një një shkrimi dossier, për gjigandin e skenës shqiptare.

Nga Robert Shvarc

NJË BREDH NË OBORRIN E TEATRIT KOMBËTAR

(rekuiem për Prokop Mimën)

Tërë jetën tënde,

tërë jetën tënde sa të gjatë

e aq të shkurtër, kunat,

mbete një bredh, diku në të acartin veri,

një bredh i fortë,

i drejtë si qiri,

duke ëndërruar një tjetër fat –

ndoshta atë palmën e vendeve të nxehta,

ndoshta atë qiellin mesdhetar,

atë diellin tonë, atë diellin tënd

nën të cilin nuk donin

të na linin vend!…

Dhe tani, që nuk je më,

tani që të vdiqën para kohe

dhe dërrasat e skenës tënde aq të dashur

t’i kthyen në dërrasa qivuri –

tani një shpirt fisnik

të shkuli nga harrimi

e nga mosmirënjohja

e nga cmira

e nga dhunimi

dhe të përjetësoi sërishmi

në një bredh,

sipas ritit të shenjtë të romakëve të lashtë

dhe të hebrenjve të sotëm!

Aty je përsëri, kunat,

pranë skenës tënde,

pranë fjalës tënde të kristaltë

të gjuhës sonë burrërore,

pranë luleve të tua që ishin

e jotja e madhja dashuri, pranë jetës tënde,

mes shokëve të tu!

Aty je përsëri,

i thjeshtë e pa babëzi

titujsh e kurorash –

dhe do të bëhesh

një bredh shtatlartë  i drejtë,

siç ishe në jetë.

Memorie.al

“Zoti i vraftë, zoti i bekoftë”/ Përjetimet drithëruese të aktorit Naun Shundi: Mora ca thërrmija nga teatri, i mbolla në bahçe me shpresën se…

$
0
0

Artistët që ishin kundra shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, e kanë të vështirë tashmë të kalojnë në zonën ku kanë mbetur vetëm inerte, e asnjë gjurmë e asaj godine me shumë vlerë shpirtërore për ata që ‘jetuan’ e punuan me vite në të.

Teatri-i-Prishur2

Drithëruese janë fjalët e aktorit Naun Shundi, teksa përcjell për “Panorama” përjetimet që i dha të shihte se prej teatrit tashmë kishin mbetur disa thërrmija.

“Duke m’u dridhur gjunjët dhe me një rrahje pulsi sa dyfishi i të zakonshmes, munda t’i afrohem godinës ose ish-godinës së Teatrit Kombëtar.

Munda të marr një copëz të vogël të tempullit “Teatër” dhe me shumë kujdes e çova në shtëpi. Meqë kam fat të kem një shtëpi me bahçe, hapa një gropë të vogël dhe e mbolla aty. E ujita shpresëplotë që do të mbinte përsëri.”, shkruan ndër të tjera aktori.

E PLOTE NGA NAUN SHUNDI

Naun_shundi

Duke m’u dridhur gjunjët dhe me një rrahje
pulsi sa dyfishi i të zakonshmes, munda t’i afrohem godinës ose ish-godinës së Teatrit Kombëtar.
Gjithçka ishte rrafshuar. Nuk kishte asnjë shenjë të Teatrit të mbetur. Me gjithë ruspat që e prishën, me gjithë kamionët që bënë transportin
e inerteve, diçka ama ngeli. Disa thërrmija në atë oborr.

Munda të marr një copëz të vogël të tempullit “Teatër” dhe me shumë kujdes e çova në shtëpi. Meqë kam fat të kem një shtëpi me bahçe, hapa një gropë të vogël dhe e mbolla aty. E ujita shpresëplotë që do të mbinte përsëri. Edhe ata dhjetëra kamionë që kanë transportuar copëzat e shenjta, mbase nuk e dinë që kudo t’i kenë hedhur, aty do të mbijë një teatër i ri. Zoti do të sjellë shi dhe ku ka copëza tempullore, aty do të mbijnë me qindra teatro. Kam një vajzë në Francë.

Do t’i dërgoj një thërrime tempullore, që ajo ta mbjellë në një park të Francës. Franca do ta pranojë këtë farë kulture, qytetërimi dhe shenjtërie.

Ata që vunë dorë mbi Teatrin, zoti i vraftë! Ata që e mbrojtën Teatrin, zoti i bekoftë!

“Një bandë e fiksuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron”, reagon ashpër vajza e aktorit Robert Ndrenika

$
0
0

Për vajzën e aktorit të madh Robert Ndrenika, shkatërrimi dhe shembja e Teatrit është e dhimbshme.

11136773_10152770415495947_7816512037735038519_n

Kjo vepër Diana Ndrenikës i sjell në mendje diktaturat totalirare, për të cilat thotë se ajo kohë i jepte përparësi artit e teatrit.

Teatri-i-Prishur2

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Por sot, në demokraci, vajza e aktorit Ndrenika “merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte”.

Në fakt, demokracinë e ëndërruar për shqiptarët, Diana Ndrenika e barazon me atë që e quan “diktaturë hibride që po jetojmë”

“Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip”, shkruan ajo.

diana ndrenika

INTERVISTA/ “Dilni, Teatri po shembet”, aktorja rrëfen dhunën dhe tmerrin e 17 majit: Erdhën me vetëdije të plotë që mund të na vrisnin, polici më tha…

$
0
0

ANILA DEDAJ/ Mëngjesin e 17 majit, ndërsa së bashku me Neritan Liçajn ishin vendosur në tarracë të Teatrit Kombëtar për të mbrojtur godinën, fadromat dhanë goditjet e para”, siç aktorja Juli Emiri rrëfen.pjimage (1)

Hapat e rëndë të policëve të armatosur teksa ngjiten shkallëve, ajo i kujton mirë. Ishin afro 30 a më shumë trupa të armatosur, përballë dy aktorëve, ndërsa rreth 1500 të tjerë po terrorizonin në çdo cep të Teatrit. Teksa zbresin shkallët e fadroma bën të sajën, ajo i thotë njërit prej tyre se mund të ketë të tjerë brenda. Përgjigjja e tij e bën të kuptojë se çdo lloj rezistence do të ishte e kotë. “Aty le të rrinë”, i thotë, ndërsa siç tregon aktorja, prej tyre nuk u bë asnjë lloj kontrolli për t’u siguruar që askush s’do mbetej nën rrënoja pas shembjes. “Dhe kur fadroma shembi hollin, nuk kontrolluan nëse dikush mund të ishte pas dere”.

Neritan Liçaj në pranga, Julin që e tërheqin, ndërsa s’i mbetet gjë tjetër veçse, ndërsa hyjnë në skenë, të ulërasë në ndihmë të miqve të saj me sa të mundet. “Nëse ka njeri, të dalë se kanë filluar fadromat”… Është pa dyshim shfaqja e fundit e më tragjikja që është dhënë në sallën “Kadri Roshi”, por me sa duket, në fund, në vend të duartrokitjeve, përveç dy teatrove të shembur, mund të kishte edhe viktima. “Ata kanë ardhur me vetëdije të plotë që mund të na vrisnin”, tregon Emiri. Aktorja rrëfen për “Panoramën” protestën e Teatrit prej shkurtit të 2018-ës, netët në ruajtje të tij, përplasjet me Policinë deri te tronditjet e mëngjesit të shembjes së objektit historik. Ajo shpjegon më tej shkaqet se pse po vazhdojnë të protestojnë dhe pse qytetarët duhet t’u bashkohen.teatri

Juli, çfarë të nxiti si artiste dhe qytetare që t’i bashkoheshe kauzës së Teatrit?

E gjitha erdhi shumë natyrshëm dhe zanafillën e ka në 12 shkurt të 2018-ës, kur po diskutohej ligjin për artin dhe kulturën (projektligj), që shkelte shumë të drejta të artistëve. Mandej nisën të hidheshin ide se TKOB duhet të zhvendosej përkohësisht në Teatrin Kombëtar, ndërsa trupa e Teatrit në “arTurbinë”, siç dhe ndodhi më pas. Të gjitha këto hasën kundërshtinë e disa artistëve, mes të cilëve dhe unë. Mandej, kur doli në pah historia e shembjes së godinës dhe rindërtimit me PPP, çështja po rëndohej edhe më shumë. Sigurisht që mund të isha treguar indiferente, por si natyrë jam e ndjeshme edhe për një problem të një rëndësie më të vogël, e jo më kur flitet për diçka të pazëvendësueshme, siç është trashëgimia kulturore.

