Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all 3026 articles
Browse latest View live

“Sorrat” mbi kokën e Bilal Xhaferrit/ Krijimet e pabotuara të shkrimtarit që u sekuestruan nga Sigurimi i Shtetit

$
0
0

bilalchaferi“Bredhi i bukur në oborrin e lidhjes së shkrimtarëve ishte mbushur me sorra. Ato krokëllinin në mes të ditës, me të thirrura si ca ustallarë që s’ndërtojnë asgjë, ngriheshin e uleshin nëpër degë, fluturonin duke zëvendësuar njëra-tjetrën, largoheshin dhe ktheheshin përsëri”, kështu nis tregimi i shkrimtarit Bilal Xhaferri, kushtuar lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, gjatë regjimit komunist. Janë disa krijime të tij të pabotuara që ishin sekuestruar nga Sigurimi i Shtetit, gjatë kohës kur po i përgatitej dosja për ta arrestuar. Në dosjen e survejimit të tij nga Sigurimi, vërtetohet se njëri nga bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe njëkohësisht pjesë e të njohurve të Bilalit, ishte caktuar të merrte fletoren me dorëshkrime, të cilën ia kishte dorëzuar më pas operativit.

Dorëshkrimet u cilësuan si me përmbajtje të dyshimtë ndaj u fotokopjuan nga Sigurimi i Shtetit. Një prej tyre është edhe tregimi për “Lidhjen e Shkrimtarëve”

Është një ndër materialet ku duket më qartë përçmimi dhe neveria për Lidhjen e Shkrimtarëve bashkë me ndjenjën e persekutimit që kishte ndier e po ndiente nga institucionet e diktaturës, ku ishte pjesë edhe Lidhja.

1

Bredhi i bukur në oborrin e lidhjes së shkrimtareve ishte mbushur me sorra. Ato krokëllinin në mes të ditës, me të thirrura si ca ustallarë që s’ndërtojnë asgjë, ngriheshin e uleshin nëpër degë, fluturonin duke zëvëndësuar njëra-tjetrën, largoheshin dhe ktheheshin përsëri.

Oborri ishte me avlli të lartë dhe me derë të hekurt, si në mesjetë. Avllija ishte ngarkuar me lule thinjoshe bimësh kacavjerrëse që lulëzonin tani në vjeshtë dhe kundërmonin një erë si ajo e shtogut.

Kalova në oborr, ngjita shkallët e rrumbullakëta, hyra në koridor dhe në të majtë, e dimë, atje ishte financa.

Po financier s’qe atje.

Dolla përsëri. Në xhep lëmova me gishtërinj pesë lekëshin e fundit që më kish mbetur. Një pesë lekësh bën pesëdhjetë qindarka dhe me pesëdhjetë qindarka s’bën dot asgjë.

Isha edhe i parruar, kjo sipas meje s’kish rëndësi.

Në rruginën e oborrit shtruar me bojak të kuq, nxorën turirin dy këpucë llustrafine, të verdha si hundët e nuselalës. Ngrita vështrimin.

Ai që rrinte ishte një i njohur, por unë nuk ia dinja emrin. Qe veshur me kostum kaf me xhamadan, mbante syza dielli dhe sapo do ishte rruar se faqet i shkëlqenin nga kremi. Me një fjalë në rregull.

Tungjatjeta

Tungjatjeta

Si je, si shkon?

Të faleminderit, ti si ia shpie?

Ai hoqi gjyslyket, sytë i kish të gjelbër,

-Solle ndonjë gjë për “Dritën”-tha

-Jo erdha të marr ndonjë gjë…

Më vajtën sytë tek këpucët e mija të plasaritura, të shqepura… dukej sikur i ngërdhesheshin këpucëve të tij llustrafine. Ka të ngjarë që edhe fytyra ime e parruar dhe e dobësuar, të dukej sikur i ngërdheshej fytyrës së tij të pastër..

-E lexove “Dasmën” ?-tha ai.

Nuk e di pse iu kish hypur në kokë njerëzve dhe një më dy e më pyesnin në e kisha lexuar apo jo “Dasmën”.

  • Jo nuk e kam lexuar- iu përgjigja-po nuk më pëlqen…
  • Sytë e tij të gjelbër shprehën habi,… nuk e kisha lexuar dhe megjithatë nuk më pëlqente…?
  • Kështu në përgjithësi me sa kam dëgjuar nuk është kushedi çfarë- thashë.
  • Ai ishte i ngeshëm dhe qëndruam akoma atje te “Dasma”
  • Dukej ca i fantaksur- tha ai dhe buzëqeshi me dashamirësi- me siguri je duke shkruar ndonjë gjë… more se harrova, ç’bëre me romanin? Përfundove?
  • Ku e di ky se unë po shkruaj nje roman- mendova me besdi…-e dorëzova- iu përgjigja.
  • Ai më shtrëngoi dorën dhe më uroi.

Kur dolla nga porta e hekurt, rruga binte erë shtog. Sipër avllisë sorrat bënin gjithnjë shamatë rrotull bredhit. Thonë se kur krrakitin sorrat kaqë shumë, prishet koha. Ato parandjejnë shiun, ç’shpendë interesantë. Duhet të jenë shumë të zgjuar që e gjejnë këtë gjë para kohe, pa asnjë aparat sinoptik.

Nga pesëlekëshi dora më vajti te mjekra e parruar. Pastaj sytë më vajtën te këpucët dhe gjunjët e pantallonave.

I fantaksuri, mendova….

2

/Kujto.al/

 

 


Në 100-vjetorin e lindjes, Tinka Kurti kujton nënën e jetimëve, Evanthi Cikon

$
0
0

218ANILA DEDAJ/ Me flokët e argjendta e një buzëqeshje të ngrohtë si një nënë, misionare me përmasa të mëdha shpirtërore e intelektuale, gjurmët e së cilës mbeten edhe kur shkon në botën e përtejme.

Pranë “Lulishtes 1 maji”, Evanthi Ciko mbledh familjarë, nxënësit e dashamirësit e saj, për të kujtuar se në Shqipërinë e vogël ka pasur ndër vite njerëz humanistë, që me veprën e tyre jetësore e dashurinë e pashtershme për dijen e fëmijët kanë frymëzuar breza. Nderohet në fotografinë e lartësuar nga kush pati fatin ta njihte. “Shikojani portretin si i lexohet fisnikëria”, thotë e emocionuar aktorja Tinka Kurti, që jetësoi Evanthinë si nënë në filmin artistik “Si gjithë të tjerët”.

E ndarë nga jeta 7 vite më parë në moshën 93-vjeçare, Evanthi Cikon shumëkush e kujton edhe si spikeren e parë të “Radio Tiranës”, që në vitet 1941-1945 shoqëroi shqiptarët në programet e orëve të mbrëmjes. Një kontribut të pashlyeshëm ka dhënë edhe në punën e saj si mësuese, të cilën e nisi në vitin 1942 në shkollën “Naim Frashëri në Tiranë, për të vijuar në të tjera shkolla si “Hasan Vogli”. “Ismail Qemali”, “11 Janari”, “Vasil Shanto”, “Luigj Gurakuqi” etj.

Kudo me përkushtim dhe me një dashuri të pakushtëzuar për nxënësit dhe dijen. Aq sa e ndjente brenda vetes se kishte më shumë për të dhënë për të vegjlit e se duhet të ishte veçanërisht aty ku më shumë ndihej nevoja. Kështu, në vitin 1965 nis punën si drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës “8 Nëntori”, duke e distancuar veten nga figura e titullares, për të qenë për ta si një nënë.

Një lidhje e fortë ajo që krijoi me secilin nga fëmijët, të cilën e ruajti dhe pasi ata, në moshë madhore, u larguan nga institucioni.

VERA BEKTESHI: E ZGJODHA SI UDHËHEQËSEN
TIME SHPIRTËRORE DHE INTELEKTUALE

Lehtësia, me të cilën ajo krijonte ura komunikimi apo përçonte dijen, gjen shpjegim edhe në formimin e saj në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë”, që nxori personalitetet femërore më të spikatura dhe emancipuara të kohës. Në librin që shkrimtarja Meri Lalaj i dedikon këtij institucioni, gjatë kërkimeve gjen edhe Evanthinë. “Fati im ishte që shkrova librin për Institutin ‘Nëna Mbretëreshë’ dhe u mora me vajzat e para që u arsimuan në atë Institut, të cilave iu desh që të shkonin cep më cep të Shqipërisë për të edukuar vajzat e tjera”, shprehet ajo në këtë 100-vjetor.

Ndërsa shkrimtarja Vera Bekteshi zbulon qasjen e veçantë të Evanthi Cikos ndaj librave, por edhe ndikimin e fortë te njerëzit që donin dijen. “Unë e zgjodha Evanthinë si udhëheqësen time shpirtërore dhe intelektuale të asaj kohe, madje them se dëshirën e madhe për dijen dhe librat ma ka transmetuar pikërisht ajo”.

