Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all 3030 articles
Browse latest View live

Ndahet nga jeta profesori i njohur i muzikës, Gjovalin Lazri/ Presidenti Meta: La pas një trashëgimi të vyer

$
0
0

U shua sot në moshën 84 vjeçare, profesori i shquar i muzikës, Gjovalin Lazri. Vetëm 11 ditë më parë Lazri u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”, çmim i cili u tërhoq nga i biri.

1594226892_violincel

Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936. Në vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në vitin 1959 fillon studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve ne Pragë. Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike “Jordan Misja”, në Tiranë.

Duke reaguar, Presidenti Ilir Meta thotë se është Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesorit.

Sipas tij, Profesor Lazri la pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar, duke u shndërruar në shembull frymëzimi për studentët e tij, si një personalitet i shquar i artit dhe muzikës shqiptare

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesorit të violinçelit, Gjovalin Lazri, ish-drejtuesit të Liceut Artistik “Jordan Misja”, të cilin pak ditë më parë pata nderin ta çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të talentit të spikatur muzikor dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë në dekada për edukimin e shumë brezave të artistëve të rinj, të cilët kanë bërë emër edhe në skenat më të famshme europiane dhe botërore.

Si përfaqësues i denjë i plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të shquar të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Profesor Lazri la pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar, duke u shndërruar në shembull frymëzimi për studentët e tij, si një personalitet i shquar i artit dhe muzikës shqiptare, i cili të impononte respekt me talentin e spikatur dhe vlerësimin për përkushtimin dhe profesionalizmin si drejtues.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së nderuar Lazri, bashkëpunëtorëve dhe gjithë studentëve të tij për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për ta dhe artin shqiptar.

Përjetë do ta kujtojmë me nderim dhe respekt veprën dhe figurën e Profesor Lazrit!


“Sot flasin shumë për Fishtën për modë, dhe nuk e njohin ende”- Ilir Demalia: Edhe pse i ndaluar, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka…

$
0
0

A studiohet sa duhet shkrimtar Gjergj Fishta? Ilir Demalia duke marrë shkasë nga një artikull i gjatë për të, thekson se e viganin e veriut nuk e njohim ende sa duhet.

143252

Sipas tij, edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar

Ilir Demalia:

Mësuese Pertëfja, At Fishta dhe unë.

Mësuese Pertefja! Të jam mirënjohës për jetë për çfarë më ke mësuar,  dhe njëkohësisht të kërkoj falje për shqetësimet e shumta që të kam dhënë në klasë. Më emocionove jashtë mase me shkrimin dhe mesazhet e t’ua, që pa lejen tuaj po i ndaj me miqtë e mi.

Dje në orët e vona, mora një mesazh nga mësuesja ime e letërsisë dhe gjuhës në gjimnaz, zonja Pertefe Leka. Bashkë me mesazhin më dërgonte  dhe një link të një shkrim-analize të gjatë dhe me mjaft interes  për Viganin e Veriut, publikuar në gazetën “Illyria” në New York në muajin maj. Mbrëmë isha i lodhur dhe nuk e lexova shkrimin. Sot pasi e lexova u preka jashtë mase deri në përlotje.

Sot flasin shumë për Fishtën për modë, dhe më e keqja, nuk e njohin ende. Po atëherë?!!

Ja çfarë shkruan mësuese Pertefja në një frazë të kësaj analize të gjatë dhe të vlefshme për t’u lexuar, jo për frazën, por për vlefshmërinë e shkrimit për Viganin e Veriut At Fishta, dhe mirënjohjen time ndaj mësueses së mrekullueshme zonja Pertefe Leka.

Një gjë është e vërtetë se Gjergj Fishta edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar. Kam pasë nxënës që më pyesnin -pse nuk e mësojmë Fishtën—(edhe sot e mbaj mend studentin tim, Ilir Demaliaj, kur insistonte me pyetje rreth Fishtës, e merrja për provokim ) ndihesha “fajtore” që nuk mund t’i përgjigjesha, por gëzoja që mendjendrituri Fishta ka depërtuar e nuk do t’i shuhet kurrë drita e tij. Kam përjetuar një ngjarje të trishtë, kur në Gjimnazin tonë, “K.Kristoforidhi”, merrnin mësime edhe nxënës të një shkollë profesionale, ku jepte mësim Prof.Pal Doçi, mësues historie, njeri shumë i ditur, të cilin në mes të ditës e arrestuan në shkollë. Atë kohë bëri bujë të madhe dhe përflitesh se citonte vargjet e Fishtës… Këto ngjarje na bënin të mbyllnim gojën e të mos i përmendnim personalitete të shquara shqiptare.

Por sot, veprat e Fishtës duhet t’i njohim në themel çdo mësues letërsie, siç kanë shkruar nxënësit e tij “interpretonte para nesh si aktor”sepse veprat e tij përveç anës artistike e përshkrimeve madhështore, në të gjitha gjinitë, kanë vlera njohëse për historinë, gjeografinë, estetikën, gjuhësinë, filozofinë, dramaturgjinë

Mesazhet me mësuesen:

Unë; Si je mësuese Pertefe? Faleminderit për shkrimin për Fishtën dhe sigurisht do ta lexoj. Uroj të jeni mirë.

Mesuese Pertefja: Të uroj çdo të mirë. Të  ndjek me Luanin në diskutime, bravo qe guxon . Je i vetmi  nga nxënësit që ma kërkoje Fishten, por unë nuk e kisha guximin tënd të jepja përgjigje, kur unë me babën mësues i kisha lexuar diskutuar e mësuar përmendsh disa poezi te Fishtes.

Pyetjes tuaj atëherë “Pse nuk e mësojmë Fishtën” të cilën e kam cituar edhe në shkrimin  që do të lexosh me emrin tënd, besoj qe i kam dhënë përgjigjen e duhur.

Atë që nuk e bëra dot me nxënësit e mi e bëra sot për studente e shkollarë se po humbet poezia patriotike dhe kultura  e të mësuarit letërsi e traditës së mirë.

Paç shëndetin qe të përballosh luftën kundër padrejtësive Uroj fitore.

Unë: Me ke emocionuar shumë me shkrimin mësuese Pertefja. Të falënderoj!

Mësuese Pertefja: Më gëzove shumë qofte e mbarë dita Vazhdo te bësh punë të mira se Shqipëria ka nevoje për të tillë « rebele» me zemër të madhe.

Fishta për Shqiptarinë dhe Albanologjinë

Përplasja për Camajn/ Reagon Akademia e Shkencave, kujton fjalët e Kadaresë: Një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, mirëpresim çdo debat, por…

$
0
0

Pas debatit te madh, me replika te forta, akuza e kunderakuza per Martin Camajn, pas publikimit te nje shkrimi nga Auron Tare, vjen reagimi i Akademise se Shkencave te Shqperise. akademia-shkencave

Ne nje reagim zyrtar, Akademia thekson se ai eshte një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, duke iu referuar edhe percaktimit te bere nga shkrimtari i madh Ismail Kadare.

“Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor. Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike”- theksohet ne qendrimin e Akademise.

Deklarata e Akademise 

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

“‘Na mbive’ në sy o Tirke”- Pensioni qesharak për aktorin e njohur, miku i tij poston mesazhin: Mos u mërzit artist i madh! ‘I braktisur’ nga ata…

$
0
0

Sotirak BratkoAktori i njohur i skenës shqiptare, Sotiraq Bratko ka mbushur moshën e pensionit. Miqtë e tij i kanë uruar pension të mbarë, por duke vënë në pak një detaj të pakëndshëm. Trajtimi financiar që do të marrë aktori i mirënjohur është në vlerë shumë të ulët.

Një prej miqve të tij, Ilir Jano i ka publikuar aktorit një mesazh urimi në faqen e tij zyrtare të Facebook, ndërkohë që i kërkon të mos mërzitet edhe pse pensioni për atë ka dalë në vlerën e 13.100 lekësh.

Miku i tij, thekson se “Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirënjohjen e te gjithëve!!!”

“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!

“Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenës, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmonë

TI… I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt është 13.100 lek, i buzëqeshur, ndonëse “te mëdhenjtë” lart i kane kursyer titujt për ty…i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojnë kur ju duhesh…

I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithë te vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…

Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, thekson Ilir Jano.

Bratko pensioni

 

Sotiraq Bratko

Rrëfimi i një prej organizatorëve të ekspozitës së hapur më 1968, Buza: Revolta kineze për syrin e humbur të një personazhi “pozitiv”

$
0
0

Me detyrën e shefit të Arteve Figurative në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në ato vite, i ngarkuar nga ministri Thoma Deliana, Kujtim Buza, piktor, ka qenë njeriu që është marrë direkt për montimin, sistemimin e asaj ekspozite gjigante pas ardhjes së saj në Tiranë.

Sot, pas një gjysmë shekulli, për “Panorama.al” Buza i rikthehet punës intensive, me detaje të pathëna asnjëherë. Ruan tri blloqe në formë ditari të rralla, me shënime, foto e mjaft episode nga udhëtimi dhe shoqërimi i një ekspozite të artit figurativ shqiptar në Kinë, takimi me Mao Ce Dunin, pastaj ardhja dhe angazhimi shtetëror për hapjen e “Oborrit të vjeljes së taksave” në kryeqytet. “Ishte një ndër evenimentet artistike më të mëdha të kohës. Përgjegjësia dhe problemet që dolën ishin shqetësuese, sidomos kur njërës skulpturë i humbi njëri sy”, tregon ai.

Capture

Z. Buza, si ishin raportet me artin kinez në atë kohë?

Marrëdhëniet, shkëmbimet me ekspozita me kinezët, sidomos të artit figurativ, nuk ishin të shpeshta për kohën. Rëndësi dhe me vlera kishin ato artizanale, të punimeve të fildishta dhe jo shumë të kavaletit. Sidoqoftë, arti figurativ kinez në atë periudhë përfaqësohej nga personalitete artistike, ku spikasnin Ci Baj Shi apo Suj Bej Hun, piktorë të shquar.

Në ditarin tuaj lexoj se jeni takuar edhe me Mao Ce Dunin?

Në fund të ’67, bashkë me Shaban Hadërin, skulptor, dekan i ILA, shoqëruam një ekspozitë arti, e cila u hap në janar të ’68-s në Galerinë Qendrore të Pekinit, pastaj në Shangai dhe Kanton. Ishin vepra nga autorë shqiptarë. Ndërkohë, siç e shihni edhe nga shënimet, takimi me Mao Ce Dunin ka qenë më 18 dhjetor. Ishim në përbërjen e delegacionit të Miqësisë Popullore Kineze, rreth 1 orë e 30 minuta zgjati qëndrimi me të.

Aty patë edhe “Oborrin e vjeljes së taksave”?

Gjatë qëndrimit në Kinë, na dërguan për të parë edhe “Oborrin e vjeljes së taksave”, një grup i madh skulptural, një punë e jashtëzakonshme që na befasoi për nga stili i ri i atyre skulpturave, shumë jetësore ishin. Disa muaj pasi kthehemi nga Kina, më thërret Thoma Deliana e më thotë: “Ti ke qenë në Kinë dhe e ke parë ekspozitën ‘Oborri i vjeljes së taksave’, e cila do të vijë në Tiranë. Do të merresh ti me të dhe e di vetë çfarë do bësh për organizmin e punës e për hapjen e saj”. U pamë me njëri-tjetrin në sy, mesazhi ishte i qartë.

Duket përgjegjësi e madhe… Si u realizua transporti i tyre?

Detyra m’u caktua mua, por duhej edhe një skulptor. Më shkoi ndërmend të thërras Uran Hajdarin, skulptor, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak muaj më parë. Ai kishte studiuar në Kinë dhe ishte ai që e mbajti peshën e organizimit, një punë intensive, lodhëse, me shumë përgjegjësi dhe delikate. Ardhja e tyre u bë me anije nga Kina në Shqipëri, në Portin e Durrësit. Udhëtim i gjatë. Mbi 100 arka të mëdha si kabina plazhi ishin. Pastaj me mjete të mëdha i sollëm në Tiranë. Skulpturat ishin të ambalazhuara shumë mirë, kur i hapëm asnjë e dëmtuar. Ato sollën këtu një variant të origjinalit, në allçi bashkë me një katalog shoqërues.

Enver Hoxha duke vizituar ekspozitën kineze, 1968
Enver Hoxha duke vizituar ekspozitën kineze, 1968

Pse u ekspozuan në Pallatin e Kulturës?

U vendos të hapej në Pallatin e Kulturës, në katin e parë, sepse kishte hapësirë, ndërkohë që Galeria e Arteve, në atë kohë në rrugën “Fortuzi”, ishte e vogël. Pallati kishte dy vite sapo ishte bërë, pastaj në qendër të Tiranës, edhe ky ishte një ndër motivet. Ekspozita fillonte me kreun e oborrit, vazhdonte me lëvizje dinamike dhe kompozimi kërkonte një vendosje gjatësore që të ndiqej në mënyrë kronologjike nga vizitori.

Si arritët ta sistemonit?

Sigurisht, kërkonte një angazhim pune të kujdesshme për t’i vendosur mirë, pa asnjë dëmtim grupin skulptura “Oborri i vjeljes së taksave”, kjo për shumë arsye. Shkarkimi i tyre u bë në sheshin pas pallatit, po kështu edhe transporti për në sallë. Por, nuk ishin të vogla problemet që na dolën. Gjatë një muaji, për montimin e saj u morën punonjës të komunales, por që prezantoheshin si vullnetarë. Si tapet u përdor pluhuri apo tallash i zi që u morr nga Kombinati i Tekstileve “Stalin” dhe jo baltë, mbi të cilin e vendosën figurat. Figurat duhet të kishin sfond të errët dhe këtë e sugjeroi Urani. Pluhuri vinte me kamionë, kujtoj vështirësitë, erdhi a nuk erdhi kamioni

Dolën probleme të tjera?

Një ditë, duke ndjekur punën, shohim se njërës skulpturë, që ishte edhe heroi pozitiv, i mungonte njëri sy prej xhami. Menduam se i kishte rënë, ndoshta të pavëmendshëm punëtorët nuk e kishin parë, ose dikush e kishte marrë qëllimisht. Fakti ishte se ai kishte humbur e bashkë me Uranin u shqetësuam. Si t’ia bënim?

Veprat e paraqitura në ekspozitën kineze
Veprat e paraqitura në ekspozitën kineze

Si u zgjidh?

I thirrëm punëtorët, Gafurrin, shefin e tyre, dhe Doku, njëri nga punëtorët, na sugjeroi që për t’u justifikuar t’u themi kinezëve se ka shumë mundësi që nga lagështia, duke u shkëputur nga allçia, syri ka rënë, e kërkuam, por nuk e gjetëm. Madje, na ofroi edhe një zgjidhje që “t’ia hiqnim një sy një ‘negativi’ e t’ia vendosnim atij pozitiv”. Dhe ashtu bëmë. Gjetëm një personazh negativ, që kishte një vështrim të mbyllur nga muri, ia hoqëm atij njërin sy duke ia vendosur atij që i mungonte. Korrigjime nuk mund të bënim, as riparime, edhe pse Urani ishte i gatshëm. Nuk kishte shumë kohë.

U mbyll me kaq?

Jo, pasi kur erdhën kinezët që shoqëronin ekspozitën, gjatë kontrollit ndaluan, konstatuan që njërës skulpturë i mungonte njëri sy dhe sa më panë, “syri, syri”, ku është syri më thanë, kush e ka bërë këtë? I vënë në vështirësi, se mund të kisha apo kishim përfunduar keq, ia tregova si kishte ngjarë, duke i thënë variantin e punëtorit tonë si dhe gjetjen e tij. E pëlqyen, u qetësuan, madje thirrën Dokun, punëtorin “krijues” e i bënë foto, pastaj edhe një intervistë për Agjencinë “Hsinua”, lidhur me çfarë “të shtyu që mbajte këtë qëndrim”.

A u vizitua nga udhëheqja kjo ekspozitë?

Po. Ishte edhe Enver Hoxha, me një pjesë të udhëheqjes së kohës, anëtarë të Byrosë Politike, Komitetit Qendror, ambasadorë, njerëz, personalitet të artit etj. Madje, ai takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Cun Pin dhe skulptorin Can Su In, pavarësisht se nuk ishin ata autorët. Gjatë prezantimit, duke ecur, Hysni Kapo m’u afrua dhe me kujdes më pyeti: Kujtim, po puna e atij syrit si qëndron? Ia shpjegova, dhe me humor e kaluam pa u vënë re. Kuptova se edhe atë e kishin informuar për syrin e humbur.

Kujtim, cilët ishin autorët e saj?

Nga informacioni që kishim, realizimi i atij grupi kolosal kishte vijuar për rreth 5 muaj, punë intensive nga 18 artistë, amatorë e profesionistë, duke krijuar 114 figura, portrete, karaktere. Por, kurrë nuk e morëm vesh kush ishin autorët e vërtetë të saj. Kujtoj se disa nga kompozimet ishin “Kontrolli i taksave”, “Peshimi i orizit”, “Llogaritja”, “Gruaja me dy fëmijë”, “Vajza me shportë”, “Plaku me shkop”, “I verbri”, “Fëmija që shitet”, “Burri me duar e sy të lidhur”, grupi me skulptura, si “Revoltimi”, “Marrja e pushtetit”, etj.

A udhëtoi ekspozita në qytete të tjera?

Ajo ishte një kopje e variantit origjinal, të cilën ata na e dhuruan dhe pasi u mbyll në Tiranë, ekspozita shkoi në Fier. Transporti u krye me kamionë të hapur, “Skoda”. Mendoni që 114 vepra arti të formateve të mëdha të transportohen në ato rrugë që bllokoheshin me orë, por gjithmonë të shoqëruar me polici rrugore. Në Fier, ajo u vendos në shkollën “Janaq Kilica”, ku Urani bashkë me Sotir Kostën punuan për sistemimin e saj. Ruhej me polici.

Ajo ekspozitë ishte dhuratë për shtetin shqiptar, apo jo?

Pas Fierit, ajo u hap në Elbasan dhe kam mendimin se skulpturat qëndruan atje, në Elbasan, nuk u kthyen në Tiranë. Diku në disa magazina i vendosën, por edhe sot, nuk e di se ku i sistemuan e pas prishjes me kinezët humbi edhe interesimi, kujdesi për to. Ka kaluar shumë kohë dhe në vitet që vijuan do të kishin dalë nëse diku do të ishin ende të ruajtura.

Keni mbajtur shënime asokohe?

Po, tre blloqe të vegjël, ku kam mbajtur shënime. I kam ruajtur me kujdes, nga udhëtimi në Kinë, hapja e ekspozitës shqiptare atje, takimi me Mao Ce Dunin dhe angazhimi, organizimi i punës për hapjen e “Oborrit të vjeljes së taksave” në Tiranë.

“Camaj dhe Koliqi nuk mund të trajtohen si dy spiunë”, Sadik Bejko i përgjigjet Auron Tares: Ata vdiqën të …

$
0
0

sadik-bejko

Anila Dedaj / “Historia e kulturës dhe letërsisë shqiptare nuk është një histori policeske, ndaj Camaj dhe Koliqi nuk mund të trajtohen si të jenë zbuluar dy spiunë”…

Shkrimtari dhe studiuesi Sadik Bejko thotë se kur bëhen botime si ai i shkrimit 37-faqësh të studiuesit Auron Tare (“Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin”), që “u vë gishtin” dy personaliteteve të një niveli të tillë, jo vetëm që duhen thirrur në ndihmë struktura të specializuara dhe një grup njerëzish kompetentë, por edhe studimi duhet të vihet në shërbim të veprimtarisë kulturore.

Ndonëse gjuha e përzgjedhur në shkrimin e Tares, sipas tij, nuk u shkon për shtat dy kolosëve të tillë, ai shprehet se ata si të tjerë kanë qenë viktima të shekullit XX., që nuk kanë pasur qëllim të qenit informatorë, por afishimin e veprave të tyre.

Studiuesi shton më tej për mediat se vepra e tyre nuk ka asnjë element antikombëtar dhe se nëse flasim për shkrimtarë që duhen studiuar në këtë aspekt, ata duhen kërkuar jo në mërgatën e intelektualëve në diasporë, por brenda vendit…

tare

Zoti Bejko, si vjen te ju botimi i një shkrimi 37-faqësh me autor Autor Taren, ku dy personalitete të kulturës shqiptare si Ernest Koliqi dhe Martin Camaj paraqiten si bashkëpunëtorë të mundshëm të agjenturave të huaja të Shërbimit Inteligjent?

Botimi i shkrimit të Auron Tares mbi figurën e Camajt dhe Koliqit është bërë sot një nga eventet më të diskutuara të portaleve. Edhe unë e kam ndjekur, por me një qasje tjetër. Parë nga pikëpamja ime si studiues, shkrimtar dhe mësimdhënës i vjetër i letërsisë në shkollat shqiptare, shkon përtej kuriozitetit që është primar në media. Këto të fundit nisen nga ato që quhen skupe, mirëpo mua një shkrim i tillë do të më çonte te ndjekja e një historie të biografisë së shkrimtarëve tanë të shekullit XX, që kanë jetuar në blloqet e ndryshme të politikave të kohës, atë Lindor edhe Perëndimor. Shkrimtarët në këtë periudhë kanë qenë të angazhuar në politikën direkte, edhe në atë që nuk e shohim dhe që quhet politika e agjenturave të shërbimeve. Pra, të qenit nën vëzhgim apo nën interesin e inteligjencave të huaja botërore. Dikush e trajton këtë çështje si histori policeske, mirëpo për mua nuk ka vlerë as historia policeske, as ajo politike, por ajo histori që lidhet me kulturën dhe letërsinë shqiptare.

Sigurisht që, ana tjetër e një shkrimtari mund të ngjallë kureshtje për dikë, por për një studiues letërsie ka vlerë nëse ndihmon për një studim më të thelluar të veprës së këtij autori apo të kushteve kur është krijuar kjo vepër. Martin Camaj edhe Ernest Koliqi mbeten personalitete të pashkulura të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Ata janë nga veprimtarët e publicistikës më në zë, sa u përket studimeve albanologjike shqiptare mësimdhënies apo edhe drejtimit të revistave kulturore. Ata janë nga autoritetet më bazike dhe themelore të situatës shqiptare.

Nuk mund të ketë asnjë zbulim të arkivave agjenturore që të rrëzojë veprën e Camajt apo Koliqit nga kultura shqiptare, pasi ajo nuk është histori policeske.

Nëse e marrim të mirëqenë, përtej vlerave që ata kanë përjetësuar në veprimtarinë kulturore, çfarë do të thotë për ju një përfshirje e mundshme e tyre në këto agjentura?

Mund të them se ka qenë shekulli XX që i ka përdorur shkrimtarët. Inteligjenca Perëndimore pati për synim atë që Antonio Gramshi përmbledh në filozofinë e vet, ku thoshte se “Kush ka me vete gazetarët, shkrimtarët dhe intelektualët, fiton luftën”. Në këtë kuptim, shumë intelektualë u infiltruan menjëherë nga agjencitë e huaja. Këta shkrimtarë u vunë në dispozicion të këtyre agjencive, jo për t’i bërë spiunë, por për t’i promovuar dhe për t’i çuar në tregjet më të rëndësishme ku afishohej edhe promovohej arti. Ishte një luftë kulturore, midis artit abstrakt, modernizmit dhe realizmit socialist. Pra, nga një anë kishim artin e filozofisë “më mirë të jesh, sesa të thuash” e nga ana tjetër atë të realizmit socialist, që ishte një art me mesazh. Një art në shërbim të politikës. Ndeshja e këtyre dy filozofive ishte lufta e kampeve si luftë kulturore. Pra, kjo nuk është luftë policeske, por një luftë ku janë përfshirë emra si Zhan-Pol Sartri, Albert Kamy etj. Domosdoshmërisht që edhe Camaj e Koliqi do të përfshiheshin në një betejë të tillë kulturore.