Ditë pas dite, kur ne nisëm të kundërshtonim rrënimin e godinës, dilnin në pah shumë shkelje ligjore dhe kjo e rëndonte më tepër situatën, pasi një vend mbahet nga ligjet dhe nëse as ligjet s’kanë më peshë, çdo gjë mund të pritet. Për të mos folur për aferën e vendosjes së kullës në qendër të qytetit, duke vjedhur hapësirën e teatrit. Pra, u bënë një sërë faktorësh bashkë, që ditaditës, luftën për godinën e Teatrit e shndërruan në një luftë për dinjitet. Këtë e kuptuan ata qytetarë, artistë, intelektualë, që ngritën zërin e tyre kundrejt pushtetit dhe që pushteti donte t’ua shembte fjalën bashkë me teatrin, që vendi të mos ketë më një zë të lirë qytetar. Nuk do që këta qytetarë që guxuan e ngritën një protestë kundër vendimeve të padrejta, ta çonin deri në fund atë, sepse kjo do të bëhej një precedent për të tjera rebelime, gjatë të cilave pushteti mund t’u shkiste qeveritarëve tanë nga duart.teatri

Dhe në fakt, kjo protestë nxiti rebelime të tjera, njerëzit nisën të marrin zemër dhe menduan se duhet të reagojnë kur u shkelen të drejtat. E theksoj, thelbi i protestës sonë mbetet dinjiteti i njeriut. Tendenca ka qenë jo vetëm të shkatërroheshin muret e Teatrit, por vetë historia, të shkatërrohej arti.

Dhe në fakt, artin e ka shkatërruar në shumë aspekte; qoftë për sa i përket nivelit artistik, për përmirësimin e të cilit nuk investojnë, qoftë edhe me punësimin e njerëzve jo shumë të aftë. Ne kemi dëgjuar gjatë kësaj kohe që pas Teatrit do shembet Muzeu, “Teatri i Kukullave” që ka qenë dhe Parlamenti i parë, pra ai do të zhdukë artin… Nuk ka thënë asgjë për godinat e tjera si Parlament, Kryeministri etj., por fadromat po bien vetëm mbi godinat e artit. Kjo, që diktatori të thotë “historia fillon me mua”, siç kanë thënë dhe të tjerë si ai.

Prej korrikut, ju nisët ta ruanit godinën 24 orë. Ndër anëtarët e Aleancës për të Mbrojtur Teatrin, keni qenë aty në kushte jo të favorshme, natën, në temperatura të larta, në të ftohtë. Si kanë qenë këta muaj në këtë kontekst?

Vendimi për të ruajtur godinën përgjatë 24 orëve erdhi shumë natyrshëm, si çdo vendim tjetër që është marrë nga ne. Kjo, pasi ne nuk kemi pasur dikë apo ndonjë strukturë që të na komandonte. Madje, shumë vendime tonat, për të cilat ka pasur dhe diskutime, kanë lindur si pasojë e veprimeve të paparashikueshme të marra nga kryetari i bashkisë apo Kryeministri.

Kanë qenë të paparashikueshme, pasi, ndërsa ne mendonim se ç’mund të ndodhte, duke iu referuar ligjeve, çdo aksion i tyre vinte nga hiçi. Kështu, një natë para sulmit të korrikut, na sinjalizuan për mësymjen e policëve. Ne i lajmëruam të gjithë, Berti ishte në Kosovë, erdhi brenda natës. Dhe vendosëm të rrinim atë natë aty. Pastaj natyrshëm, pas përplasjes e ruajtëm natë e ditë. Është e vërtetë që kushtet nuk ishin ato të shtëpisë, përpos kësaj na hoqën ujin, dritat, por ne nuk u tërhoqëm. Dëshira për të ruajtur godinën dhe dinjitetin e artistit, të qytetarit qe më e fortë. Gjatë këtyre muajve kam marrë një energji shumë pozitive.

Kam njohur një grup njerëzish të mrekullueshëm, që më kanë bërë të besoj te vlerat dhe që tani i shikoj si familje. Le të themi që çështja e Teatrit bëri një filtrim të mirë. Netët në Teatër, përpos asaj që ne ishim në “luftë”, kanë qenë net të gjata bisedash, diskutimesh… Teatri u bë tamam shtëpia jonë dhe ndihesha si në familje. Për të folur pastaj për Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit, mbi 70 shfaqje, artistë nga vende të ndryshme të Europës, Amerika etj., që erdhën në mënyrë vullnetare për të na mbështetur. Ka qenë e gjitha e jashtëzakonshme.protesta-teatri-3-548x375

Megjithatë, ata nuk u tërhoqën. Çfarë ndodhi konkretisht midis mbrëmjes së 16 majit dhe mëngjesit që shënoi aktin final?

Unë kam fjetur në Teatër përgjatë gjithë javës së fundit para shembjes. Kjo edhe për shkak të vendimeve të përshpejtuara, deklaratave të shpeshta të atij, që nuk e di nëse mund të quhet kryyetar bashkie. Prej gjithë këtij nxitimi, ne u angazhuam të thërrisnim sa më shumë njerëz, qytetarë, politikanë, opozitën. Kishim pasur disa sinjalizime, por mbrëmjen e 16 majit ishin bërë më të forta se zakonisht. Na thanë se kishin bërë gati kangjellat për të rrethuar Teatrin. Ne lajmëruam shumë njerëz, por ndërkohë Policia po i pengonte që të vinin.

I linin të kalonin në pedonale, në të gjitha zonat e tjera, përveçse të hynin në Teatër. Megjithatë, ne ishim shumë persona brenda, mbi 100 që ishim mbledhur. Pastaj, rreth orës 4, sikundër u bënë disa sinjalizime që nuk dolën të vërteta dhe u përhap lajmi që nuk do vijnë, që mund të jetë thënë edhe enkas, sikur u qetësuam disi. Në orën 4 fiks ishte momenti kur hyra në Teatër për të gjetur një vend për t’u shtrirë, çka ishte pak e vështirë, pasi kishte shumë njerëz. Gjatë kohës që unë isha në Teatër, dëgjova ulërimat dhe e kuptova direkt se ishte Policia.

teatri

Si reaguat?

Unë isha diku thellë në skenë. Në atë moment shikoj Tit Seranajn dhe Neritan Liçajn dhe instinktivisht u nisëm për në skenë, por aty pamë disa policë u kthyem mbrapsht. Policët nuk na ndoqën. Madje, as nuk kontrolluan nëse kishte njerëz apo jo në hapësirat e Teatrit, që ishin të shumta, dhomat e provave, palestra etj. Ne u ngjitëm direkt në tarracë. E kishim biseduar dhe më parë që nëse ndodhte, një pjesë do ngjitej atje. Në momentin që u ngjitëm në tarracë, rrinim në qetësi dhe po shikonim se ça po bëhej. Unë tentova të bëja një lidhje ‘live’, ku të lajmëroja, por valët i kishin hequr. Ndërkohë, forcat e Policisë ishin kaq të shumta e të shpejta, saqë në një moment nuk po arrija të shikoja asnjë nga ata që mbronin Teatrin.

Pra, gjithçka po ndodhte me një shpejtësi marramendëse, po vepronin sikur të kishin ardhur për ndonjë akt terrorist. Nga tarraca, pjesa nga fundi prej ku ngjiteshim, po shkonim drejt pjesës ballore. Dhe aty më shkoi ndër mend të bëja ndonjë video, të cilat i publikova më vonë. Në këto çaste dëgjojmë një zhurmë të fortë. “Fadromat!”, bërtet Neri. Aty fillojmë t’u bërtasim edhe policëve. Po ata me qetësi thoshin: Zbrisni poshtë! “Nuk zbresim”, – u përgjigjëm, por ndërkohë po dëgjonim hapat e tyre që po ngjiteshin. Shikoj te dalja në shesh, aty pikas një pjesë të grupit të Aleancës, Bert Budinën, Mirela Karabinën etj. (Këta, siç më treguan më pas, ishin fshehur në një dhomë sa hyn në holl, në katin e tretë, majtas.

Pra, kishin qenë shumë afër, pikërisht aty ku fadromat dhanë goditjet e para. Ndërkohë që po shikoja policët që po u suleshin atyre që ishin jashtë, disa prej tyre erdhën tek unë dhe Neri. Ishin shumë. Neritanit i vunë prangat, ndërsa mua më morën. Gjatë kësaj kohe bërtisja për t’iu kundërvënë. “Po instaloni diktaturën”, thërrisja. Po shqetësimi im më i madh ishte se brenda mund të kishte ende njerëz dhe ua thashë se mund të ketë të tjerë. “Aty të rrinë”, ma ktheu një prej tyre, ndërkohë që ishim duke zbritur. Pas kësaj, ç’tu thosha më. Se në momentin që ai tha ato fjalë, është e dukshme që aty mund të vriteshin njerëz dhe nuk i bëhej vonë askujt, siç duket edhe nga pamjet filmike. Në to duket qartë se këta njerëz nuk e kanë kontrolluar fare ndërtesën. Kanë ardhur me vetëdije të plotë që mund të na vrisnin. Në momentin që zbres, hyj menjëherë në skenë dhe ulëras: Nëse ka njeri, të dalë se kanë filluar fadromat!

(Dhe këtë s’donin të më linin ta bëja) Me Neritanin dolëm kështu të fundit nga godina, po ndërkohë më rrinte mendja se mos kishte njerëz të tjerë brenda. Pastaj na çuan në furgonin e Policisë për të na shoqëruar në komisariat. Aty kam ndenjur rreth pesë orë. Kur bëra deklaratën, mësova se ishin të shumtë ata që ishin arrestuar dhe ishin shpërndarë nëpër komisariate. Neritani ndenji rreth 3-4 orë më tepër.