TINKA KURTI, SI EVANTHIJA NË FILM

Një nga kënaqësitë më të mëdha që aktorja Tinka Kurti veçon sa i përket përjetësimit të figurës së nënës në filmin “Si gjithë të tjerët” (me regji të Spartak Pecanit edhe skenar të Ruzhdi Pulahës) është edhe takimi me Evanthi Cikon. “Kur lexova skenarin, e prita me shumë kënaqësi. Për filmin duhet të takohesha me zonjën që kishte drejtuar jetimoren, ndaj edhe unë shkova në shtëpinë e saj.

E gjeta në një shtëpi të vogël, me një oborr të mbushur me lule. Aty kujtoj se takova një grua fisnike e të dashur”. Artistja tregon se Evanthija ishte fort e lidhur me fëmijët, aq sa kur fliste për ta lotët i rridhnin çurg. Madje, ajo në këtë takim i jep edhe një porosi, që Kurti do ta ruajë “si thesar” në kujtesë. “Nëse do t’i duash shumë rolet, siç kam dashur unë fëmijët, atëherë do të arrish t’i realizosh. Unë kam dhënë jetën për ata,-më tha,-edhe ata që sot që janë martuar edhe kanë jetën e vet, vijnë e më takojnë”. Evanthia i kishte treguar se fëmijët, pasi dilnin në jetë, i ishin aq mirënjohës gruas që i thërrisnin “nënë” saqë e takonin shpesh, i sillnin dhurata e mbi të gjitha ende kërkonin këshillat e saj në momente të veçanta.

Çka tjetër do ti bënte përshtypje aktores, nga kjo zonjë e fisme, ishte se të gjithë njerëzit, flisnin për të në një mënyrë të jashtëzakonshme. “Aq bukur e përshkruanin, ata që ajo edukoi, apo punuan me të, saqë në një moment do doje që të kishe pasur fatin e të ishe nën ‘tutelën’ e saj”, shprehet Kurti.

ZHANI CIKO: NË RADIO
GJETI KUPTIMIN E JETËS

Muzikanti Zhani Ciko, i emocionuar në këtë 100-vjetor të lindjes së nënës së tij, sjell disa fragmente jetësore të saj. “Studioi jashtë dhe u kthye e përgatitur, por mund të them se në ‘Radio Tirana’ gjeti kuptimin e jetës së saj. Aty u njoh edhe me babain tim, aty shkëmbyen puthjen e parë”. Evanthi Ciko, siç tregon i biri, i mbante gjithmonë dyert e hapura për fëmijët e jetimores, me të cilët ruajti gjithmonë kontaktet. “Kam gjetur së fundmi edhe korrespodencën që mbante me ta dhe mundet që këto t’i botojmë në një libër. Vë re se si këta fëmijë, edhe kur dilnin në jetë në moshë madhore, i tregonin asaj për vështirësitë që kalonin dhe ajo nuk përtonte për t’i ndihmuar. Ngjiste shkallët e zyrave dhe thoshte: Këta janë fëmijët e Shqipërisë dhe ju keni për detyrë t’i sistemoni!

FOTOT/ Kundër harresës, tek “Artet” performohet për dhunën seksuale ndaj të miturve

$
0
0

ANILA DEDAJ/ Tymnaja e abuzimeve seksuale ndaj të miturve bën që artistët t’i bien kambanës së alarmit përmes teatrit. “Loja në oborrin e pasmë” shënon performancën e parë teatrale në publik pas karantinës dhe regjisorja Ema Andrea, për të shkundur ndërgjegjen sociale, thërret historinë e kobshme të Edna Mazya-s, bazuar në një ngjarje të vërtetë të ndodhur 32 vite më parë në Kibbutz Shomrat të Izraelit të Veriut, duke e përshtatur me aktualitetin vendës.

ema andrea1

Abuzimi seksual e psikologjik i të miturve, në ditën e parë të këtij korriku në oborrin e Universitetit të Arteve erdhi therës, gati me të njëjtën fytyrë mashtruese, edhe pse historitë, koha, vendet e personazhet janë të ndryshme. Emrat e viktimave thërriten ngadalë, një pas një, pastaj ritmi ndryshon… Të abuzuarit janë të shumtë e abuzuesit mbizotërojnë. Ndaj, aktorëve të rinj e Suela Bakos do t’u ishte dashur një kohë e gjatë për të përmendur të gjitha viktimat, së paku ato për të cilat është folur mediatikisht.

Historia e 32 viteve më parë në Izraelin e largët, ku një 14- vjeçare u dhunua seksualisht dhe psikologjikisht nga 7 djem (në shfaqje janë 4) të moshës 17 vjeç, vjen sot në rrethanat e një vendi të vogël si Shqipëria edhe më tronditëse. Tronditja e parë që performanca “Loja në oborrin e pasmë” rrëfen zbuluar, shënohet nga fakti se shoku publik që shkakton një lajm i tillë zgjat pak. Shuhet nga një tjetër lajm i ngjashëm po aq apo më shumë tronditës, që fatkeqësisht nuk vonon të vijë.

“PËRDHUNIMI I DYTË” DHE DEGËZIMET KOMPLEKSE LIGJORE

ema andrea Kundër harresës1

Pastaj të abuzuarat i nënshtrohen një “përdhunimi të dytë” ligjor (siç citohet në shfaqje), ku viktima papritur nuk është më viktimë, po ajo që nxiti aktin. “Ç’bënte një femër e vetme në atë orë të natës me 4 djem?” Abuzuesit e së shkuarës të shfajësuar ka gjasa të bëhen gjykatësit e së ardhmes, edhe për ngjarje të tilla. Regjisorja Ema Andra ua vesh kostumet e sigurisë dhe komfortit, që shpesh dhe vetë ligjet (apo interpretimi jo i drejtë i tyre) ua mundësojnë. Duket sikur format e abuzimit dhe rrugëdaljet ligjore përmes neneve “dredharake” shkojnë në raport të drejtë. (“Pranoje që të ka pëlqyer, do marrësh djemtë në qafë. Ata janë djem të mrekullueshëm. Janë e ardhmja e kombit”). Ironia e mprehtë e Andreas i flet një publiku që mbyll sy e veshë pas ngjarjeve të errëta të atyre që vihen të “ndriçojnë” fatet e një kombi. Apo të tjerëve që do të vijnë falë indiferencës, mosndëshkimit apo stimulimit të krimit…

ema andrea Kundër harresës2

Edhe në skenë, femrat (Enisa Hysa, Arte Misa dhe Rosella Pelliçiotti) mbeten më të brishta, kur vjen fjala për të “rrëfyer” dramacitetin e kësaj ngjarjeje, apo për të vënë abuzuesit “me shpatulla pas murit”. Zëri i dy personazheve që do gjykojnë vjen i shuar (gati si në aktin e abuzimit, qëndrimi pak imponues. Rebelimi përmes argumenteve ligjore(por edhe përmes aspektit human, siç përmendin vetë personazhet) është i zbehtë. Abuzuesit janë të frikësuar, po jo mjaftueshëm… Ata ende ngrenë zërin e kërkojnë rrugë shpëtimi, në vend të faljes e pendesës…

“PËRDHUNIMI” I TRETË, MEDIA DHE RRJETET SOCIALE

Përdhunimi është përdhunim, por jo për ata që me lirinë e pacensuruar të fjalës cenojnë të drejtat themelore tjetrit. Rrjetet sociale ua shpërndajnë më lehtë moralistëve mendimin (apo mungesën e një mendimi?) dhe media “ua servir” viktimën me rastin e parë… Në performancën e “Loja në oborrin e pasmë”, viktima e abuzuar (Suela Bako) vihet përballë mikrofonit. Ajo është përsëri “preja”. Për shikueshmëri, klikime a komente… Komente të pamëshirshme, reale, që gozhdojnë viktimën e mitur dhe justifikojnë abuzuesit. “Po të ulte kokën e të shikonte rrugën e vet, s’e ngacmonte kush”. Protestat ndaj këtyre akteve “mbyten” në dallgët gjithëpërfshirëse të komenteve, që përçmojnë çdolloj mbrojtjeje ndaj viktimave, sepse ato “medoemos diçka duhet të kenë bërë” që përdhunimi ndodhi. Tek rrëzohet edhe kjo mbrojtje simbolike, viktimës së përdhunuar fizikisht, verbalisht, psikologjikisht s’i mbetet tjetër, veçse të presë “mbrojtjen nga shteti”. Ndërsa shteti vet, në mungesën e nismave për të kultivuar mentalitetin përmes edukimit, forcimit ligjor e rregullatorit për mbrojtjen e viktimave prej ekspozimeve të dëmshme edhe mediatike, rriskon të bëhet “koleksionues” dhe vëzhgues i abuzuesve e i historive tragjike…

ART NË KOHË PANDEMIE

ema andrea Kundër harresës3

Të ruhet distancimi mes njerëzve, veçanërisht në shfaqje e performanca të tilla, ku afrimiteti i dhunshëm fizik bëhet bërthama e zhvillimit të historisë, duket gati mision i pamundur. Por, me sa duket, nuk është subjekti i rrëfimit ai që imponon qëndrimin, pasi sikundër aktorët, spektatorët janë ende të pamësuar me rregullat e reja. Nëse jashtë dyerve të Akademisë së Arteve ndihet fryma ballkanase e bisedave “kokë më kokë”, bëhet e vështirë që rregullat të imponohen në oborr të tij, ku ritmi i shfaqjes bën që mendimet për shëndetin të shpengohen.

ema andrea Kundër harresës4 ema andrea Kundër harresës5 ema andrea Kundër harresës6

Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve, reagon Elton Deda: Ne muzikantët…

$
0
0

Vetem pak kohe pasi ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu njoftoi vendimin me te  fundit per menaxhimin e situates se koronavirusit ne vend, duke mbyllur klubet e natës, diskot, dhe lounge baret,  reagon kantautori i njohur Elton Deda. eltondeda

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Elton Deda ndan mendimin e dhene nga nje koleg i tij, lidhur me oraret kur do te bejne Live-t.

“Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”- shkruan ai.

Reagimi i Elton Dedes 

Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare.

Akti normativ 

Ministrja Manastirliu njoftoi dhe sanksionet e forta për klubet e natës, diskot, lounge baret në rast se do të hapin aktivitetin e tyre.
“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: –

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Ndahet nga jeta Fuat Boçi, aktori i njohur i qindra roleve

$
0
0

Ndahet nga jeta ne moshen 89 vjecare aktori i mirenjohur fierak Fuat Boçi. pjimage

Aktori i qindra roleve qe kane mbetur ne kujtesen e dashamiresve te humorit, ka nderruar jete ne shtepine e tij ne qytetin e Fierit dhe percillet per ne banesen e fundit kete te marte ne oren 12:00.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë  dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit.

I paharruar mbetet roli i tij Beluli te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

Mimoza Ahmeti: Bohemi Frederik Rreshpja dhe Fatos Arapi, ‘shpërthyes’

$
0
0

pjimage

ANILA DEDAJ/ Në qoshkun e kafe “Komitetit”, fraza poetike që vargëzohen me ‘bulëzat’ mashtruese’ e të pakapshme të gëzimit, dhimbjen, dashurinë, trishtimin, jetën… pa bërë zhurmë (edhe pse tronditëse) shkundin shpirtrat nga harresa. Në 80-vjetorin e lindjes, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit “rikthen” poetin “bohem”, Frederik Rreshpja (1940-2006), 14 vite larg, prej kur jeta e tij u ndërpre.

Një jetë e trazuar e tij, pasi sistemi komunist, nga brima e ngushtë e padijes e pa veprën e poetit lirik e eseistit si kërcënuese të pushtetit. Kandrrat partiake u lëshuan mbi të dhe ai, sfidues i heshtur teksa dënohej e ridënohej, përdori si mburojë të veprës vetë jetën. Miq e kolegë të tij rrëfejnë Rreshpjen, poetin ndryshe, me një vepër që vështirë ta kornizosh me epitete, kohë, vende e ngjarje, pasi diti të krijojë shtigje të brendshme, ura të pazgjidhshme me universalen.

Tregojnë për njeriun pas tij, trupvogël e me humor… me ato grimca gëzimi që valëviteshin në biseda si flamuj rezistence, pas betejave të përditshme. Shumëkush e kujton me atë kapelën e rrumbullakët republike dhe buzëqeshjen si hark hënor, teksa tentonte të fshihte vuajtjet e tij… gati të pasosura. Me trishtimin qe bërë bashkudhëtar, si të thuash edhe bashkautor në vepër. Ata që e kërcënuan, duke i marrë peng jetën, të tjerët që ia vështirësuan apo që e lanë mënjanë në postdiktaturë, ai i vuri në lojë…

E zhveshi jetën e pa asnjë britmë e rrëzoi nga piedestali që e vendosi gati çdo human, duke “e përdorur” si lëndë të parë për krijimtarinë.

Mbi luksin e normat sipërfaqësorë shkeli këmbëzbathur, me një vështrim që notonte në shkëlqim të përvuajtur. Pati nga ata miq që nuk e braktisën e iu gjendën pranë, si eruditi i ndjerë Moikom Zeqo, i cili kujtonte në biseda se si gjatë takimeve, ndërsa ishin duke folur e kthyer ndonjë gllënjkë, me një shkathtësi të pashoq, në një letër të zhubrosur cigareje, ai gdhendte perla poetike, duke e befasuar bashkëbiseduesin, me vargje që “kush e di nga buronin”.

“Poezia e Frederik Rreshpes është skema e tij nevralgjike dhe e pashlyeshme, që dimensionohet në heshtje delikate dhe e sigurt në hapësirën panteonike të poezisë dhe të artit shqiptar”, do të shkruante Zeqo.

Por teksa institucionet që strukturojnë së jashtmi artin e kulturën shpesh hedhin grepin në vepra memece, vepra e Rreshpes ende orvatet në një rreth të ngushtë… Mos ndoshta ka ardhur koha për t’ia shlyer borxhin poetit? Apo, më mirë, për t’i dhënë lexuesit edhe një shans, një nxitje më shumë drejt krijimtarisë së tij. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, jep lajmin e mirë të botimit të veprës së plotë të Rreshpes (1960-2006) nga shtëpia botuese “Princi”, e përgatitur nën kujdesin e studiuesit Sokol Zekaj. Koha e duhur për veprën e pakohë të poetit mund të diktohet edhe nga njerëzit, që kanë në dorë të bëjnë më të lehtë udhëtimin drejt saj.

“Koha ka qenë e pamëshirshme me Frederik Rreshpjen. Pasi ia mbylli herën e parë portat e saj, e sprapsi për herë të dytë, atëherë kur nuk pritej. Në poezinë e tij, ai kthehet e i rikthehet disa herë kohës. Jo për ta marrë me të mirë, as për t’iu hakërryer ‘ç’ke që më spraps’, por thjesht për t’i kujtuar një gjendje: raportin e tij me të”, shkruan Ismail Kadare, në “Një prill me Fredin”.

Në mbrëmjen poetike të së dielës, Rreshpja bëri bashkë disa studiues dhe miq të autorit si Sadik Bejko, Sokol Zekaj, Vjollca Osja, Mimoza Ahmeti etj., të cilët si kryefjalë të referimeve të tyre patën vlerat e rralla të veprës së poetit dhe nxitjes së leximit të saj.

MIHMOZA AHMETI: FATOS ARAPI VERSUS FREDERIK RRESHPJA

Frederik Rreshpen, miqtë e tij e përshkruajnë si një njeri, tek i cili vështirë se shquhej ndonjë shkëndije egoje për vëmendje. Dashamirës ndaj kolegëve edhe në shkrimet dedikuar veprës së tyre, kështu që me siguri, po qe se vëzhgon nga ndonjë cep qiellor, do të ish gëzuar që në mbrëmjen poetike të lajmëruar posaçërisht për të u gjend hapësirë edhe për poetin vlonjat Fatos Arapi (1930-2018), në këtë 90-vjetor të tijin të lindjes. Por, a mund të harrohet Fatos Arapi?! Shkrimtarja Mimoza Ahmeti bën një qasje për krijimtarinë e të dyve, duke sjellë edhe disa kujtime prej takimeve me ta.

“Kam pasur fatin t’i njoh të dy poetët. Njohje të ndryshme këto, por që kanë një emërues disi përqasës. Të dy tentonin poezinë intime. Ndonëse Fatosi, i gjendur në rrethana të caktuara, disa herë bënte poezi për të pasur një mbrojtje të fushës së vet. Nuk mund të them se ishte kompromis, pasi ndoshta edhe besonte”, thotë ajo.

Ahmeti hedh dritë mbi veprën e tyre, mënyrën e të shkruarit përmes dy koncepteve: fenomenologjisë dhe racionalitetin.

“Koncepti i fenomenologjisë është koncepti i vlerësimit të atyre mjeteve të vogla dallimi, që përbëjnë jetesën, konsumin e përditshëm të ligjëratës, të intimitetit, problematikës etj. Ajo pjesë gati e padukshme për të tjerët, private. E anash, potente, qëndron racionalja, e cila është e aftë të marrë çdo formë. Jemi mësuar ta ilustrojmë me epokën që kaloi, por aspekte të saj gjenden edhe në ditët tona. Janë sistemime mjaft të qëndrueshme dhe të forta, të cilat me fenomenologjinë dhe delikatesën e brendshme nuk i përballojmë dot, kështu na duhet të racionalizojmë, skematizojmë. Sot kemi mjaft vepra gjigante të diskursit racional, por kemi edhe poetë si Rreshpja, që është i diskursit fenomenologjik, intim…”, thotë më tej shkrimtarja.

