Quantcast
Channel: » Kulture
Viewing all 3030 articles
Browse latest View live

“Moikomi si misionar, kurse Rilindja si mercenare në PS”- Nikoll Lesi flet për njohjen me eruditin që u nda nga jeta: Çfarë nënkuptoi dje Pandeli Majko kur tha…

$
0
0

Nikoll Lesi

624fb912-1616-490e-904e-93902b1c4094

Dje u përcoll për në jetën tjetër, Moikom Zeqo. Një intelektual i kalibrit europian, një atdhetar-patriot i flaktë, një socialist i dlirë që ishte Misionar në PS.

Ky ishte Moikom Zeqo.

Ai nuk bënte kompromis me të keqen në PS. Ai fliste, kritikonte këdo në drejtim kur nuk vepronte mirë në shërbim të së majtës moderne e mbi të gjitha ndaj njerëzve të thjeshtë.

Moikomin e kam njohur që herët, ndër vitet e para kur gazeta “KOHA JONE” u bë numri një në median shqiptare. Ai shkruante në gazetë shkrime, ese, studime të cilat i përshtaste në gjuhën e popullit, jepte intervista, ishte i pranishëm në faqet e gazetës. Si rregull me Sandër Frangaj, dikur, jepnim honorare të majme për kohën, bile që edhe sot duken shumë, pasi kishim tirazh të madh shitje “Koha Jone”. Flitej për 80 mijë kopje në ditë!

Moikomi ishte i veçantë, edhe kur ia çonim të zyra apo sa shkelte të tuneli i rrugicës së redaksisë, i nxirrnim zarfin e honorarit për çka kishte botuar, por ai nuk pranonte. Edhe kur ia jepnim me zor, ai thoshte njëmijë herë faleminderit, sikur po ia falnim, ndonëse ishte haku i punës së tij.

Moikomi, Dritëroi, Hajdaraga e disa të tjerë që militonin në PS ishin Misionarë në atë parti. Edhe Xhevat Lloshi, edhe Rexhep Mejdani, edhe Arta Dade, edhe të tjerë. Dje e tha bukur Pandeli Majko se grupi parlamentar i PS-së ndër vitet 1992-1996 ishte grupi më intelektual dhe Misionarë të së vertetës.

Ai, si me shpoti, la të kuptohej se sot PS-ja ka përfunduar në një grup sharlatan.

Edhe presidenti Meta po dje pas ceremonisë së Moikomit, ndër të tjera, pohoi se “E qartë mbetet se edhe brenda familjes politike qëndroi (Moikomi) një personalitet kritik dhe parimor, problematik me çdo lloj pushteti, por i dashur dhe i adhuruar nga qytetarët, lexuesit dhe dashamirësit e pafund që vlerësonin virtytet e tij dhe njohuritë e tij si dhe pa bërë kompromis për të vendosur interesin e tij para interesit kombëtar”.

Pra një parti politike dallohet sa intelektualë ka brenda saj, pasi nëse ka të tillë, ata flasin vetë, ata krititkojnë dhe nuk pyesin për kryetarin; ata janë zemra e një force politike.

PS-ja kishte plot të tillë. Kishte dhe Dritëroi Agollin, një nga korifenjtë e letërsisë shqipe. Në këtë fill PS-ja shkoi deri nga viti 2005. Atë vit dhe në ato zgjedhje PS-ja u deformua në shtyllën  kurrizore të saj. Ishte Fatos Nano që për të fituar prapë pushtetin përballë rikthimit të Berishës solli në selinë rozë biznesmenët e “fortë”, njerëz pa identitet, por që blinin vota apo rruanin vota.

Fatos Nano nga lider që e modernizoi atë parti në vitin 1991 dhe ku lejoi fraksionet, i futi fitilin e shkatërrimit në vitin 2005.

Më pas shif e shkruaj, thotë populli! Erdhën deputetë e kryebashkiakë me nga pesë emra! U futën në kupolën e selisë rozë “të fortët”, ku edhe zëri i Ditmir Bushatit nuk bën më punë përballë lukunisë se sojit që ka uzurpuar atë parti-model të fillmit të vitëve të para të pluralizmit.

Banditët dhe eurot e drogës përcaktojnë listat e deputetëve. Kriminelët me kollare marrin tenderat, PPP-të, koncensione, etj.

Kanë mbetur edhe ca soji nga fisnikët e dikurshëm në PS, por shantazhohen nga Rilindja. Nuk flasin më, edhe ata!

Tashmë PS-së i është ndërruar palca kurrizore. E tjetërsuan në Rilindje.

Më saktë PS-ja tashmë mund të perifrazohet me pak fjalë: Nga Misionare në Mercenare!