Ka dëshmi, pamje që tregojnë dhunë, ju çfarë mbani mend?

Siç thashë, ne vetëm na tërhoqën. Neritanin e prangosën, por goditën të tjerë. Bert Budinës brenda i drejtuan kallashnikovin. Astrit Seranajn e rrahën, dëshmitë janë, ka edhe video. Jashtë Teatrit pashë që shtynin, godisnin njerëz pa u bërë gjë. Ka shumë dëshmi që tregojnë se janë rrahur.

Kanë dalë tanimë pamjet që, ndërsa shembet fasada, njerëzit janë duke dalë prej Teatrit. Në këto kushte, sipas jush, a ka mundësi të ketë nxjerrë gardërobën, rekuizitën e të tjera objekte me vlerë?

Absolutisht jo. Madje edhe në filmimet tona të fundit, duket qartë se ato janë brenda. Ata filluan shembjen pa nxjerrë absolutisht asgjë dhe kjo është një tjetër pikë që kërkon hetim urgjentisht. Se aty është varrosur rekuizita. Tani thonë që i kanë marrë, por rekuizita dhe gardëroba, të cilat kishin vlera të jashtëzakonshme, qoftë historike dhe monetare, është varrosur aty. Edhe nëse përmend vetëm goditjen ballore, fadroma nisi punën aty dhe ata s’e dinin se ç’ka pasur brenda. Ka pasur shumë materiale edhe në holl, mund të kishte qenë dhe dikush poshtë derës, por ata nuk kontrolluan absolutisht.

Si ndiheni kur pas 27 muajsh qëndrese paqësore, kryetari i bashkisë dhe Kryeministri flasin me të njëjtin përçmim si për Teatrin, ashtu edhe për këtë rezistencë?

Sigurisht që ata kanë shumë mllef. Mllef veçanërisht ndaj së vërtetës, që tani s’mund ta fshehin më. Edhe sikur njerëzit të mos kishin dëgjuar kurrë për godinën e Teatrit apo për protestën tonë, pas sulmit që ata bënë e vërteta nuk mund të fshihet më. Mjafton që njerëzit të shikojnë mënyrën se si ata erdhën dhe e shembën Teatrin, për të kuptuar se kush është në anën e drejtë dhe kush në anën e krimit. Sepse ky është krim. Është një tentativë për vrasje.

Ne u folëm me art, me kulturë, me argumente. Ata nuk e njohën këtë gjuhë. Nuk patën asnjë argument për të na u kundërvënë, se përndryshe nuk kishin pse në orën 4 të mëngjesit, në kohë pandemie, të shkelin aktin normativ, për shkak edhe të pandemisë, duke sjellë më shumë se 1500 trupa policore në Teatër. Ata erdhën me armë, me dhunë, sepse nuk kishin argumente dhe e dinin fort mirë se asnjë rrugë e drejtë dhe ligjore s’do t’i çonte te shembja e Teatrit. I përdorën të gjitha metodat: atë të propagandës, atë të përçarjes së komunitetit të artistëve, peticionet duke përdorur emrat e tyre dhe në fund u mbetën armët.

Po kësaj gjuhe, si t’i përgjigjeshim? Ne si të mbroheshim, vetëm të merrnim armët. Por të mendosh kundër kujt u ngritën ato armë. Në atë ndërtesë në mbrojtje të Teatrit kanë qenë të moshuar, gra, njerëz me shkollë, pedagogë, vajza e djem të rinj. Ishin gra myslimane që na mbështesnin në Ramazan. Orari që policët zbarkuan ishte orari i tyre i syfyrit. Atë natë, sikundër net të tjera, ato u falën aty në Teatër. Kjo është vetëm një pjesë e asaj panorame, që tregon për të disatën herë se ata kanë bërë krim. Krim dhe për orarin në të cilin erdhën. Përçmimi i tyre, mllefi që kanë është ndaj kësaj të vërtete të madhe. Ne nuk kemi përdorur kurrë as armë, as dhunë dhe kjo ka qenë protesta më paqësore që ky vend ka njohur. Përdorëm vetëm forcën e intelektit, fjalën, sensibilizimin e një numri të konsiderueshëm personalitetesh, artistësh, qytetarësh të thjeshtë. Kundrejt gjuhës sonë të paqes, artit, kulturës, ata erdhën dhe përdorën armët. Sigurisht që ata do të flasin me përçmim ndaj kësaj të vërtete, tashmë të qartë për të gjithë.

Ndërkohë protestat po vijojnë. Çfarë kërkoni konkretisht përmes tyre?

Siç e ceka, prej kohësh çështja i ka kaluar kufijtë e godinës së Teatrit. Ky akt ishte tej rrënimit të një godine historike… Kjo shembje tregoi se në vend është instaluar diktatura. Ky është momenti më kulmor, ku njerëzit nuk duhet të presin për të reaguar. Duhet të reagojnë qytetarët, Prokuroria, SPAK duhet të hetojë në mënyrë urgjente shkeljet që janë bërë. Nga më e vogla, që ata s’na lanë as të merrnim sendet personale, deri te tentativa për vrasje. Tanimë lista e shkeljeve ligjore është bërë e gjatë, duhet hetim kombëtar e ndërkombëtar. Mbetet beteja jonë që Teatri të rindërtohet ashtu siç ishte, duke ruajtur kontaktet me “Europa Nostra”-n.

Jemi përpjekur dhe për sensibilizim të ndërkombëtarëve, por duhet të kuptojmë se askujt nuk i dhemb “shtëpia” me shumë se të zotëve. Ndaj, mbi këtë qeveri që tani s’njeh limite duhet ushtruar presion. Asgjë nuk zgjidhet duke ndenjur në shtëpi e duke treguar ndjeshmëri nëpër rrjete sociale. Nuk duhet humbur kohë. O tani, o kurrë! Përndryshe rrezikojmë që të mos ketë më asnjë lloj zëri individi apo grupi qytetarësh që mund të fitojë pas kësaj. Dikush sot mund të thotë “ç’lidhje kam unë me Teatrin”, por bëhet fjalë për më shumë. Flitet që, nëse protesta e Teatrit, më e gjata e më paqësorja bie, atëherë si do mund të rezistojnë apo të arrijnë objektiva të tjera. Nëse nesër do të protestosh kur të shembin shtëpinë, nëse mbyllet kjo protestë sot, do të jetë e kotë, pasi ai mund të bëjë çfarë të dojë.

PANORAMA

“Për të drejtën mund të vras me qetësi”, Aurel Plasari tregon historinë e 81 viteve të Teatrit Kombëtar: Është ndërtesa ku ka dhënë mësim Edi Rama

$
0
0

“Po të kisha unë emisionin, do t’ia vija titullin: Pse duhet gënjyer?”. Kështu e nisi rrëfimin e tij në “Opinion”, me Blendi Fevziun, studiuesi Aurel Plasari, i ftuar për çështjen e Teatrit Kombëtar.

plasari_11

Përtej të gjitha pretendimeve me tallash dhe dopolavoro, Plasari tregoi gjithë kronologjinë e jetës së godinës së Teatrit Kombëtar, nisur që në vitin 1938, mbyllur më 17 maj 2020. Përmes fotografish dhe dokumentesh, ai tregoi se si lindi kjo godinë, fillimisht si Rrethi Kulturor Shqiptaro-Italian “Skanderbeg”, për t’iu dedikuar tërësisht Teatrit Kulturor. Teksa pranon se është i ftohtë dhe nuk e komenton shembjen, Plasari fare mirë e shpreh qëndrimin e tij, kur, që në krye të emisionit, nis ta ndërtojë historinë e tij sikur godinën e ka shembur ushtria turke.

Ndërsa numëron argumentet se pse kjo godinë duhej ruajtur për vlerat historike që ajo kishte, për vlerat arkitektonike, ai thotë se u beson argumenteve dhe vlerësimeve që kanë sjellë specialistët e fushës. Në fund, ai tha se edhe ata që e shembën Teatrin Kombëtar, e dinë se është pikërisht ashtu siç e mendon ai dhe nuk është e nevojshme ta falsifikojnë historinë.TeatriKombetar

Ka shumë paqartësi rreth godinës së Teatrit Kombëtar, si ka lindur ajo?

Në dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar flitet për projektin e themelimit të Rrethit Shqiptaro-Italian “Skanderbeg”, si nismë e qeverisë shqiptare, e Mbretit Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision e një statut dhe po hidheshin përvijimet e projektit. Ndodhen dokumentet edhe në Arkivin Shtetëror dhe në shtypin e kohës. Përurimi është më 31 maj 1939.

Që kur është projektuar, vendimi thotë “për të promovuar bashkëpunimin kulturor, artistik, shkencor, midis dy vendeve”. Me ndryshimin politik-historik në Shqipëri, me pushtimin nga Italia fashiste apo me bashkimin e kurorave, projekti nuk ndryshon dhe puna për ndërtimin e tij vazhdoi. Ky projekt për Rrethin “Skanderbeg” u mbështet edhe nga qeveria edhe financiarisht.

Ambiente të brendshme nga Kinoteatri "Savoia"
Ambiente të brendshme nga Kinoteatri “Savoia”

Si ishte konceptuar?