Kjo është një histori më e gjerë se kaq, një histori që përkon me vetë historinë e kulturës shqiptare. As Marin Barleti s’do të kish mundur ta botonte veprën e tij të famshme për Skënderbeun nëse nuk do të ndihmohej nga Republika e Venedikut, ku ai punonte si klerik. Është e ditur se shkrimtarët nuk kanë para për të botuar veprat e tyre. Kush do t’i botonte veprat e Gjon Buzukut, Pjetër Bogdanit… dhe a duhet që ne t’i quajmë sot këta “njerëz të Vatikanit”? Konica krijoi revistën “Albania” të sponsorizuar nga austriakët, a duhet që ne sot ta etiketojmë atë si agjent të austriakëve?

Pra, shkrimtarë si Koliqi, Camaj etj., bënë studime dhe botuan veprat e tyre. Si e arritën këtë? Me agjencitë që ishin të sponsorizuara. Për këto sponsorizme që s’duken shumë të mira, ne kemi sot veprën e tyre në poezi dhe prozë. Është në historinë e kulturës që shkrimtarët, shkencëtarët etj., të prodhojnë, ndërsa të tjerët të sponsorizojnë, mirëpo kjo s’e ul aspak vlerën e tyre.

A duhet hedhur dritë mbi atë që Tare e quan pjesa e “pazbuluar” e këtyre shkrimtarëve dhe nëse po, si sugjeroni të bëhet një hulumtim i tillë? A duhet të përfshihen në këtë çështje institucione shkencore, siç është edhe Akademia?

Sa i përket botimit të Auron Tares, duhet kuptuar se ka një histori të fshehtë të këtyre shkrimtarëve dhe duhet pranuar. Ka pasur gjithmonë të fshehta në historitë e të gjithë shkrimtarëve në mbarë botën dhe ne i kemi pasur tonat. Mirëpo, ky studim duhet çuar më tej dhe duhet studiuar i plotë dhe me kompetenca nga struktura të specializuara. Nuk është hera e parë që lindin të tilla debate, por ne duhet të mësojmë ta trajtojmë jo si një histori policeske, por si ngjarje që do jetë në ndihmë të kulturës. Studime të veçanta kanë hedhur dritë mbi “jetën tjetër” të personaliteteve të ndryshme, por qasja është me shumë rëndësi. Shkrimi i Tares ishte formuar në mënyrë të tillë sikur ai kishte zbuluar dy spiunë dhe ky është mentalitet i kohës së monizmit, i diktaturës. Tare edhe diskutimin e ka nxitur në këtë drejtim dhe kjo është e gabuar. Unë jam për hapjen e arkivave, studimin e tyre dhe pastaj le t’i lëmë njerëzit e lirë të bëjnë interpretime.

Në çdo skenar të mundshëm, asnjë zbulim s’do të mund ta rrëzojë veprën e këtyre dy personaliteteve. Këto kanë të bëjnë me veprën, por jo me jetën e tyre.

Të bësh një vëzhgim për shkrimtarët që kanë qenë nga jashtë Shqipërisë, kërkon një program që kushton. Nëse shteti shqiptar e programon, kjo mund të bëhet në mënyrë shkencore, pasi në vendin tonë ekzistojnë njerëzit kompetentë për ta bërë këtë. Hulumtimi që ka bërë në mënyrë individuale Auron Tare, është aq sa është, ndërsa një hulumtim shkencor, shterues, i nivelit akademik kërkon mbështetje financiare. Unë ftoj jo vetëm akademikët, por pse jo edhe një media të madhe, që të ngarkojë publicistë që janë të prirë e të kenë aftësi kulturore për ta studiuar këtë çështje. Kjo është pjesë e kulturës sonë dhe ne duhet ta studiojmë në mënyrë shteruese, jo ta anatemojmë. Të themi kjo është histori policeske, në asnjë mënyrë, kjo është historia jonë.

Le të qëndrojmë pra, larg zemëratave politike, politika që ndante njerëzit me blloqe ka marrë fund, i kalon së kaluarës. Mua më intereson e ardhmja, ajo e letërsisë së madhe dhe autorëve që nuk vdesin kurrë.

A ka pasur ndonjë element antikombëtar në veprat e Martin Camajt apo Ernest Koliqit?

Jo vetëm që veprat e tyre s’kanë pasur elemente të tilla antikombëtare, por e asnjë autori që ka jetuar jashtë Shqipërisë nuk ka pasur elemente të tilla. Asnjë autor nga ata që kanë jetuar në diasporë nuk ka pasur vepra antikombëtare.

Kujtoj këtu se, kur Martin Camaj ka qenë në mërgim, përmes poezisë së tij ai krijoi Dukagjinin, krijoi atdheun në mungesë. Rikrijoi poetikisht për së largu atdheun e tij me të gjitha simbolet, shenjat e mitet që ka Shqipëria. Ai e ngjalli atdheun në mërgim dhe vdiq i dëshiruar për të.

Nga ana tjetër kemi Koliqin, që ndonëse akuzohet se ka ndihmuar fashizmin, në veprën e tij nuk gjejmë asnjë shenjë ku ai t’i thurë himn fashizmit apo të përçojë ide fashiste. Vepra të tij si “Pasqyrat e Narçizit” kanë hedhur themelet e prozës, tregimit shqiptar, bashkë me Mitrush Kutelin. Revista e mrekullueshme “Shejzat”, përsëri është vepër e tij. Koliqi ka qenë një figurë shumëdimensionale, edhe politikan, por ai ka drejtuar dhe Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë. Ka qenë figura më e njohur në rrjetet albanologjike në kohën e vet. Vepra e tij s’ka qenë asnjë moment antikombëtare, përkundrazi. Ndër të tjera, Koliqi ka bërë dhe dy parashikime shumë interesante. Në vitin 1971 botoi “Rrënjët lëvizin” dhe tha se do të bjerë komunizmi. Më tej bëri një poezi që ia dedikoi së bijës, ku i thoshte se ajo do të arrinte ta shikonte Shkodrën, ndërsa ai vetë jo.

Ju thoni se në diasporë nuk ka pasur shkrimtarë me vepra antikombëtare, po brenda vendit ka pasur të tillë?

Është një histori që duhet parë.

U shprehët se shkrimtarët në çdo kohë e vend kanë nevojë për mbështetje për botimin e veprave të tyre. Ndërsa Camaj dhe Koliqi sponsorizoheshin nga struktura të huaja, qoftë edhe ato të Shërbimit Inteligjent. A duhet parë dhe financimi që bëhej në vend për vepra të realizmit socialist, shpesh edhe në shërbim të propagandës?

Në çdo vend të botës, struktura të veçanta si Instituti “Gëte” në Gjermani apo “Dante ALigeri” në Itali investojnë për të përhapur kulturën vendëse në botë. Të gjitha shtetet e botës paguajnë për përhapjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Arti i kushton çdo vendi, sepse në fund çdo vend kërkon të identifikohet përmes shkrimtarëve, artistëve të mëdhenj. Mirëpo, betejën e fitojnë ata që janë vërtet të tillë dhe kjo vlen për të gjitha kohët. Realizmi socialist ka sponsorizuar edhe shkrimtarë të dobët, por prej asaj periudhe kanë mbetur edhe shkrimtarë të mëdhenj. Me pjesën që është konsumuar me kohën nuk kemi pse merremi më. Çdo kohë ka skarcitete, mirëpo ato filtrohen dhe nëse nuk ka vlera letrare, s’mbetet gjë prej tyre.

Në rastin e autorëve që kanë pasur elemente antikombëtare në veprën e tyre, mendoj se duhen studiuar.

Camaj dhe Koliqi, agjentë?/ Studiuesi Agim Baçi: Dy shqiptarë të mëdhenj. Normalisht që CIA dhe të tjerë kishin interes për figura të tilla, por…

$
0
0

Kritiku i letërsisë dhe studiuesi Agim Baci deklaroi se shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë dy shqiptarë të mëdhenj.

agim-baci

Baci theksoi se dokumentet për ta paraqesin thjesht thashetheme dhe nuk nënvizojnë asgjë të vërtetë.

“Camaj dhe Koliqi janë figura të rëndësishme. Unë do të doja që përpara se të diskutohet për këto figura, të diskutohej edhe për krimet e komunizmit. Për Camaj më shumë janë thashetheme, ndërsa për Koliqin ka më shumë të dhëna. Normalisht që CIA etj kishin interes për figura të rëndësishme. Camaj dhe Koliqi janë dy shqiptarë të mëdhenj, që ishin në front të kundërt me atë që ishte më vonë një regjim komunist i egër.”, tha Baci për News 24.

Agim Baci theksoi se Camaj e Koliqi kanë qenë në front kundër regjimit të kaluar monist, duke shtuar se duhet po ashtu të zbardhet krimet e komunizmit në Shqipëri.

Edhe pas viteve 1990, vazhdonte kultura moniste prandaj nuk patwn jehonw kwta emra. Kjo sepse edhe në vitet 1990, kishte ende ideologji të konunizmit. Edhe kur erdhën ehstrat e Mit’had Frashërit në Shqipëri, pati debat, Kjo sepse nostalgjia e së kaluarës ende vijon. Debatin duhet ta marrë Akademia e Shkencave. Ne merremi me thashetheme dhe jo me të vërtetat, qw janw krimet e komunizmit. Mua më rezulton se Camaj dhe Koliqi ishin në front kundërshtar me sistemin monist. Të dy janë figura me rëndësi të kulturës shqiptare. Te vepra e tyre shihet një dashuri e madhe për Shqipërinë. Nëse flasim për Myslim Pezën dhe këta dy shqiptarë as që krahasohen.

Ne madje duhet ta shikojmë edhe në këndvështrimin se pse ata nuk bashkëpunuan aq fort me CIA-sa të rrëzojnë Enver Hoxhën. Në dokumente nuk ka asgjë antishqiptare. Mendoj se teksti shkollor ndoshta duhet të rishikohet. Duhet të thuhen të vërtetat. Për krimet e komunizmit nuk është bërë gjëja e duhur. Martin Camaj thotë se dua të bëhem një gur në cep të vendit tim, do të thotë se e do Shqipërinë”, vlerëoi studiuesi Baci.

 

 

ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”

Camaj i rekrutuar nga UDB? Albanologu i përgjigjet Tares: Arratisja me ata që duhet të spiunonte dhe mallkimet e hienave të hetuesisë. Gruan ia ‘damkosin’ si serbe, por nëna e saj…

$
0
0
bardhyl demiraj
Albanologu, Bardhyl Demiraj

ANILA DEDAJ/Botimi 37-faqësh i studiuesit Auron Tare, “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, i servirur fillimisht në trajtën e studimit (ndonëse autori e cilëson si një shkrim të tijin), synon që në krye të herës të na paraqesë një anë të panjohur të këtyre dy personaliteteve.

Copëza arkivore e, siç studiuesit e konsiderojnë, “shumë hamendësime në të”, të cilat tentojnë çmitizimin e personaliteteve si Camaj, që gjendet me hov e në mënyrë të përsëritur në grackën e zhurmës mediatike.

“Panorama”, për të kuptuar më shumë rreth Camajt “të pazbuluar” që paraqitet në këtë shkrim, ka kontaktuar profesor Bardhyl Demirajn, studiuesin albanolog, i cili ka përgatitur për botim të gjithë veprën e shkrimtarit. I cilësuar si “Biri, trashëgimtar në Mynih”, profesor Demiraj, prej 2 dekadash, drejton Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin elitar “Ludwig-Maximilian”, të cilën e konsideron si pjesë të Camajt.

Njohës i mirë i veprimtarisë jetësore të shkrimtarit, si dhe i “fashikullit” të tij, të cilin prej 2 vitesh tregon ta ketë si pjesë të bibliotekës, profesor Demiraj hedh dritë mbi të gjitha fragmentet e dyshimta të shkrimit, që, sipas tij, Tare i ndërton në bazë të interpretimeve individuale. Studiuesi tregon më tej se si Camajn, ndryshe nga ç’thuhet në botimin e Tares, pas pak ditësh arrest e detyruan të firmoste një dëshmi në dialektin tosk e shumë larg stilit të tij gjuhësor.

Martin Camaj dhe bashkëshortja e tij, Erika
Martin Camaj dhe bashkëshortja e tij, Erika

Ai hedh poshtë mundësinë e një “sponsorizimi” të dyshimtë nga shteti jugosllav (apo UDB) dhe tregon se si Camaj e fitoi bursën universitare, apo sesi nxirrte bukën e gojës me punën e tij si mësues. Hipotezat lidhur me Komitetin e Prizrenit, ai i konsideron si plagjiature të Tares, ndërsa sjell një tjetër version për punësimin e hamendësuar të tij në “Radio Beogradi”. Po ashtu, Demiraj tregon për qëndrimin e tij ndaj komunizmit dhe raportin me Kosovën.

Profesor, pak ditë më parë Auron Tare botoi në “Peizashe të fjalës” një shkrim 37-faqesh lidhur me veprimtarinë e mundshme të Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit. Ç’mendoni për një trajtim të tillë të këtyre dy personaliteteve, duke e shkëputur me ftohtësi veprimtarinë e tyre letrare nga ajo jetësore apo politike, shpesh edhe bazuar në aludime apo të dhëna jo të plota?

Më lejoni fillimisht t’ju falënderoj që më vutë më parë në dijeni lidhur me këtë shkrim, çka më zbriti menjëherë në tekst dhe më orientoi natyrshëm edhe në debatin mediatik që ka nxitur. Si shumëkush që pjesëmerr në mënyrë aktive në këtë diskurs social, as unë nuk e kam të lehtë të sillem aq gjakftohtë, sa të shtrohem këmbëkryq duke shkëputur aktivitetin e pazakontë intelektual dhe angazhimin social të këtyre dy personaliteteve në historinë e kulturës shqiptare. Megjithatë, do të provoj një herë, meqë tash edhe mua gjuha më shkon aty ku po më dhemb dhëmbi, pra, do të përqendrohem thjesht dhe vetëm në klasifikimin e dokumenteve arkivore që janë ndërkohë juridikisht të deklasifikuara, por që autori në fjalë i përcjell si sensacione të ditës.

Në këtë botim, Tare paraqet fragmente të dhënash arkivore dhe hamendëson për një lidhje të mundshme mes Camajt dhe UDB-së, si bashkëpunëtor i kësaj të fundit. Diçka të tillë ai e pohon edhe bazuar në “privilegjet” që, sipas tij, ka gëzuar në shtetin jugosllav; si p.sh. mbështetja financiare gjatë studimeve, punësimi në “Radio Beograd”, anëtarësimi në Komitetin e Prizrenit (që ishte i lidhur me UDB-n) etj. Si i komentoni ju këto interpretime të fakteve që ai sjell?

Janë, në fakt, disa pyetje që ju i përmblidhni në një, qoftë edhe për arsye të hapësirës në gazetë. Po lejohem të përgjigjem sa më shkurt: Së pari, me lejoni të theksoj se në këtë shkrim nuk ekziston ndonjë fragment arkivor, me të cilin autori do të mundë të rëndonte sadopak emrin e Camajt si bashkëpunëtor i UDBsë. Në ato faksimile që z. Tare i vë lexuesit në dispozicion, unë nuk lexoj gjëkundi të shkruhet e zezë mbi të bardhë se Camaj qenka rekrutuar dikur nga UDB-ja. Aty përballemi thjesht dhe vetëm me interpretime individuale të një autori të pastërvitur, që rrëmon në informacione operative të dy shërbimeve sekrete: CIA dhe Sigurimi Shqiptar. Ndër to, atë më pikantin, informacionin që kumton anëtarësimin e ri të Camajt në Komitetin e Prizrenit dhe se si ai punuaka ndërkohë në “Radio Beogradi”, lejohem ta konsideroj më fort si plagjiaturë e z. Tare, meqë ka thuajse tre vjet që ka dalë në mexhlis prej sivëllait të tij Salih Memeti (“Panorama”, 31 korrik 2017), i cili po ashtu përzgjedh e seleksionon mbetje arkivore të njërit apo tjetrit shërbim sekret. Së dyti, edhe “privilegjet” që paska gëzuar Camaj në Jugosllavi janë interpretim individual i z. Tare. Camaj, si shumëkush ndër refugjatët shqiptarë të kohës në ishJugosllavi, mund të ketë qenë vazhdimisht nën survejimin e segmenteve të caktuara të UDB-së. Por që të fitoje atëbotë një bursë studimi universitar, nuk ka qenë aq e vështirë sa të ngjishje patjetër në brez lugën e çorbës së prishur. Janë një numër të rinjsh të shkolluar, refugjatë të kohës e miq të kahershëm të Camajt që e gëzuan një bursë të tillë, si p.sh. Hilë Topalli apo Genc Korça. Gjithsesi, secili e kish mendjen t’i linte pendët një orë e më parë atij vendi më synim Perëndimin dhe Amerikën. Po ashtu, në bazë të të dhënave të arkivave shkencore universitare (LMU, Monacensia Munih/ RFGJ), mund të mëtojmë pa rrudhur vetulla e mbyllur sy se Camaj e fitoi atë bursë me këllqet e veta. Të mos harrojmë se, ja ashtu, edhe me status refugjati, Camaj e nxirrte vetë bukën e gojës si mësues në Tuz dhe mori formim të mirëfilltë pedagogjik në shkollën e njohur të Pejës (1950).

Së treti, Camaj i është përkushtuar në Beograd tërësisht jo vetëm studimit universitar në fushat romanistikë dhe sllavistikë, por edhe punës së mirëfilltë shkencore-filologjike. Në një periudhë për më pak se tre vjet (1951-1953), ai i dha dorën e parë edicionit kritik dhe përkthimit në frëngjisht të fjalorit të Kristoforidhit (Athinë 1903). Nuk di ç’shkollë ka bërë z. Tare e sa ia thek në punë shkencore e sa kohë i kanë marrë. Pra, është e kotë të kalosh në debat me të në nivel shkencor-intelektual e të mësosh prej tij se sa është në gjendje sot një student të marrë përsipër tagrin e rëndë të filologut. Pra, jeta e tij në Beograd nuk ka qenë fushë me lule, siç mëton z. Tare.

Së katërti, t’i biesh me një të rënë lapsi Komitetit të Prizrenit (Lidhja e Emigrantëve Politikë Shqiptarë) sikurse të gjitha organizatave të tjera politike shqiptare në mërgim si antishqiptare dhe pjellë e shërbimeve të huaja sekrete, kjo dëshmon thjesht se nuk jeton ende me realitetin bashkëkohor, por je puthadoras i mentalitetit të dikurshëm hoxhian, kur të gjithë jetonim si në rrethim, ndërtonim bunkerë e rendnim drejt pikave të shpërndarjes sapo dëgjonim akronimet UDB, CIA, BND, KGB etj.

Së fundi dua të shtoj atë pasiguri që mbart në vetvete informacioni (edhe) i z. Tare, se Camaj paska punuar në “Radio Beogradi”.

I sigurt është vetëm punësimi i së shoqes në atë institucion, të cilën gojët e liga vijojnë ta “damkosin” si serbe dhe si e bija e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Beogradit. Le ta mësojë edhe z. Tare se nëna e saj ishte me origjinë shqiptare, andaj e njihte dhe e studionte gjuhën e nënës njëlloj si Martini. Për më tepër, ç’të keqe do të kishte xhanëm që një i ri me formim intelektual të patëmetë, të merrej edhe me gazetari për do para xhepi. Mos kanë qenë gjë agjentë me lang e me plang të gjithë punonjësit e “Radio Tiranës” në kohën e Dullës? E mbyllim më mirë këtu këtë mesele, duke i rekomanduar z. Tare që t’u kushtojë vëmendje edhe memuareve e shkrimeve që trashëgojmë prej sojit farëmirë shqiptar të asaj kohe, si Genc Korça, Àt Daniel Gjeçaj, Mustafa Merlika (Kruja), Ton Koka etj.

Profesor, nga botimi i Tares, një lexues mund të krijojë gjithsesi idenë mbi Camajn dhe Koliqin si “antiatdhetarë”. Veçanërisht kur në bazë të firmës që Martin Camaj vendos në dëshminë kundër një grupi jezuitësh në 1948-ën, hamendësohet se ai mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për një të arratisur si Camaj, sa qëndron një interpretim i tillë?

Atë fashikull, me të cilin z. Tare krekoset si kaposhi majë plehut – falja Zot mëkatet! -, unë e kam në bibliotekën time personale prej më shumë se dy vitesh dhe e konsultoj herë pas here e rast pas rasti. Dua të falënderoj me këtë rast Autoritetin e Dosjeve që ma vuri të plotë në dispozicion, madje pa sigël në çdo faqe, meqë pati mirëbesim në personin tim si studiues serioz i Martin Camajt. Sigurisht, duke qenë i tillë, unë nuk kam pasur e hëpërhë as nuk kam ndërmend të prononcohem ndaj fakteve jofatlume në gjithë atë material ogurzi, e jo më t’i botoj dikur si faksimile në publik; qoftë edhe për arsye thjesht etike ndaj personalitetit të papërsëritshëm të Martin Camajt. Sa u përket nënshkrimit të deklaratave dhe formularëve të gatshëm të asaj natyre, le t’i referohemi më mirë poetit dhe shkrimtarit të shumëvuajtur Visar Zhiti në shkrimin e tij në “Peizazhe të Fjalës” (7 korrik). Është ai, si shumë e shumë intelektualë e klerikë të pafajshëm, që ka përjetuar dhe dinë mirë se ç’do të thotë “ferr komunist”. Unë dhe z. Tare nuk kemi të drejtë as morale e as shoqërore të mbledhim buzët e të pështyjmë në supë, se nuk jemi në gjendje as të përfytyrojmë tmerrin dantesk në qelitë e asokohe. Lejohem të shtoj vetëm se kush është në gjendje të lexojë faksimilen e deklaratës së firmosur prej Martin Camajt dhe ka ndopak idenë e gjuhës dhe të stilit të tij, mëson shumë lehtë se Camaj është thjesht personi që pas gjase është detyruar vetëm të firmosë pas pesë ditësh arresti një shkresë të gatshme në dialektin tosk. E theksoj jo vetëm në dialektin tosk, por sidomos pas pesë ditësh, me kuptuar lehtë rrethin “e dhjetë” të ferrit që mund a duhet të ketë përjetuar edhe i riu 22/23-vjeçar Martin Camaj. Siç më kumton gojarisht Visar Zhiti – i cili më përlot, kur më quan mik – dëshmitar okular i atyre ditëve ishte poeti Pano Taçi, i pandehuri i radhës, që ndau atëbotë qelinë me Martin Camajn e pas sa e sa vitesh një tjetër qeli me Visarin. Last but not least, në rast se z.Tare do t’i përmbahej vërtet një detyrimi etik-qytetar ndaj një personi që nuk jeton mes nesh, mund e duhej të kishte botuar së paku paralelisht faksimile të radhës, shi sosh ku hienat e hetuesisë mallkojnë me ofshe e me afshe, se si ua hodhi e u la pendët brezi i kuq [siç! – bregu i kuq: B.D.] e shkoi e na u arratis bashkë me ata, të cilët pritej t’i spiunonte. E kuptoj shumë mirë z. Agron Tufa kur komenton me këtë rast gjithë mllef se Camaj me atë akt u tregoi “gishtin e mes..” Sigurimit Shqiptar dhe sistemit që e polli. E meqë z. Tare aludon shpesh në shkrimin e tij se mos ndoshta Camaj kishte marrë me vete në Jugosllavi edhe lugën e çorbës së prishur të Sigurimit Shqiptar, nuk kemi më asnjë arsye të mos e pandehim z. Tare si manipulues të ndërgjegjshëm të burimeve operative shtetërore të kohës. Të shohim ç’do të shkarravisë në pjesën të dytë të atij shkrimi, bash sipas motos a-machiaveliste “mjetet justifikojnë qëllimin”.