FATOS ARAPI, POETI ‘NDRYSHE NGA TË TJERËT’

Mimoza Ahmeti e kujton poetin Fatos Arapi si një njeri që shfaqte një intensitet të dukshëm gjatë gjithë kohës. “Sa herë që e takoje, pyesje veten: A mos është i irrituar?! Por jo, kjo ishte gjendja e tij, prej nga buronte edhe poezia. Kishte një karakter shpërthyes, por në të njëjtën kohë ishte edhe i butë, i qashtër. Edhe poet! Më kujtohet që në kohën e brezit tonë, ku kishte edhe mjaft djem e vajza të ditur, dëgjonim të thuhej se ‘ky poet është ndryshe nga të tjerët’. Kjo, sepse ai lëvronte poezinë intime, sikur kjo lloj poezie të qe sakrilegji më i madh. Dhe me të vërtetë, poezia intime ashtu ka mbetur… Pasi sistemi s’ka interes për fenomenologjinë, por ngulmon të përsërisë veten, sistemin racional. Të inforcojë forcën!”, shton më tej Ahmeti.

“FREDERIK RRESHPJA ISHTE SI LEGJENDË, JO SI REALITET I PREKSHËM”

“E kujtoj tek shfaqet para meje një njeri me një borsalino e një mimikë që vërtitej midis dashurisë dhe ironisë. Ndryshe nga Fatos Arapi, Rreshpja shfaqet për mua pas viteve 1990, duke bërë realitet diçka që unë e kisha përjetuar vetëm si legjendë jo si realitet të prekshëm”.

Ajo, një vajzë e hijshme që kishte bërë të flitej për talentin e saj, dhe ai, poeti i vuajtur i sapodalë nga burgu. E kujton kështu Mimoza Ahmeti Rreshpjen pas rënies së diktaturës.

“Ishte një poet tepër pikant në përcaktime dhe fraza, që krijonte një hije shqisore, një hije të prekshme. Sa më shumë mëson mbi njeriun e rezistencës, aq më e madhe bëhet kjo hije irracionale”.

Ndonëse me shumë vite të kaluara në burg, ajo që ndër të tjera Ahmeti kujton nga bisedat me të, është aftësia e tij për të kuptuar njerëzit e situatat.

“Ishte i jashtëzakonshëm, jo vetëm si poet, por edhe si njeri. Ndonjëherë shfaqte gati një gëzim naiv e herë të tjera i përcaktonte njerëzit e situatat me një saktësi matematike. E çuditshme, se si këto dy elementë kombinoheshin kaq bukur. Pastaj është ajo dëshira e tij për të jetuar si bohem, një poet që guxonte. Sa më i keq fati, aq më shumë guxonte”, shton më tej shkrimtarja.

SHKRIMTARËT SI MITE

“Mitet nuk bëhen me projekte”, thotë shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Për të sekreti në krijimin e një miti qëndron në besimin që ngjall, në etikën që njerëzit shfaqin ndaj tij, mënyrën sesi e trajtojnë. “Dëgjova një shprehje që më bëri përshtypje, ‘se ne të gjithë jetojmë në mit, jo jashtë tij’. Dua të them se mitet nuk bëhen me projekte, siç mund ta ketë bërë këtu ndonjë autor kompleks. Sepse nëse kështu ndodh, miti siç fitohet, ashtu humbet. Pra, duhet bërë me rrjedha, me kalime”, shprehet Mimoza Ahmeti.

“Reflekto or mik sa nuk është vonë”, Elton Deda tjetër reagim pas mbylljes së lokaleve me muzikë: Ta garantoj që kështu nuk …

$
0
0
Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sot me nje tjeter mesazh, pas vendimit te nje dite me pare, ku me akt normativ, u vendos mbyllja e diskove, lokaleve te nates me muzike dhe ndalimi i muzikes pas ores 20:00, si mase kufizuese ne situaten kritike qe ka marre perhapja e koronavirusit ne vend. elton_deda
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Elton Deda kerkon shfuqizimin e atit normativ, qe ai e cileson te cuditshem.
“Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi”-0 shkruan ai, duke kerkuan akt normativ me shtrengim masash.
Mesazhi i Elton Dedës 

Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh.

Ndarja nga jeta e Fuat Boçit/ Presidenti Meta: Dhimbje për humbjen e këtij artisti të madh

$
0
0

Presidenti, Ilir Meta u ka shprehur ngushellimet familjes dhe te afermeve te aktorit te madh te humorit Fuat Boçi, qe u nda sot nga jeta. Meta ndryshimet Kushtetuese

“Me mbi 600 role në skenë, Fuat Boci u bë proverbial dhe shumë i dashur për publikun veçanërisht me monologun tek skeçi “Doni më për Belulin?”, si dhe falë intepretimeve mjeshtërore për të cilat meritoi respektin dhe duartrokitjet e shumë gjeneratave”- shkruan Meta, duke e shoqeruar shenimin e tij pikerisht me rolin e tij ne monologun “Doni me per Belulin”.

Mesazhi i Metës

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej artistëve më të dashur të Fierit, Fuat Boci, i cili do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Me mbi 600 role në skenë, Fuat Boci u bë proverbial dhe shumë i dashur për publikun veçanërisht me monologun tek skeçi “Doni më për Belulin?”, si dhe falë intepretimeve mjeshtërore për të cilat meritoi respektin dhe duartrokitjet e shumë gjeneratave.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë, veçanërisht qytetarëve të Fierit e të mbarë trevës së Myzeqesë që aq shumë e donte!


Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë humoristi shkodran

$
0
0

Ndahet nga jeta ne moshen 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj. Mesohet se ai vuante prej kohesh nga nje semundje e rende, te cilen nuk e mundi dot.krosaj1

Pas lajmit per ndarjen e tij nga jeta kane reaguar kolege e te njohur, qe kane bashkepunuar me te. Mes tyre, nje mesazh ne rrjetet sociale ka bere aktorja e Shkodres, Dana Xhaj.

1

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë

Nga Radoja te Deda, të gjithë kundër Ramës për ndalimin e muzikës. Kompozitori: Transmetoj virus vetëm pas…

$
0
0

Janë të shumtë artistët që nuk e kanë pritur mirë vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Robert Radoja, dje gjatë protestës
Robert Radoja, dje gjatë protestës

Të rinj e të vjetër, bashkë me sipërmarrësit që iu cenohet biznesi, dolën dje në sheshin para Kryeministrisë, në shenjë proteste kundër aktit normativ të qeverisë, nën sloganin “Muzika nuk vret”.

Kanë qenë të shumtë figurat publike të artit, që në rrjetet sociale shpërndanë postimin nën thirrjen “Kundër aktit normativ” për t’iu bashkuar protestës mesditën e së martës. Elton Deda, Eneda Tarifa, Eugent Bushpepa, Aurela Gaçe, Capital T e shumë të tjerë i përcollën këtë mesazh qeverisë: “Mos ma mbyll muzikën”. Edhe pse në moshë të thyer dhe në pikun e vapës, kompozitori i njohur Robert Radoja nuk qëndroi indiferent ndaj këtij akti. Ai zgjodhi të jetë në shesh bashkë me zhgënjimin për mungesën e solidaritetit mes artistëve. “Artistët janë individualistë. Ishim 20 veta këtu dhe 1500 policë. Policët duhet të marrin një buqetë me lule”.pjimage (3)

Me ironi përcjell vendimin e qeverisë teksa në prononcimin për mediat u kërkoi gazetarëve të heqin maskat, pasi në atë orë nuk qarkullon virusi. “Mos kini frikë nga unë. Pas orës 08:00 transmetojmë virusin, por në mënyrë fisnike, me tinguj”.

Ndërsa kantautori Elton Deda tregohet më i drejtpërdrejtë e më i ashpër. Në një postim në rrjetet sociale, ai i kërkon kreut të qeverisë të reflektojë sa është në kohë, pasi artistët janë prej pesë muajsh të denigruar. “Reflekto, or mik, sa nuk është vonë. Mos ua mbyll shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi. Ka plot forma që mos t’i rrënosh muzikantët e bashkë me ata gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri, ku shtrëngon masat”.

PËRPLASJA

Protesta e djeshme nuk ka kaluar pa përplasje midis artistëve e Policisë. Forcat blu të kryeqytetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, e cila thuhet të ketë dalë në bulevard pa marrë leje më parë. Policia e Tiranës ka shoqëruar 12 persona për “Organizim tubimi të paligjshëm” dhe “Pengim të qarkullimit të automjeteve”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të personave të identifikuar si organizatorë për dy veprat penale të sipërcituara. Në gjendjen e pandemisë, qeveria ka ndaluar çdo grumbullim për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Në njoftimin për mediat, Policia kërkon nga qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit, ndërsa problematikat që kanë t’i adresojnë pranë institucioneve kompetente.

MBYLLJA

Vendimi për të mbyllur lokalet e natës dhe çdo ambient ku luhet muzikë pas orës 20:00 të mbrëmjes, erdhi pasi qeveria i shikon këto vende si vatra potenciale infeksioni. Por, nga ana tjetër, me risk të lartë mund të konsiderohen edhe transporti urban, tregjet, restorantet etj.

Pyetja që shtrohet është, pse lind nevoja e një trajtimi të diferencuar?! “Ndërsa vihet re në javën e fundit një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e respektimit më të mirë të masave të distancimit social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto. Kemi konstatuar që në këtë periudhë ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni. Qeveria shqiptare ka vendosur që nga sot t’i thotë stop kësaj sfide, që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobëtëve mes nesh”, tha Manastirliu në komunikimin e aktit normativ për mediat. Për ata që nuk do t’i binden vendimit, janë përcaktuar penalitete, nga gjobat deri pezullim aktiviteti për një periudhë 1-vjeçare.