Konceptimi ishte në dy seksione, në dy ndërtesa. Seksioni A, i kushtuar kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës dhe u quajt Kinoteatër “Savoia”. Më tej e ndërroi emrin në kohën e gjermanëve. Seksioni B ishte seksioni shkencor, në të cilin u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, që përbën themelimin e Studimeve Albanologjike në Shqipëri, i trashëguar në vitin 1946 nga institutet që ngriti regjimi tjetër. Mjafton të përmendim emrat më të shquar të këtij instituti si: Dhimitër Berati, Aleksandër Drenova-Asdreni, Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Etëhem Haxhiademi, Kolë Kamsi, Sotir Kolea, Xhevat Korça, Nikollë Lako, Bernardin Palaj, Lasgush Poradeci, Odhise Paskali, Vincenc Prennushi, Ilo-Mitkë Qafëzezi, Namik Resuli, Justin Rrota, Eqrem Vlora, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej etj. Janë edhe 10-15 emra italianë, disa prej të cilëve kanë kontribute, disa të tjerë janë të lojës politike të asaj kohe.

Është themeli i studimeve albanologjike në kuptimin shtetëror. Të jemi realistë, nuk kemi pse ta idealizojmë këtë institut, pasi mungojnë emra si Lumo Skëndo, që është themelues i albanologjisë, që në Sofje, Fan Noli, Faik Konica, sepse ishin shprehur kundër pushtimit fashist. Kështu funksiononte në regjimet autoritare. Në vitin 1944 iu ndërrua emri në Instituti Shqiptar i Studimeve dhe në krye del At Anton Arapi. Kinoteatër “Savoia” kishte kinema dhe gropën e orkestrës, ku janë dhënë pjesë operash, janë dhënë koncerte nga Tefta Tashko, Marie Kraja dhe personalitete të kohës.TK

A ishte i njohur arkitekti Giulio Berte?

Po, ishte shumë i njohur dhe arkitektët shqiptarë e vlerësojnë për prirjen e tij ndaj arkitekturës futuriste.

Po nga ana arkitektonike, a ka pasur vlera?

Për anën arkitektonike u besoj prononcimeve të bëra nga shoqatat e arkitektëve, nga arkitektë italianë, nga Fakulteti i Arkitekturës së Firences dhe “Europa Nostra” dhe kërkoj falje se e nisa mbrapsht: U besoj vlerësimeve të Maks Velos, arkitektit Artan Raça, kritikut të artit Rubens Shima, të specialistit të monumenteve dhe akademikut Emin Riza dhe lista është shumë e gjatë e atyre që thonë se kjo godinë ka vlerë për t’u ruajtur.

Të kthehemi tek organizimi i Seksionit “A”…

Pjesa e parë ishte organizuar si një Kinoklub, ku jepeshin filma, teatër edhe koncerte, është luajtur Bethoven dhe nuk duhet të çuditemi që në 1944 është luajtur edhe Vagneri. Kinoklubi nuk kishte ndonjë inovacion për kohën, sepse Tirana kishte disa kinema shumë të mira. Kinema “17 nëntori”, në krye të herës “Nacional”, se “Rex” e quajtën italianët, ishte e projektuar nga inxhinier Luarasi, edhe më mirë dhe enkas për kinema, kombinuar me verore dhe dimërore, që komunikonin me njëra-tjetrën. Kishte një kat të nëndheshëm me central elektrik dhe kur energjia shkëputej në qytet, filmi vazhdonte. Dhe për të përfituar nga puna e centralit elektrik, aty prodhohej akull për shumë nga lokalet dhe pastiçeritë e Tiranës. Tirana kishte edhe “Glorian”, që ishte një lloj brilanti, por edhe shumë të tjera, por kompleksi “Skanderbeg” ndërthurte disa funksione, si e quajnë sot, si qendër “multikulturore”.teatri-1-768x528

Po pjesa tjetër?

Pjesa tjetër, konceptuar me ambientet çlodhëse, që janë trashëguar edhe më vonë nga Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, sepse rezidenca në rrugën “Musa Juka” nuk kishte Klub, kur mori ndërtesën tjetër, kishte Klubin e vet. Ka edhe një zonë ku lexohen gazetat. Por edhe Klubi ëhstë përdorur për koncerte nga Lola Gjoka, etj. Pjesa e dytë ishte “Pro Cultura”. Në fund të dy ndërtesave ishte një palestër bashkëkohore. Është e përshkruar në dokumente dhe e realizuar. Pishina duhet të jetë realizuar më vonë.

Fasada me kolonadë nuk u realizua kurrë?

Nuk e kujtoj. Dikush thoshte që ajo godinë s’kishte gardërobë. Kjo nuk e ndikon prishësin, sepse prindërit e tij, e dinë që ka pasur gardërobë në krahun e djathtë, ndërsa në krahun e majtë pije freskuese dhe pasta. Dhe unë si fëmijë mbaj mend këtë anë. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza. Ka pasur edhe një kat sipër, që quhej galeria, që I kishte biletat më të lira, ku shkonin studentët. Unë kur isha fëmijë kam shkuar, nëna ime ishte shkëputur nga teatri dhe kishte kaluar te teatri për fëmijë, pas një martese me biografi të keqe, por unë si fëmijë e mbaj mend, pasi shpesh aktorët çonin fëmijët.Shembja e Teatrit-dhuna

Kur nisi funksionin ky rreth kulturor?

Vënia në punë ka qenë në 8 gusht 1939. Por duhet të sqarojmë se Rrethi “Skanderbeg” kishte për qëllim “të promovojë marrëdhëniet kulturore, artistike dhe shkencore italo-shqiptare. Ky është dekreti “Albania”, nr 114, data 8 prill. Dhe shndërrohet në Fondacion me Dekretin “Albania” me nr 142. Vendimi është marrë nga ministri i Jashtëm, Ciano, për të vijuar me të tjera dekrete, si ai i 30 tetorit 1940 për ndryshimin e emrit të Institutit të Studimeve Shqiptare në Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare. E gjithë kjo kronologji është e regjistruar në dokumente zyrtare juridike. Nëse dikur ushtria turke do të gjykohej për shembjen e tij, këto janë dokumente që do të përdoreshin në aktakuzë.

Çfarë funksioni ka pasur në vitet 1940-1944?

Në vitet ’44 ka vijuar si Kinoteatër, ku janë shfaqur filmat e parë amerikanë, pasi gjatë dy viteve të Luftës librat dhe filmat amerikanë kanë qenë të ndaluar, filluan të shfaqen edhe filma jufosllavë dhe sovjetikë dhe grupi teatror i Tiranës ka filluar të japë shfaqjet e para. Mbi këtë grup u ndërtua Teatri i Shtetit, më vonë teatri Popullor e pastaj Kombëtar. Grupi kishte një traditë të viteve ’30, kryesisht në Kinoteatër “Gloria”, me aktorë të njohur si Mihal Popi, Xhevat Serezi, etj., por u shtuan edhe elementë nga grupet teatrore partizane. Pra, ishin një përzierje elementesh, që nisën të jepnin shfaqjet e para.

Aty janë zhvilluar gjatë luftës edhe takime të rëndësishme, si ai i Abaz Ermenjit, i Mustafa Krujës, që kanë mbajtur fjalime, ndërsa në dhjetor të 1944 aty shfaqet Enver Hoxha…

Po aty kanë mbajtur fjalime Mustafa Kruja në statusin e senatorit, ka mbajtur dy fjalime historike At Anton Arapi në periudhën e pushtimit gjerman dhe pas ’44-ës janë zhvilluar një ose dy seanca të rëndësishme të “Gjyqit special”, ku në ndonjë ka marrë pjesë edhe vetë Enver Hoxha në lozhë.

Ka marrë pjesë vetë Enver Hoxha në “Gjyqin special”?

Po, sepse ka dëshmi të një prej shoqëruesve të tij, që donte t’i transmetonte një ndërhyrje që i çonte Aneja. Ai nuk ka marrë pjesë në të gjitha seancat po në një ose dy.

Një incident që përmendet për godinën e shembur është një përplasje mes Enver Hoxhës dhe Misionit Britanik për praninë e Sarah Blloshmit në sallë…

Po, është një akuzë, që si tragjikomedi i është bërë tim eti se ishte përgjegjës për atë aktivitet, që “pse i çuat ftesë”. Dhe në procesverbal, i ka thënë që “ne ftesat ia kemi çuar Misionit Britanik dhe jo personave”.

Më pas, aty u vendos Teatri Shtetëror?

Në atë kohë, drejtor i Drejtorisë së Kulturës ka qenë Xhemal Broja. Në vitet e “ndërtimit të socializmit” iu la në përdorim, në funksionim vetëm teatrit, pasi Tirana nuk kishte nevojë për të tjera kinema dhe në godinë, pa dyshim herë pas here janë bërë ndërtime për t’u përshtatur me teatrin, ndërsa në godinën e dytë u trashëguan thuajse po ato struktura, sepse në vitin 1946 aty u vendos Instituti i Shkencave. Instituti i Studimeve Shqiptare kishte bibliotekë, arkiva dhe salla konferencash.