A ka qenë Camaj antikomunist? Nëse po, cilat janë argumentet që ju sillni për këtë?

Më mirë të saktësojmë duke mëtuar se Camaj nuk ka qenë komunist; po ashtu as vepra e tij shkencore e letrare nuk e pranojnë ngjyrën e kuqe. Që Camaj nuk ka dalë atëbotë me pushkë maleve me vrarë e me prerë jetë njerëzish; e që nuk është çjerrë më pas me nëme e me gjëmë ndaj komunizmit aziatik (Gj. Fishta), kjo sjellje e ky qëndrim mund të kenë disa arsye. Ndër to, më e thjeshta, pra, më bindësja, është niveli i tij lartë qytetar-intelektual, por edhe drejtimi redaksional për sa a sa dekada i revistës kulturore-letrare “Shêjzat – le plejadi” e më pas edhe pozicioni i tij si profesor ordinar dhe nëpunës i lartë i Shtetit të Lirë të Bavarisë (RFGJ). Dikush që e ka kaluar nëpër duar atë revistë, e kupton shpejt se si Camaj di të godasë dhe të vrasë me pambuk qoftë komunizmin, qoftë tipiken në letërsinë e realizmit socialit, sikurse edhe heronjtë pozitivë ulokë që solli e polli ideologjia dështake e kohës. Është pikërisht kjo revistë që përfaqësoi denjësisht kulturën qytetare shqiptare në mërgim. Por këto janë gjëra të holla, andaj edhe z. Tare u ka bërë dalje qysh në fillim të shkrimit të vet.tare

Para largimit për në Itali, Camaj u shkruan një letër dy miqve të tij, ku duket se në njëfarë mënyre është i përndjekur nga regjimi jugosllav. Në dijeninë tuaj, sa i vërtetë mund të jetë ky fakt?

Pretendimi i z. Tare se Camaj nuk hoqi dorë ashtu kot nga puna e rehatshme në Radio, madje duke shtuar se jo më kot nuk paska bërë as “martesë zyrtare në kishë” – pra, sipas kësaj logjike i bie të ketë bërë vetëm martesë jozyrtare në zyrat shtetërore të gjendjes civile (?) -, këto lejohemi t’i klasifikojmë lehtë si ëndrra në diell e me sy hapur. Fakt është që Camaj nuk shihte asnjë të ardhme e karrierë profesionale në atë vend. Dhe Camaj, më shumë se përkthyes dhe spiker në radio – edhe sikur të ketë qenë (???), donte të ishte shkrimtar dhe studiues njëherësh. I vetmi studiues albanolog në Jugosllavinë e asaj kohe ishte Henerik Bari? në Universitetin e Sarajevës. Tek ai u paraqit Camaj menjëherë – e nuk e çoi UDB-ja – pas studimeve dhe falë mbështetjes së tij fatlume që pa te Camaj një albanolog me të ardhme të spikatur, Camaj fitoi një vend doktorature në atë universitet. Ja që fati i pafat e solli që Bari?-i të ndërronte jetë po atë vit, kështu që në punë karriere profesionale Camaj mbeti mes katër rrugëve. Këto rrethana i ka sqaruar thukët dhe bindshëm në kujtimet e tij miku fanmirë i Camajt, Ton Koka, një ish-agjent në profesion i CIA-s, por njëherësh shqiptar dashamir në zemër e në shpirt. Këto rrethana nuk i merr se nuk di as t’i marrë në konsideratë z. Tare, edhe pse kujtimet e Kokës janë bërë publike, madje janë botuar pjesërisht edhe në portalin e Peizazhe të Fjalës (Demiraj: Profesori Zeta, 30 mars 2020). Ndryshe qëndron puna në interpretimin që i bën z. Tare korrespondencës private të njërit apo tjetrit refugjat, edhe pse ajo gjendet e arshivuar bash aty ku s’duhej të ishte. Kjo është një ndërhyrje e dhunshme në sferën private të një qenieje humane. Mendoni sikur z. Tare të kishte në dispozicion e të botonte me radhë deponimet në zyrat e refugjatëve të atyre qindra-mijëra familjeve, të rinjve e të rejave shqiptare që lanë vendin e shumë lanë edhe kokën në vitet 90-të e deri sot e gjithë ditën për një jetë më të mirë në Perëndim. E në këtë rast nuk bëhet fjalë më për lapsus a lajthitje të pavullnetshme, por për mëkat mortor e dhunim të vetëdijshëm të të drejtave elementare, që gëzon çdo qenie njerëzore e kësaj bote. Këtë akt barbar z. Tare nuk ia lan dot as Joni e as liqeni i Butrintit, ku numëron pushtetarët që pjekin qengja në hell.

Bazuar edhe në veprimtarinë e tij letrare e kulturore, ç’mund të na thoni për raportin e Camajt me Kosovën?

Raporti i Camajt me Kosovën është pasqyruar qartë në botimin e veprës së plotë të atdhetarit dhe eruditit Mustafa Merlika; po ashtu është përsëritur në disa revista serioze si “Hylli i Dritës” (3-4 [2014] 176-183). Nuk flas këtu për interpretime dhe komente alla-tarçe, por gjykime të mirëfillta që na ka lënë trashëgim penda e artë e Martin Camajt. Por ja, kështu e solli jeta, për veprën e tij letrare, shkencore dhe qytetare na duhet të mbyllim gojën, meqë z. Tare nuk shfaq interes konkret.

Sa përket veprës letrare të Martin Camaj, a ka pasur ajo elementë antikomunistë?

Po për sa u përket vlerave atdhetare të kësaj vepre, ç’mund të na thoni? Dalim këtu jashtë qëllimit të kësaj interviste, andaj ju lutem vetëm të citoni fjalët e shkrimtarit të madh: “Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj së madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha”. (Kadare: Camaj. Vepra I. Onufri, Tiranë 2010, 14)

A keni mundur ta njihni nga afër Camajn. Nëse po, çfarë do veçonit nga këto takime?

Camajn nuk kam pasur fatin ta njoh personalisht, edhe pse e takoj shpesh, shumë shpesh, veçse në mënyrë virtuale. Njoh mirë trashëgiminë e tij letrare, shkencore e arkivore dhe angazhimin e tij social. Pjesë e tij është edhe Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin tashmë elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut (RFGJ) e që unë kam fatin e madh ta drejtoj prej vitit 2000. Fryt i këtyre takimeve është përgatitja për shtyp e gjithë veprës së tij letrare në dhjetë vëllime (Onufri, Tiranë 2010), një vëllim përkujtimor në gjuhë të huaj, ku ka pjesëmarrë me artikuj të cemtë ajka e albanologjisë ndërkombëtare në kohën tonë: “Wir sind die Deinen” (= Ne jemi të tutë. Harrassowitz. Wiesbaden 2010, 600 f.). Mund të përmend edhe realizimin e dy simpoziumeve shkencore (2005; 2015), të filmit dokumentar “Martin Camaj i papërsëritshëm” (Radi – Demiraj – Kuri 2012), si edhe diku te 15 artikuj shkencorë e shkrime të natyrës divulgative në revista shkencore, periodikë e gazeta shqiptare. E kuptoni tani besoj se çfarë shije të hidhur më ka lënë shkrimi i mjerë i z. Auron Tare.

PANORAMA


Koronavirusi nuk ndal “Miss Shqipërinë”, vendi i zgjedhur për finalet e madhe më 18 korrik

$
0
0

 

pjimage (5)Situata e pandemisë nuk e ka ndryshuar vendimin e këtij viti të Deliart Association: edicioni i 22-të i “Miss Shqipëria” do të mbahet. Edhe pse, ndryshe nga vitet e tjera, turi i lëvizjeve ka qenë shumë i kufizuar 26 konkurrentet e këtij viti po përgatiten për finalen e madhe që do të mbahet në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje.

“Për shkak të mungeses së transportit publik dhe vajzave nga diaspora, këtë vit, ndryshe nga tradita do të kemi vetëm 26 konkrrente”, thotë producenti petri Bozo.

“Natyrisht nuk është një organizim i zakonshëm. Takimi me prindërit dhe vetë vajzat është bërë duke respektuar distancat, me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse, çka e bënte disi të çuditshëm organizimin e këtij viti. Por tashmë konkurentet janë zgjedhur dhe të ndara në grupe, për 4 ditë kanë realizuar fotografitë zyrtare per webin dhe revisten zyrtare të Miss Shqipëria”.

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes ishte një thirrje për Petri Bozon, gjyshi i të cilit ka qenë anëtar i këtij Kongresi, bamirës e ndërtues i këmbanores së Manastirit të Ardenices pasi u dogj, emri dhe fytyra e tij është e gdhendur në këtë këmbanore. Kështu në 100-vjetorin e këtij Kongresi, ndër më të rëndësishmët në historinë e Shqipërisës, “Miss Shqipëria” do të mbahet në Lushnje.

“Duke respektuar protokollet e pandemisë”, shton Petri Bozo, duke iu referuar maskave, dezinfektantëve, matjen e temperaturës dhe çdo gjë tjetër me të cilën gupi është pajisur këto ditë.

Nata finale e 18 korrikut do të mbahet në ambjent të hapur, me numër të limituar spektatorësh dhe një skenë të madhe që sigurisht i përmbahet distancimit të nevojshëm të këtyre ditëve. Në prezantimin e Arjola Shehut dhe gjykimin e një jurie profesionistësh, 26 konkurrentet e këtij viti do të kërkojnë kurorën e më të bukurave shqiptare.

Një spektakël ndryshe në kushte të jashtëzakonshme, por një traditë që vazhdon duke rrugëtuar nëpër historinë e Shqipërisë.

mis mis1 mis2

Koliqi dhe Camaj agjent të CIA?/ Romeo Gurakuqi: Artikulli i Tares nivel diletant dhe manipulues! Iu ngarkua detyra për të…

$
0
0

Nga Romeo Gurakuqi 

romeo gurakuqi

Këto ditë, në një portal të letrave shqipe, u shfaq një artikulli i Auron Tares, i titulluar “Mite të rreme”, kushtuar asaj çfarë ai e konsideron veprimtari poliagjenturore të dy shkrimtarëve desidentë Ernest Koliqit dhe Martin Camaj. Kam studiuar me vemendje përpilimin prej 37 faqesh të tij, me kuriozitetin e një njeriu, që ka lexuar me dhjetra letra private të Koliqit dhe Camajt, që nuk njihen nga publiku i gjerë dhe që kërkon të mësojë diçka më shumë edhe për anët e padukshme të jetës personale të këtyre gjigandeve të letrave dhe të kulturës shqiptare.

Si burime faktike për argumentimin e hipotezës së tij, autori ka përdorur dosjen numër 456 të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Dytë me dokumenta edhe të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit, përgatitur nga ky institucion për dekada me radhë për shkrimtarin Martin Camaj. Dokumentacioni fillon me arrestimin e tij në vitin 1948 dhe përfundon në vitin 1990. Po ashtu, Tare ka përdorur në mënyrën e tij edhe një numër dokumentash të deklasifikuara, që gjenden online të CIA-as.

Le ta nisim vlerësimin e koleksionit prej mënyrës se si i ka përdorur zoti Tare burimet shqiptare. Së pari, konstatoj, që autori ka shkëputur veç disa dokumente/fragmente nga përreth 163 fletë dokumentacion, duke mos e vlerësuar dosjen në tërësi. Së dyti, konstatoj, se ai nuk zotëron dhe nuk njeh rregullën bazë të leximit të dokumentit si burim parësor, shqyrtimin me sy kritik të tij, si dhe  nuk e ka të qartë, se një studiues kur merret me dokumentin, ka në vetëdijen e tij disa pyetje bazore të gatshme, që i bën vetes për të qenë profesionalisht korrekt në analizë. Për shembull, ai duhet të pyes, cili është sfondi personal i autorit të tekstit, në këtë rast, të rreth 42 punonjësve operativë të Sigurimit, që janë marrë me përpunimin e të dhënave të Martin Camajt nga sektorë të ndryshëm në 42 vite ? Nga cili pozicion funksional shkruajnë operativët? Cila është linja e argumentimit të fakteve të mbledhura? Mbi çfarë burimesh informative janë të bazuara parashtrimet e dokumentave? Cili është opinioni personal i studiuesit mbi vërtetësinë dhe kapacitetin e burimeve? Cilat konkluzione të autorit të tekstit dokumentar janë të justifikuara dhe cilat janë të pajustifikuara? Cilat janë linjat kryesore të mendimit të autorit për dokumentin e shkruar? A duhet të fillojë shpjegimi i dokumentave mbi misionin e autorëve të dosjes dhe institucionit, që ato përfaqësonin, apo duhet t’i marrim si të mirëqena, si shëmbullore, kombëtare demokratike, sjelljet e hordhive të armës së besueshme të partisë? A ka bërë një vlerësim kompleks të dosjes autori i kompilimit?

Mirëpo shkrimi që pretendon të jetë kërkim, mbetet në nivelin diletant, për sa i përket metodës të hulumtimit. Ngjan që autori, jo vetëm nuk e njeh teknikën e studimit të një teksti, por ai ka dëshirë të pamatë ta paracaktojë, me pasionin e një urrejtësi dhe mohësi, fatin e subjekteve të targetuara.  Gjithshka kumtohet në titullin e paracaktuem: “mite të rremë”.

Për të ndërmarrë një shkrim me pretendime të tilla, autori do të duhej të zotëronte njohuri të veçanta historike mbi kërkimin e ndërmarrë, të cilat do ta ndihmonin, në qoftë se ai ishte i sinqertë dhe serioz, për të përftuar detajet. Si mundet një autor serioz të ndërmarrë një studim  nisur nga dyshimet dhe hamendësimet e formuluara në “kuzhinën” e ish-Sigurimit të Shtetit dhe në shtratin e familjeve, që bashkëpunuan në vrasjen e shqiptarëve të Kosovës 70 vite më parë, se komuniteti katolik i Shqipërisë ka luajtur në çdo kohë një rol reaksionar në jetën e kombit dhe shtetit shqiptar dhe detyrimisht, dy shkrimtarët e mëdhenj, që ky komuniteti i ka dhënë kombit, janë pjesë e agjenturës ndërkombëtare?! Nisur nga ky paragjykim, ai ka ndërtuar një shashkë me synime denigruese ndaj dy prej figurave më të rëndësishme të elitës shkodrane, pikërisht në kohën kur e vërteta shkencore historike ka sfumuar injektimet e falsifikatorëve të shkencës puniste. Mirëpo, Tares i është ngarkuar një detyrë për të kryer dhe ai e ka bërë me mundësitë dhe devocionin e tij, si pasardhës i pandryshuar i një veterani të një lufte  palavdi kundër Shqipërisë së Mirëfilltë.

Vërej me keqardhje, se në të gjithë shkrimin e zotit Tare nuk ekziston një regest i plotë i dokumenteve të përdorura, që është alfa e studiuesit të historisë. Ka veç copëza, por jo një vlerësim në detaje të burimit historik. Shkrimi nuk ka një koncept organizimi dhe është shkruar jashtë mendimit, pasi kur shkruan një punim, duhet të merren parasysh karakteristikat e burimit, autorët që në rastin konkret janë (Kapisyzi, Proko, Josifi, Zika, Hodo, Shkodrani, Malo, Zahaj, Laçi e sa e sa oficerë të “armës së dreqit”), si dhe dokumentat me të cilat je duke e bërë shqyrtimin.

Punimi nuk ka një strukturë formale. Ka veç hipoteza fillestare në lidhje me komplikimin e Camajt me Sigurimin dhe UDB-në, të paformuluar seriozisht, të cilat Tare, vetvetiu, i hedh poshte vetë, me ose pa vetedije, pas faqes 20. Artikulli nuk ka një faqe titulluese dhe asnjë përmbledhje konkluzive për të qartësuar lexuesit.

Por jo vetëm kaq. Kur njihesh me dosjen kupton, se e gjithë fabula e ngritur nga autori keto ditë mbi Camajn e Koliqin është një falsifikim i mirëfilltë dhe një mashtrim publik i skajshëm. Deklaroj me përgjegjësi publike se, Dosja e Martin Camaj është një Dosje Personi nën Hetim me datën 5 maj 1948, që vijon me 10 maj me një deklaratë aderimi si bashkëpunëtorë, por duke qenë se Martin Camaj sapo del nga Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, përgatit dhe realizon ikjen brenda 3 muajsh, kjo dosje, nga 9 korriku 1948 shndërrohet në një dosje të një elementi armik. Nga viti 1958, dosja vijon e klasifikuar si e një personi në kërkim, me dyshimin se Martin Camaj është vendosur në shërbim të UDB-së, akuzë e rëndomtë për çdo të arratisur nga Shqiperia në Jugosllavi. Dosja është e klasifikuar si A2, që do të thotë person në ndjekje. Në dosje nuk ka asnjë dokument, që kompromenton aktivitetin jetësor të Camajt. Atëherë, pyetja që bëj është : Kush është ky studiues, që arrin të bëjë një veprim të tillë manipulues duke mos pasur fakte dhe prova? Dhe si është e mundur, që ai nuk ka frikë nga ligji dhe kundërpërgjigja që familjarët e  Camajt dhe Koliqit mund ta çojnë çështjen në organet e drejtësisë?! Mund t’ju them, se ekzistojnë zero evidenca shkencore dhe faktike, që mbështesin përpjekjen e zotit Tare.

Leximi i dokumentëve të prodhuara në Shqipëri është i mjaftueshëm për të kuptuar nivelin kulturor dhe profesional të operativëve të Sigurimit, që janë marrë me përpunimin e informacionit për gati 42 vite. I mahnitshëm niveli i padijes, paaftësisë profesionale, paranojës dhe paragjykimit të oficerëve të lartë të “armës ës lavdishme të Partisë”, të përbërë nga funksionarë, që jetojmë në hamendje, të cilët nuk marrin asnjë gjë të vlefshme, as për sigurinë e shtetit diktatorial, por veç përpunojnë thashetheme të rëndomta të dhjetra informatorëve dhe informacione të padobishme mbi veprimtarinë shkencore dhe atdhetare të Martin Camaj, Koliqit, në Romë, Kalabri, Mynih, Bukuresht, Innsbruck, Vjenë.

Kur lexon dokumentet dhe ndjek fillin e mendjeve të përçydnuara të oficerëve të fanatizuar dhe të pa-arsimuar të Drejtorisë së Tretë shikon qartë, se gjykimi i tyre ka ende gjurmë dhe trashigimtarë në ditët e sotme.

Pyetja që dua të bëj është kjo: A mund ta përceptojë dot mendja e një «përpiluesi» portalesh, formësuar në shkollën e urrejtjes ndaj katolicizmit shqiptar, se cili ishte misioni i dy gjenive të kombit ?

Qartazi kemi të bëjmë me diletantizimin e një misionari ndaj një shërbimi ende të paidentifikuar të sotëm, por që përdor me vrazhdësi gjithë bagazhin e shkollës së operativëve të Zonës, të grupimit që ndërtoi nga viti 1945, të gjithë projektin e çmontimit të kontributit të Gegnisë në Shqipëri. Një artikull i ndërtuar mbi hamendësime dhe mbi frymën e identifikimit të patriotizimit dhe besnikërisë shtetërore me atë të mbrojtjes së regjimit të PPSH-së. Fabulë e rënë prej kohësh kur Shqipëria u çlirua nga frika e Bllokut.

Autori disponon të dhëna të pamjaftueshme për të arritur në konkluzionet e tij rroposëse. Asnjë dokument nuk disponohet nga autori, se Camaj në Jugosllavi ushtronte aktivitet për llogari të UDB-së, ose se largimi i tij nga Jugosllavia ishte i lidhur me një mision të ngarkuar nga ky shërbim në mërgatën shqiptare në Romë apo në Mynih. E njëjta mund të thuhet edhe për pjesën që bën fjalë për të ashtuquajturin rekrutim nga sherbimet amerikane dhe gjermane. Çmenduria e operativëve shkon deri aty sa ta konsiderojnë  Sud Ost Institute në Mynih, si një krijesë e shërbimeve të fshehta amerikane. Raportet e vitit 1973 përpiqen ta konsiderojne veprimtari agjenturore deri edhe marrëdhëniet akademike të profesor Camajt me albanologun Olberger të Universitetit të Innsbruck-ut, Dr, Schwanken e Institutit të Lindjes në Vjenë, profesor Hasan Kaleshin e Uni Prishtinës, Prof. Georg Stamuller-in e Universiteti i Mynihut, Erich Han-in e Universiteti i Chicagos, etj.. Martin Camaj është ndjekur gjatë gjithë kohës nga sigurimi si përpunim 2/A.

Burimet e koduara të informacionit, që kanë survejuar Camajn do t’i japim në një moment të dytë.

Ku është fillesa e mashtrimit dhe e fallsfikimit të së vërtetës?

E gjithë teza e Tares është ngritur mbi hamendësime të paprovueme dhe të mbështetura vetëm  në një letër firmosur nga Camaj, në një institucion të tmerrshëm sikurse ishte Sigurimi i Shtetit shqiptar, para të cilit janë dorëzuar formalisht ose thelbësisht, shumë prej viktimave të projektuara, pa ushtruar aktivitet. Ndërkohë del krejt qartë, se Camaj pak ditë pas firmosjes ia ka arritur t’ua hedhë operativëve, të largohet me grupin e 37 shqiptarëve të drejtuar nga Gjon Destanisha, ndaj edhe gjithë përpjekja rekrutuese e Fadil Kapisyzit, operativit të parë që e targetoi, dështoi, dhe Sigurimi nga kjo datë vetëm, se përpiqej ta gjurmonte ku ndodhej dhe çfarë bënte Camaj gjatë 42 viteve me radhë.

Kalojmë në fazën e dytë: Emigracioni në Jugosllavi.  Pyetja tjetër, që bëjmë është : A mund të ecet ende me mendjen e oficerëve të dikurshëm të Sigurimit, se martesa me gra sllave është një mëkat trathtie ndaj kombit shqiptar dhe sigurisht mëkatari duhet paragjykuar, survejuar dhe siguruar, mbasi ai detyrimisht është rekrutuar tanimë nga UDB-ja ? Ky është arsyetimi i autorit për gati 20 faqe të artikullit. Ai e gjykon ende sot Jugosllavinë e Titos me mendjen e njeriut te edukuar në familjet e kufizuara brenda korrnizave të shkollës së Enver Hoxhës.

