Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dolën në dritë disa rrënoja – që sipas arkeologëve i përkasin së paku periudhës së Antikitetit të Vonë, rreth shekullit V të Erës Sonë dhe mund të shkojnë deri në prehistorinë e
↧
Zbulimi arkeologjik në Durrës u “gërrye” me ekskavator gjatë karantinës
↧
“U bëre dhe ti moj morracake”/ Kur Gëzim Kulufi shante Parashqevi Simakun që udhëtonte me autobus. Si reagonte këngëtarja
Tirana e viteve ’80 kishte argëtime që sot nuk mund të quhen të tilla. Ishin disa personazhe që i njihte mëhalla dhe kryeqyteti, që falë bëmave dhe sjelljes jo të zakonshme mbaheshin mend në shoqëri. Një prej tyre ishte ai që njihej si Gëzim Kulufi. Gëzimi ishte pjesë e komunitetit rom dhe fatkeqësisht fëmijë jetim,
↧
↧
Nga vallja e Tropojës, te xhubleta, dosjet e Shqipërisë që konkurrojnë në UNESCO
Katër kryevepra të trashëgimisë sonë shpirtërore së shpejti do t’i propozohen UNESCO-s për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Vetëm pak javë më parë, kur Irani regjistroi në UNESCO dotarin, një vegël tradicionale të ngjashme me çiftelinë, u ringjallën debatet për regjistrimin e disa pasurive shpirtërore shqiptare, si lahuta apo çiftelia. Komunitete të
↧
“Fliste për pasionin e tij leximin, por nuk shprehej hapur për dhimbjet”, rrëfimi i shkrimtares: Takime të paharruara me Moikomin
FERIDE PAPLEKA/ Jeta, ashtu si edhe vdekja e një personaliteti të shquar, lënë gjurmë të thella dhe i japin epokës frymën e tij. Mbi të gjitha është imazhi ai që shfaqet përherë i gjallë në imagjinatë. I tillë vjen pranë nesh Moikom Zeqo, mistik i një realiteti të vërtetë, i zhytur në oqeanin e dijes.
↧
‘Në emër të Noes’, botohet një vit pas ndarjes nga jeta libri i Fatos Baxhakut. 21 histori ‘kapedanësh’ të përfunduara dhe dorëshkrimet që nuk arriti t’i çonte deri në fund
ALMA MILE/ Deri në rrëfimin e 21-të, gjithçka ishte e qepur me kujdes.. Jo vetëm shkruar mjeshtërisht, ashtu si vetëm ai dinte të shkruante, por të redaktuara, me tituj, nëntituj e citime të sakta… Të tjera histori kishte qëmtuar, shfletuar qindra faqe, pa mundur t’i çojë deri në fund.. jo ashtu si donte ai. Ikja
↧
↧
“Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”, libër i publicistit Qemal Sakajeva
“Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”, është libri i publicistit Qemal Sakajeva, një trajektore në 42 vjet: 1977-2019. Libri vjen në dy vëllime, me titull “Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”, e eshte botim i Shtëpisë Botuese “55”. Libri sapo është shpërndarë në libraritë kryesore të kryeqytetit. Përmbajtja e tij është e konceptuar në katër pjesë. Pjesa e parë:
↧
Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit restaurohet shtëpia e Gjergj Fishtës
Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri në fshatin Fishtë të Lezhës, po punohet për restaurimin e shtëpisë, ku poeti i shquar Gjergj Fishta kaloi një pjesë të jetës së tij. Megjithëse me shumë vonesë, thonë studiuesit, ky është një lajm i mirë, por që duhet të pasohet me restaurimin edhe të objekteve të tjera
↧
Intervista/ Aktori Naun Shundi rrëfen si e përjetoi shembjen e Teatrit: Pabesi kombëtare. Njerëz që shkatërrojnë për të ndërtuar më mirë…
NGA ADRIANA KALAJA/ Ndonëse kanë kaluar disa muaj që kur godina ku kaloi një jetë të tërë u bë rrafsh me tokën, aktorit Naun Shundi nuk i është zbehur aspak trishtimi për Teatrin Kombëtar. Po aq sa veprimi, i dhemb mënyra se si u krye. Pabesi kombëtare. Në këtë intervistë, aktori i njohur shpreh dhimbjen
↧
“Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, Bjeri më të lumtë dora!”- Presidenti Meta dekoron Bandën Kombëtare Vatra
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Bandën Kombëtare Vatra. Sipas Metës, thënia e Nolit “Mbahu nëne, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”, gjeti konkretizimin e saj, përmes akteve sublime të 120 vullnetarëve shqiptaro-amerikanë. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar përfaqësuesve të qeverisë, ambasadores së Shteteve
↧
↧
Lufta e ‘20-ës në Vlorë, Pëllumb Xhufi: Italia u kthye në makth për Shqipërinë! Tre muaj beteja të njëpasnjëshme, derisa…
ANILA DEDAJ/Në qendrën historike të qytetit të Vlorës, në lagjen e famshme “Muradie”, një ekspozitë fotografie dhe arkivore, si dhe libra dedikuar Luftës së Njëzetës, bënë që vëmendja të kthehej një shekull pas, në një nga ngjarjet më vendimtare të historisë së Shqipërisë. Teatri “Petro Marko” dhe universiteti “Ismail Qemali” pritën më tej 25 kumtues
↧