Në vitin 1940, aty është mbajtur Kuvendi i Parë i Studimeve Shqiptare, i botuar edhe në shqip edhe në italisht, ku hidhen idetë e drejtimeve që duhet të marrin studimet albanologjike në gjuhësi, arkeologji, folklor etj. Instituti i Shkencave trashëgoi bibliotekën, arkivin dhe një pjesë të mirë të projekteve të lëna përgjysmë. Që aty lindën Instituti i Letërsisë, i Gjuhësisë, Akademia e shkencave.

Pra, nuk është dopolavoro?

Po është dopolavoro, ta prishim?! Hajt ta prishim. Është ndërtesa ku ka dhënë mësim Edi Rama. Ajo tjera është shtëpia e Fashos, ajo duhet shembur, rektorati dhe Instituti ku punoj unë ka qenë “Gioventu dell Littorio”. Godinë “fashiste”, godinë “komuniste”, nuk janë koncepte estetike. Ne edhe letërsinë, edhe artet e asaj periudhe, i quajmë sipas metodës së “realizmit socialist”, sepse po t’i marrësh kështu, po monumentin e Skënderbeut, si do ta quajmë?

Fashist?

Nuk janë përcaktime këto, për këto thirr këta deputetët se këta e dinë, ose këta që qajnë hallin që kishte gardërobë apo jo. Gardërobë ka pasur dhe Biblioteka Kombëtare dhe Teatri i Operës, poshtë. Prishja e tyre që hiqnin dhe njerëz nga puna ishte kombinuar bukur se nuk kishte më para për ngrohje dhe ç’kuptim kishte gardëroba.

Kishte vlerë godina në vetvete?

Unë më duket se u përgjigja, për godinën të thashë gjithë vargun e specialistëve që janë shprehur për të.

Jo nga ana arkitektonike, por nga vlera historike…

Nga ana historike, ajo ndërtesë, edhe të prishej duhet të kishte pasur disa pllaka historike, që këtu ka ndodhur kjo, ka qenë ky institut, ka qenë kjo qendër, janë bërë këto gjyqe. Ne i kemi të mbushur “këtu banoi ai” te pallatet ordinere dhe nuk kemi ku ka kënduar Tefta Tashko, dhe elita e muzikës. Në atë sallë ka kënduar, edhe në salla të tjera, se ka bërë edhe regjistrimet që dëgjojmë të zonjës së madhe, si do t’i quajmë tani, me etiketë politike.

Shumë debate lidhen me faktin që ishte e degraduar dhe nuk restaurohej…

Për këtë janë shprehur grupe arkitektesh dhe specialistësh të huaj, “Europa Nostra”, janë shprehur ndër arkitektët dhe restauratorët më të mirë shqiptarë, sipas të cilëve është e restaurueshme, diskutojnë edhe çështjen e ringritjes unë nuk kam ndonjë nostalgji se duke u marrë shumë me histori, bëhesh i ftohtë. Nuk ke sentimente, por nëse qytetarët kanë sentimente, ajo është e ringritshme dhe Varshava është ringritur nga themelet, nuk ka ndonjë problem, biseda jonë ishte të rindërtojmë paksa historinë.

Kur filloi degradimi i jetës aty?

Pas ikjes së Klubit të Lidhjes, godina i kaloi e gjitha artit… Transformimet e kohës, që edhe artistët e qytetarët i kanë jetuar, janë të qartë, nuk kanë më vlerë në histori. Të dyja pjesët i kanë kaluar TK. Me sa mbaj mend unë, në ndërtesën e dytë u vendos studioja dramatike, para se të themelohej dega në Akademinë e Arteve.

Po në raport me arkitekturën e qytetit, çfarë klasifikimi mund të kishte si trashëgimi dhe arkitektonike?

Arkitektura zyrtare e Tiranës është kryesisht italiane dhe nuk lidhet me pushtimin, se ka filluar me marrëveshjet e 1925- 1926, lidhet ne dy marrëveshjet që quhen “pakti i Tiranës”, i parë, i dytë dhe i tretë dhe janë mobilizuar në ‘25 ose ’26. Ky angazhim i arkitektëve dhe urbanistëve italianë ka qenë në mobilizim me arterierinë kryesore të Tiranës, materniteti, banka, ministritë, përfshirje e arkitektëve italianë të periudhës politikisht të fashizmit, por të rrymave me emërtesa të ndryshme.

Në momentin e marrjes së vendimit për shembjen, cili ka qenë mendimi juaj personal?

Ka qenë se duhet të ruhej për të gjitha vlerat historike, pavarësisht nëse do të shërbente më si teatër apo jo. Që Tirana ka pasur nevojë për teatër të ri, unë e kam thënë disa herë, jo për një, por më shumë, siç ka pasur për Bibliotekë Kombëtare, ajo ku ndodhet tani nuk është mjedis për BK, por mjedis për bibliotekën e qytetit. I kemi parë gjithë hallet që nuk përballohen aty dhe është futur përkohësisht deri sa të realizohej projekti që u krye në fund të viteve ’80, por ekonomia dihej dhe dështoi.

I vetmi kryeqytet europian që s’ka bibliotekë qyteti. Edhe salla koncertesh, Tirana ka nevojë për më shumë, patjetër, por jemi një vend që edhe një sallë e organizuar mirë, që e quanim të Teatrit të Estradës, iku u zhduk dhe ndërtuan një bincë. Kjo është përgjegjësia në gjithë 30 vitet e fundit e të gjitha forcave, që kanë qeverisur dhe humbur edhe Pallatin e Kulturës, e përmenda unë gardërobën poshtë shumë e organizuar, aty e kanë bërë kafe. Dy kafet e jashtëzakonshme, ku shkonin ata që studionin në bibliotekë, i kanë bërë zyra dhe gardërobën e kanë bërë kafe. Shikoj në diskutime e thonë pse nuk fole. Kam folur. Te “Koha jonë” e kam thënë, ai ministër i PD-së, që ka bërë atë krim, të më dalë në rrugë ta pështyj. Çfarë fuqie kam më tepër unë?

Ndërkohë, shembjen në vetvete si e quani?

Nuk komentoj gjëra të tilla. Unë nuk jam njeri i sentimenteve, dalin ca që qajnë që përloten, nuk jam unë.

As nuk qan, as përlotesh…

Unë jam njeri që për të drejtën mund të vras me qetësi, nuk kam sentimente..

Në këta rast, çfarë sentimenti keni?

Ore, ca sentimenti kam unë, e shoh nga pikëpamja historike, e prishi turku mbaroi, por të mos e falsifikojmë historinë, të mos gënjejmë, kjo më shqetëson mua, të mos i falsifikojmë! Të thonë: “Kam nevojë, dua ta prish, se më ka zënë halli, për këtë, për atë”, por mos më thotë del një regjisor aty se “nuk kam nevojtore të mjaftueshme”? Në cilin vend të botës prishen ndërtesat për nevojtoret e pamjaftueshme?!

Ne kemi humbur stadiumin, Teatrin Kombëtar…

Do humbim edhe të tjerat, a kemi qenë bashkë kur jemi përpjekur për të bërë një ndikim në opinionin publik, për të ndërtuar e ruajtur Teatrin e Kukullave, si muze të parlamentalizimit shqiptar. Do prishen edhe këto, kur prishën këtë, Teatri i Kukullave një çap është.

Nuk besoj se dikush guxon të prishë godinën më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, godina ku shteti atribuoi fondet e para publike për të ndërtuar Parlament.

Ta mbyllim me të qeshur.

Keni frikë se mund të shembet edhe ajo?

Nuk kam unë asnjë frikë, jam realist, racional, mund të prishin çdo gjë.

Si shpjegohet kjo paaftësi e jona për t’i ruajtur këto godina?

Futemi në një fushë tjetër, antropologjia kulturore, si është marrëdhënia jonë me kujtesën historike

Si e kemi ne këtë marrëdhënie?

Siç e tregove ti me ato pamje, marrëdhënia jonë me kujtesën historike kjo është.

Në një intervistë që bëra, fjalët e fundit të Maks Velos ishin: Jemi të paaftë të jetojmë si popuj të civilizuar..

Fjalët e Maksit, ato janë artistike, popujt e tjerë, p.sh., kampet e përqendrimit nazist i kanë ruajtur gjurmët, disa i kanë bërë edhe të vizitueshme. Një kamp përqendrimi këtu, që brenda natës janë vrarë 104 djem, i kanë zhdukur gjurmët me buldozer, nuk duan ta kujtojnë, që ka pasur kamp përqendrimi, dhe merren se “Enveri nuk liroi ato dhe këto”, njësoj si të justifikosh Hitlerin se edhe ai tha “më kanë provokuar këta e ata”.

Të falënderoj që ishit sot në studio!

Edhe unë të falënderoj, edhe pse jam i ndërgjegjshëm se kam folur kot.

Si keni folur kot?

Nuk duan t’ia dinë, por historia është histori, për ata që i dëgjojnë nuk ka vlerë, edhe ata që e kanë prishur, e dinë që është kështu si them unë.

Keni shkëmbyer ndonjë mesazh me Ramën?

Pyetje provokuese kjo, por jam i bindur që e dinë, që puna është kështu.