E pamundur, që një historian të ndërtojë një tezë mbështetur mbi paragjykime kulturore dhe racore. Mund të jetë një pistë hetimi shumë interesante, studimi i ditëve të errëta të emigracionit në zyrat e UDB-së, por bashkëpunimi që pretendon autori në asnjë rast nuk është vertetuar, përderisa nuk disponohen dokumente të shtetit jugosllav në lidhje me Camajn. Zoti Tare duhet ta dijë, se të gjithë emigrantët politikë të arratisur nga Shqipëria, kanë qenë nën mbikqyrjen e rreptë të Ministrisë së Brendshme Jugosllave dhe nën asistencën financiare jetësore të shtetit gjegjës, sikurse në mënyrë të ngjashme ka ndodhur me të gjithë të arratisurit e tjerë  nga Jugosllavia në Shqipëri. A ka qenë një mbijetëse e lehtë për emigrantët, çlirimi prej kthetrave të UDB-së ? Absolutisht jo ! Kanë qenë ditë po aq të zeza mbijetese sa në Shqipëri. Disa ia arritën të çlirohen me shumë vështirësi, të tjerë nuk ia dolën kurrë nga kapja në kurth e bishtit, por Auron Tare nuk disponon asnjë provë se Martin Camaj mbeti nën kthetrat e shërbimit jugosllav. Vetë sigurimsat, në dosjen në fjalë, raportime të tilla nga agjentët i konsiderojnë të pasigurta. Por kjo nuk ndodh me studiuesin Tare. Ai prozhmon sepse e ka të paracaktuar konkluzionin.

Nga ana tjetër duhet të kujtojmë, se nga vitit 1949 Jugosllavia e Titos u vendos në rreshtin e parë  të përpjekjeve për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe sikurse ka ndodhur në çdo rast të kundërshtive të luftrave civile në Shqipëri, jugosllavët, si mish për top, kanë përdorur të ikurit politikë nga ky vend. Prandaj, Komiteti i Prizrenit ka qenë normalisht një organizim i emigracionit politik, me bekimin e sponsorizimin e shtetit të Titos dhe në funksion të qëllimit për ndryshimin e regjimit hoxhist, që i kishte hapur portën Moskës për të dalë në Adriatik. Por, detyrimi për t’u regjistruar në këtë rreshtim nuk përbën ndonjë kompromentim agjenturorë. Camaj ishte një gjeni, që kuptonte fatet e ardhshme të emigrantëve në një vend, që ç’montimin e shqiptarëve e kishte objektiv të pandryshuem nga fillesa.

Largimi i Martin Camaj nga Beogradi drejt emigracionit në Perëndim ka qenë e vetmja  rrugë, që kanë ndjekur të gjithë shqiptarët e arratisur  nga Shqipëria e Veriut ne Jugosllavi. Vetë letra e tij për Malokin dhe Sheldinë, është një kërkesë ndihme për të ikur nga kthetrat ku ndodheshin të gjithë refugjatët në Beograd. Ky është një fakt i mirënjohur.  Nxjerrja e letrës së Camajt jashtë Jugosllavisë per t’u postuar nga Vilach, Austri, një qytet shumë pranë kufirit slloven, nga ana e shërbimeve amerikane, është një provë për këtë. Ikja nga ferri i shërbimit të fshehtë jugosllav ishte një domosdoshmeri për fatin e secilit të arratisur, aq më tepër për një intelektual si Martin Camaj, që premtonte majat e udhëhëqësisë intelektuale për të ardhmen. Letra dërguar Lazer Sheldisë është provë për të kundërtën e asaj çfarë pretendon Tare. Qartazi, me dokumentat që kemi në dispozicion, Camaj u ka rrëshqitur dhe nuk ka pranuar t’u nënshtrohet dy shërbimeve të dy vendeve komuniste Shqipërisë dhe Jugosllavise. Ai ikën sërish, sepse e dinte fatin që e priste, në qoftë se do të qëndronte pak me gjatë në Jugosllavi. Rasti i profesor Rizës ishte kuptimplotë. Ardhja në Itali e Camajt ishte veprim i logjikshëm për të shpëtuar nga makthi i ditës së shkëmbimit të dy regjimeve simotra, që urreheshin dhe flirtonin njëkohësisht, në dëm të një Shqipërie normale dhe natyrale.

Ernest Koliqi, personaliteti më i rëndësishëm i botës shqiptare në Romë (ishte larguar përfundimisht nga Shqipëria pas emërimit si Kryetar i Përfaqësisë Diplomatike Shqiptare- Delegat i Qeverisë së Tiranës, pranë qeverisë së Romës me datë 29 prill 1943 dhe jo siç thotë Tare, se Koliqi u largua nga Shqipëria në fund të Luftës së Dytë Botërore) u bë referenti kryesor për çertifikimin e mërgatës desidente shqiptare, luajti rolin e garantit edhe për Camajn, të riun saverian nga Dukagjini. I bazuem në kodet shqiptare të nderit, besës, mikpritjes ai priti Martinin, mbasi tek ai pikasi gjeninë dhe njeriun e panjollë të maleve shqiptare. Këto kode tradicionale të të parëve tanë, nuk mund t’i kuptojë dot përpiluesi ynë. Nga ana tjetër, duhet të pranojmë, se dyshimet në çdo rast shoqërojnë çdo ardhje të re në mërgatën e përçarë, por Camaj dha prova, se i përkiste një formati të dlirët, atij të formësuar në zemrën dijetare të shqiptarisë, në Shkodër, në shkollën më të mirë, që kishte pasur Shqipnia e Parë, në zemren e besës e nderit të Dukagjinit, të cilat nuk i njohin anëtarët e ortes së edukimit përbuzës. Camaj ishte formuar në Kolegjin Saverian, pikërisht aty ku ka qenë formuar një plejadë e lavdishme shqiptarësh të shquar nga Gegnia dhe Toskënia, duke filluar me vëllezërit Konica.

Autori mbetet nga fillimi në fund, thjesht një stërhollues fillestar dokumentesh, që nuk di t’i lexojë, që e fillon fabulën e tij me ngatërrimin e regjioneve etnografike të Gegnisë, për të cilat, siç duket, nuk ka asnjë njohuri. Por nuk është vetëm kjo ngatërresë kulturore, që e çatrafilon arsyetimin e Auronit. Ai vijon keqkuptimin e tij të paracaktuar me përkufizimet, që ai bën për Bllokun Kombëtar Indipendent dhe misionit të të përkohshmës kulturore dhe shkencore shqiptare, revistës Shejzat.

Tare pretendon, se Blloku Kombëtar Indipendent ishte një krijesë e shërbimeve të fshehta perëndimore, një krijesë e CIA-s.

Në faqen 20, përpiluesi nxjerr një dokument, që Koliqi kishte kontakte me shërbimin sekret amerikan, italian dhe gjerman. Autori është kaq konfuz sa kujton, se shërbimi sekret gjerman i Hitlerit vijonte edhe në Gjermaninë e denazifikueme. Ndërkohë, raporti amerikan është i shkruar nga një njohës jo i mirë i historisë së  ndërlidhjes së pjesës më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare shqiptare me themelimin e shtetit të njohur ndërkombëtarisht në vitet ( 1913-1914).  Është një raport joesencial, por që autori e bën tërkuzë, pa arritur që ta zbërthejë.

Zoti Tare, Ernest Koliqi ka lindë dhe ka jetu si “atdhetar, idealist, puntuer i pashoq, prozator i zgjedhun, poet i lem, mbi të gjitha i ndershëm, madje tepër i ndershëm për këtë botën t’onë të bastardhueme e të prishun” (Karl Gurakuqi). Ai  ishte përfaqësues i lartë politik i organizatës me të rëndësishme pro perëndimore shqiptare në emigracion, që kishte si objektiv përmbysjen e regjimit në Shqipëri dhe normalisht, që ishte në kontakt me shërbimet e specializuara perëndimore, që paralelisht operonin në të njëtin sens, së paku nga pikëpamje përgatitore. Ju duhet të dini, se BKI lindi si modeli politik i konservatorizimit modern europianist të shqiptarëve dhe jo si krijesë agjenturore. Anëtarë e kësaj partie politike, nga dita e parë e themelimit, u vendosën në mbrojtje të kombit, lirisë së tij, mbrojtjes së kulturës kombëtare, rikthimit të  kushtetutshmërisë dhe demokracisë, europianizimit dhe konfimimit praktik politik të këtyre vlerave kulturore politike në botën shqiptare, brënda Shqipnisë nën okupacionin e bandës së dirigjuar nga Moska. Blloku ka qenë grupimi politik ma serioz, ma intelektual dhe ma i qartë në përcaktimin e përspektivës së ardhshme demokratike shqiptare. Qënia e Prof. Ernest Koliqit, Dr. Ismail Verlacit, Gjon Marka Gjonit, Prof. Namik Resulit, Kolë Bib Mirakaj e intelektualëve e patriotëve të tjerë në berthamen drejtuese të këtij grupimi, ose në sfondin mbështetës moral, ka qenë ndër garancitë kryesore të këtij pozicioni të admirueshëm. Themeluesit e Bllokut vinin nga vise dhe mjedise të ndryshme politike, por të gjithë kishin të përbashkët dhimbjen për familjet që vriteshin, burgoseshin e internoheshin  nga regjimi, që Tare e merr si etalon matës të patriotizmit.

Themelues të BKI kanë qenë: Gjon Marka Gjoni, Ndue Gjonmarkaj, Qazim Mulleti, Dr. Xhemil Dino, Nebil Dino, Prof. Sotir Kozmo, Kapiten Asllan Libohova, Pandeli Papalilo, Luigj Gjergjola, Safa Vlora, Jak Koçi, Dr. Eduard Liço, Dr. Ismail Vërlaci, Prof. Ernest Koliqi, Nexhmedin Vrioni, Dr. Xhelal Mitrovica, Prof. Namik Resuli, Don Frano Karma, Kapiten Jorgji Ruço, Kapiten Kapllan Libohova, Theofan Qesari, Dr. Kadri Myftiu, Dr. Lin Shkreli, Prof. Stefan Gazulli. Ata kishin perspektiva krejt të qarta demokratike dhe oksidentale mbi Shqipërinë e nesërme, të çliruar nga sllavo-komunizmi dhe një konceptim krejt paqësor të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare. “Ndjekja e kultit të vlerave tradicionale”, “nderimi i personalitetit njerëzor”, “institutit familjar”, “i lirive shoqnore e politike”, “respektimi i të drejtës së pronësisë private”, “i të drejtës së popullit për vetvendosje politike” “karakteri laik i shtetit dhe nderimi i lirisë së ndërgjegjes”, “ndalimi i hakmarrjes politike në kushtet e një tranzicioni politik nga diktatura komuniste drejt demokracisë” etj., janë shtyllat mbi të cilat mbështetet programi politik i Bllokut për Shqipërinë e neserme postkomuniste.

Do të doja të analizoja pikërisht filozofinë politike, që udhëhoqi BKI dhe drejtuesin shpirtëror të kësaj partie, profesor Ernest Koliqin.

Themeluesit e BKI kanë besuar historikisht në vlerat perëndimore të promovuara në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, fillimisht nga Austria dhe më pas nga Italia. Ata kanë qenë modernë në mbrojtje të së shkuarës dhe krijues në mbrojtje të traditës. BKI lindi si alternative politike neo-nonservatore, e thënë ndryshe, e konservatorizmit reformator, karshi partive tradicionale të së djathtës shqiptare, pak a shumë arkaike të emigracionit dhe si kundërshtare e vendosur ndaj komunizmit revolucionar mbisundues në Shqipëri dhe në Tokat e Okupueme në Jugosllavi. Në qoftë se duam të gjejmë fillesën e BKI brenda historisë së pluralizmit politik shqiptar, mund të themi, se ajo për model fillestar ka pasur Opozitën Shkodrane të viteve (1920-1924).

BKI u themelua në kohën kur në vendin amë, të gjitha institucionet që u themeluan nga etërit e kombit për të mirën e pasardhësve, u shkatërruan ose u sekuestruan nga një grup politiko-krahinor aventurierësh gjysëm të shkolluar, që u vendosën në shërbim të agjenturave të vendeve, që kishin luftuar prej dhjetra vjeçarësh përkundër interesave të formësimit dhe konsolidimit të Shqipnisë.

Mendimi Koliqian ka kenë bazë e konceptimit të platformës politike e BKI: Desidencë e vetëdijshme për vlerën e kujtesës, për një sistem real europian i qeverisjes në Shqipninë e çlirueme nga komunistët, një konceptim qytetar i organizimit, drejtimit të partive politike. Qytetaria për të ishte kushti themelor i shoqërizimit  në jetën civile demokratike, për njerëzit, që jetojnë në një shoqëri konsensuale individësh sovranë dhe kjo ka qenë alfa e bazës analitike të Koliqit dhe pasuesve të tij, ndër të cilët Camaj ka një rol kryesor. Bëhet fjalë për një kulturë civike, një sens i procesit politik i përqasshëm me lidhjet kombëtare, që lind vetvetishëm dhe mbështet vendin, mënyrën e jetës dhe trashëgiminë e institucioneve dhe ligjeve me të cilat ishte i lidhur fati i qytetarit shqiptar dalë nga procesi i shtetformimit. Dhe në qoftë se ne bëjmë një krahasim të bazës teorike të mendimit koliqian të mishëruar në partinë politike që ai bashkëthemeloi, ne gjejmë në fakt, një strukturë dhe platformë të pozicionimit politik mjaft të avancuar, të cilën e lexojmë ndër ideologët e neo-konservatorizmit britanik. Koliqi, Camaj dhe BKI u ngritën kundër diskriminimit të Gegnisë dhe katolicizmit në mënyrë posaçme nga regjimi i Zonës së Parë, që Tare e identifikon ende sot me patriotizmin dhe Shqipërinë. Shkatërrimi i komuniteteve të lira, goditja e aktivitetit të qendrave të organizimit civil, kulturor në Shkodër, ndërtuar prej shekujsh nga Kisha Katolike, përbënin ndër veprat ma të randa regresiste, që komunistët e djeshëm dhe ithtarët e sotëm të kamufluem kanë bërë ndaj kombit shqiptar në rrugën qytetnuese dhe europianizuese. Koliqi dhe Camaj i përkasin atij formimi dhe grupimi të elitës shqiptare, që shpëtimin e kombit shqiptar e shihnin në një kulturë moderne perëndimore, të ushqyer dhe brumosur prej virtyteve arbnore. Baza orientuese e aktivitetit politik dhe kulturor të Koliqit dhe rrethit të tij në Perëndim u bë Rikthimi i Kujtimit të Shqipërisë Tradicionale të zhdukur nga regjistri i edukimit të rinisë prej komunistëve.

Kemi të bëjmë me intelektualë të mirëfilltë, që pas nji jete të trazueme në vendin e vet, të gjendur përherë pakicë elitare, e shtypun në mënyrë të kamufluar dhe të hapun në Shqipni, sidomos pas kaosit politik të Luftës së Dytë botërore, që përfshiu mëmëdheun, vendosën sërish të jenë aktiv dhe shërbenjës ndaj vendit, jo vetëm kulturalisht, por edhe politikisht.

Dhe pyetja është: Cilat janë arsyet pse shkrimtari Ernest Koliqi vazhdoi të përfshihej në politikë, edhe pas zhgënjimeve të mëparshme politike, por edhe gabimeve që ai i njeh vetes? Përgjigjen për këtë e marrim nga vetë Ai. Në një letër që mban datën 21 maj 1951, Ernesti shprehet:

Çdo vepër e ime, ç’se kam marrë mend e shise, i âsht kushtue lulzimit të shqiptarizmit të vërtetë, i cili, për mue, rrâjet e themelet i ka në kulturën e në traditat t’ona. Kam mujtë me gabue, ndoshta shpesh edhe randë, sepse kush vepron bje lehtazi në gjymtime. S’asht mjeshtri m’u paraqitë i pafajshëm kur rrin njeríu n’ansi të plotë e të vazhdueshme. Ai qi nuk vepron, s’ban mirë as keq. Ndiç, deshta të tham, qi ndoshta ndonji herë kam gabue, por prej zellit të tepruem e prej bindjes se ashtu e lypte e mira e vendit. Sidoqoftë, kur të fashiten pasjonet dhe perdja t’u ulet atyne qi sot gjikojnë jo mbas fakteve por mbas interesave fazjoze politike, atëherë do të dali në shesh se Ernesti në kohën kritike dishka bâni për kulturën shqiptare…… Dikush me këshillon me hjekë dorë nga politika. Ky këshill nuk rrjedh nga një ndjesí e thjesht : Mbas sa miqësh e dashamirësh të vrám, në kët gjendje tragjike në të cilën ndhdhet i kaperthyem vendi i ynë, derisa të drejtat má të para njerzore mos t’i këthehen vllazënvet t’onë të nji gjaku e të nji gjuhe, do t’ishte krim m’u hjekë në njánë e m’u marrë vetëm me letërsí. Më mjafton me pa Kapidanin e Mirditës qi humbi dy djelm si dy hyj drite, Kolë Bibën qí la në malet si flȋje n’elterë të Shqipnís djalin e vllán, e plot tjerë, për m’e ndie veten të detyruem me punue pa u lodhë për lirimin e popullit tonë. Kjo e sotëshmja nuk âsht nji fushatë politike me rrëzue nji qeverri ; kjo âsht kryqzatë kombëtare me shpétue fisin e bâshkë me té pasuninë shpirtnore të trashigueme. Si mundet nji intelektual m’u mënjanue e me qindrue indiferent pas së keqës së pashoqe qi na ka zanë nën palë si individ e si pjestarë të nji kombi ? Prandej, si këshill tash e marr parasysh vetëm kur të lirohet Shqipnija. Sot, i armatosun me vullnet e me flakë ardhetare, e nduej për detyrë të luftoj edhe në fushën politike”.(Letërmëmbim në Mërgim i Karl Gurakuqit, Vellimi I, Romë, 21.V.1951). Ernest Koliqi ishte lider politik dhe nuk mund të ishte në asnjë rast një informator i thjeshtë i sherbimeve. Ai ishte negociator, Ministër i jashtëm, Minister i kulturës, lider i desidencës, një prind që kujdesej emigrantët politikë, një kujdestar për kolegët e mbetun pa atdhe. Ai ishte personaliteti më i besueshëm i kancelerive, shërbimeve diplomative dhe agjencive të inteligjencës perëndimore, që interesoheshin për Shqipërinë dhe çështjet shqiptare. Ai u kujdes për të gjithë ne jetën e vështirë dhe me privacione jetësore në Itali, ashtu sikurse u kujdes për grumbullimin e fondeve për ngritjen e Shejzave. Me dhjetra letra kam lexuar për përpjekjet e tij per t’i siguruar bukën e përditshme ajkes së kombit të mbetur rrugëve të Italisë.

“Blloku Indipendent” nën udhëheqjen e Koliqit e miqve të tij të ngushtë e të pandarë (bërthama kryesore dhe më e spikatur e tij kanë qenë e përbërë prej 10 personaliteteve), bëri përpjekje e veprimtari konkrete për çlirimin e vendit, në bashkëveprim të drejtëpërdrejt me shqiptarët e Kosovës së emigracionit të mbledhur rreth “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, “Legalitetin” dhe me pjesën e matur dhe atdhetare të “Ballit Kombëtar”, atë të paprekurën nga ajo, që Ernesti e quan pjesa e prekur nga kanceri i shërbimeve të fshehta të vendeve komuniste. Ky është një indikacion që Ernesti ka filtruar gjithshka dhe të gjithë, duke filluar nga bashkëpunëtorët, dhe nuk pritet që Tare sot t’i tregojë ke ka pasur ai pranë.

Punën e vërtetë ky grup e ka bërë në heshtje duke i shërbye kulturës shqiptare, lidhjeve me komunitetin arbnor në Itali dhe krijimit të një modeli teorik të politikës dhe institucioneve të ardhshme të Shqipnisë së neserme të lirë. Dhe mendojmë, se ai model ka qenë më i besueshmi për kanceleritë e interesuara për ndryshimin e situatës politike në Shqipëri, me të cilat Ernesti ka mbajtë kontaktet prej lideri të besueshëm dhe serioz dhe jo si informator i rëndomtë.

Por, në emigracionin shqiptar në Itali ka mbisunduar përçarja dhe konsumimi i pafrytshëm me intriga kundër njeni- tjetrit, ndërkohë, që Enver Hoxha grinte popullin brenda Shqipnisë. Shkaqet e ngatërresave në të djathtën shqiptare në emigracion janë, sipas këndvështrimit tim, komplekse, jo vetëm agjenturore, por së pari të lidhura me natyrën e shoqnie të paunifikueme prej historisë, botkuptimeve të ndryshme në vendet e origjinës, interesave të ndryshme shoqnore, edukatës mjaft diverse mes zonave rurale dhe atyne qytetare, diferencat mes qyteteve dhe brenda qyteteve, mbi të gjitha kultura. Varfnia në emigracion i ban njerezit meskinë, shpifës, smirzinj, sidomos kur lideri nuk arrin t’ua plotësojë të gjithëve nevojat dhe dëshirat.

Viti 1955 është një vit sulmi ndaj Bllokut prej anëve të ndryshme të emigracionit.  Në një letër të shkruar me 9 korrik 1955 mësojmë, se në shenjëstër të sulmeve kundër Bllokut nga ana e elementëve të ndryshëm të mërgatës shqiptare ka qenë Ernesti:

Ernesti shkruan këto dite. “Përditë shtohen ata që më sulmojnë. Zyret italiane, amerikane, ingleze, vatikane etj., janë plot (kam prova) me raporte sidomos kundra meje: mason, aventurjer, agjent zyresh sekrete, çarlatan etj.,  Nji amerikan tash nja dy muaj me tha: “E din pse shumica e shqiptarvet ju lufton? Pse s’munden me ju kuptu, tue kenë ju, për sa marr vesht vetë, ma i oksidentalizuemi ndër shqiptarë” Kjo cilsi s’asht vetëm e imja; asht e të gjithë shkodranvet. Ai amerikani me njifte vetem mue, por të kishte njoftun Dom Lazrin, Pader Benardinin, ty Karl, etj, do të kishte dhanë nji  gjykim ma kolektiv. Duket se jemi ndryshe prej tjervet, Karl I dashtun, e ata burrnin t’onë e kanë mëni si mzati pecën e kuqe.” (Letërkëmbim në Mërgim Vellimi i parë. arkivi i autorit).

Përgjigja, që Koliqi dhe rrethi i tij elitar i paarritshëm intelektualisht, u ka dhanë sulmeve të  turmave të ç’orientueme të shqiptarëve të emigracionit të formueme ndryshe nga Shkolla e Tij e Edukatës, Qytetarisë, Atdhetarisë, Idealizmit dhe Europianizimit ka qenë puna vetmohuese në Shërbim të Kulturës Shqiptare dhe ekspozimi në Kanceleritë e Vendeve Perëndimore të përfaqësueme në Romë i aspiratës së Rithemelimit të Shtetit të Lirë Konstitucional dhe Demokratik në Shqipninë e neserme të çlirueme nga okupacioni i kuq.

Revista “Shejzat” ishte udhërëfyesi kryesor i Shqipërisë së Idealeve të Rilindjes. Ishte “ nji gur i çmueshëm që iu shtue kunorës së Ernest Koliqit, si shkrimtar i radhës së parë të botës letrare shqipe”, si lider i emigracionit në Itali, por jo vetëm. Shejzat udhëhoqën fatin e Shqipërisë me urimin për ditë ma të mira. Bashkëpunimi i Camaj në këtë revistë ishte nji “lajmtar drite”,që konstrastonte me shterpësinë mendore të njërëzve që drejtonin atdheun amë nën pushtim. Dhe kur në vendin amë, po ndërtohej një jetë e re që nuk ishte e jona, se larg kishte qillue prej Arbnisë, Martin Camaj me vepren e tij e gjente landen nga  kujtimi i dikurshëm i jetës shqiptare, sepse ajo mbetej përherë e re, mbasi ndrynte brenda cilësi që nuk njihshin mort.