“Me vendimin e qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ, i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdolloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë njëvjeçare. Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtëmujore”, thuhet në vendim.

protesta protesta1 protesta2 protesta3

Camaj dhe Koliqi agjentë? – Preç Zogaj: Auron Tare me botëkuptim lustratorësh, synon t’u japë avantazh ish-komunistëve

$
0
0

pjimage (4)

PREÇ ZOGAJ/

PEMËT E MËDHA TË GËNJESHTRËS NGA FARA E VOGËL E SË VËRTETËS

“Kush flet për historinë, gjithnjë është i sigurt/

Të vdekurit s’do të ngrihen të dëshmojnë kundër tij”

Çesllav Milosh

xxx

Nga “materiali” i Auron Tares me titullin “Dritëhije në histori” dhe nëntitull “Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”, po veçoj dy episode, në të cilat është dendësuar metodologjia e pohimeve që ndjekin paragjykimin e tendenciozitetit, e “pse”-ve të shumta me destinacion fantazinë-sekush ta mendojë si t’i vijë për mbarë, sikurse edhe qëllimi i autorit për përjashtimin apo më saktë ripërjashtimin si të padenjë të këtyre dy shkrimtarëve dhe intelektualëve të shquar të mërgatës antikomuniste nga sfera e nderimeve zyrtare në kohën tonë.

Episodi i parë ka lidhje me Ernest Koliqin. Në vitin 1944, i zhvendosur në Romë pas kapitullimit të Italisë fashiste, Koliqi i shpëtoi jetën Petro Markos, që ishte arrestuar nga Gestapoja gjermane dhe priste në burgun e Regina Coelit të pushkatohej bashkë me 355 civilë italianë.

“Si mundi Ernest Koliqi të shpëtonte nxënësin e tij”?, pyet Tare. Dhe pastaj përgjigjja, po me pyetje dyshuese dhe në stilin e lidhjeve të shkurtra, që do ta bënin të rrotullohej në varr Petro Markon: “A mos ishte Koliqi pjesë e rrjetit të ndërtuar nga oficeri nazist Karl Hass në Romë, me urdhër të Gestapos”?!

Asnjë fjalë për aktin frymëzues të shpëtimin e jetës së tjetrit që njerëzimi e përfshin në rendin e sublimëve. Përveçse një bashkatdhetari, Koliqi i shpëton jetën një poeti të ri që do të bëhet një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të vendit. Asnjë blatim, as për këtë. Përkundrazi: Tare kërkon ta përdorë edhe këtë fakt për të treguar se Koliqi është agjent i gjermanëve.

Në të vërtetë, akti i Koliqit që arriti t’i shpëtonte jetën Petro Markos, mund të ishte një libër i thellë i takimit të shpirtrave dhe mendjeve të kultivuara përtej llogoreve, barrikadave dhe fateve personale. Sikurse i zotësisë për t’ia dalë në një kontekst lufte, ku gjuetia e jetëve njerëzore është rutinë dhe statistikë. Vetë jeta ka shkruar libra të mrekullueshëm për këtë temë. Ajo që mund të themi me plot gojën për aktin e Koliqit, është kjo: ai nuk ishte fashist. Sikurse nuk ishte nazist pater Anton Arapi, i cili në cilësinë e anëtarit të regjencës shpëtoi nga ekzekutimi një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, listën e të cilëve avokati i tij mbrojtës, zoti Stringa, e paraqiti më kot para trupit gjykues. Po të ishte fashist Koliqi, e linte antifashistin Petro Marko të vritej. Po të ishte nazist patër Anton Arapi, i linte në fatin e plumbave dhe prangave të shpëtuarit e tij. Mirë para shtatëdhjetë vjetësh gjykata komuniste i hodhi në kosh aktet humane të Shindlerit shqiptar, por as tani kur ka rrjedhur kaq shumë ujë nën urën e kohës nuk u njihen me ndjesë dhe zemër në dorë këto akte? Kam shkruar për poetin Dritëro Agolli, që ndihmoi të shkonin në shkollë të lartë një numër jo të vogël letrarësh të rinj që pengoheshin nga kriteret biografike të regjimit komunist.

MARTIN CAMAJ DHE ERNEST KOLIQI
MARTIN CAMAJ DHE
ERNEST KOLIQI

Esenca e njeriut në rrethanë të tilla del në pah përmes të mirave që ka bërë dhe nuk gjykohet dot për çfarë s’ka mundur të bëjë. Kjo vlen për “fashistët”, “nazistët”, “komunistët” e me radhë. I vura në thonjëza këto fjalë për arsye se etiketat ideologjike nuk kanë thënë dhe nuk thonë diçka thelbësore për natyrën e mijëra shqiptarëve të thjeshtë apo për figurën e mjaft intelektualëve, të cilëve u ra shorti të jetonin në regjime që nuk i zgjodhën vetë. Nga kjo pikëpamje, Ernest Koliqi që shpëtoi Petro Markon ishte një shqiptar solidar me sivëllanë e tij në rrezik, gjendur të dy në një pështjellim botëror ku banorët e vendeve të vogla nuk kanë zë në kapitull dhe gjithë çfarë u mbetet në rrethanat ku i vendosin ngjarjet, është të ndjekin lidhjet e racës dhe atdheut dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin me sa kanë mundësi.

Kush nuk kupton këtë, s’ka për ta kuptuar kurrë fatin dhe historinë e intelektualëve shqiptarë nëpër kohë; s’ka për ta kuptuar kurrë pse në gjithë epistolarin e Fan Nolit, për shembull, “buqet” thirrja për ndihmë financiare, dërguar miqve e të njohurve në të gjithë drejtimet. Kush do t’i paguante kauzat e mëdha kombëtare, që nga ajo e pavarësisë apo e alfabetit, apo e kishës autoqefale apo e antikomunizmit më vonë, e me radhë e me radhë? Në vështrimin degresiv të ngjarjeve, që të çon në gabime të tmerrshme, siç thotë Rajmond Aron, del se kanë paguar edhe “armiqtë”, statusi i të cilëve ka ndryshuar në mënyrë ciklike- sot armiq, nesër miq, pastaj prapë armiq, prapë miq-nëpër konjuktura të caktuara, herë nga elitat politike të Shqipërisë për interesat e tyre të pushtetit, herë nga zhvillimet botërore ku dallgët lëvizin njerëzit dhe jo njerëzit dallgët. Sidomos kur flitet për vende të vogla. Si vend i vogël, Shqipëria politike nuk prodhon dot ideologji, modele dhe sisteme që ndiqen nga të tjerët.

Shqipëria huazon dhe përshtat kurset e botës dhe duhet thënë se për faj të elitave të saj politike në radhë të parë, i përshtat më keq se askush. E kemi parë me komunizmin, e shohim edhe sot me demokracinë. Kjo specifikë duhet të vlejë për të qenë më të hapur e më të gjerë tashmë me intelektualët që kanë bërë zgjedhje, që kanë rezultuar të gabuara në raport me drejtimin që kanë marrë dhe fundin që kanë pasur ideologjitë, regjimet, zhvillimet ndërkombëtare. Nuk duhet ngatërruar gabimi, iluzioni apo utopia me tradhtinë. Mjaft intelektualë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, sikurse vërsnikët e tyre në vende të ndryshme të botës, kanë zbatuar në jetën e tyre një prej përgjigjeve më të njohura të listës së përgjigjeve të pakta që jepen për pyetjen “si të sillemi me tiraninë”. Kjo është “forma e përshtatjes, që nuk është kolaboracioni, as tradhtia”, siç thotë Adam Mihnik, “por një zgjedhje e qëndrueshme mbi bazën e asaj që është më e mundshmja për t’u realizuar në rrethanat e robërisë”. Ky është ambiguiteti, heroik për disa syresh, që i ka lejuar të shkruajnë veprat e tyre. Ernest Koliqi është para së gjithash vepra e tij cilësore, moderne; shkrimtari është vepra e tij, aty është ai. Shkrimtari nuk mund të jetë kurrë antipodi i veprës së tij. Ky pohim nuk e merr aspak të mirëqenë akuzën e Auron Tares se Ernest Koliqi ka qenë agjent i disa shërbimeve perëndimore. Përkundrazi, në materialin e Tares nuk i shoh askund të provuara ato që ai pohon apo hamendëson me vargun e “pse”-ve. Dhe s’ka se si. Gjithë çfarë ka të bëjë me shërbimet inteligjente serioze, mendoj se është “dënuar” të mbetet opake, pra, e papërshtatshme për të ndërtuar narrativa sempliciste. Një pyetje teorike: çfarë interesi do të kishte, fjala vjen CIA, shërbimi italian apo gjerman të dekonspirojë për së vdekuri ish-bashkëpunëtorë të kualifikuar? Shërbimet inteligjente nga natyra nuk janë transparente me publikun. Me përjashtim të rasteve shumë të përligjura, ata nuk i dekonspirojnë individët dhe rrjetet që kanë ngritur vetë. Përndryshe, do të godisnin parimin elementar, mbi të cilin funksionojnë, që është sekreti, konfidenca, pra, do të shkatërroheshin.