Keni pasur shkëmbim me të, se shkrimi që kishit i përgjigjet një deklarate të Ramës…

Një njeri që ka ardhur nga fusha e artit, që të paktën ka një minimum profili artisti, profesionisti, pedagogu, nuk mund të thotë pupuliti, me atë çimenton e veçantë, që ka shkëlqyer në Europë në një periudhë të caktuar, nuk mund t’i thotë tallash, se nesër po të mbesë artist, do t’i thonë që nëse e quajmë atë tallash, po pikturën si do ta quajmë? Është shumë e ndërlikuar kjo. Ata nxjerrin ca kalamaj, që thonë që ka qenë kazermë e ushtrisë italiane. Kështu thotë ai krahu i djathtë apo i majtë…


Protesta e Aleancës për Teatrin në Durrës/ Mblidhen mbi 6 mijë firma për…

$
0
0

Ditën e sotme pranë “Pallatit të Kulturës” në qytetin e Durrësit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbajti një miting, gjatë të cilit u shtuan qindra firma, në Peticionin ku kërkohet të rindërtohet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në po të njëjtin truall.

11

Pedagogu Ervin Goci gjatë fjalës së mbajtur sot tek protesta e Teatrit ka thënë se në Durrës janë mbledhur 6 mijë e 8 firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit.

Gjatë kësaj proteste, ku folën vetëm artistët, iu kërkua qytetarëve, që të bashkoheshin në protestën mbarëkombëtare, më qëllim, rrëzimin e Qeverisë Rama. Regjisori Edmond Budina, theksoi gjatë fjalës së tij, premtimin e Presidentit Ilir Meta, se nëse populli ngrihet, ai do të shpërndajë Parlamentin. Ai theksoi gjithashtu, se ky Parlament që sot merr vendime për popullin, është i paligjshëm.

Adriana Tolka: Aktorët të na bashkohen, edhe unë rrezikoj rrogën!

Adriana Tolka, u shpreh se Qeveria, ndonëse shembi godinën e Teatrit, nuk ka shembur shpirtin e qytetarëve. “Ne të Alancës për Mbrojtjen e Teatrit, e kemi bërë pjesën tonë për 2 vjet e 3 muaj dhe do vazhdojmë ende. Tani është koha që secili prej jush, të bëjë pjesën e tij”, u shpreh ajo. Tolka u tha më tej qytetarëve, se protesta tanimë nuk ishtevtëm për Teatrin Kombëtar, por për të penguar që Ata, një ditë të bëjnë me shtëpitë e tyre, atë që bënë me Teatrin Kombëtar. “.Nuk mund të rrini të qetë në shtëpitë tuaja kur vendi digjet. Kuptimi i ekzistencës, shkon përtej copës së bukës. Nëse i zvogëloni kërkesat tuaja,nëse synoni minimumin aty do të mbeteni. Njeri nuk jeton vetëm për të ngrënë e të pirë. Ndaj dilni, jo për mua, jo vetëm për Teatrin Kombëtar,por për të ardhmen e fëmijëve tuaj”. Tolka u bëri thirrje edhe kolëgëve t’i bashkoheshin protestës, duke theksuar faktin, se me rezistencën që po bën, edhe ajo rrezikon vendin e punës. “Kam 20 vjet në skenë, edhe në Teatrin e Durrësit kam perfomuar, do të doja të na bashkoheshin dhe aktorët e këtij qyteti. Edhe unë rrezikoj rrogën time, që e kam të përkoshme, ndaj u bëj thirrje kolegëve të mi, pasi nuk është kurrë vonë!

Edmond Budina: Në 17 maj u vendos diktatura e mafies!

Aktori e regjisori Edmond Budina, ditën e djeshme nga qyteti i Durrësit, solli në vëmendje 17 majin, e shembjes së Teatrit, ku sipas tij, jo vetëm u vra kujtesa, por rrezikuan jetën edhe vetë artistët. Budina, evindetoi edhe shkatërrimet që i janë bërë pasurisë arkeologjike të Durrësit. “Në 17 maj u vra përfundimisht Demokracia në Shqipëri, u vendos diktatura e mafjes. Prandaj ne jemi këtu, të ngrihemi të gjithë së bashku e të protestojmë. Të ngremë zërin që ta përmbysim këtë sistem të urryer antikombëtar. Ata vranë kujtesën kombëtare, një ndërtesë 80 vjeccare, Shikoni se cckanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. Kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike, të këtij qyteti. Durrësi, duhet të ishte si Roma aq i vjetër është, por këta nuk kanë mëshirë dhe nuk njohin kujtesë kombëtare, por duan vetëm si të mbushin xhepat e tyre, si të masakrojnë. Prandaj ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë, largojmë këtë bandë që ka uzurpuar vendin”, tha ai. Më tej, Budina ndali tek ajo ccka ndodh në Parlament, që sipas tij, nuk i përngjan një vendi demokratik, dhe si dëshmi sjell ngjarjen e Teatrit. Regjiosri, ndali edhe tek roli dhe sjellja e kryeministrit, që nga njëra anë citon Kuranin,e mandej shëmb godina historike, në një kohë që vendi po kalon një krizë ekonomike, pas tërmetit e pandemisë. “E shikoni se cc’ndodh në Parlament, në një kohë që gjendja ekonomike e vendit është jashtëzakonisht e rëndë ata bëjnë tallava atje. Tallen me popullin, dërkojnë për të vrarë artistët në Teatrin Kombëtar, për të vrarë intelektualët.. Përpos të tjerave ky Parlament, është i paligjshëm , ndaj duhet të shpërndahet. Presidenti i Republikës e tha, nëse populli do të ngrihet Ii gjithi, ai do ta shpërndajë Parlamentin. Prandaj mos kini më frikë, por ngrini kokën. Ata përpiqen me cccdo mënyrë të fusin përccarjen mes popullit. E patë ccbënë në 17 maj?! Ai kryeministër, që citon vargje nga Kurani,e mban muajin e Ramazanit shkatërroi atë ndërtsë. E kuptoni sa e dhunshme dhe e tuprshme është kjo? Prandaj të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, nën flamur të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë sistem”, tha më tej ai.

Robert Budina:Kryeministri ynë është kriminel!

Regjisori Robert Budina, si dëshmimtar i mbëngjesit të 17 majit, tregoi se si Qeveria nisi të shembë teatrin me vetë artistët brenda. “Ata nisën të shembin Teatrin, me brenda disa artistë e qytetarë të pambrojtur, që kishin 2 vjet e 3 muaj atje që rezistonin për të mbrojtur demokracinë. Nëse ne sot nuk reagojmë, dhe nuk u tregojmë forcën e qytetarit jemi të mbaruar. Ne do thërrasim një protest ndërkombëtare  përballë kryeministrisë, që së bashku ta rrëzojmë atë njeri. Jemi besimplotë”, shtoi më tej Budina. Regjisori theksoi se ndonëse më herët, Rama gëzonte mbështetjen e Europës, tanimë  e ka humbur atë. “Nuk e ka më atë mbështetje, sepse  kryeministri ynë është kriminel. Nëse njerëz të kulturës soy kanë dalë në rrugë, do të thotë që s’ka më asnjë nuk ka të ardhme. Asnjë nuk ka të ardhme. Sepse artisti është ai që ndjen i pari dhimbjen e shoqërisë”, shton më tej ai.

 

Aktori Zef Deda përlotet dhe puth muret e teatrit “Migjeni” në Shkodër”- Nuk guxojnë ta prekin këtë tempull. Qeveria mafie që po shkatërron vendin

$
0
0

Aktori i mirënjohur, Zef Deda, i është bashkuar nismës së Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, të cilët ishin sot në Shkodër ku kërkuan firmat e qytetarëve për ndërtimin e  Teatrit Kombëtar siç ishte para se të shembej.

Ndërsa mori mikrofonin për të folur, Deda puthi muret e teatrit “Migjeni”, ndërsa th ai përlotur se “këtë tempull nuk guxojnë ta prekin siç bënë me Teatrin Kombëtar”.

zef deda

Aktori i madh i humorit e quajti qeverinë “mafia”, ndërsa shtoi se po shkatërron vendin.

Ata luajtën në mënyrën më të tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistët shkodranë, po të ishte vlonjati, korçari, aty përbri tij tërë natën nuk çohen këta, nuk guxojnë. Super komunistë, super fashistë. Nuk duan kulturë, nuk duan art. Ajo mafie po shkatërron këtë vend dhe e gjithë rinia jonë ka për të ikur nga këtu“, tha aktori.

“Edhe pse të lanë zhveshur e zbathur, ti pate shumë për të dhuruar”, aktorja Yllka Mujo poston foton nga Teatri i shembur dhe disa fjalë të ndjera

$
0
0

yllka mujo teatri

Aktorja e njohur Yllka Mujo ka postuar disa rreshta të ndjerë për Teatrin Kombëtar që u shemb mesnatën e 17 majit.

Në porfilin e saj në rrjetet sociale, aktorja shkruan ndër të tjera: “Ne rrenojat e tua ti mban dashurine e madhe dhe dhimbjen time te thelle, mban dritherimat e perkushtimit dhe nderimit tim!”