Dhe për ta përmbyllë me një ilustrim këtë që them, po paraqes një interpretim të Karl Gurakuqit ndaj një  përgjigjeje të  heshtun dhe të ditur, që Ernest Koliqi i jep ndaj sulmuesve, me rasën e botimit të librit të hartuar nga ai. Kjo përgjigje vlen edhe për zotin Tare, qi ka hy ndër do punë të thella:

Poesia Popolare Albanese: Libri yt i porsadalun,  nji xhevahir i shpirtit shqiptar…

“Qejt lehin e karvani ecë! Kështu kanë pas thanë ata qi kanë dijtë ma shumë se na. Eh po! Ka asish, qi nuk e kanë ngjye kurrë pendën në ngjyranë, e kanë sy e faqe të ngrehen si gjelat në pleh, e të përbuzin ata qi  dijnë ma shumë, qi kanë dhanë ma shumë, qi e kanë shkri krejt jetën e vet për nji ideal, qi, të frymëzueme nga ndiesi të pastra, kanë shkelë interesat e veta vetjake në dobi t’atyne të kombit. Lehin të pandërgjegjshmit e ata qi a kan fytyren si shuell këpuce., qi siellen si kallami kah të fryjë era, qi s’kanë nji përsonalitet të vetin e qi kurr s’e kanë ngrejtë prej toke nji ashkël pa pasë ma përpara sigurime të plota për të fry xhepin.

Jemi larg, shumë larg, more Ernest: na në nji skaj dhe ata në skajin e përkundërt; na të rritun në rrethana të pastra kur cilsit e bukura shqiptare drejtojshin jetën e popullit; këta nuk u a dijnë shtëpin burrnis, nderit e  besës arbnore”.

Romeo Gurakuqi

Tiranë, më, 11.07.2020

 

 

Debati për Koliqin dhe Camajn/ Auron Tare ironizon artikullin e Romeo Gurakuqit: Mos qeshni! Nuk është Nard Ndoka. Ja çfarë thotë dokumenti i CIA

$
0
0

Duke marrë shkasë nga një artikull i pedagogut Romeo Gurakuqi, studiuesi Auron Tare, i përcjell me ironi deklaratat e tij sipas të cilit Koliqi krijoi një parti me një platformë politike të ngjashme me atë neo-konservatorëve britanikë.

tareugruaa

Pak ditë më parë, Tare hapi debatin kur deklaroi se dy shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ishin shërbëtorë të agjenturave të huaja.

Reagimi i Tares:

Te nisesh të dielën me buzën ne gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” qe mësojnë brezin e ri në këtë vend.

“Ernest Koliqi ishte pike referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte”

“Blloku Kombëtar Indipendet, Partia me europianiste qe ka formësu Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik”

Please mos qeshni, nuk është Nard Noka po është Romeo Gurakuqi me profesion historian në Universitet.

Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s për disa nga këta evropianë neo konservatorë të tipit britanik të BKI.  Lexojeni me poshtë se e keni ne anglisht po mos harroni rreshtin e fundit se  e kuptoni mirë  neokonservatorizmin britanik të Historianit Gurakuqi.

“Sipas këtij Raporti NIkoll Gjonmarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për tu argëtuar gjatë qëndrimit ne Beograd”.

Koliqi dhe Camaj agjent të CIA?/ Romeo Gurakuqi: Artikulli i Tares nivel diletant dhe manipulues! Iu ngarkua detyra për të…

 

Zhvillohet konferenca e IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës, ekspertët dhe studiuesit diskutojnë për ruajtjen e dëshmive të së kaluarës

$
0
0

dab2ca56-8f0e-4f4d-a122-a2fd7957cc74

U mbajt këtë të hënë në qytetin e Sarandës Konferenca e IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Qëllimi i kësaj Konference është për të prezantuar e parë më afër zhvillimin në fushën a arkivistikës, për të shkëmbyer ide e përvoja, për ruajtje cilësore të dokumenteve e materialeve të tjera arkivore që mbeten dëshmia më e madhe e së kaluarës, çelës për të kuptuar të tashmen, por pse jo edhe të ardhmen.

909ba791-05c6-4af4-b261-7b344cac5092

Gjithashtu kjo konferencë mbledh ekspertët dhe studiuesit e arkivave, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr. Ardit Bido, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj, Kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma, Prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, si dhe Arkivistë të Institucioneve të qytetit Sarandë.

62af78ca-c07d-4d03-b1e9-b938238befa4

Lidhur me situaatën nga koronavirusi, për të respektuar protokollet e sigurisë, konferenca ishte ndarë në 5 tryeza duke iu referuar temave që do të kumtoheshin.

🔹Tryeza 1, “E drejta e informimit, të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i arkivave.”
🔹Tryeza 2, “Zhvillime teknologjike, shërbimi i arkivave të digjitalizuara.”
🔹Tryeza 3, “Inspektimi dhe trajnimet, puna e arkivistit.”
🔹Tryeza 4, “Historia përmes arkivave.”
🔹Tryeza 5, “Probleme të punës arkivore.”

Krahas konferencës, u prezantua edhe ekspozita me fotografi nga konferenca të kryera ndër vite si edhe nga botimet e DPA-së, “Buletini metodik” dhe “Arkivat Shqiptare” të cilat janë pjesë e fondit të Bibliotekës së DPA-së.

Aktiviteti që tërheq vëmendjen e historianëve e studiuesve nga i gjithë rajoni, u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe me mbështetjen e Fakultetit të Tiranës, Filiali Sarandë.

Konferenca e IV Mbarëkombëtare është traditë që vazhdon mbas tre të parave të mbajtura në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

b09a2106-1d37-4e26-b4e9-8611d2a1ce9b 8f642dc1-22eb-40cb-a69a-166dd08560af cd790c42-e963-4b64-a137-bff30e7f2266

Amfiteatri i Tiranës ndizet sot me këngët e dashurisë të viteve ’60-‘90, Veliaj-qytetarëve: Ejani duke respektuar distancën sociale

$
0
0

Sonte mbrëma, në Amfiteatrin e Tiranës do të luhen këngët më të bukura të dashurisë nga vitet 1960 deri në fund të viteve ‘90. Një plejadë e mrekullueshme këngëtarësh, në bashkëpunim me artistë më të rinj, por edhe emrat më të njohur të muzikës së ditëve tona, do të sjellin hitet e atyre viteve për të gjithë nostalgjikët. 

veliaj

Pak para koncertit, ata u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët që, duke respektuar protokollet e sigurisë dhe distancën, të jenë të pranishëm në këtë festë të muzikës së bukur.

“Jam shumë i lumtur që në darkë, pas një dite të lodhshme pune, do ta mbyllim tek Amfiteatri i Liqenit me Bashkim Alibalin e madh, me Luan Zhegun, me Irma Libohovën, me Liljana Kondakçiun, me këngët e gjeneratës së tyre dhe këngët e tyre, por edhe me këngë të vjetra të miksuara, që i dedikohen shumë artistëve të cilët, ose nuk janë më mes nesh, ose jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht, tek Amfiteatri kemi mundësi ta ruajmë distancën sociale, por edhe mund të shpërndahemi në të gjitha rrethinat përreth amfiteatrit për këngët e dashurisë, për këngën shqip, për atë që kemi më shumë nevojë në këto kohë. Patjetër, kemi nevojë për infrastrukturë në qytet, për investime, por kemi nevojë edhe për kulturë për shpirtin”, tha Veliaj.

Kjo është arsyeja pse sot në skenë ngjiten disa nga yjet e muzikës shqiptare. “Sepse siç ka nevojë për ushqim stomaku, ashtu edhe mendja ka nevojë për art. Për muzikën më të mirë të gjeneratës së prindërve tanë, mezi pres të shihemi tek Amfiteatri i Tiranës”, u shpreh ai.

Teksa i siguroi qytetarët se do të kalojnë një mbrëmje magjike, këngëtari i njohur, Bashkim Alibali, i ftoi që ta ndjekin këtë shfaqje të bukur. “U them të gjithëve, ejani sepse na ka marrë malli për ju. Edhe juve besoj ju ka marrë malli për ne. Sonte në orën 20:00 takohemi në shfaqjen që do të japim për ju”, tha ai.

Irma Libohova vlerësoi mbështetjen që kryebashkiaku Veliaj u jep artistëve dhe artit. “Dëshira për të dëgjuar muzikë nuk është vetëm e njerëzve, por edhe e jona sepse kemi dëshirë të performojmë. Projektet që mbështeten na bëjnë mirë dhe ne artistëve, aq më mirë kur sot do të shikoni disa breza artistësh që sjellin këngët edhe të brezit tonë, por edhe të një brezi më të ri”, tha Libohova.

Ndërkohë, ata që nuk do të munden të jenë të pranishëm në Amfiteatër për shkak të rregullave të protokollit për parandalimin e COVID-19, mund ta ndjekin direkt në rrjetet sociale.

Kthesa e errët në rrugën e një artisti brilant që përfundoi punëtor krahu në fshatrat e Fierit pasi…

$
0
0

Duke qenë njeri i teatrit, mund të gjenden disa foto nga jeta artistike e Kujtim Spahivoglit, një prej Hamletëve shqiptarë të mesit të viteve ’60, por është një foto e realizuar pasi skena iu ndalua, ku Kujtimi, i veshur me pantallona të grisura, çizme llastiku dhe duke mbajtur në dorë një mistri, shfaqet i qeshur, me atë të qeshurën e njeriut të çiltër që nuk arrin të besojë te e keqja. Është një foto nga tragjedia e vërtetë e jetës së Kujtim Spahivoglit.1

Kujtimi, i lindur në Lushnjë në vitin 1932, në vitet ’50 studioi në Moskë, ku ishte një nga studentët brilantë, siç do e quante atë shtypi rus i kohës. Kur erdhi në Tiranë, nuk do të magjepste vetëm me talentin, por edhe me profesionalizmin që solli në teatrin shqiptar. U bë shef i degës dramatike në Institutin e Lartë të Arteve, duke u shndërruar në një nga shtyllat e shkollës së teatrit. Themeloi Teatrin e Rinisë, ku aktivizoi studentët e tij, sot aktorët më të njohur të Shqipërisë dhe entuziazmoi publikun me rolet që interpretoi dhe veprat që vuri në skenë si regjisor. Ai sillte risi në skenë. Ai ishte një talent dhe një shkollë. Kujtimi ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur për të qenë një gur themeli i teatrit modern, por papritur, ai u gjend në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Kishte shkëlqyer me dramën që e kishte shkruar vetë “Një shok i klasës sonë”, kishte pasur sukses me një varg veprash të tjera që kishte vënë në skenë, por ndërkaq në Shqipëri kishte mbërritur viti 1973, kur do të niste goditja ndaj artit, kulturës dhe letërsisë.

5

Në 7 janar, në mbledhjen e kryesisë së shtetit, Enver Hoxha dënon publikisht festivalin e 11-të dhe gjithë gjendjen kulturore. Në një tjetër mbledhje në maj 1973, kritikohen disa shkrimtarë si të ndikuar nga shfaqje të huaja, mes të cilëve përmendet edhe Kujtim Spahivogli. Shfaqja e tij “Një shok i klasës sonë” cilësohej që mbante “erë liberalizëm” dhe predikonte “shthurjen e shoqërisë sonë”. Pleniumi IV i Partisë së Punës, i mbajtur atë vit, shkaktoi një furtunë të vërtetë në art. Kujtimi u çua për riedukim në Fier. Duhej dënuar ai si liberal, për të pasur më shumë material në dënimin e përgatitur tashmë për Fadil Paçramin, të cilit Spahivogli i kishte vënë disa pjesë në skenë.

Familja e tij kishte mbështetur luftën nacionalçlirimtare, ai ishte një komunist idealist që besonte se Partia nuk mund t’i bënte keq kujt. Kjo duket e pabesueshme, por Kujtimi kaq pabesueshmërisht naiv ishte.

3

Leka Bungo, gjithashtu i dërguar për riedukim në Patos, kujton në programin e TCH, takimin e parë me Kujtimin në Fier, kur ai sapo kishte mbërritur atje. I kishte thënë që do të vinte ndonjë pjesë në skenë, do t’u thoshte njerëzve me pushtet të Fierit që do të vinin për të parë shfaqjen ndonjë fjalë për Leka Bungon, kështu që dhe ai do të kthehej shumë shpejt në teatër. Mirëpo kur kishte shkuar në Komitetin Qendror të Fierit, as e kishin lënë të hynte brenda. Ai shkonte atje me idenë që ishte anëtar Partie. Ai mendonte që do të punonte si regjisor, por i kishin thënë që ishte përjashtuar nga Partia dhe duhej të paraqitej në Komitetin Ekzekutiv për të marrë fletën e punës.

Regjisori i njohur dërgohet në Mbrostar-Ura të Fierit për të punuar si hekurkthyes. Dhe banon i vetëm në një barakë, si një personazh tragjedie. Shumë shpejt duart e tij nuk do të dukeshin më si duar njeriu, por shpirti i tij vazhdonte të mos e humbiste pastërtinë fëmijërore.

2

“Një herë, tregon Leka Bungo në Exclusive, kur unë shkoja për të ngarkuar rërë, shoh Kujtimin që ngiste një zetor të vogël. Ndalon. Më thërret dhe mua të zbres. Merr nga makina një pako të vogël të mbështjellë me gazetë dhe më fton të hanim. Kishte dy feta bukë, një vezë të skuqur, një presh dhe gjysmë domate. Pastaj, u thotë atyre punëtorëve që ishin prapa te zetori i tij: Merreni ngarkojeni pak këtë rërën për këtë, se nuk di ky, është artist. Do ju jap nga 20 lekë të pini nga një teke. Ata u gëzuan”.

3

Më pas nis punë në bonifikim, në Povël të Mallakastrës, ku ishte paraqitur me letrën përkatëse të Komitetit të Fierit në duar te përgjegjësi i sektorit Sulejman Bella. Sula është burri tjetër në foton e Kujtim Spahivoglit si punëtor krahu, i cili e kishte ruajtur me fanatizëm për vite të tëra foton. Për pak do të arrestohej edhe ai për atë pak ndihmë që u mundua t’i ofronte Kujtimit. “Ishte njeri plot kulturë. Plot humor e i jashtëzakonshëm. Nuk mund ta lija të flinte në kapanon, ndaj e sistemova te një dhomë te vatra e kulturës, për të cilën dhe më spiunuan e bënë mbledhje urgjente partie për të më dënuar”, ka thënë ai para ca kohësh, për një shkrim të publikuar te Shqiptarja.com.

Ka treguar në atë shkrim për kohën që Kujtimi kaloi në Povël. “Kujtimi qëndroi një vit e gjysëm me mua në Povël të Mallakastrës. Ishte i përvëluar për të bijën, atëherë e vogël 5 vjeç ndoshta. Ndamë bashkë ditë e net plot biseda e rrëfime dhe kur iku më la një tjetër thesar që dua t’jua tregoj: Çfarë mendon për Enver Hoxhën e pyeta pasi krijuam besim të plotë te njëri-tjetri.“E ke parë filmin Ali Baba me 40 hajdutë? Më pyeti. Por në vend të 40 hajdutëve, vendos 40 injorantë. Ky është Enver Hoxha”.

E vërteta kishte arritur të depërtonte edhe në shpirtin  idealist të Kujtimit.

U kthye në Tiranë në vitin 1979, por jo në jetën artistike. Bashkëshortja ishte ndarë me të pas presioneve të shumta, por ishte afër me të bijën me të cilën ndante një dashuri dhe admirim të fortë e të palëkundur pavarësisht dallgëve që i goditën. Kishte edhe nënë Durien.

Në një foto të atyre kohëve, Kujtimin e shohim pa buzëqeshjen e tij. Nuk është ndonjë rol që e ka plakur para kohe, por vuajtjet që i përjetoi heshturazi. Ishte dhe i sëmurë. Kujtim Spahivogli, ndërroi jetë në 7 korrik 1987, në moshën 55 vjeç, i goditur nga infarkti i tretë.

 

 

Ikja e tij nga kjo jetë ishte një dhimbje për të gjithë ata që e njihnin dhe pashmangshmërisht e çmonin.  “Atë ditë ndodhi një vepër solidare e jashtëzakonshme dhe tepër emocionante. Tirana dhe Shqipëria nuk ishin mësuar të prisnin një shfaqje të atillë antikonformiste… Ishte ende viti 1987… Kujtimi, ky artist i përjashtuar nga vëmendja publike, ky njeri i dënuar politikisht, i paqasur tashmë në rrethet artistike, megjithatë shkaktoi një keqardhje të madhe. Papritur, artistët e Teatrit Popullor, në shenjë zie të pazhurmshme kërkuan dhe nuk hasën shumë rezistencë që ta anulonin shfaqjen e tyre të mbrëmjes. Në nderim të Kujtimit që atë ditë e priste dheu i ftohtë, anuloi shfaqjen e saj edhe Estrada e Tiranës. E anuloi bile edhe Cirku Kombëtar! Kjo bëri një përshtypje të madhe. Edhe pse kishim një vdekje, ky gjest solli një dritë gëzimi…”, shkruan Pëllumb Kulla.

E megjithatë Kujtimi u largua pa marrë atë që i takonte, u ndalua të jetonte dashurinë për të cilën ishte i prerë, u dënua pavarësisht gjithçkaje i dha teatrit shqiptar. Emri i tij iu vu vite më vonë teatrit eksperimental në Tiranë, për të nderuar kontributin e tij në ndërtimin e teatrit profesionist në Shqipëri, por edhe themelimin e Teatrit të Rinisë. Këtë vit ajo godinë u shemb dhe nuk dihet çfarë do të ngjasë me emrat në godinën e re.

Dihet vetëm që gjithmonë do mbetet Kujtimi…

/Kujto.al/

 

 

“Librat që më rritën”- Ani Wilms, “Dimri..” i Kadaresë, atëherë kur kuptova letërsinë

$
0
0

Është fat të gjendesh mes bibliotekave personale që sapo kanë dalë në shitje, të gjitha për njëqind – dyqind lekë të reja.

Screenshot_19-1

Disa ditë më parë më rastisi të gjeja në trotuar një bibliotekë, bibliotekën e gjuhëtarit A. Kostallari. Ishte një mundësi e shkëlqyer për mua të zgjidhja midis titujve – njëri më i rëndësishëm se tjetri – të asaj biblioteke, por ishte dhe një trishtim po aq i madh që kishin përfunduar aty. Të paktën librat e Kostallarit, një atje – një këtu, por rikthehen në biblioteka. Por si ka përfunduar biblioteka e F. Nolit, në më pak se 200 tituj në Universitetin e Tiranës, pa menduar për bibliotekën e Konicës, të Isuf Luzajt apo të dikujt tjetër, që kanë qenë biblioteka të mirëfillta albanologjike dhe askush nuk është interesuar për t’i sjellë në vend. Kjo sa për një ngacmim meqë jemi ende në muajin e bibliotekës dhe kjo histori do marrë fund shpejt.

Cfarë na mbetet janë vetëm kujtimet, kujtimet dhe shkrimet e bukura që njerëz të mencur të këtij vendi lënë pas. Ata që ikin nga kjo botë por dhe ata që zgjodhën ta braktisin këtë vend për shkak të ajrit që të mbyt. Rubrika “Librat që më rritën“ zgjedh një korridor ajri për t’i sjellë ata viturtualisht përmes një rrëfimi ndryshe, si cdokush nga ata që duan librin do të donin. E cuditshme historia e saj. Krejt e ngjashme me të pangjashmen ndër ne. Nuk do të thellohesha nëse kërshëria për një emër që kërkonte më shumë liri se c’mund të kish një grua si ajo në vitet ’90, nuk do më bindte t’i shkoja deri në fund. Cila qe arsyeja për ta rikërkuar pas disa vitesh? “Era e ftohtë e Berlinit” që një mëngjes mu përzie nën hundë mes një zhegu korriku. Isha lëshuar thellë në nënvetëdije…

Cili është personazhi ynë?

Ani Wilms lindi në Tiranë më 1971 dhe jeton në Berlin që nga viti 1994. Studioi për histori në Universitetin e Tiranës dhe në Freie Universität Berlin. Në vitin 1999 ka botuar romanin Pritje të bukura (Onufri). Në vitin 2007 ka botuar romanin Vrasje në Rrugën e Veriut (Onufri). Ky i fundit u botua më 2012 në Berlin me titullin: Das albanische Öl oder Mord auf der Straße des Nordens (Transit Verlag), në përkthimin gjermanisht prej vetë autores. Deri më sot është përkthyer në hollandisht, italisht dhe frëngjisht. Më 2013 romani mori çmimin letrar Chamisso Preis të Bosch Stiftung dhe çmimin Stuttgarter Krimipreis. Që nga viti 2016 Ani Wilms shkruan artikuj për Deutsche Welle.

Monika Stafa: Cilët janë ata libra që ndikuan në personalitetin tënd?

Ani Wilms: Kjo pyetje më sjell ndërmend një pyetje tjetër: Ku zë fill ndërtimi i personalitetit? Besoj se nuk e keni fjalën për librat për fëmijë dhe përrallat e gjyshes. Unë kam filluar të lexoj që nga mosha katër-pesë vjeçare, por vetëm kur u bëra katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjeçe nisa të lexoj në mënyrë ‘të rritur’ dhe të kuptoj letërsinë. Papritur më ishte ngjallur një interes i thellë për çështje politike dhe marrëdhëniet adulte mes meshkujve dhe femrave. I pari titull që më vjen ndërmend nga kjo kohë është “Dimri i vetmisë së madhe” i Kadaresë.

Monika Stafa: Cili është libri që aktualisht po lexon..?

Ani Wilms: Karl Kerényi, “Die Mythologie der Griechen“. Është një vepër e vjetër, e vitit 1951, por Kerényi vazhdon të mbetet një nga studiuesit më të shquar të mitologjisë greke.

Monika Stafa: Po libri që të ndryshoi jetën?

Ani Wilms: Në jetën time, si në jetët e të gjithëve, ka pasur disa momente kthese, dhe sigurisht ata kanë qenë të shoqëruar nga një libër, ose një film ose një bisedë me dikë, që mbeten të paharrueshme. Duke iu referuar kthesës së fundit, andej nga viti 2010, mund të përmend “Tipat psikologjikë“ të Carl Gustav Jung-ut. Ishte momenti kur interesi im ndaj jetës mori një thellim, një tërheqje të parezistueshme drejt nën-ndërgjegjjes.

Monika Stafa: Libri që të ndikoi më shumë për të shkruar ?

Ani Wilms: Nuk ishte një libër, por ishte shuma e gjithë librave që kisha lexuar deri atëherë. Fillova të shkruaj, sepse ndjeja se ashtu kuptoja më mirë se ç‘ndodhte në jetën time dhe pse.

Monika Stafa: Libri që është mbivlerësuar më shum me pa të drejte? Si e keni përjetuar ju atë?

Ani Wilms: Unë jam rritur në një kohë kur ligësia quhej virtyt dhe të zezës i thoshin e bardhë. Librat e Enver Hoxhës promovoheshin nga regjimi si kryevepra të mendimit filozofik dhe letrar. Kurse në rrethin e të njohurve të mi, plaste gallata sa herë që dilte një titull i ri. Mblidheshim kokë më kokë dhe gjuanim gafat e pafund gjuhësore dhe infantilizmat mendimore.

Monika Stafa: Libri i fundit që ju ka bërë të qeshni?

Ani Wilms: “Spiritus”, i Kadaresë. Aty ku shefi i policisë u mban një fjalim‚ përgjuesve me veshë, shërbimet e të cilëve nuk nevojiten më tej, për shkak të mbërritjes së mini-mikrofonave përgjues nga Kina.