xxx

Episodi i dytë lidhet me largimin e Martin Camajt nga Beogradi në Romë, në vitin 1956. Autori e konsideron “mister”, që biografët e Camajt nuk kanë shkruar për motivet e këtij largimi. Këtë “mister” ai mëton ta ndriçojë me pse-të dhe hipotezat e tij që e përudhin mendjen e lexuesit në sferat e dyshimit imagjinar, ku dyshimi konvertohet lehtësisht në bindje, se Camaj po shkon në Romë me mision nga UDB-ja Jugosllave, ose nga Sigurimi Shqiptar për t’u infiltruar në radhët e emigracionit shqiptar atje. “A mos vallë ‘Brezi i Kuq’ dërgohej me mision të ri”?, vëren në mënyrë retorike Tare. Ai nuk sjell asnjë fakt apo dokument që të provojë qoftë edhe tërthorazi këto hipoteza. Mirë që nuk ka mundur t’i qëmtojë në arkivat e shërbimit jugosllav duke qenë se nuk ka akses apo nuk janë deklasifikuar, po këtë të Sigurimit mund ta kishte ftilluar, duke qenë se dosja e Camajt qenka deklasifikuar. Tare e di se ndërsa është arratisur në Jugosllavi, Camaj i ka lënë targën me kohë Sigurimit dhe regjimit, që ndërkohë e kanë përfshirë në listën e armiqve për të mos e hequr deri në fund prej andej. Por sepse i pëlqen ta nisë, nga sot për atëherë, në misione imagjinare “Brezin e Kuq”; sepse i pëlqen ta rëndojë Martin Camajn e vdekur edhe për një betejë që ai ka fituar, siç është ajo me Sigurimin. A thua se ka një peng, a thua se një pseudonim i shënuar nga një operativ i harruar në provincat e Shqipërisë se dyzet e pesës a gjashtës është një mikroçip që komandon nga padukshmëria, sa të jetë gjallë, veprimet e shkrimtarit. Arsyetimi këtu na fut në sfera që nuk është vendi t’i trajtojmë. Por ajo që më çudit në këtë episod është se vetë Tare, me ndershmëri do të thosha, në vend të fakteve të munguara, sjell dy fakte konkrete që e sqarojnë bindshëm “misterin” e ikjes së Camajt nga Beogradi në Romë. “Nëse japim kontekstin e kohës, -shkruan ai,-mund të themi se koha e largimit të Camajt nga Beogradi përkon me momentin kur aktiviteti politik antijugosllav pëson ndryshim kursi. Është koha kur Nikita Hrushov kishte kërkuar që udhëheqja shqiptare të ndalonte propagandën agresive ndaj Jugosllavisë, si pjesë e një pakti pajtues të ndërmarrë nga sovjetikët… Radio Beogradi ul papritur tonin e propagandës antishqiptare”. Camaj, që ka punuar në këtë radio para “normalizimit”, ka dalë tepër, si shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë në Jugosllavi. Tare publikon një letër të kësaj kohe, që Camaj ia dërgon një miku, në të cilën i shkruan: “Kam frikë se do më kthejnë në Shqipëri… prandaj nëse mendon sadopak për mua, mundohu të më nxjerrësh prej këtij vendi… Nëse nuk interesohesh për mua, do të përfundoj keq”.

Frika e Camajt është reale. Viktimat e “normalizimeve” të herëpashershme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë komuniste kanë qenë rregullisht të arratisurit nga Shqipëria në Jugosllavi apo nga Jugosllavia në Shqipëri, shqiptarë të gjithë. Qeveritë respektive i kthenin si mish për top nga kishin ardhur, duke ua çuar dëm sakrificën me rrezik vdekjeje të arratisjes nga këndej- andej. Ka shqiptarë që janë çmendur nga këto pabesi mizore.

Nuk është nevoja të jesh dashamirës dhe i gjerë me të vdekurit, që pasi ke lexuar letrën e lartpërmendur dhe të kesh njohuri për viktimat e “normalizimeve” Tiranë-Beograd, të përqafosh menjëherë si arsye largimi të Camajt nga Beogradi atë që përmend vetë ai. Faktet që vetë Tare sjell e sqarojnë “misterin”. Megjithatë, ai nuk i merr parasysh. Kjo është çudia. Ai ngulmon se “arsyet e vërteta të mos jenë treguar në këtë letër”. Arsyet e vërteta janë në pohimet e tij retorike se është në mision si agjent i UDB-së. Dhe gjithçka vjen e bëhet lëmsh kur mësojnë se letrën e cituar këtu e nxori nga Jugosllavia shërbimi sekret amerikan. Pra, CIA u vu në shërbim të UDB-së!!!

xxx

Në materialin e tij, Tare e tregon që në krye motivimin që e frymëzoi t’i hynte punës për të lustruar figurat e Koliqit dhe Camajt. Një konferencë e dy a tri viteve më parë e ministrive të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës për veprën e Koliqit dhe Camajt i krijojnë atij përshtypjen se këta të dy po promovohen si “kalorës të munguar të letrave shqipe”. Ai provokohet nga kjo, a thua se i dinte më parë ato që ka hulumtuar përgjatë dy viteve për të kompiluar materialin kundër tyre. Sido që të jetë, një gjë është e qartë. Qasja e tij në tekstin “Dritëhije në histori” reflekton një botëkuptim lustratorësh, si ata për të cilët ka shkruar gjerë e gjatë mendimtari dhe disidenti i madh polak, Adam Mihnik. “Filozofia e lustratrorit është e thjeshtë”, shkruan Mihnik. “Më jepni njeriun, pa di unë si gjej mënyrën për ta akuzuar. Lustratori e di se pothuajse askush, as ai vetë, nuk ka qenë i shenjtë në ato kohëra jo të shenjta”. “Nga fara e vogël e së vërtetës, ai arrin të rrisë pemën e gënjeshtrës”.

Mihnik u ngrit si askush tjetër në mbrojtje të themeluesve të Solidarnosit dhe të ajkës së inteligjencë polake brenda dhe jashtë Polonisë, përfshirë poetin nobelist Çesllav Milosh, i cili qe arratisur në Perëndim, në Francë në fillim, pastaj në SHBA dhe kur erdhi demokracia në Poloni u sulmua nga lustratorët e rinj, të cilët e akuzuan si “tradhtar rrotullues”, “agjent”, e tjerë e tjerë, dhe ai, duke folur për këta akuzatorë me ballë bakri, i shkroi njëherë një të njohuri fjalinë e famshme: “Në të vërtetë, është mjaft e ëmbël t’i takosh së shkuarës nëse e tashmja është e shëmtuar si surrati i tyre”. Kështu shprehej Miloshi, të cilin e shkuara në komunizëm e kishte lënë pa atdhe.

Përtej gjithë çfarë mund të ketë ndodhur me njërin e me tjetrin emigrant politik shqiptar në shtetet perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, ajo që kërcet, madje të revolton në lustrimin e tyre, sidomos postmortum, është injorimi i verbër apo harresa e qëllimtë e një fakti, që duhej të ishte e të jetë kriter bazë i një qëndrimi të drejtë, jotendencioz: regjimi komunist u mbylli dyert, u mohoi atdheun, shtëpitë dhe varret e të parëve dhe tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, u kërkojmë llogari dhe madje “u çjerrim fytyrën” përse nuk janë sjellë si engjëj në mërgimin e tyre. Nuk e mohoj, ka pasur dhe ka tradhtarë. Tradhtia nënkupton të kesh qenë dhe të jesh i pranuar, i brendshëm. Në parim nuk janë kurrë njëlloj ata që ranë në rrjetet e shërbimeve të huaja si të dëbuar dhe si armiq të komunizmit, me ata që kanë përfunduar në këto rrjeta si të brendshëm apo si të privilegjuar të regjimit. Sidoqoftë, për askënd nuk mund të ketë gjykime në shenjën e grupit. Ajo çfarë e ndan shapin nga sheqeri, në fund të fundit është çfarë të këqijash i kanë bërë këta njerëz Shqipërisë. Gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas Luftës së Ftohtë deri në ditët tona. A kanë shërbyer në substancë lirinë, demokracinë, kohezionin dhe orientimin perëndimor të vendit apo kanë bërë të kundërtën. Të tjerat janë muhabete kafenesh.