POSTIMI I PLOTE

Ne nderim te dashurise!

Ti me deshe ashtu siç di te doje arti! Tek ti dhashe dhe mora fryme, dhimbje, kenge, lot , kercim, lodrova si femije, dashurova, enderrova, jetova! Me rrite, me mbajte, me perkunde kur me dhimbte zemra, ti ishe kopeshti ku jeta ishte vertete e bukur! Ne rrenojat e tua ti mban dashurine e madhe dhe dhimbjen time te thelle, mban dritherimat e perkushtimit dhe nderimit tim!
Edhe pse te lane xhveshur e zbathur, ti pate shume per te dhuruar!
Mirenjohja ime per ty nuk ka kufi!

yllka mujo teatri postim

“Teatri s’është pronë partie, por e kombit”- Aktori Bujar Asqeriu: Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. As El Chapo s’u sulmua me kaq policë

$
0
0

Aktori Bujar Asqeriu tha se priste reflektim nga qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar.

i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24, Asqeriu thotë se as kryetrafikanti i Meksikës, ‘El Chapo’ nuk u sulmua me aq policë. Asqeriu thotë se Teatrin e mbrojnë personalitete si Aurel Plasari, Fatos Lubonja apo dhe i ndjeri Maks Velo prandaj qeveria duhet t’u merrte mendim.

bujar asqeriu

Ndërkohë ai thotë se nuk ka qenë kurrë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi trokisnin në dyert e partive.

Nuk doja të isha protagonist. Por kur ceka të gjitha problematikat e artistëve, nuk më tha njeri fol ti, dil ti, por i thashë prej zemrës. Më pas një sulm i paparë fyerjesh, talljesh nga më të paimagjinueshmet që mund të mendoja.
Më kanë quajtur edhe agjent të serbëve dhe grekëve për destabilizimin e Shqipërisë. Deri aty sa më thanë boll, boll. Shqipëria nuk ka problem vetëm Teatrin. Shqipëria nuk është vetëm Teatër. Koha vërtetoi që vërtet Shqipëria kishte dhe probleme të tjera jetike. Kur sot naftëtarët nuk po marrin rrogat, problemet e Astirit ende s’kanë zgjidhje. Unë jam qytetar para se të jetë artist.

Ne shyqyr ia arritëm të kemi mendime të ndryshme. Kjo është shumë e bukur. Por kush duhet të fitojë. Argumenti. Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derën e partisë politike, këta i binin partive.

Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e errës.
Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po bën atë nëdrhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë. ”- tha Asqeriu.

Nga Robert Ndrenika, tek Agim Qirjaqi, Reshat Arbana dhe…/ Biografitë familjare, divorcet dhe rolet e tyre. Zbulohen dokumentet e panjohura të aktorëve

$
0
0

Publikon disa dokumente të panjohura të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përkasin vitit 1989 dhe bëjnë fjalë mbi një korrespodencë të disa institucioneve kulturore dhe artistike të Tiranës, si Teatri Popullor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, etj., me Komitetin e Kulturës dhe Arteve të kryesuar nga Alfred Uçi, lidhur me dekorimin me titullin “Artist i Merituar” apo “Artist i Popullit”, të 12 aktorëve dhe artistëve  të njohur të skenës dhe ekranit, si:  Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha.

auto_13aeh1518512188-728x430 Të gjitha anët e panjohura të aktorëve dhe artistëve të njohur të skenës, ekranit dhe kinematografisë shqiptare, të shënuara në karakteristikat e tyre përkatëse që mbajnë firmën e drejtorit të Teatrit Popullor të asaj kohe, Muharrem Shtylla, nga biografia familjare që nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe më pas, shkollimi, profesionet dhe puna që kishin kryer, rolet dhe pjesët ku ata kishin interpretuar, cilësia e tyre, e deri tek divorcet bashkëshortore, etj.

5-1

Dokumentet që po publikojmë në këtë pjesë të librit, i përkasin vitit 1989 dhe aty janë disa propozime të bëra nga Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve të asaj kohe, Alfred Uçi, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, për dekorimin e një grupi prej 12 personash, (Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha), të gjithë artistë dhe aktorë të njohur të ekranit dhe kinematografisë shqiptare të atyre viteve por dhe më pas, të cilët kryesisht asokohe ishin të angazhuar me punë pranë Teatrit Popullor dhe gjithashtu jepnin mësim pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.

4-1-750x375

Siç shihet dhe nga dokumentet në fjalë që është nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (Fondi 14, Ap, Struktura), propozimet në fjalë pasi janë përpiluar nga institucionet përkatëse, kryesisht Teatri Popullor, janë firmosur nga drejtori i atij institucioni, Muharrem Shtylla, dhe i janë dërguar Komitetit të Kulturës, të kryesuar nga Alfred Uçi, i cili karakteristikat përkatëse për çdo njërin prej tyre, i ka dërguar në sektorin përkatës të aparatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së që asokohe mbulohej nga Enver Halili. Dhe më pas, pasi është bërë verifikimi i tyre, ato janë dërguar për miratim tek sekretari të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Foto Çami, që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë, gjë të cilën deri në vdekjen e Enver Hoxhës, e kishte mbajtur Ramiz Alia.

3-2-750x375

Për brezin e ri që nuk e ka jetuar atë kohë, theksojmë se karakteristika personale, ishte një dokument mjaft i rëndësishëm për çdo kuadër dhe prej saj varej shumë e gjitha puna dhe karriera e tij. Dy nga gjërat më të rëndësishme që nuk mungonin në asnjë karakteristikë kuadri, gjë të cilën do ta shohim edhe në dokumentin në fjalë, ishin: qëndrimi që kishte mbajtur gjatë Luftës Nacionalçlirimtare familja dhe a kishte pasur njeri të dënuar apo arratisur pas çlirimit. Ajo ishte pjesë e dosjes personale dhe mbahej në kasafortë nga dega e kuadrit e institucionit (që ishte e siguruar me hekura) dhe ajo shoqëronte nga pas kudo që mund të transferohej apo emërohej kuadri në punë të ndryshme. Po kështu, këto karakteristika përdoreshin edhe në raste dekorimesh, siç janë këto që po publikojmë. Karakteristika e kuadrit ishte një dokument që nuk para ndryshonte shpesh përmbajtjen e saj, me përjashtime të rralla kur personi pësonte gjëra tepër të rëndësishme në punën dhe jetën e tij.

2-3-750x375

Ajo që vihet re në këto karakteristika, është fakti që: edhe pse ato dërgoheshin për dekorim, aktorit të njohur, Robert Ndrenika (si dhe disa të tjerëve, si Alfons Balliçi), u janë shënuar edhe anët e “errëta” të tyre, ato biografike, si p.sh. ajo që vëllai i Ndrenikës, ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1961. Gjë e cila kurrsesi nuk mund të mbahej e fshehtë nga askush, madje as nga vetë Ndrenika, kur i duhej për të bërë biografinë e tij, e cila u kërkohej kuadrove herë pas here. Por duhet theksuar, se karakteristika e aktorit të famshëm, Ndrenika, është përpiluar me mjaft dashamirësi nga Alfred Uçi, gjë e cila solli dhe miratimin e saj dhe akordimin e titullit të lartë, “Artist i Popullit”. Pasi siç kemi parë edhe në dokumentet e tjera, ndaj Ndrenikës, ka pasur mjaft akuza, madje deri urdhëra për largimin e tij nga puna si aktor dhe dërgimin e tij larg Tiranës. Gjë të cilat i vinin për të vetmin shkak, vëllanë e arratisur, dhe “hija” e tij e ka rrezikuar shpesh herë karrierën profesionale dhe jetën e tij, por që Ndrenika mundi t’i shpëtonte vetëm në saj të punës, korrektesës dhe talentit të tij.

1-2-750x375

  •               K A R A K T E R I S T I K E

   RESHAT HAMIT ARBANA – aktor

Ka lindur në Tiranë në vitin 1940. Origjina shoqërore, zanatçi individual. Gjëndja shoqërore, nënpunës. Është anëtar Partie. Banon në lagjen Nr. 5, Rruga “Kont Urani” Nr. 23.

Qëndrimi i familjes së tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë i mirë dhe sot famnilja e tij mban qëndrim të mirë moralo-politik. Reshati mbaroi Politeknikumin “7 Nëntori”, punoi në NTASH, mallna, në fillim nga dhjetori 1959 deri në qershor 1959 si tornitor, dhe nga qershori 1959 e deri në qershor 1961, si normist po në këtë ndërrmarje.

Në këtë kohë filloi studimet për aktor në shkollën e lartë të aktorëve. Me mbarimin e shkollës në gusht 1965, deri në tetor 1972, punoi si regjizor dhe përgjegjës redaksie në Radio-Tirana.

Këta e pranuan kandidat partie dhe ka bërë stazhin e partisë në Uzinën Gjeologjike nga tetori 1972 deri në dhjetorin 1973. Pas kësaj date ka punuar në Radio-Televizion si regjizor deri në vitin 1974 dhe nga kjo datë punoi si aktor në Teatrin Popullor.