Monika Stafa: Libri që nuk ke arritur ta përfundosh?

Ani Wilms: Sollzhenicin, “Arkipelagu Gulag”. E kam filluar disa herë, por nuk çaj që nuk çaj dot mes morisë me emra dhe mbiemra rusë që dynden që në faqet e para.

Monika Stafa: Libri që ju vjen shumë turp që se keni lexuar ende?

Ani Wilms: Kjo listë është tepër e gjatë, dhe koha njerëzore tepër e shkurtër, asnjëherë askush nuk do të arrijë të lexojë gjithë librat që duhen lexuar patjetër. Këtu mund të përmend “Njëqind vjet vetmi”, të Marquez-it. Kam lexuar pothuaj gjithë veprat e tjera të tij, veç kësaj. Një tjetër është “Vëllezërit Karamazov” i Dostojevskit.

Monika Stafa: Libri më i hershëm që keni lexuar?

Ani Wilms: Nëse nuk e keni fjalën për “Kush e hëngri akulloren” (do kem qenë nja tre vjeç), atëherë mund të përmend “Princeshën Argjiro” të Kadaresë. Isha në klasë të parë kur erdhi një të dielë daja im Edisoni nga Tirana tek ne në Durrës dhe ma solli dhuratë. Gjithë atë të dielë e lexuam librin bashkë dhe folëm për të. Në fund daja më vuri të mësoj disa nga vjershat përmendësh. Ishte diçka që e bënte rregullisht gjatë gjithë fëminisë time. Mund të them se vulën dhe shijen letrare i kam marrë prej tij.

Mnika Stafa:  Librin që jepni më shpesh si dhuratë?

Ani Wilms: Unë blej me shumicë libra, i lexoj, i nënvizoj, harroj që i kam dhe i blej prapë, i rilexoj pas disa kohësh, i lëviz nga Gjermania në Shqipëri dhe anasjelltas; kur më shtohen shumë, bëj një përzgjedhje dhe tepricën e çoj në dyqane antikuariati. Por unë nuk i dhuroj libra askujt, përveç nipit tim të vogël. Jam e mendimit se të rriturit janë në gjendje t‘i zgjedhin vetë librat e tyre.


“Martin Camaj studioi falë UDB?!”- Flet studiuesi: Jugosllavia shkolloi edhe Rugovën. Pse martesa e tij me serben s’ishte sajuar nga…

$
0
0

Botimin “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, të botuar në “Peizazhe të fjalës”, studiuesi dhe pedagogu Gëzim Basha e konsideron si një atak të ulët që u bëhet dy figurave kyçe të letërsisë dhe jetës intelektuale të shekullit XX.pjimage (4)

“Ky sulm erdhi nga një nga historianët e shumtë amatorë të Shqipërisë së sotme dhe na risolli dhe një herë në kujtesë këndin e fletërrufeve kineze. Atë ndikim tragjikokomik të revolucionit kulturor kinez në jetën shqiptare”, shprehet ai, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale. Ndonëse thekson se problemet që ai ka pikasur në këtë shkrim janë jo pak, së pari cek ato epistemologjike.

“Metodologjia e shkrimit është jo vetëm amatoreske dhe dashakeqëse, por thellësisht e gabuar, edhe për mënyrën sesi trajtohet fakti”, shton më tej. Sipas Bashës, Tare bën pjesë tek ata historianë shqiptarë (sipas tij amatorë shqiptarë të historisë), të cilët vëmendjen e tyre e përqendrojnë te faktet që “kërcasin” e dalin nga rrjedha normale. “Këto fakte të caktuara janë shpeshherë të volitshme për të ilustruar qëndrimin e tyre. Një qëndrim që është formuluar përpara se të shqyrtohen faktet.

Kjo, sepse në traditën tonë historike, të dominuar nga paranoja dhe autizmi i Enver Hoxhës, shpeshherë objektivat që do të arriheshin, paracaktoheshin në formë direktivash. Kështu, historianët, në vend që të zbulojnë ngjarje, ‘u vënë atyre kapakun’”, thotë studiuesi. Më tej ai argumenton se pse sipas tij disa nga interpretimet që studiuesi Auron Tare u bën të dhënave arkivore lidhur me komprometimin e Koliqit dhe Camajt me shërbime të inteligjencës, nuk qëndrojnë.

HAMENDËSIMET E TARES PËR BURSËN E CAMAJT, BASHA: JA SI E FITOI

Në botimin e tij 37-faqësh, Tare e shikon si të dyshimtë përmendjen e emrit të Martin Camajt si student në Universitetin e Beogradit. “Me të drejtë kjo sjell pyetjen, si mundi mësuesi refugjat nga Prekali të fitojë një bursë studimi për në Universitetin e Beogradit? Aq më tepër, përse shërbimi sekret amerikan e ka vendosur atë në vëzhgim, duke theksuar emrin e tij në dy dokumente raporti nga terreni?”, shkruan Tare.

Lidhur me këtë fakt, studiuesi Gëzim Basha jep argumentet e tij, që rrëzojnë hamendësimet e autorit. “Tare arrin në përfundimin, se studimet në Beograd, ose pranimi i Martin Camajt në programin pasuniversitar të Universitetit të Sarajevës, janë dy fakte që pa dyshim tregojnë lidhjen e tij me UDB-në. Ai shtron pyetjen se si një shqiptari mund t’i jepet e drejta e të studiuarit. Por, para kësaj, ai duhet t’i bëjë vetes pyetjen se cila ishte atmosfera në Jugosllavinë e asaj kohe. Sepse, në Jugosllavi, ndryshe nga në Shqipëri, nuk kishte luftë klasash.

Për shembull, Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, partizanët jugosllavë i kishin pushkatuar babain dhe gjyshin e vet, megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të vazhdonte studimet e të doktorohej në Jugosllavinë e asaj kohe, çka do të ishte krejt e paimagjinueshme në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Faktet janë të shumta, ka shqiptarë që kanë arritur në nivele ministrore në ish-federatën jugosllave, megjithëse kanë pasur një aktivitet antikomunist gjatë luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte situata në Jugosllavi”, shkruan më tej.

Basha shton më tej se shumica e intelektualëve shqiptarë janë shkolluar e doktoruar në Universitetin e Beogradit. “Përmend këtu Mark Krasniqin, Fehmi Aganin, Rexhep Qosen, Arbër Xhaferrin etj. Sepse Jugosllavia, në krahasim me Shqipërinë, kishte një atmosferë shumë më liberale”.

MARTESA ME SERBE, E “KURDISUR” NGA UDB?!, BASHA: NUK ËSHTË PRAKTIKË E SHËRBIMEVE SEKRETE

Në shkrimin e Tares, paraqitet si i dyshimtë edhe fakti që Martin Camaj martohet me një vajzë serbe. “Në vitin 1951, Camaj njihet dhe martohet me një studente serbe, Nina Bogdanovich, vajza e ish-nënkryetarit të Bashkisë së dikurshme të Beogradit. Duket se fati po i printe pasi për një kohë shumë të shkurtër, nga një refugjat i arratisur ishte tashmë student i Universitetit të Beogradit.

Martesa me Ninën duket se e ka futur në atë shoqërinë e lartë beogradase. Nuk ka asnjë të dhënë nëse takimi i dy të rinjve ishte i orkestruar nga UDB-ja. Megjithatë, referuar dokumenteve, duket e pamundur që kjo lidhje të mos ishte kryer të paktën me miratimin e UDB-së”, shkruan ai në hulumtimin e tij. Sa u përket këtyre të dhënave dhe interpretimeve të Tares, studiuesi shpjegon se Beogradi i asaj kohe ka qenë një qytet me atmosferë shumë liberale krahasuar me Tiranën.

“Nuk mund të themi kozmopolit, por kishte një jetë intelektuale, e cila ngrihej mbi ndasitë etnike. Aty jetonin kroatët, sllovenët, boshnjakët, si dhe shqiptarët, pra, kishte një larmishmëri etnike. Përpos kësaj, Martin Camaj ishte një mendje brilante dhe dihet atraksioni i femrave ndaj njerëzve inteligjentë. Mirëpo, atraksioni në përgjithësi, sensibiliteti, nuk mund të konsiderohet doemos si aktivitet subversiv. Po ashtu, duhet thënë se në praktikat e shërbimeve sekrete, martesat nuk janë një element që praktikohet nga shërbimet sekrete, pasi ato mund të dekonspirojnë një lidhje të mundshme. E nënvizoj, martesat në shërbime sekrete nuk janë një mjet politik, si në mbretëri apo principata, ku përdoren për të krijuar aleanca.

HAMENDËSIMET PËR LARGIMIN E CAMAJT NË GJERMANI

Largimin e Camajt për në Mynih të Gjermanisë, në vitet 1960, Auron Tare e shikon si “të mjegullt” në shkrimin e tij. Kështu, ai ngre disa pyetje që çojnë drejt një bashkëpunimi të mundshëm të shkrimtarit me UDB-në. “Mos vallë lëvizja e Camajt për në Gjermani kishte të bënte me interesimin e UDB-së për organizatat kosovare?! Apo bashkëpunimi i Koliqit me ish-shefin e SD gjermane, Karl Hass, i kishte hapur rrugë edhe Camajt për të qenë në kontakt me këtë shërbim? Mbi këtë pyetje i rikthehemi përsëri informacionit që siguronte Zbulimi Politik Shqiptar për figurat e diasporës”, shkruan Tare.

Aludimi i Tares për misionin e Camajt në Gjermani, ku duhet të kontrollonte diasporën e shqiptarëve të Jugosllavisë, sipas Bashës, është i pabazuar. “Duhet thënë se në vitin 1960, kur Camaj shkoi në Gjermani, pothuajse nuk kishte fare diasporë kosovare atje, ose ishte shumë e rrudhur. Mund të kishte më shumë shqiptarë të Shqipërisë sesa nga Kosova, Maqedonia apo trojet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, sepse emigrimi masiv i shqiptarëve në Gjermani dhe në Zvicër filloi pas vitit 1968”, thotë studiuesi.

Po ashtu, ai shton se Camaj nuk do të ishte person i përshtatshëm për një detyre të tillë. “Duke qenë një intelektual jezuit, katolik, ai nuk ishte kandidatura e duhur, sepse shqiptarët që emigruan në Gjermani dhe Zvicër ikën nga malet dhe fermat e Kosovës. Pra, ata nuk ishin intelektualë dhe kishin një lloj paragjykimi ndaj katolikëve. Për ta, Camaj nuk do ishte i pranueshëm. Jeta, si të thuash e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Gjermani dhe Zvicër, sillej rreth xhamive dhe Camaj do të ishte kandidatura e gabuar për t’u marrë me ta”.

DETYRA E PAPËRMBUSHUR E AKADEMISË

Studiuesi Gëzim Basha e kritikon ashpër reagimin e vakët të Akademisë së Shkencave lidhur mbi botimin e Tares, ku dy shkrimtarët Camaj dhe Koliqi shikohen si agjentë të mundshëm të shërbimeve inteligjente. “Akademia e Shkencave drejtohet tani nga një komisar politik, që nuk ka asnjë kontribut për shkencën e jo më për artet liberale. Zotëria, Gjinushi, braktisi lulet e politikës për të marrë postin burokrat të Kryetarit të Akademisë. Si të thuash, ata do jenë gardianët që do ta ruajnë pastërtinë e vijës së Partisë së Punës, e cila trashëgohet si një fill i zi në politikat e sotme kulturore të Shqipërisë”, shprehet ai. Rreshtat e varfër të Akademisë për dy kolosët e letërsisë, si “dy shkrimtarë seriozë”, duke u distancuar totalisht nga botimi, sipas Bashës, janë një tregues i një detyre të papërmbushur. “Nuk thuhet asgjë për mënyrën dashakeqëse dhe amatore, me të cilën sulmohen këta dy autorë. Akademia e Shkencave kishte detyrim moral të argumentonte para publikut të gjerë se sa antishkencorë është shkrimi i Auron Tares kundër shkrimtarëve Ernest Koliqi dhe Martin Camaj”, thotë Basha…

“BASHKËPUNIMI I CAMAJT ME CIA-N; NËSE E KA BËRË, MË RRITET RESPEKTI PËR TË”

Studiuesi Gëzim Basha, sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm të Camajt me CIA-n, shprehet se nuk ka prova të mjaftueshme. “Mirëpo, nëse e ka bërë këtë, më rritet respekti për të”, thotë ai, duke shpjeguar se në konfliktin midis botës komuniste dhe perëndimit, intelektualët shpesh “thërriteshin në skenë” për të dhënë kontributin e tyre. “Shumica e liberalëve, intelektualëve të mëdhenj, që e lanë Lindjen në emër të lirisë së tyre personale por edhe lirisë së kombit të tyre, bashkëpunuan ose e shpallën hapur simpatinë e tyre ndaj Perëndimit. Ishin shpeshherë militantë aktivë në favor të Perëndimit në këtë përplasje të madhe. Dhe në këtë kontekst, të jepje kontributin tënd, qoftë edhe duke i dhënë mendimet e tua CIA-s apo shërbimeve të tjera partnere, në pikëpamjen time ishte një detyrim. Madje, ishte një nder i madh që në kohën e Luftës ë Ftohtë të kesh qenë bashkëpunëtor ose një njeri që jepte kontribut për CIA-n ose për vendet e tjera perëndimore. Martin Camaj nuk mund të bënte përjashtim. Ai nuk e donte Shqipërinë nën kthetrat e pushtimit tiranik të Enver Hoxhës, ku populli shqiptar u bë kavje eksperimentimi. Kërkonte lirinë e popullit të vet dhe ishte detyrimi i tij shpirtëror dhe intelektual të mbante anë dhe të kontribuonte”, thotë studiuesi.

PANORAMA

Konkursi “Libri i Karantinës”/ Bisedat e 5 grave kryesojnë mes 82 veprave, kush janë 3 fituesit

$
0
0

Zgjidhen tre fituesit e konkursit letrar “Libri i Karantinës”, i cili u kthye në një ngjarje gjatë muajve të izolimit per shkak te koronavirusit.

Me cmime u nderuan sot, Ervin Nezha, Lum Gashi dhe Vera Bekteshi, qe u  shpallen autorët më të mirë, ne një ceremoni ku ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ky konkurs ngjalli interesin e autorëve në gjithë gjeografinë shqipfolëse. “82 vepra u bënë pjesë e kësaj gare, e cila kishte për qëllim të motivonte nxitjen e shkrimit shqip”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.

Sipas saj, libri shqip dhe autori shqiptar do të jenë në fokus të punës së QKLL-së.

Rita Petro, kryetare e jurisë, u shpreh se ajo që i ka befasuar si juri ishte serioziteti i pjesëmarrësve, pasi secili prej tyre ishte munduar të paraqiste një material të punuar përgjithësisht mirë.

Fatmira Aliaj, anëtare e jurisë, veçoi nivelin artistik të autorëve pjesëmarrës, duke thënë se ky konkurs ishte një befasi për nga prurjet.

Fituesit
Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu kanë vlerësuar tri vepra si më të mirat e këtij konkursi: “Iliri” me autor Lum Gashin, “Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha dhe “Grupi ‘Bella Ciao’” nga Vera Bekteshi.

Sipas tyre tre autorët e përzgjedhur përfaqësojnë nivele të ndryshme të letërsisë shqipe: nga Kosova tek letërsia e “periferive” dhe ajo e traditës.

Gratë e karantinës në librin e Bekteshit
Libri me tregime ‘Bella Ciao’ përbëhet nga pesë tregime me tema krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por që i bashkon një fill, personazhet kryesore janë përgjithësisht gra.
Tregimi i parë, ai që i jep dhe titullin librit, përshkruan periudhën e karantinës për shkak të pandemisë së virusit të Covid-19, që është dhe ngjarja, një ngjarje aq e madhe, saqë ka përfshirë gjithë planetin Tokë.

Në tregim flitet se si një virus i kohëve moderne, kërkon që dhe mjetet e komunikimit midis personazheve të jenë po të kësaj kohe, mbasi të pesta shoqet lidhen midis tyre përmes chat-it në ËhatsApp. Ato mësohen kaq shumë me këtë mënyrë virtuale komunikimi, saqë shpesh e kanë të vështirë të kujtohen se ka dhe mënyra më të shpejta siç është ajo e telefonit ku lidhesh përmes zërit, pa pasur nevojë të shkruash, por sjelljet e njerëzve, pa e kuptuar, kanë ndryshuar kaq shumë, saqë edhe zëri është i tepërt, sjell bezdi.

Si në formën e një ditari, ato lidhen me njëra-tjetrën ku ndajnë hallet e jetës së përditshme, por dhe mendimet lidhur me këtë gjëmë që po kërcënon mbarë botën, sepse janë të gjitha gra të shkolluara, që nuk tremben të japin mendim, ani pse edhe duke e kundërshtuar njëra-tjetrën, megjithëse ndodhen në një kuvend virtual.

Por është edhe pjesa e njerëzve të thjeshtë, që të prek me gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, pa përfillur rrezikun nga infektimi.
Tregimi lihet i hapur për të gjitha transformimet që pëson apo mund të pësojë ky virus kaq inteligjent, plotësisht i denjë për kohën e ndërlikuar që jetojmë.

Tregimi “Në Reading” flet për potencialin e madh biologjik që kanë gratë për të krijuar jetë dhe për ta mbrojtur atë me çdo mjet dhe sakrificë.
Gjimnazistet janë sërish një grup grash që shkojnë për pushime disaditore në plazhin e okupuar prej pushtetarëve të rinj dhe zhgënjimin që pësojnë nga niveli i tyre.

Tregimi “Mulliri i vjetër”, një tregim shumë i shkurtër, flet për një grup sigurimsash që ende ruajnë celulat e dikurshme, megjithëse në pension, bile duke pasur ‘të drejtën’ të përflasin viktimat e tyre të dikurshme, sepse nuk kanë pësuar asgjë.

“Portokajtë e kuq të Sicilisë” është një tregim, për brengat dhe pasiguritë e dashurisë.

“ILIRI” nga Lum Gashi

Një roman me temën e ditës, si personazh kryesor është i riu që mbijeton përmes punëve të rëndomta, ku fati i tij është në dorë të pronarit të kompanisë dhe zgjidhja mbetet vetëm ikja në perëndim; rrëfimi është i natyrshëm dhe pa sforcime. Dialogu me të folmen e gjuhës së përditshme të gegnishtes së Kosovës i jep mjaft natyrshmëri rrëfimit, që është konciz, pa stërhollime sentimentale apo romantike edhe kur flitet për marrëdhëniet.

“Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha
Tregimet e Ervin Nezhës dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tregimet e tij shërbejnë si një vazhdimësi e një tradite në gjininë e tregimit shqip.

bekteshi konkursi 3 konkursi 4 konkursi konkursi1 mustafa mustafaj1 vera bekteshi

Gjurmë Çamërie në Shkodër

$
0
0

download (1)

Nga Pertefe Leka

Shqipëria natyrale në Europën e Bashkuar

“Uroj që bashkimi, zgjuarsia dhe veprimtaria e shqiptarëve, të mos lejojnë që vëmendja e paqëndrueshme e Evropës, të përqëndrohet gjetiu! Sot vitet vlejnë shekuj, historia ecën me hapa të shpejtë para syve tanë, kjo nuk duhet harruar.”

Dora D’Istria thirrje nga Çamëria.

Gjurmë Çamërie në Shkodër. Kushdo që ka vizituar qytetin e vjetër historik të Shkodrës është joshur nga çfarë natyra e ka stolisur. Në hyrje të pret kalaja hijerëndë, ku përpara syve të shfaqet Rozafa, që të krijon imazhin e një nuseje me tabaka në dorë, që të uron mirëseardhjen. Lumejtë, Drini dhe Buna që bashkohen pak metra larg kalasë e plotësojnë pejsazhin me ishujt plot gjelbrim, që lundrojnë në ate gjerësi ujore. Hija e Taraboshit që reflektohet në ato ujëra rrethues, merr ndriçim nga rrezatimi i valëve të Liqenit, duke i dhënë një forcë mbrojtëse.

Në hyrje nuk kanë mbetur shumë gjurmë nga qytetërimi i vjeter,(janë prishur gjatë periudhës së komunizmit) prap se prap në qendër të qytetit të Shkodrës ndeshesh me ndërtime të një arkitekture të stilit klasik, të trashëguar nga dora e artistit të madh shkodranë, Kolë Idromeno.

Dikur Pjaca e vjeter, sot Pedonale, është e shtruar me gur dekorativ, që krijojnë një mozaik të harmonishëm me ndërtesat karakteristike, në të dy anët e sheshit.

Arkitektura e Pjacës së vjetër nuk ka ndryshuar. Inxhinieri arkitekt, K.Idromeno, ka përshtatur stilin e ndertimeve veneciane, që i kanë rezistue kohës, duke ruajtur edhe sot autenticitetin. Në ate shesh të mirëorganizuar, është përfshirë edhe Muzeumi Kombëtar i Fotografisë Marubi, që mban koleksionin më të famshëm të fotografisë shqiptare që prej vitit 1865.

Si nxënës i Pjetër Marubit, në pikturë dhe në fotografi,edhe Kola djalë i ri e realizoi një studio të tillë, kur u kthye nga studimet nga Venecia.Ai hapi një Atelie Fotografie “Dritëshkronja e Kolës”, ku mori vlera si një artist gjithnjë në rritje.

Duke ecur në Pedonale të bie në sy ndërtesa e “Kafës së Madhe”, si lokali më atraktiv, po edhe kjo vepër e K.Idromenos, që të le përshtypjen sikur po kalon në një rrugë të vjetër vjeneze. “Kafja e Madhe” asht vendi më i preferuar për takimet e Shkodranëve, gjithashtu edhe për të huajt që vinin të vizitonin qytetin e lashtë të Teutës.

Emri i Kolë Idromenos është bërë i njohur më shumë me pikturat e famshme “Motra Tone” dhe “Dasma Shkodrane” që e identifikojnë lehtë emrin e autorit, si Mikelanxhelo i Shqipërisë. Të gjitha pikturat e tjera të Idromenos kanë vlera sepse secila ka veçantinë e vet artistike. Më pëlqen të veçoj pikturën “Oborri shkodranë” se më duket vetja si në shtëpinë time, sepse jam rritur në një mjedis të tillë me lule shumëngjyrëshe dhe pemë dekorative, ashtu siç i ka harmonizue me dorë të lirë, artisti i madh, në ate telajo. Në parajsën e gjelbrimit që rrethojnë pusin me gur të gdhendur ndihet edhe kënga dhe melodite që kompozitori Idromeno ia ka kushtuar luleve. Edhe lulet në ate oborr duket sikur këndojne, sepse ngjyrat i kanë dhënë muzikalitet atij pejsazhi. Nuk besoj të ketë një vend tjeter si në Shkodër që t’ju kenë kënduar me kaq pasion luleve; Karafilit e zambakut, lule borë e marangjylit, drandofiles e lule vjollcës … që personifikojnë bukurinë rinore, dashurinë e sinqertë, delikatesn njerëzore, shpirtin e pastër dhe fjalën e ëmbël . Në Shkodër edhe kur të shajnë të thonë ;

“T’ martë e mira ! “ose” Ta marrsha t’keqen”. E pra ky artist I madh, piktor, fotograf, kompozitor, arkitekt, asht Nikollë Kolë Idromeno (1860-1939). I lindur në Shkodër, por me origjinë nga Çamëria.