Kam një njohje me Auron Taren, na ka qëlluar të diskutojmë në emisione dhe jashtë emisioneve për çështje të trashëgimisë kulturore kryesisht. Me sa e njoh, besoj se e ka pasur të mëvetësishëm motivimin për të hulumtuar e shkruar materialin kundër Koliqit e Camajt. Por ai duhet ta dijë se metodologjia që ka ndjekur, qasja dhe qëllimi i tij “rimojnë” me një politikë të ndjekur në Shqipërinë postkomuniste që ka synuar e synon kalimin dora-dorës të barrës së përgjegjësisë së krimeve apo padrejtësive të komunizmit te shtresa, e cila më së shumti i ka pësuar ato krime dhe padrejtësi. Siç kuptohet, fjala është për një përmbysje monstruoze të së vërtetës dhe historisë. Në planin e jashtëm, pra, në atë që ka të bëjë me emigrantët politikë, kjo politikë përudhet të përputhë, duke e lënë të nënkuptuar rezultatet e lustracionit “demokratik” me “tablotë sinoptike” të Enver Hoxhës, që i shpallte armiq, tradhtarë dhe të shitur të borgjezia të gjithë kundërshtarët e tij dhe të komunizmit. Për rrjedhim, t’i zbojë dhe t’i s’komunikojë sërish nga jeta publike e vendit.

Në planin e brendshëm, sado cinike të tingëllojë, kjo politikë ka synuar dhe synon t’i japë avantazh moral të majtës ishkomuniste. Këtë mund ta shohim në formën e modelimit të lozhës dhe arenës së re si dhe vendosjes së palëve në to.

Në lozhë, ata dhe dishendenca biologjike dhe politike e atyre që kriminalizuan me ligj fjalën e lirë, deri edhe opinionin për cilësinë e bukës, lëvizjen e lirë, librin, muzikën, pikturën e autorëve të ndaluar, liritë dhe të drejtat njerëzore e tjerë e tjerë e tjerë- lista është shumë e gjatë.

Në lozhë për të shijuar grindjen që kanë provokuar në arenë, luftën brenda llojit të palës që i ka pësuar këto krime, por që lozha bën çmos t’u ndryshojë kahun sikur i kanë bërë vetë, pra, ia kanë bërë njërit-tjetrit.

Në përparimin hap pas hapi përgjatë shumë viteve, kjo politikë me kosto elektorale për Partinë Demokratike ka prodhuar ngjarje që do t’i linin pa mend mjeshtrit e humorit të zi. Po mjaftohem të sjell një episod që flet më shumë se qindra fjalë. Një deputet i Rilindjes me prejardhje nga një familje e nomenklaturës së lartë komuniste i drejtohet një kolegu me prejardhje nga një familje e persekutuar, ku i thotë tekstualisht: Po ta fal kësaj radhe, por radhën tjetër nuk ta fal!

“Nganjëherë i falim viktimat tona”, është kuptimi lugubër i kësaj “tolerance”

Ngjashëm, një përdhunues apo një grup përdhunuesish me uniformë të ish-trupave të Milosheviçit mund t’ua thonë këto fjalë vajzave shqiptare të përdhunuara kur i kishin robina të armëve, duke shkelur në ndjenjën e turpit të këtyre vajzave për të mos u marrë vesh ajo që u ka ndodhur.

Për t’u kthyer te Koliqi dhe Camaj, do t’i rekomandoja Auron Tares dhe çdo të interesuari, të marrë e të lexojë me vëmendje artikullin e mjeshtrit Adam Mihnik me titullin “Plaga në ballin e Adam Mickieviçit”, botuar në librin e tij të përkthyer në shqip “Në kërkim të sensit të humbur”. Aty do të gjejnë modelin e një deontologjie të kuptimit dhe jotendenciozitet në trajtimin e një teme komplekse siç është sjellja e shkrimtarit dhe intelektualit në përgjithësi, në raport me tiranin dhe tiraninë. Do të mësojnë sërish se shkrimtarët dhe artistët janë mbi të gjitha vepra krijuese që kanë nxjerrë nga duart, ndërsa incidentet e fatit në jetën e tyre, të diktuara nga rrethanat, janë “tamam sikur në një çast të vetëm bie në pellgaçe që me tej të vazhdosh të ecësh në të thatë”. Me këtë kuptim, Adam Mickieviçi, poeti kombëtar i Polonisë, i përshëndet brezat nga lartësia qiellore, ku shkëlqen fytyra e tij në bronz.

Marrë nga Gazeta Liberale / Titulli është redaksional, titulli origjinal i autorit: Pemët e mëdha të gënjeshtrës nga fara e vogël e së vërtetës

 

“Më thirri Çuli dhe Basha, s’do ketë kulla, as ndërtime të reja”/ Robert Ndrenika flet për Teatrin: Pashë projektin, u kënaqa

$
0
0
Aktori Robert Ndrenika
Aktori Robert Ndrenika

Bashkia e Tiranës, me sa duket, ka një projekt për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Lajmin e bën me dije aktori Robert Ndrenika në një prononcim për “News24”, ku tregon se si regjisori Altin Basha dhe Drejtori i Teatrit, Hervin Çuli, si pjesë e komisionit të krijuar për vlerësimin e projektit, e kanë thirrur edhe aktorin për të pasur një mendim të tijin.

Ndonëse në 18 maj (një ditë pas shembjes së godinave) kreu i bashkisë, Veliaj, bëri përmes video-animacionit një riprezantim të tenderave të projektit të teatrit të ri, pas atij të Kryeministrit Rama në shkurt të 2018-ës, ku qe i pranishëm dhe vetë aktori, publiku i gjerë është ende në pritje të informacioneve dhe detajeve të mëtejshme.

Nuk dihet se përse projekti i përmendur i tregohet në veçanti vetëm aktorit, në një kohë që për të është bërë një protestë dyvjeçare nga dhjetëra artistë (pjesë e të cilit në fillime qe edhe Ndrenika), si dhe ka ngjallur interesin e ekspertëve të trashëgimisë, arkitektëve, elitës intelektuale në vend etj.. A është thirrur ai në cilësinë e artistit, të cilit vetë Veliaj i premtoi se nuk do të prekej asnjë centimetër truall, si qytetar, apo në cilësinë e anëtarit të Këshillit Artistik Bashkiak, të rizgjedhur rishtazi?

Ndonëse për vlerësimin e një projekti duhet një zë teknik, Ndrenika konfirmoi se është shumë i kënaqur prej tij dhe se në të janë marrë parasysh vërejtjet e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

DEKLARATA E PLOTË E NDRENIKËS:

“Falënderim! Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli, dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim, dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin. Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë”, është shprehur Ndrenika.

Shqipja, meraku i Camajt: Enver Hoxha në vend të gjuhës imponoi dialektin e tij

$
0
0

ANILA DEDAJ/ “Kulturologjia shqiptare i ngjan një lloj dritareje të hapur përgjysmë, sepse figurat tona, jemi mësuar t’i shohim shumë të pjesshme. Të pjesshme për nga formimi, por edhe për nga pozicionimi në hapësirë dhe në mision”.

Martin Camaj
Martin Camaj

Në 95-vjetorin e lindjes së Martin Camajt, gjatë një konferencë të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, studiuesja Ledi Shamku hedh dritë mbi kontributin e tij si albanolog. Ajo tregon Camajn si hartuesin e parë të gramatikës së plotë të shqipes, dhe sjell në vëmendje kritikat e tij bërë ndaj vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

“Hoxha në vend të gjuhës imponoi dialektin e vet”, thoshte ndër të tjera Camaj në vitin 1991, gjatë një seminari të mbajtur në Salerno për gjuhën shqipe, duke këmbëngulur që gjuha shqipe duhet parë nga tri koine: toskë, gegë dhe arbëreshë.

Ndërsa pedagogia dhe studiuesja Viola Isufaj u ndal te krijimtaria letrare e poetit.

“Në veprën e Martin Camaj nuk do të gjejmë askund provokim, keqinterpretim, irritim të shpirtit apo sarkazëm. Martin Camaj tregon një vëmendje të veçantë ndaj dashurisë, e ndonëse nuk mund të thuhet se në poezinë e tij ka dedikim të dashurisë për njerëzit, sepse ai nuk shpjegon dhe nuk ndan moral, përsëri njeriu Camaj e rrezaton dashurinë. Ai do t’i ndryshojë zemrat e ashpërsuara, t’i zbusë, nuk mban mëri me shpirtrat e verbër. I fal ata. Duke mos vepruar si ata që e mohuan dhe e mohojnë; e përjashtuan dhe e përjashtojnë; e anatemuan dhe anatemojnë. Ai nuk i përgjigjet të keqes me të keqe. Padrejtësisë me padrejtësi. Përkundrejt tyre përcjell idenë e së mirës, duke dhënë shembullin e tij”, u shpreh ndër të tjera Isufaj.

Studiuesja e letërsisë, Lili Sula, ndali te roli i shkollës në transmetimin e veprave si të Camajt, që janë pjesë e së kaluarës historike e intelektuale.

“Poetët e figura madhore si Martin Camaj jetojnë në kanon, jo nga kritikët, as nga kritizerët, por nga forca e vet e brendshme. Nga këmbëngulja e heshtur dhe e fuqishme, nga interaktiviteti i pandërprerë në plan formativ, edukativ, estetik”, tha ajo.

LEDI SHAmKU: CAMAJ, ALBANOLOG I PLOTË

Studiuesja Ledi Shamku tregon për aktivitetin dhe kontributin linguistik të Martin Camajt, një dimension i tij jo shumë i njohur për publikun e gjerë.