Nga “Meshari” te “Doktrina” e Budit, studiuesja Evalda Paci: Të dhënat mbi autorët, veprat dhe rrethanat jetësore. Vëzhgimet historiografike janë…
ANILA DEDAJ/ “Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë”. Me Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, si pjesë e veprës së parë të shkruar në shqip, prifti katolik Don Gjon Buzuku do ta dokumentonte në këtë formë “Mesharin” e tij. Shënon kështu afro
↧
FOTO/ Infektohet me koronavirus Zamira Kita, ja si është gjendja e saj shëndetësore
Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Lajmin e konfirmon gazetarja e Panorama në Korçë, e cila thotë se Zamira Kita ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Po kështu, vetë Kita ka postuar një foto në rrjetet sociale, të luleve dhuruar nga e motra dhe
↧
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall fituesit, Lubonja, Blushi, Zhiti përkthehen në gjuhë të huaja
Gjashte autorë të letërsisë shqipe do të flasin edhe në gjuhë të tjera. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur sot përmes një ceremonie 6 autorët fitues, përkthimet e së cilëve do t’i mbështesë në gjuhë të huaja. Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Ben Blushi, Ismail Kadare, Romeo Collaku, Gezim Qendro janë emrat që do të
↧
↧
Studiuesja Belina Budini, mbi rëndësinë dhe disa nga problematikat e përkthimit: Tekstet akademike, ka shumë mungesa dhe…
NGA ANILA DEDEJ/ Aleksandër Pushkin i konsideronte përkthyesit si “kuajt e betejës” së një kulture. Çdo tekst i përkthyer me kujdesin jo të duhur sjell një vepër të gjymtuar e në fund autori mbetet i pakuptuar. Studiuesja dhe publicistja Belina Budini, në cilësinë e anëtares së jurisë së Fondit të Përkthimit, çelur dhe finalizuar dje
↧
‘Qenke disident’, Çun Lajçi tregon letrat me Naim Frashërin: Ç’më tha Kadri Roshi te ‘Kolonel Bunker’
NGA ANILA DEDEJ/Sharkinë, ku përkund e qetëson psherëtimat e mundimshme të shpirtit, e mban pranë vetes. Herë pas here, përkëdhel librat e tij e sapo ata marrin udhën për te lexuesi, një buzëqeshje e lehtë i përshkon fytyrën. Çun Lajçi këtë fillim shtatori ka mbërrit në Tiranë, pas 6 muajsh mungese fizike. Qëndron i ulur
↧
INTERVISTA/Studiuesi: E ëma e dinte të vdekur, si e trajtuan Nënë Terezën në diktaturë! ja çfarë tha shenjtorja për Enver Hoxhën në ’89-ën
ANILA DEDAJ/ Kanë kaluar plot 10 vite kur në një nga libraritë kryesore të Elbasanit, botuesi dhe studiuesi Mehmet Gëzhilli do të pikaste disa vogëlushë në hapat e parë shkollorë, që kërkonin me ngulm një botim për Nënë Terezën të përshtatshëm për ta. “Më vjen keq, por nuk kemi”, qe përgjigjur librarja. Ndonëse diktatura prej
↧
41 filma në kohë pandemie, nis sot Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut
NGA ANILA DEDAJ/ Cungimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve bëhet kryefjalë e abuzimeve edhe në këtë periudhë pandemie, ndaj arti përpiqet të veprojë për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA) nis sot në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, duke pasur në fokus këto
↧
↧
“Fellini” në Kryeministri/ Pas Moskës e Romës, ekspozita lëvizëse mbërrin në Shqipëri. 120 punime që tregojnë ‘mbretin’ e kinemasë italiane
Ekspozita lëvizëse “Njëqindvjetori. Fellini në botë” mbërrin në Tiranë pas një prezantimi në Moskë, Sao Paulo, Romë, Vilnius, duke e përfshirë kryeqytetin shqiptar në hartën e 10 kryeqyteteve ndërkombëtare të rrugëtimit të mjeshtrit nga muaji mars 2020- mars 2021. Me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së këtij mjeshtri të madh (Rimini, 20 janar 1920), Instituti
↧
Rrezikonin degradimin/ Shpëtohen 44 mijë bobina të filmit në Arkiv. Japonia dhe Ministria e Kulturës mundësojnë skanerin, ja sa kushton
NGA ANILA DEDAJ/ Brenda Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ruhet e gjithë trashëgimia filmike shqiptare. Mund ta konsiderojmë veten me fat për pasurinë që kemi në këtë arkiv, por nga ana tjetër, ndryshe nga institucionet simotra në botë, ku ruhet edhe një kopje e dytë, ne të gjithë trashëgiminë e kemi në këtë institucion. Pra,
↧
Halil Rama dekorohet me titullin ‘Mjeshtër i madh’/ Presidenti Meta vlerëson kontributin e gazetarit dhe shkrimtarit të mirënjohur
Publicistit dhe shkrimtarit të talentuar, mjaft produktiv dhe me një përvojë të gjatë, Halil Rama, iu akordua të premten (18 shtator 2020) titulli “Mjeshtër i madh”, nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ky titull i lartë iu dha autorit të 17 librave monografikë (H.Rama), në një manifestim festiv të komunitetit artistik të Zall-Dardhës, me prezencën
↧