Familja e tij me origjinë nga Arvanitasit e ishullit Hidro të Greqisë, i përkisnin religjionit ortodoks. Ata erdhën në Shkodër nga Parga e Çamërisë. I jati, Arseni, ushtronte profesionin e marangozit, ku shpesh merrte edhe Kolën e vogël me prirje për të vizatuar, të zbukuronte orenditë që mbaronte.

Martesa e Kolës me vajzën qytetare, Roza Saraçi, e shkodranizoi edhe më shumë, u dha pas muzikës popullore, kompozimit dhe instrumentit. Merrte pjesë në ceremoni dasmash bashkë me motrën Tone e cila këndonte sikur të kishte mbaruar shkollë për kanto.( Shiko pikturën ‘Dasma Shkodrane” ) Më vonë vdekja e djalit të vetëm dhe e motrës Tone në moshë të re e pikëlluan thellësisht, por kurrë nuk u tërhoq nga rruga e një artisti patriot. Lidhjen me paraardhësit, Kolë Idromeno e ka paraqitur në pikturën “12 luftëtarët e Pargës në Lundër”.

Mendja menjëherë të shkon për të identifikuar trimat luftëtarë të Pargës dhe të mbarë Çamërisë. Lundra në vetvete mbart një histori sa heroike, aq edhe të dhimshme. Ata që ishin në lundër mund të ishin ortodoks shqiptarë, që u detyruan të largoheshin, sepse nuk pranonin të quheshin grek për hir të religjionit. Ata mund të ishin myslimanë shqiptar që ua mohonin nacionalitetin, tokën pasurinë dhe trashigiminë, për këte i zbonin me forcë nga vendlindja.

Në ate varkë mund të ishin edhe paraardhësit e Mitrush Kutelit të religjionit ortodoks, nga fisi i përmendur Kuteli nga Arta e Çamërisë që i përjetësoi në vargje biri i tyre, Dhimitër Pasko, duke ngritur zërin vendosmërisht : “Se jam këtu, kur s’kish njeri dhe as kufi, as fqinjëri…..Se ..

Nga një det në tjatrin det isha zot vetë… Unë jam këtu dem baba dem …M.Kuteli. Por të gjithë ata në lundër ishin luftëtarë shqiptarë, në përpjekje të përbashkët për të shpëtuar kombin nga pretendimet gllabëruese të fqinjëve. Ishin ata që bashkuan idealet dhe armët në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit “.Atje ku u bashkuan Abedin Dino i Prevezës, personalitet i përmasave mbarë kombëtare, me Daut Boriçin, kryetar i lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, dijetar i shquar. Abdyl Frashëri me Hodo Sokolin, Hoxhë Hasan Tahsini i Çamërisë me Prengë Bib Doda ….Atje u bashkuan edhe dy më të rinjtë e kuvendit, Çami i ri nga Shkodra Kolë. Idromeno( 1860-1939) me Isa Boletinin e Mitrovicës,(1864-1916) për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë dhe dhënien e Çamërisë, Mbretërisë Greke.

Mbrojtjen e këtij pretendimi e deklaroi me forcë edhe Vaso Pashë shkodrani, i cili mund të ishte në lundrën e Idromenos së bashku me Abedin Dinon e Prevezës dhe Hoxhë Tahsinin e Ninatit të Camërisë.

Kur shkruante: “Qyshë prej Tivarit deri n’Prevezë //Gjithkund lshon Dielli vap’ edhe rrezë // Asht tok’ e jona prindtë na e kanë lanë // kush mos na preki, se desim ‘ tanë .”P.Vasa

Atje ku ishte Bashkimi Shpirtëror i Kombit, aty ishte Vaso Pasha. Që kur ishte I ri kishte luftuar me armë në dorë në Itali, krahas Garibaldit për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të Italisë. E me ate eksperiencë , si Mazzinian, luftëtar dhe idealist themeloi institucionin e tolerancës fetare, në funksion të bashkimit kombëtar me emrin “Feja e shqyptarit asht Shqyptaria” me të cilën nderohemi edhe sot me këte trashëgimi. Në nderim të ketij Apostulati, Shkodrani nuk u kursye për të vepruar në të gjitha drejtimet. Me dijetarin Hoxhë Hasan Tahsinin e Çamërisë etj .Në vitet 1860 me një grup intelektualësh, Zef Jubanin, Vaso Pasha e Hasan Tahsini ….organizuan kryengritjen antiosmane në Shqipërinë e Veriut, në Mirditë.( Për dijeni Hoxhë Hasan Tahsini kishte kaluar shumë vite në Shkodër, kur i jati ishte caktue si Myfti në qytetin verior dhe, Hasani, vazhdoi shkollën në Medresenë e Mustafa Bushatit, ku u bënë shokë me Daut Boriçin dhe të dy më vonë u bënë të përmendur për dituri.)

Përsëri ishin bashkë, Vaso Pasha, Hasan Tahsini, Abedin Dino, Sami Frashëri…. në shumë organizime.

Gjatë luftës Ruso-Turke, kur forcat greke zbarkuan nga Korfuzi në Sarandë, të mobilizuar nga Rusia në emër të Panortodoksisë dhe shqiptarët përjashtoheshin si subjet i së drejtës kombëtare, këta intelektualë luftëtarë, krijuan në Stamboll, komitetin për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

”Komiteti i Stambollit” ngriti në këmbë gjithë Çamërinë e Labërinë, në mbrojtje të territoreve shqiptare nga invazioni grek.

Vaso Pashë Shkodrani, kur ishte këshilltar pranë Valiut të kosovës me 1877, ishte ndër nxitësit kryesor me Hasan Tahsinin e Çamërisë, Abdyl Frashërin, Abedin Dinon e Çamërisë, ishin në krye të tubimit mbarë kombëtar, “Lidhja e Prizrenit “ me 1878.

Kështu ishin së bashku në krijimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Stamboll dhe në shumë aktivitete mbarëkombëtare. Nga shumë piktura të Kolë Idromenos,portreti i Angjelinës i vitit 1925, ruhet sot në Galerinë e Arteve. Angjelina ishte e bija e Anastas Papanikut, nga Parga e Çamërisë, si duket kishin ardhur në një kohë me familjen e Idromenos. A.Papaniku kishte “Kafe Adriatik”në pijacën e Shkodrës.

Në këte kafe, që vlonte ahengu shkodranë, punonte edhe Palokë Kurti,(1860-1920) të cilit ia kishin vra të jatin që kur ishte 3 vjeçar .Ishte rritur në jetimoren, drejtuar nga françeskani P.Tomë Markoçi, arbëresh, ku kishte marrë shumë dije muzikore prej tij. Për arsye ekonomike, e ëma e kishte dërguar të punonte te Kafja Adriatik, ku krijoi shoqëri me Gjonin, djalin e Papanikut. Vdekja në moshë të re e Gjonit e lidhi edhe më shumë me familjen e Çamëve.Më vonë u kurorëzua me martesen e Palokës me Angjelinen. Kështu, Palokë Kurti, u bë pjesë e familjes se Pargaliut. Në këte ‘Kafe’ iu rrit pasioni për muzikën popullore dhe evropiane, sepse aty ekzekutonin pjesë shumë italianë, që kishin ardhë pas bashkimit të Italisë 1860.

Me 1878, Giovani Canale, arbëresh, krijoi të parën orkestër frymore të qytetit e të gjithë Shqipërisë që përkoi me “Lidhjen e Prizrenit”, ku ndër shumë instrumentistët ishin edhe Paloke Kurti, Kolë Idromeno, Mati Logoreci ….Banda u bë e njohur me emrin “Daulla”, drejtimin e të cilës e mori pas dy vitesh P.Kurti duke e vënë ate formacion muzikor në shërbim të ” Lidhjes Prizrenit,” dega e Shkodrës, 1881.

Kjo ngjarje u kurorëzua me krijimin e Marshit,”Bashkimi i Shqypnisë”, për të cilën Kurti punoi shumë në ekzekutimin e kësaj vepre, duke e zgjeruar më vonë repertorin muzikor, me potpuri këngësh shkodrane, në koncertet në lulishtën e qytetit. Aktiviteti I Kurtit, si kundërshtar i pushtonjësve e bëri të kalonte në kalvarin e disa internimeve: Turqit e internuan për veprimtari patriotike në Diarbekir për 20 muaj.

Me 1916 trupat austro-hungareze e arrestuan dhe e burgosën bashkë me të birin Zefin në Grossau për një vit dhe trupat Franceze me 1919, e internuan në Korfuz. Aktiveti,muzikor e patriotik e bëri të njohur dhe e radhiti me rilindësit tanë të shquar. Bajram Curri e thirri Palokë Kurtin në Gjakovë, të

themelonte një bandë muzikore me marshe e këngë popullore. Enkas për Banden e Gjakovës, Palokë Kurti kompozoi:”Lamtumirë mori Jakovë”.

Kënget-arie, të P.Kurtit I përjetësoi e pavdekshmja Marie Kraja, Bik Ndoja…… Mos të harrojmë këngëtaren shkodrane aq të dashur, me origjinë nga Çamëria,Myfarete Laze,se sa bukur i ka përvetësue ato kengë duke i kënduar me mjeshtëri të lartë.

Djali I madh I Palokë shkodranit dhe I Angjelinës nga Parga, Lec Kurti, avancoi edhe më shumë Jo vetëm në muzikë por edhe në jetën politike e diplomatike. Përveç studimeve në Akademinë e arteve të bukura në Venecie, vazhdoi edhe për shkenca politike në Romë, kështu u bë diplomat i shtetit shqiptar, ku u emërua disa herë, konsull ne Bari, Athinë, përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë dhe ministër fuqiplotë i Mbretërisë Shqiptare në Londër. Pas pushtimit fashist, nuk pranoi t’i dorëzojë përfaqësuesit italian ambasadën, duke i bërë

apel -ndihmë qeverisë britanike, për mbrojtjen e Shqipërisë. Me thirrjen që i bëri Faik Konica, për të marrë kryesinë e Vatrës, qëndroi për pak kohë sepse u kthye në Shqipëri, ku iu bashkua frontit të rezistencës me Mit-hat Frashërin, Abaz Ermenji, Fuat Dibra….Me nënën nga Parga e Çamërisë, Lec Kurti, ishte akoma më i zjarrtë për bashkimin e trojeve shqiptare të marrura padrejtësisht.

E zgjodhen nënkryetar të përgjithshëm të Ballit Kombëtar dhe kryetar për Ballin Kombëtar të Shkodrës.

Sipas disa të dhënave të nipit tij Albert Kurti, dhe studiueses Prof.Z. Shuteriqi: Lec Kurti është i pari kompozitor profesionist në historinë e muzikës shqiptare dhe i operas së parë “Arbëresha” nga e cila kanë mbetur vetëm pak fashikuj. Përveç shumë kompozimeve kurrë nuk do të harrohet “Hymni i Flamurit” 1913 i kompozuar prej tij me tekst të Gjergj Fishtës ,”Porsi feja e Ejllit t’Zotit “…….etj.

Si poet e përkthyes zë një vend të merituar në letërsinë shqipe por nuk është kujtuar gjatë diktaturës prej aktivitetit tij politik. Martesa e prindërve të tij Palokë Kurti me bijën e Çamërisë, Angjelina Papaniku, qe e suksesshme, por Lec Kurti vdiq jashtë Shqipërisë me andrrën e parealizuar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare.

Edhe Faik Konica, (1875-1942) i ndaluar nga diktatura, ka lënë gjurmë në Shkodër, për të cilën shkruan: “Shkodra është pothuaj vendi më interesant i Shqipërisë së sotme, argjendarët dhe punëtorët e tjerë të saj janë të famshëm në gjithë Europën e jugës dhe të Lindjes.” Mësimet e para I mori në vendlindje, Konicë,që i përkiste Vilajetit të Janinës, dhe me pas në Shkodër, ku ndoqi kolegjin Saverian të Jezuitëve, ku përvetësoi shumë gjuhë të huaja: italisht, latinisht, frengjisht, gjermanisht…Me bazat që mori në Shkodër, vazhdoi studimet në universitetet më të njohura: Paris, Dizhon, Stamboll, deri në Harvard të Bostonit, ku formimi I tij si gazetar, albanolog, opinioninst, botues e diplomat e radhitën ate në një nga njerëzit më të ditur të kulturës shqiptare. Botimi i revistës “Albania” në Bruksel,1897, ku botonte here pas here edhe dokumente veneciane që lidheshin me Shqipërinë (nga hulumtimet 5 vjeçare që kishte bërë në Muzeumin Britanik ) e cilësuan si themeluesin e kritikës letrare.

Vitet në SH.B.A. 1909-1913 ku merr në dorëzim prej Fan Nolit redaksinë e gazetës Dielli dhe më vonë kryeredaktor i saj, qenë rezultative se përveç botimeve bashkoi të gjitha shoqëritë kulturore rreth Vatrës. Misioni i tij politik si kryetar në “Kongresin e Triestës” Shkurt, 1913, ku morën pjesë nga të gjitha kolonitë shqiptare, ishte përpjekja më e madhe për bashkimin kombëtar kundër copëtimit të Shqipërisë dhe rreziqeve që po i kanoseshin. Karrierën e tij si veprimtar politik me prirje përendimore, e mbylli si ambasador i Shqipërisë në Sh.B.A.

Si “nxënës i përjetshëm”, siç e quante veten Konica, mësimet e tij janë aktuale edhe për ne sot.

Edhe vajzat shkodrane, edhe Zef Jubani, edhe Pashko Vasa, nderojnë bijën e Çamërisë, Elena Gjika.

Një personalitet i shquar i kulturës dhe historisë shqiptare, që e nderon qytetaria

Shkodrane.. Një dijetare e njohur në të gjithë Evropën e deri në Amerikë, është Princesha Rumune, Dora D’Istria, me origjinë shqiptare, me nënë nga Çamëria. Më pëlqen të zgjatëm me Këte figurë sepse i bën shumë nder Kombit tonë jo vetëm, si grua e vitytshme por edhe për mësimet këshilluese që ka lënë, të cilat i kanë rezistue kohës dhe jane aktuale për politikën evropiane, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Ajo është e afirmuar si shkrimtare, publiciste, shkencëtare e nivelit botëror. Personaliteti më në zë që ka pasur historia jonë e cila kishte lidhje me njerëzit më të shquar si De Rada …..Ajo dha një kontribut të çmuar edhe për ”Lidhjen e Prizrenit”.

Ajo nga studimet e folklorit shqiptar nxori veprën “ Kombësia shqiptare sipas kengëve popullore “ 1866. Ajo që ngriti zërin për emancipimin e gruas shqiptare dhe të kombësive të tjera. Gruaja më e shquar e shek.19 dhe e të gjithë kohërave, me një zemër fisnike, një mendimtare rigoroze e nivelit më të lartë intelektual.

Ajo la porosi të vyera për zgjidhjen e problemeve kombëtare.

“ Përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët, për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, është baza e bashkimit politik, ata që do të kryejnë këte vepër do të hedhin themelet e Shqipërisë së ardhshme “

EKSKLUZIVE/ “Si jetuam për 5 vite me Albanon dhe Rominën”- E bija e ‘Xha Beqos’ rrëfen momentet e vështira: Pengu i nënës, na morën me forcë shtëpinë dhe…

$
0
0

E bija-xha-beqo-meriopi-xhojaANILA DEDAJ/ Në Gjirokastër, aty ku e kishin dërguar si mësuese, pianistja Aksinja Xhoja do të takonte një nga artistët e parë nga Perëndimi, që vizituan Shqipërinë.

Ishte viti ’86. Vajza e Meropi dhe Nikolin Xhojës, ndërsa bënte përpjekje që “me dhimbje, me thonj e shpirt” të jepte kontributin e saj maksimal në qytetin e gurtë, takon këngëtarin Albano Carrisi. Lajmin për mbërritjen e tij, ia kishin dhënë gjatë orëve të mësimit. Menjëherë, së bashku me Orkestrën e Gjirokastrës, organizuan një koncert. Në piano performoi vetë Aksinja, e cila gjatë interpretimit, fton edhe Albanon për të kënduar. Këngëtari që në këtë vizitë shoqërohej nga prindërit, kishte mbetur i befasuar, se si në një vend të izoluar komunist, kishte artistë kaq të talentuar.

d2bef3df-022e-45b1-b1e9-ad36c7a1422c
PIANISTJA AKSINJA XHOJA, SE BASHKU ME ALBANON, NE “TENUTA CARRISI”

“Çfarë niveli i jashtëzakonshëm artistik?!”, kishte thënë ai. Pas kësaj, dy artistët do të bisedonin më gjatë e Aksinja do t’i rrëfente këngëtarit gjithë dashurinë e njohjen që shqiptarët kishin ndaj Italisë dhe artit të këtij vendi. “I tregova se këngët e Albanos dhe Rominës ne i dinim përmendësh”, tregon sot artistja, në një kohë që miqësia me Albanon dhe Rominën është konsoliduar. As ajo nuk kishte se si ta mendonte se 3 vite pas këtij takimi, do të shkonte të jetonte në Italinë fqinje.

Shkak bëhet një prej pianistëve më të mëdhenj botëror, Aldo Ciccolini, i cili duke dëgjuar në RTSH piano-koncertin e Çajkovskit nr. 1 nën dirigjimin e Ferdinand Dedës, pikas të talentuarën Aksinjë. Ai i shkruan menjëherë një letër Ramiz Alisë, ku kërkon që pianistja të dërgohet në Akademinë e tij. “Është një talent që nuk i takon vetëm Shqipërisë, por gjithë botës”, shkruante ndër të tjera Ciccolini. Dhe kështu ndodh. Aksinja shkon në Itali, ku angazhohet menjëherë në jetën skenike. Koncertin e parë e jep me Olen Cesarin në teatrin “Argentina”. Vendoset në qytetin ku u lind edhe i ati i saj, Brindisi. Aty, Albano do të mësojë për mbërritjen e artistes shqiptare dhe do ta kontaktojë. Këngëtari i propozon pianistes që të jetonin familjarisht në “Tenuta Carrisi”, ku Aksinja do t’u jepte mësim vajzave të çiftit dhe njëherazi do të bashkëpunonte me Albanon.

Albano Carrisi, i vlerësuar me çmimin “Nikolin Xhoja”
Albano Carrisi, i vlerësuar me çmimin “Nikolin Xhoja”

“Jetuam me ta për pesë vjet. Kanë qenë vite shumë të bukura”, tregon Aksinja për “Panoramën”, e cila vijon ende sot të ruajë raporte të afërta me vajzat, Rominën, Albanon dhe veçanërisht me nënën e këngëtarit, Jolandën. “Më thotë ti je bija ime, vajza që s’kam pasur”, tregon pianistja. Ndonëse emri i saj nisi të lakohej në skenën italiane dhe jashtë saj, problemet nga Shqipëria do të vijonin ta përndiqnin artisten dhe familjen e vet.

Në ’92-shin, kur e ëma, Meropi, ishte për vizitë në Itali, shteti shqiptar i merr me forcë shtëpinë. I nxjerrin në mënyrë barbare jashtë të gjitha plaçkat, ku ajo kishte dhe objekte personale të prindërve. “Është për të ardhur keq, jo sepse prindërit e mi, Meropi dhe Nikolin Xhoja ishin dy artistë të mëdhenj, por sepse ishin dy qytetarë të Shqipërisë dhe meritonin respektin minimal”, thotë Aksinja, teksa rrëfen se deri më sot nuk është përgjigjur askush për atë që ndodhi.

Aksinja Xhoja duke shoqëruar në saxhio Albano Junior Carrisi dhe Jasmine Carrisi
Aksinja Xhoja duke shoqëruar në saxhio
Albano Junior Carrisi dhe Jasmine Carrisi

Zonja Aksinja, talenti juaj në piano nuk i kishte shpëtuar Partisë, interpretuat që në moshën 6-vjeçare para figurave të njohura të kohës, por ç’ndodhi me formimin tuaj akademik pas Liceut?

Unë vijoja të studioja dhe kisha rezultate shumë të mira, mirëpo në konkursin për pranimin në Institutin e Lartë të Arteve, herën e parë nuk fitova. Kjo ndodhi sepse duhej të fitonin të tjerë pianistë e instrumentistë, që kishin mbështetjen e Partisë Komuniste dhe të jem e sinqertë, sot nuk e di nga kanë humbur. Vlerësimi që bëhej, nuk bazohej te talenti apo angazhimi, por te ndikimi që familjet e tyre kishin në sistemin politik të asaj kohe.

Megjithatë, pas shumë pune e përpjekjesh ju u pranuat në Institut (sot Universiteti i Arteve). Sapo kishit nisur studimet kur arrestojnë për herë të dytë vëllanë tuaj, Ugon. Si ndikoi kjo te ju, për sa i përket arsimimit?

Isha në vitin e parë të studimeve kur kjo ndodhi dhe nëpër mbledhjet e Partisë u diskutua që të më hiqnin. Nuk mundën ta bënin diçka të tillë, pasi ndërkohë, unë kisha arritur rezultatet maksimale, isha në rangun e parë të studentëve dhe kisha dalë disa herë në televizion. Mirëpo, pas kësaj më ndaluan të bëja regjistrime televizive. Ajo çka unë duhet të bëja, sipas tyre, ishte të ulja kokën e të studioja, të diplomohesha dhe të mos pretendoja asgjë. Fakti është se kur unë në përfundim të studimeve përgatita diplomën, zysha ime, Bebi Kristidhi, u shpreh: “Diplomë me një nivel të tillë, si të Aksinja Xhojas, së paku për 50 vjet, vështirë se hasim këtu në Shqipëri”. Mirëpo krahas njohjes së meritës nga një pedagoge si Bebi, kishte edhe momente të tjera që ende kur i kujtoj sot, të ngjallin trishtim. Mbaj mend se krahas pianofortes, ne duhet të studionim dhe lëndë të tilla si Histori Partie, Filozofi etj. Studimin unë e kisha pasion, ndaj edhe përgatitesha mirë në çdo lëndë. Në njërën prej testimeve të mia, një prej pedagogëve më thotë: “Je përgatitur shumë mirë, jo 10, por 11 do të vendosja, por për shkak të kleçkave që ke në biografi, do të vendos 9-të, mos të të vijë keq!”. Unë iu përgjigja: Zoti profesor, unë nuk jam përgatitur për vlerësimin që do të më vendosni ju, por sepse më pëlqen të studioj dhe do të vazhdoj të studioj përgjatë gjithë jetës sime!7567f25f-143f-4983-96a4-79eb5362deb9

Pavarësisht rezultateve, pas përfundimit të Arteve, ju dërgojnë si mësuese në Gjirokastër. Përveçse do të jepnit kontributin tuaj për rritjen e nivelit artistik në këtë qytet, do të mund të takonit edhe një nga këngëtarët italianë më të dashur për shqiptarët…

Është e vërtetë, pavarësisht rezultateve të mira, më dërguan në Gjirokastër. Mirëpo, unë vijova të jap pa u stepur kontributin tim dhe hapa aty Liceun Artistik, pasi ishte vetëm 8-vjeçare më herët. Ndërkohë, në vitin ’86, kur unë punoja ende në Gjirokastër, erdhi për vizitë Albano Carrisi, bashkë me prindërit e tij. Romina nuk kishte mundur t’i shoqëronte, pasi ishte në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në 25 dhjetor të atij viti do të lindte vajzën, Kristelin. Unë jepja mësim në shkollën e muzikës, kur na lajmëruan. Për ne, kjo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse Albano ka qenë ndër të parët artistë që vinin nga Perëndimi. Kështu, ne organizuam shumë shpejt një koncert, së bashku me orkestrën e Gjirokastrës, ku unë luajta në piano. Gjatë performancës, e ftova Albanon dhe këndoi bashkë me mua. Ai mbeti i mahnitur, u entuziazmua sidomos për cilësinë e lartë artistike që pa në koncertin tonë dhe tha: “Me të vërtetë një nivel i jashtëzakonshëm! Pas kësaj, patëm mundësi të bisedonim e të njiheshim më mirë. Unë i tregova për dashurinë që populli shqiptar kishte për vendin fqinjë, për faktin se njihnin filmat dhe i dinin këngët e Albanos dhe Rominës përmendësh.