“Edhe për Camajn ra ky sherr e u pamë! Shumica, nuk e dinë se Camaj është një nga albanologët më të mëdhenj, gjuhëtar i përmasave të pashpalosura ende. Një albanolog i plotë dhe hartuesi i parë i gramatikës së plotë të shqipes”, thotë ajo.

Po ashtu, studiuesja e tregon Camajn si ideatorin e “jo dy, por një gabimi, të bërë gjatë Kongresit, e që nuk u korrigjua kurrë”. Shamku thotë se gramatika e Camajt është e vetmja që e shikon shqipen jo nga dy, por tri koiné: gegë, toskë dhe arbëreshë.

Shamku, shton më tej, se Martin Camaj, pavarësisht formimit si albanolog, mbetet një poet, i cili pati aftësinë ta shikojë shqipen me sy prej vizionari poetik, “pra më mirë se sa një gjuhëtar i thjeshtë”

PARASHIKIMI I CAMAJT PËR SHQIPEN

Studiuesja Ledi Shamku tregon se Camaj 3 dekada më parë, parashikoi atë që, sipas tij, do të ishte epiqendra e shqipes së përbashkët. “Jo asaj që ishte vendosur në dekret, por asaj që do të vendoste përdorimi i shoqërisë shqiptare të lirë”, thotë ajo. Kështu, ajo sjell në vëmendje Seminarin e Saleronos kushtuar shtresimeve të shqipes (i pari i këtij lloj), mbajtur në 2 dhjetor të vitit 1991, e të udhëhequr nga Camaj, si dhe fragmente nga kumtesa e tij, pasi siç thotë, për të është me rëndësi që “Camaj të shprehet vetë”.

Gjatë fjalës së tij, plot 29 vite më parë, Camaj shpreh papajtueshmëritë me vendimet e marra në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972. “Ka rreth 20 vjet që në Shqipni po vazhdon procesi i normalizimit të gjuhës, i cili nuk merr parasysh randsinë e dialekteve, të historisë, as të dokumentave si dorëshkrime, tekste letrare etj.

Teoria themelore që drejtoi procesin e ndjekur për zbatimin e normës që në të vërtetë është vu në jetë me dhunë, i përket Stalinit. Hoxha në vend të gjuhës imponoi dialektin e vet. Ose më mirë një prej nëndialekteve tosknishte lindore.

Çdo variant tjetër gjuhësor e letrar u ndalue, veçanërisht ai i veriut. U pengue dhe zhvillimi i toskërishtes tradicionale letrare, në veçanti përbajtsja e saj perëndimore…”, është shprehur Camaj asokohe. Studiuesja, thotë më tej, se Camaj është i vetmi gjuhëtar që u referohet për shqipen tri koineve (dialektit gegë e toskë dhe arbërishtes).

“Për gati një gjysmë shekulli para ardhjes së stalinizmit tre variantet janë zhvilluar lirshëm e në simbiozë harmonike. Edhe gjuhëtarë si Gjergj Peikmezi, Gjergj Fishta, Karl Gurakuqi etj. kanë këshilluar që unisimi i gjuhës shqiptare të arrihej përmes mbërritjes së këtyre varianteve, por kjo gjë duhet me u krye jo në mënyrë të vrazhdë. Dhe me të vërtetë, deri në 1944 shoqëria shqiptare zhvillohej në një simbioze familjare, kulturore e gjuhësore.

Në veçanti në TIRANË kryheshin kontaktet e para gjuhësore. Mes atyne që përdorin dialekte të ndryshme gjuhësore. Aty kryhet afrimi!”, ka thënë Camaj 29 vite më parë në Salerno. Duke iu referuar fjalës së tij, Shamku sqaron se ai gjykonte se qendra evolutive e formimit sociolinguistik do të ishte në truallin e Tiranës kryeqytet.

Ndarja nga jeta e aktorit Fuat Boçi/ Kulla: Artistët vdesin ndryshe, si e krijova Belulin. Kiço Londo: Do marrë duartroktitjet që i munguan në tokë

$
0
0

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i njohur Fuat Boci. Miqtë flasin për një aktor unikal dhe të pavdekshëm për karakteret e tij. Aktori që njihet për rolin si “shoku i Belulit” ishte 89-vjeç. Aktori i njohur fierak Fuat Boçi, qe bërë i njohur për rolet e tij në estradën profesioniste të qytetit. Ish elektriçisti kinomekanik që u bë artist, i nderuar me disa urdhra e medalje, mbahet mend për karakteret e e veçanta që përjetësoi.

Fuat-Boci

Kiço Londo, regjisor, që është rritur me rolet e tij në teatrin ‘Bylis’ të Fierit, e mban mend si një aktor unikal, që punonte gjatë me rolet e veta.

“Ai sot është në qiell dhe nga yjet e engjëjt, do të marrë duartroktitjet që i munguan në tokë. Ëshët aktor kombëtar jo lokal. Brenga ime është se nuk punova me të si regjisor dhe nuk e duartrotkita si regjisor. Një prej regjisoreve që e ka njohur për më se 18 vite, në Fier ku punuan bashkë për pjesë të ndryshme, e kujton me vlerësim.

Pëllumb Kulla thotë se “Artistet vdesin ndryshe. Pjesë më e dobët, ajo fizike shuhet, por pjesa shpirtërore e artistike, ajo për të cilën artistët bëhen të njohur e duhen nga publiku, ajo mbetet ende. Ndaj edhe Fuat Boçi mbetet i pavdekshëm”. Kulla, një prej emrave më në zë të regjisë, sjell në kujtesë edhe një prej roleve më të spikatura të Boçit, pasi ka vlerësuar punën që ai bënte me rolet, mimikën, plastikën e qëmtimin e karaktereve.

Beluli ishte një rol që erdhi në kuadër të qëmtimeve që unë bëra në letërsinë e Dritëro Agollit, Shevqet Musarajt dhe më tej edhe të Qamil Buxhelit. Prej tij gjeta këtë personazh, Belulin, që duke dashur të fliste për shokun e tij, e dinte mëirë që po fliste më shumë për vete. Atë e luajtën si rol dy aktorë, por Fuati pati fatin që e regjistroi dhe kjo pjesë i dha një popullaritet të madh e të merituar. Fuati qëmtonte karakteret, i punonte me kujdes, ishte sistematik dhe ishte në lartësi të madhe. Ka qenë një nga aktorët e mi të të pëlqyer, pikërisht prej cilësive që kishte”– tha Kulla./BW

 

“Saga e Jetëve Legjendë 2”, 5 figura historike në një rrëfim të jashtëzakonshëm

$
0
0
ANILA DEDAJ/ “Nëse historia e njerëzimit do të shkruhej si një roman, më i bukuri dhe më interesanti do të ishte ai që trajton në kompleks figurat legjendare të saj”.  Pas suksesit të vëllimit të parë, “Saga e Jetëve Legjendë”, të botuar plot katër herë, gazetari Arjan Konomi vjen me një tjetër rrëfim të jashtëzakonshëm të

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, historia e Konstandin Ropit që doli në mal që 12-vjeç

$
0
0
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”. Konstandin Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930 dhe mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi prindërit iu vranë. Kjo e detyroi të dilte në mal partizan në moshën 12-vjeçare. Ai është personazhi real i

Ermonela Jaho rrëfen albumin e saj të parë, si “Shpirt i rrallë” i muzikës

$
0
0
ANILA DEDAJ/ Ajo ishte 14 vjeç kur do të shikonte operën e parë të saj. Violeta e “La Traviatas” i ngacmoi Ermonela Jahos emocione të papërshkrueshme, si dhe guximin për të ëndërruar… “Të paktën një herë në jetë kam për ta kënduar”, mendonte atëherë… Sot numërohen plot 300 herë që ajo i ka dhuruar publikut vendas

E trishtë/ Humb jetën nga COVID-19 skulptori i njohur Arben Bajo

$
0
0
Skulptori i njohur, Arben Bajo, nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur miq të skulptorit. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk ia doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Ai ishte i shtruar prej ditësh

Ndarja nga jeta e skulptorit Arben Bajo/ Reagon Rama: Humbje e madhe. Kujtimi i tij pavdekësohet nga prania e veprave mes njerëzve

$
0
0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19. Me një shënim në facebook, kryeministri thotë se ndarja e tij nga jeta është një humbje  e madhe dhe se Bajo ishte edhe shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në

Dy projektet e mbetura pezull të skulptorit Arben Bajo, Gazmend Leka tregon ëndrrën e tij për “Kopshtin e engjëjve”

$
0
0
Anila Dedaj/ Miq e kolegë e kujtojnë Arben Bajon si njeriun e heshtur, por siç thotë piktori Gazmend Leka, veprat e tij bënin shumë bujë. Leka e pat njohur talentin e artistit që në vitet kur e kishte student në Akademinë e Arteve. “E pashë dhe thashë: Ka për t’u bërë një skulptor shumë i
Viewing all 3026 articles
Browse latest View live