Është martuar me Afërdita Arbanën, punonjëse në Komisionin e Planit të Shtetit si ekonomiste. Familja e gruas mban qëndrim të mirë politik. Në legjislaturën e fundit është zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. Është komunist i përgatitur ideologjikisht dhe bën përpjekje të vazhdueshme për t’u thelluar në materialet e Partisë dhe të shokut Enver. Në format e edukimit në Parti, diskuton gjithmonë dhe ngre probleme për Teatrin.

 

Si aktor ka realizuar një sërë rolesh me cilësi të mirë artistike, si në pjesët “Komunistët’, “Përballë vetes”, “Vdekja e një komisioneri”, etj.

Krahas roleve në teatër, ka realizuar edhe një sërë filmash në Kinostudio dhe në RTSH.

Bën përpjekje për ngritjen e tij ideo-profesionale dhe është aktor i talentuar, gëzon simpatinë e kolektivit. Është Artist i Merituar.

Propozojmë që t’i jepet tituli “Artist i Popullit”

                                           D R E J T O R I

 20.I.1989                        (Muharrem Shtylla)

 

  •           K A R A K T E R I S T I K E

   ROBERT PETRO NDRENIKA –aktor

Ka lindur në Tiranë në vitin 1942, banues në lagjen nr. 5, Rruga “Islam Alla”. Nr. 126.

Është me origjinë nëpunës i mesëm dhe gjëndje nëpunës.

Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve për aktor në vitin 1964.

Qëndrimi politik i familjes së tij gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, ka qenë indiferent. Tani është i mirë.

I jati i tij Petro, nga Vunoi i Himarës, para çlirimit ka shërbyer në Ministrinë e Financave. Nga viti 1945 deri në vitin 1948, shërbeu përsëri në Ministrinë e Financave. Më vonë ka punuar në Komitetin e Fiskulturës në Ministrinë e Shëndetësisë. Tani është në pension. Një vëlla i tij, inxhinier Topograf, në vitin 1961 është arratisur jashtë shtetit. E jëma, Krisafgjia, para dhe pas çlirimit deri sa doli në pension ka qenë arsimtare. Ka filluar punë në Teatër në vitin 1974.

Para se të vinte këtu, ka qenë aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Është një nga aktorët e talentuar të Teatrit Popullor dhe një nga aktorët më me rendiment.

Kontributi i tij është i madh në teatër dhe në film.

Është i përgatitur ideologjikisht dhe bën përpjekje të mira për t’u thelluar në materialet e partisë dhe të shokut Enver.

Gjatë viteve të fundit, veç kontributit të tij të ndjeshëm në Kinematografi, ka realizuar shumë role kryesore ne pjesët “Nata e dymbëdhjetë”, “Kështua të dua”, “Komunistët”, “Shi në plazh”, “Vdekja e një komisioneri”, role që janë mirëpritur nga spektatori dhe kritika letrare. Mban peshë të madhe në repertorin aktiv dhe është i papërtueshëm në punë. Ndihmon shokët më të rinj në realizimin e roleve që u besohen.

Për merita në punë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, i ka akorduar titullin “Artist i Merituar”.

Propozojmë t’i jepet titulli “Artist i Popullit”.

20.1.1989

                                 D R E J T O R I

                                (Muharrem Shtylla)

  •            K A R A K T E R I S T I K E

    AHMET QEMAL PASHA – aktor

Ka lindur në Shishtavec (Kukës) më 7.2.1948, banues në Lagjen Nr. 1. Rruga “Shyqëri Ishmi”, Pallati 32, Shkalla 1. Ap. 12.

Është me origjinë fshatar i varfër dhe nëpunës. Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1970.

 

Qëndrimi politik i familjes së tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë indiferent, kurse tani është i mirë. I jati i tij punon si kamarier në Fier. Nënën e ka greke dhe ka ardhur në vëndin tonë në vitin 1944. Njerzit e nënës i ka në Greqi dhe korrespondon me ta. Edhe e ëma punon në NTUS në Fier. Ka filluar punë si aktor në vitin 1970.

Është aktor me të dhëna të mira profesionale dhe si i tillë i janë besuar shumë role kryesor të cilat i ka realizuar me nivel të lartë ideo-artistik. Mban peshë kryesore në repertorin aktiv të teatrit.

Detyrat i ka kryer mirë dhe me ndërgjegjie. Është i sjellshëm dhe i disiplinuar.

Drejton format e arsimit në Parti. Jep mësim prej vitesh në Institutin e Lartë të Arteve. Është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”

Për meritat e tij në punën krijuese, propozojmë t’i jepet titulli “Artist i Merituar”.

20.I.1989                      D R E J T O R I

                                 (Muharrem Shtylla)

  •         K A R A K T E R I S T I K E

NDREK PALOK SHKJEZI aktor-pensionist

Ka lindur në Shkodër më 4. VI. 1922. Është me origjinë nëpunë i ulët dhe gjëndje nëpunës. Ka kryer arsimin 7-vjeçar. Nuk është i organizuar, ka filluar punë në teatër nga viti 1945, e deri më sot sa doli në pension.

Qëndrimi i familjes së tij ka qenë dhe është i mirë. Ka filluar punë në teatër në vitin 1945. Është ndër pionerët e parë të Teatrit Popullor. Prej vitit 1945 deri sa doli në pension në vitin 1988, ka realizuar mbi 90 role në teatër dhe kinematografi.

Ka realizuar role të ndryshme në pjesët tona dhe të huaja, është shquar veçanërisht si aktor i komedisë. Shquhet në realizimin e roleve të karaktereve.

Edhe tani që është në pension, ai punon veçanërisht me rolet në kinematografi. Për merita në punën e tij Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka akorduar Medaljen e Punës dhe Urdhërin “Naim Frashëri”.

Duke u mbështetur në aktivitetin e tij të gjerë cilësor, propozojmë t’i jepet tituli “Artist i Merituar”.

20.I.1989                      D R E J T O R I

                                (Muharrem Shtylla)

  •               K A R A K T E R I S T I K E

     FATOS ZIRAHUDIN HAXHIRAJ – Regjizor

Ka lindur më 1943 në Tiranë. Është me origjinë zanatçi individual dhe me gjëndje nëpunës. Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1963.

Qëndrimi i familjes së tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë i mirë. Nuk ka pasur njeri me armikun, apo me organizatat tradhëtare, nuk ka njeri të dënuar apo të arratisur. Xhaxhai dhe daja i tij kanë qenë në rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.  Nuk është i organizuar.

Ka filluar punë në teatër në vitin 1968 si aktor dhe në vitin 1982 është emëruar si regjizor i teatrit.

Detyrat e ngarkuara është përpjekur që t’i kryej mirë.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur role në shfaqje teatrale. Rolet që i janë ngarkuar është përpjekur që t’i realizojë me nivel të mirë artistik.

Si regjizor, ka vënë në skenë disa pjesë me nivel të mirë artistik, si nga dramaturgjia kombëtare ashtu dhe nga ajo e huaj, si “Karavidhet”, “Pas provimit të fundit, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Nesër është vonë”, etj., nga dramaturgjia e huaj, “Vdekja e një komisioneri”, “Zbutja e kryeneçes”, etj.

Është punëtor i zellshëm dhe i disiplinuar. Bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e nivelit ideo-profesional.

Jep mësim në Institutin e Lartë të Artve. Propozojmë t’i jepet tituli “Artist i Merituar”.

 20.I.1989                      D R E J T O R I

                                     (Muharrem Shtylla)

  •                K A R A K T E R I S T I K E

AGIM SOTIR QIRJAQI – aktor

bbfb2e903695518d4af975d0df333606_L-700x375

Ka lindur në Tiranë më 27 janar 1951, banon në Tiranë në Lagjen Nr. 1. Rruga “Labinoti”, pallati i oficerave, shkalla 2. Ap. 62.  Ëshjtë me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, i reformës së Pushtetit Popullor dhe në gjëndje nëpunës.

Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve për aktor në vitin 1972. Qëndrimi i tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë dhe është shumë i mirë. I jati i tij ka përqafuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në fillimin e saj. Është anëtar i Partisë që në vitin 1942. Pas çlirimit ka punuar gjithmonë në organet e Drejtësisë. E jëma ka qenë gjithmonë punëtore. Tani që të dy janë në pension.

Ka qenë i martuar por në vitin 1982 u nda dhe tani ka një fëmijë.

Ka filluar punë në teatër në vitin 1972. Më pas në vitin 1978 punoi si regjizor në RTV. Pastaj vjen përsëri në teatër në vitin 1982.

Është nga aktorët të talentuar të teatrit dhe mban peshën kryesore në repertorin aktiv. Rolet e realizuar prej tij kanë qenë në nivel të mirë artistik. Ka dhënë kontribut të ndjeshëm dhe në kinematografi.

Bën përpjekje për ngritjen e tij ideo-profesionale. Është serioz dhe kërkues në punë. Është pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të II-të.

Për merita në punë, propozojmë që t’i jepet tituli “Artist i Merituar”.

20.I.1989                      D R E J T O R I

                                 (Muharrem Shtylla)

(Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, i gazetarit Dashnor Kaloçi, që pritet të dalë së shpejti)

Viewing all 3033 articles
Browse latest View live