Zonja Aksinja, ju vetë, pas 2-3 vitesh, do të zhvendoseshit në Italinë e Albanos dhe Rominës. Diktatura nuk kishte rënë ende, si ndodhi largimi juaj?

Pasi u ktheva nga Gjirokastra, kam punuar edhe një vit në shkollën e muzikës në Durrës. Mandej, në fund të vitit ’89 u nisa për në Itali. Kishte ndodhur ajo që unë as e ëndërroja. Pianisti i njohur Aldo Ciccolini (artist italo-francez i ndarë nga jeta në 2015-ën një nga më të njohurit në botë) kishte dëgjuar një prej regjistrimeve të mia të Koncertit Çajkovski nr. 1, që kisha luajtur në RTSH në vitin ’87, me dirigjent Ferdinand Dedën, dhe pa pasur unë dijeni, i kishte shkruar një letër Ramiz Alisë. Në këtë letër, ai i shkruante: “Kam dëgjuar një pianisten tuaj shumë të talentuar dhe dëshiroj ta dërgoni pranë Akademisë sime, për t’i dhënë mundësinë të bëhet e njohur edhe jashtë, pasi është një talent që nuk i takon vetëm Shqipërisë, por gjithë botës”. Dhe kështu ndodhi, unë bëra një kurs specializimi dhe fill një muaj pas kësaj, erdha në Itali ku menjëherë nisa të angazhohesha në jetën muzikore. Koncerti i parë ka qenë me Olen Cesarin në teatrin “Argentina”, në Romë, me rastin e rihapjes së ambasadës shqiptare.a524a29d-5ec0-45e8-b7c2-592a0d4f03d4

Zgjodhët Brindisin për të jetuar, qytetin e gjyshit tuaj. Vendin ku u lind edhe babai juaj, Nikolini…

Zgjodha Brindisin, qytetin ku jetoj edhe sot. E para, sepse aty u lind im atë, aty jetoi gjyshi im, që ka qenë një nga personazhet më të njohura të qytetit në vitet 1920. Mandej, sepse njoha edhe bashkëshortin tim, Marcello Scardigio-n. Aty është rritur edhe vajza jonë, Marylini, e cila është pianiste, këngëtare dhe ka bërë edhe shkollën e recitimit. Ka trashëguar pasionin tim për studimin, sot vijon shkollën e drejtësisë, pasi ka mbaruar edhe gjuhët e huaja. Më ka bërë edhe dhuratën më të madhe, nipin tim, Antonion.

Po në Brindisi do të ritakonit dhe Albanon, si ndodhi?

Në ’89-ën, unë i tregova tim shoqi, Marcellos, se isha njohur me Albanon. Ai këmbënguli që të shkonim ta takonim, por ngurrova. Ndodh që në shtatorin e vitit ’91, kur unë isha sëmurë me temperaturë të lartë, dikush troket në derë. Mamaja ime, Meropi, hap derën dhe bërtet: “Ua Albano!”. Ndërkohë, unë dëgjoj zërin e tij të bukur: “Signora, dove la grande pianista, la grande profesoressa? (Zonjë ku është pianistja, profesoresha e madhe?)”. Unë mbeta pa fjalë, ndërkohë që dëgjoj mamanë tek i shpjegon se isha pak sëmurë. Ai troket në dhomë dhe hap derën. Unë, nga turpi, mbulohem, aq sa lashë vetëm sytë të më dukeshin. Albano më pyet: “Çfarë të shqetëson? Si mund të të ndihmoj?”. Më pas u ngrita dhe biseduam. Ai kishte ardhur të më ftonte të jetonim familjarisht në vilën e tij, ku unë do t’u jepja mësim dy vajzave të tij dhe njëkohësisht do të mund të bashkëpunoja me të. Një bashkëpunim që vijon edhe sot e kësaj dite.

Si kanë qenë ato vite ku jetuat në një vilë me Albanon dhe Rominën?

Jetuam me ta për pesë vjet. Kanë qenë vite shumë të bukura. Edhe pse ndjej keqardhje për ndarjen e tyre, unë vijoj ta konsideroj Albanon si vëlla e Rominën si motër. Jam shumë e lidhur me të dy, po ashtu edhe me vajzat, që edhe pse janë rritur, kanë raporte shumë të mira me mua. Kjo edhe sepse gjatë periudhës ku unë jetova në vilën e tyre, Albano dhe Romina shkonin shpesh me koncerte jashtë e dy vajzat qëndronin më tepër në shtëpinë tonë. Kam një lidhje shumë të fortë dhe me nënën e Albanos, e cila më thotë shpesh: “Ti je vajza që unë s’kam pasur, je bija ime”. Është një grua e jashtëzakonshme, shtylla e familjes.

Krahas jetës suaj në Itali, në 92′-shin do të ndodhë një tjetër goditje morale e materiale ndaj jush. Ndërkohë që mamaja juaj, Meropi, ndodhej në Itali, ju marrin shtëpinë në Durrës dhe dëmtojnë arkivin e familjes. Thonë se aktorja Meropi Xhoja iku me këtë peng, çfarë ndodh sot me shtëpinë ku jetuat, dhe me arkivin?

Ai episod ka qenë një grusht i rëndë për nënën time, por edhe për mua dhe vëllezërit. Ime më kishte ardhur te ne për vizitë e do të qëndronte një muaj, ndërkohë që na marrin me forcë shtëpinë. Policia i nxori jashtë plaçkat tona… Nuk kam keqardhje për asgjë tjetër, veçse për arkivin e familjes. Fatmirësisht, një pjesë e kisha marrë me vete, bëhet fjalë për disa fotografi apo dorëshkrime, të vetmet që kanë shpëtuar. Por, një pjesë e madhe humbën dhe për këtë më vjen shumë keq. Do doja që t’i kisha, pasi me forcat e mia, siç kam hapur këtu në Itali Akademinë “Nikolin Xhoja”, do ta hap edhe në Shqipëri. Një Akademi që të kishte formën e një shtëpie muze e të pasurohej me objektet personale të babait. Mirëpo, asnjë nuk është interesuar, asgjë nuk na u dha mbrapsht… Kjo është për të ardhur keq, jo sepse prindërit e mi, Meropi dhe Nikolin Xhoja, ishin dy artistë të mëdhenj, por sepse ishin dy qytetarë të Shqipërisë, dhe meritonin respektin minimal. Ose së paku, të respektohej ligji karshi tyre, siç duhet vepruar për çdo njeri.

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore. 

Manastiri i Deçanit/ Shqiptarët që ndërtuan monumentin e rrallë, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu

$
0
0

Prof. dr. VALTER SHTYLLA/ Manastiri i Deçanit ndodhet rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në periferi të qytetit të Deçanit. Në fillimet e Grykës së Deçanit, nëpër të cilën rrjedh lumi i Bistricës, manastiri rrethohet nga pyje gështenjash e pishash, që kufizohen nga kreshpat e larta e të zhveshura të Bjeshkëve të Nemuna. Resorti historiko – turistik i këtij manastiri shtrihet ndërmjet Gjakovës dhe Pejës, dy nga qytetet më të njohura të Kosovës.manastiri i decanit

Kisha e Manastirit të Deçanit është ndërtuar në vitet 1327-1335 nga mbretërit nemanjid Stefan dhe Dushan, babai Stefan Uroshi III Deçani dhe i biri. Kjo kishë është realizim arkitektonik romaniko-gotik e shkollës dalmato-arbërore e bregut dalmat. Në arkitraun e portalit jugor të kishës lexohet mbishkrimi i arkitektit arbnor dom Vita Çuçi Françeskani. Dom Vita Çuçi ishte kryemurg i Kishës së Shën Mërisë në Kotorr, funksion që dhe në këto anë e kryenin përgjithësisht priftërinjtë arbërorë. Në ditët tona është ruajtur burimi se dom Vita me 18 shqiptarë gurgdhendës ndërtoi Kishën e Manastirit të Deçanit.manastiri i decanit1

Thuhet se për projektimin e kishës së Deçanit, autori dom fra Vita është influencuar nga tipologjia e Kishës së Shën Serxhite Bakut, në fshatin Shirgj në lumin Buna në Shkodër, e cila është realizuar nga abati Pjetër Doka nga Shkodra. Në ato kohë, në Dalmaci ishin të njohura atelietë e skulptorëve dhe gurëskalitësve arbërorë në Ulqin, Tivar, Kotorr, Zarë e Split. Një skulptor i njohur ishte Miho Tivarasi, autor i punimeve në Kuvendin Françeskan në Raguzë (Dubrovnik), i cili mendohet se ka lënë gjurmë edhe në Kishën e Deçanit. Veç Deçanit, motivet e tij të ngjashme hasen edhe dhe në Raguzë e në Katedralen e Novobërdës. Veç burimeve nga arkiva e Raguzës, edhe mjaft studiues të huaj shprehen për origjinën arbërore të Miho Tivarasit. Manastiri i Deçanit, e larta, u ndërtua si vepër përshpirteshe e Stefan Uroshit III Deçanski.

Vëllezërit Lani, pjesëtarë të familjes së Salih Rrustës

Në këtë kompleks religjioz, kisha përfaqëson objektin kryesor të tij. Në fillim u ngritën muret rrethues të manastirit, një lloj fortifikimi i kompleksit, i pajisur dhe me kullat tipike mbrojtëse. Vijuan ngrehinat me ambientet e banimit të monarkëve, si dhe trapezaria dhe spitali, i cili funksionoi gjatë gjithë mesjetës. Tërësia e Manastirit të Deçanit përbëhet nga tri njësi funksionale. Kisha, një vepër mbresëlënëse arkitekture dhe arti. Trapezaria në anën veriore dhe ndërtimet dykatëshe rreth kishës në qendër, ku ndodheshin ambientet e banimit të priftërinjve. Në ballin e konakëve, çardakët transparentë përbënin hapësira relaksi dhe ndërlidhje ndërmjet dhomave. Fra Vita e realizoi këtë vepër të spikatur arti me shpirtin e arkitekturës perëndimore romano-gotike. Realizimi arkitektonik, teknika fine e mureve dhe pilastrave, skalitjet e portaleve, plastika e dritareve si dhe pasuria dhe larmia e elementëve të ndryshëm në interier si afresket, ikonostasi, shandanët etj., e vlerësojnë Kishën e Manastirit si një vepër nga më të respektuarat në gjininë e saj.

Nga pikëpamja teknike, kisha qëndron mjaft solide, duke i rezistuar mjaft mirë një periudhe të gjatë pothuaj shtatëshekullore. Për vlerat e veçanta që Manastiri i Deçanit mbart mbi vete si kompleks historiko-religjioz, si vepër arti dhe arkitektonike dhe për vlerat ambientale-natyrore, në vitin 2004 ai është shpallur Pasuri e Kulturës Botërore, e mbarë njerëzimit, nga ana e UNESKO-s. Ndërtesa më e rëndësishme e manastirit, pas kishës, është trapezaria, mensa ku shërbehej ushqimi për monarkët. Këtu para dhe pas ngrënies lexoheshin lutjet. Sipas burimeve, trapezaria është ndërtuar në një kohë me kishën gjatë shekullit XIV.

Salih Rrusta, rojtar (vojvodë) i kishës së Deçanit
Salih Rrusta, rojtar (vojvodë) i kishës së Deçanit

Trajta origjinale e saj u ruajt deri në fillimin e shekullit XV. Në atë kohë, ndërtesa ishte më e madhe dhe më e dekoruar artistikisht. Sipas gjurmëve teknike dhe burimeve dokumentare, ajo përfaqësonte një sallë të madhe me afreske me dysheme me pllaka guri të gdhendura dhe me tavolina mermeri. Më se 150 pjesëtarë të komunitetit të manastirit mund të shërbeheshin për drekë në 17 tavolina të mëdha prej mermeri. Për igumenin veçohet një tavolinë me kolltuk mermeri, në qendër të hapësirës absidale në sallën qendrore. Sipas burimeve, veç fratit katolik Vita dhe mjeshtërve të tij që ndërtuan kishën, Stefan Uroshi III, për realizimin e objekteve të tjera si fortifikimi, banesat etj. pat angazhuar një murator ekspert, protomjeshtrin Gjergji me vëllezërit Dobroslav dhe Nikolla, të cilët duhet të jenë dhe autorët e ndërtimit të trapezarisë në gjysmën e parë të shek. XIV. Gjatë shekujve, trapezaria ka pësuar ndryshime të mëdha, kryesisht për arsye të djegieve.

Shandani me 8 cepa i Trapezarisë
Shandani me 8 cepa i Trapezarisë

Ndërhyrjet më të mëdha ajo i ka pasur gjatë shekujve XVII–XVIII, kur u prekën muret e saj. Megjithë transformimet historike të detyruara, duhet shprehur se trapezaria në themel ka ruajtur siluetën e saj origjinale. Salla qendrore ka trajtën e një katërkëndëshi kënddrejtë me gjatësi 32.5 cm, gjerësi 10.5 cm dhe nga ana jugore mbyllet nga një abside gjysmërrethore. Pas zjarrit të shkaktuar në shekullin e kaluar, trapezaria u nda në tri lokale. Në pjesën lindore është salla e madhe ceremoniale, ndërsa nga perëndimi është përshtatur një ambient më i vogël mensë për monarkët.

Interieri i Trapezarisë Deçan
Interieri i Trapezarisë Deçan

Salla e madhe lindore e trapezarisë sot është kthyer në ambient muzeal për ekspozimin e ikonave dhe të objekteve të tjera të lëvizshme më përfaqësuese të manastirit si shandanë, kryqe, punime me gdhendje druri e guri etj. Deri më sot, për Manastirin e Deçanit dhe vlerat e tij është shkruar dhe botuar shumë si në aspektin shkencor, edhe në atë të turizmit kulturor. Veç këtyre, në Manastirin e Deçanit ruhet një traditë gojore e transmetuar ndër breza nga arkimandritët që kanë drejtuar këtë objekt religjioz historik.

Dhe është kjo traditë gojore e transmetuar që shprehet se në sallën e madhe qendrore të trapezarisë ndodhet një relikte shekullore që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ia pati dhuruar këtij manastiri. Në këtë rast bëhet fjalë për shandanin me zinxhir të gjatë rreth 3 metra, i varur në harkun mbi hyrjen në hapësirën e absidës gjysmërrethore, që mbyll sallën e madhe nga ana jugore. Në fundin e zinxhirit është montuar një rreth bronzi, nga qendra e të cilit shpërndahen tetë krahë koncentrikë, në mbarimin e të cilëve ngriheshin vertikalisht tetë qirinj. Shandani është trajtuar i tëri si një vepër arti me detaje bronzi të rrahura me forma floreale.manastiri i decanit2

Kjo relikte-dhuratë e Skënderbeut, përveçse shpreh marrëdhëniet e mira të tij me këtë manastir, duke u mbështetur në formën kompozicionale të saj, ajo pason dhe një interpretim historik, që dhe ky mbështet faktin se shandani përfaqëson një objekt të familjes së Kastriotëve. Simboli apo stema e familjes së Kastriotëve mbi shqiponjën dykrenare ka yllin me tetë cepa. Kjo shihet qartë në vulën e tij zyrtare, që ruhet në arkivin historik të Dubrovnikut në Kroaci (Raguza e dikurshme). Yllin me tetë cepa e hasim dhe të gdhendur në varrin e djalit të Gjonit, i realizuar nga mjeshtri Jacopo della Pila, në vitin 1503 në portikun-oborr i brendshëm të Kishës Santa Maria la Nova të Napolit.

Këtë vepër në kujtim të nipit të saj e mundësoi gjyshja, Donika Kastrioti, gruaja e Gjergj Kastriotit. Në pllakën epitaf kushtuar nipit shkruhet: “Konstantin Kastrioti i varrosur këtu, i cili është prej gjaku e farefisi të kulluar mbreti dhe perandori dhe fisnik për dëlirësi dokesh, për dinjitet kryeprift i Izernias që vdiq para kohe”. Donika Komina, stërgjyshja nga babai, i bëri këtë varr të mrekullueshëm në vitin e një mijë e pesëqind. Nga të dyja anët e varrit të murosur janë gdhendur dy brinjë, ku në gjysmën e lartësisë së tyre, në fushën e dy mburojave, janë dy shqiponjat, mbi kokat e të cilave dallohen yjet me tetë cepa. Në burime të ndryshme vërehet se ylli me tetë cepa apo më shumë cepa në simbolet e dinastive historike përfaqëson diellin.

Kështu, Filipi i Maqedonisë, babai i Aleksandrit, Leka i Madh, ka përdorur si simbol të tijin yllin me 12 dhe 16 cepa zbuluar në reliktet e arta të varrit të tij në Verxhina të Selanikut. Kësisoj, ylli me cepa përfaqëson diellin pa i dhënë rëndësi të veçantë numrit të cepave. Në burimet e ndryshme historike theksohet një lidhje ndoshta e trashëguar në shekuj ndërmjet Lekës së Madh dhe Kastriotëve. Në një epitaf tjetër mbi varrin e vëllait të Konstantinit, Alfonsit, kushtuar edhe ky varr nga gjyshja Donika në vitin 1503 në Real Manastirin San Trinidad në Valenca të Spanjës, ndërmjet të tjerave është gdhendur:

“ESCANDABECH KRAHASOHEJ ME MBRETIN ALEKSANDËR TË MAQEDONISË” Shandani i Deçanit, përkrenarja dhe shpata në Muzeun e Vjenës përfaqësojnë reliktet e rralla nga periudha e Skënderbeut në lëmin e kulturës materiale. Nga historia mësojmë se Gjergj Kastriot Skënderbeu ka pasur marrëdhënie të dendura me dinastitë dhe fisnikët fqinje rreth dhe pranë trojeve arbërore. Sipas rastit ato ishin lidhje krushqie-familjare, aleanca ushtarake apo fetare etj. Ai mbante marrëdhënie të rëndësishme me dinastinë e Aragonëve të Napolit, që mbretëronin dhe në Valencia të Spanjës, ku veç nipit, Alfons, mund të jenë varrosur dhe gruaja Donika me eskortën kalorësiake të saj, gjë që duhet vërtetur me studime arkeologjike dhe historike. Familja e Kastriotëve kishte krijuar marrëdhënie krushqie me princat sllavë si me Stefan Crnojevicin e Malit të Zi, me Stefan Brankoviçin e Serbisë etj. Njihen gjithashtu lidhjet e Kastriotëve me manastiret e Malit të Shenjtë në Selanik, ku në Manastirin e Hilandarit, Gjoni, i ati i Skënderbeut, pat pronësuar kullën e Shën Gjergjit, e quajtur me emrin Pirgu i Shqiptarëve dhe ku u varros dhe i biri, Reposhi, monark në atë manastir.

Mirëkuptohet se në kuadrin e këtyre marrëdhënieve normale me fqinjët mund të shpjegohet dhe gjesti i dhuratës – shandan që Gjergj Kastrioti Skënderbeu i pat dërguar Manastirit të Deçanit për më tepër dhe si prej shekujsh njëri pas tjetrit, si një objekt me vlera të mirënjohura historike, religjioze, arkitektonike, artistike dhe ambientale-natyrale, UNESCO në vitin 2004 e ka shpallur Manastirin e Deçanit, Pasuri e Kulturës Botërore të mbarë njerëzimit nën Mbrojtjen e UNESCO-s. Në objektet fetare të trojeve të Kosovës, gjatë shekujve të sundimit turk ka qenë i njohur institucioni i rojeve (vojvodë) të kishave dhe manastireve. Shpesh, në vazhdim të pesë shekujve të këtij sundimi pashallarët e njohur vendës, Rrotllat në Prizren, Begollët në Pejë, Elez-Pashajt në Gjakovë, Gjinollët në Prishtinë janë konfliktuar me pushtetin qendror turk. Po kështu, edhe fiset vendëse herë pas here rebeloheshin ndaj organeve të pushtetit.

Pronat dhe titujt, edhe ato jo rrallë ngatërronin mes tyre feudalë dhe pasanikë, të cilët në shumë raste përfshinin në sherre fshatarët çifçinj. Këto konflikte pasonin anarki dhe çrregullime në këto troje duke rrezikuar pronat, bagëtitë etj. nga sulmet e ndryshme grabitqare. Në këto rrethana rrezikoheshin dhe kishat e manastiret, veçanërisht ato më të pasurat. Ngjarjet kanë dëshmuar se këto objekte në Kosovë janë mbrojtur jo vetëm nga rojet e ngarkuara, por edhe nga familjarët e tyre si dhe nga banorët e fshatrave pranë. Madje, mbrojtja dhe siguria e kishës, pasurisë së saj dhe famullitarit, me Kanun i ngarkoheshin çdo familje bajraku e fisi. Në Kishën e Deçanit, “Vojvodë”, ka qenë familja e Salih Rrustës, i cili në vitet 50 të 1900’ës ka qenë rreth 90 vjeç. Pavarësisht se familja kishte vojvodën, në fakt, kishat i kanë mbrojtur të gjithë fshatarët, fisi ose bajraku, sepse ato nuk mund të ruheshin vetëm nga një familje e caktuar enkas.

Kështu, gjatë shekullit XIX Manastirin e Deçanit e ka shpëtuar fisi i Gashit nga djegiet e plaçkitjet, pasi ky objekt ishte në besën e tyre. Ata thirreshin nga vojvoda i asaj kohe Rrustë Alija (Babai i Salih Rrustës). Vojvodët i kanë pasur ambientet e tyre në konakët e manastirit. Për detyrën që kryenin, manastiri u paguante atyre shpërblimin e caktuar. Kur ruante i vetëm, ai përfitonte 60 grosh në muaj (1 dukat) dhe në rastet kur qëndronin dy persona, shpërblimi për të dy ishte 80 grosh. Vojvodat e manastireve janë përplasur shpesh me plaçkitës e dhunues të ndryshëm deri në vetëmohim.

Roje nga fshatrat shqiptare hasen dhe në manastire të tjera në Kosovë. Manastirin e Pejës e ruante familja e Zhuj Rugovës, ndërsa Kisha e Devicit në Drenicë mbrohej nga familja e Behram Vojvodës nga fshati Llaushë i Serbicës. Rojtarët – Vojvodët e manastireve në Kosovë qenë logjikë e kushteve shoqërore që kanë dominuar gjatë shekujve në këtë trevë. Megjithë ambientin patriarkal, besëtytnitë dhe nivelin kulturor, morali ka qenë i lartë.

Ai ka përfaqësuar cilësitë themelore të shqiptarit të asaj kohe, të lartësuara në nivelet e kultit të vërtetë, të pasqyruara me besën, nderin, mikpritjen, burrërinë e trimërinë. Ishin këto cilësi të njohura të popullit të thjeshtë që shpëtuan nga shkatërrimi këto momente historike kulturore. Ato gjithashtu reflektojnë aspektin e tolerancës fetare e kombëtare të shqiptarëve të këtyre anëve, një akt shoqëror tipik për komunitetin shqiptar, tashmë i njohur nga të gjithë.

Viewing all 3030 articles
Browse latest View live