Studiuesi rrëfen disa nga të fshehtat e librave të shkrimtarit, Josif Papagjoni: Takimi me Kongolin në vitet ‘70, kur punonte te “Drita”

$
0
0

JOSIF PAPAGJONI/ Sa mbarova librin e fundit të Fatos Kongolit, “Kapitulli i Amerikës”, me nënshkrimin e tij të datës 27 prill 2020, kohë pandemie. E lexova brenda ditës. Nuk mund të them se qe një biografi, sado e kufizuar në kohë, që më la pa mend. Ka jetë shumë më interesante në botë se kjo e Fatosit, merret me mend. Por nuk ka aty gjësende që klithin, nuk ka “thagma” të padëgjuara, nuk ka aventura e mendjeshkrepje që të lënë me gojën hapur. Jo! Është tjetërfarë. Por do ta them pakëz më poshtë arsyen përse…

Akademiku dhe shkrimtari Fatos Kongoli
Akademiku dhe shkrimtari Fatos Kongoli

…Në gjysmën e parë të viteve ’70, Fatosi ishte redaktor në gazetën “Drita” dhe mbulonte dy faqet e saj “Teatër-Kinematografi”. Unë shkruaja asohere si kritik i ri në këto arte dhe jo rrallë ngjisja shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, kati i dytë, aty ku qe redaksia e gazetës. Në tavolinën përballë derës së hyrjes qe Fatos Kongoli. Kisha shkruar një artikull problemor dhe po interesohesha për fatin e botimit. Ndofta qe i pari që kalonte nga duart e tij si redaktor tek ajo gazetë. Ai hapi letrat e daktilografuara dhe mbi to vura re disa shënime shkruar me laps, vija që kryqëzoheshin dhe diku anash, ndonjë shtesë me shkrimin e tij si të shtrembër. “Zakonçilla”, më tha me një fjalë rusishte që s’e prisja, domethënë “mbaroi”, do botohet. Unë e dija rusishten dhe m’u ngroh trupi nga përgjigjja pozitive e tij. Ngriti fytyrën e skuqur ku përimtoheshin rrjeta kapilarësh nën lëkurë. Kishte një buzëqeshje, që sikur ia vinin në spikamë dy hullitë në ndërmjemen hundë-buzë, mollëzat me një të kuqe si të trëndafiltë dhe sytë me dritë. E gjitha ishte tejet pranuese, madje si prej njeriu lojcak. Më pas, ne bashkëpunuam në shumë shkrime dhe ai ishte habitshëm shumë besimplotë dhe dashamirës ndaj tyre (apo ndaj meje!). Kjo ushqeu tek unë një ndjenjë “ndryshe” në raport me redaktorët, shpesh të zymtë dhe “kompetentë”, që mezi të flisnin. Ky njeri ishte pranues, aspak pedant; nuk sorollatej nëpër vërejtje, sugjerime, shih këtë fjalë këtu, ndreq atë tjetrën atje, mendoj se, them se, shiko se dhe dër-vër… Kishte një cilësi që sikur buronte prej atij vetë: THJESHTËSINË. Dhe këtë cilësi unë e kam vërejtur në të gjitha romanet e Kongolit. Stili, thoshin grekët, domethënë krijimi, është vetë njeriu, pra shkrimtari. Kam shkruar disa shkrime për disa prej romaneve të Kongolit. Në dukje ata s’janë “kushedi çfarë”, nuk të hutojnë me “kulturë”, “mite”, “metafora”, “paradokse”, “paradigma formale” etj., por hajde gjeje ti pse kur i merr në dorë, romanet e tij vrapojnë si lumenjtë e maleve dhe pjerrinave, gati sikur të ikin duarsh, përthithesh aty, humbon dhe ja ku e mbyll faqen e fundit. Dhe thua: Sa shpejt! Po pse? Unë jam njëfarë kritiku i letërsisë dhe arteve dhe mund të sillja një dëng me argumente, fraza, parime, terma, s’e kam fare të vështirë. Por të gjitha s’vlejnë asnjë hiç nëse libri të mban ftohtë, nëse mendja tënde nuk rrëmbehet prej tij. Dhe them se një nga të fshehtat e librave të Fatos Kongolit janë jetët e rëndomta që ecin buzë tragjedive, krimit, zvetënimit, dëshpërimit, tjetërsimit, trysnisë; është stili, që gur qosheje ka thjeshtësinë e rrëfimit, pa ndërlikime dhe fjalë të stërzgjedhura, që duken si me peshë e me një gravitet dërrmues, por që janë bosh. Nuk janë aq për mendjen, më saktë për stërhollimet e saj, sesa për zemrën. Ato janë si kronika njerëzish që, edhe pse i paraqesin ata shpesh si qen të rrahur rrugësh, të shkalafitur, të trembur, të hutuar, të humbur, të vetmuar e të ngujuar nëpër burgjet e tyre shpirtërore, befas nën zhguallin tjetërsues t’i shquan ca shpirtra sa rebelë aq dhe të ndjeshëm, gati-gati ca kokëkrisur e të handakosur, që edhe pse në dëshpërim e bjerrakohje, ngjan sikur bëhen bash radioskopia jote, e jona, e njeriut. Posaçërisht e njeriut nën diktaturë, por edhe e atij pas saj. Radioskopi që dëshmojnë njolla të errëta e të forta në mushkëritë sociale të shqiptarëve, ku më shumë e ku më pak te të gjithë ne si personazhe të të dyja kohëve, para dhe pas vitit 1990, në çartjet, jermin, shajnitë dhe absurdin që na shoqëronte dikur dhe që vijon të na shoqërojë edhe pas shembjes së të keqes, ligatinës ku qemë kredhur kokë e këmbë që të gjithë. Veçanërisht e mrekullueshme shfaqet kjo në romanet e tij “Lëkura e qenit”, “I humburi”, “Kufoma”, “Iluzione në sirtar”, “Bolero në vilën e pleqve”, “Si-do-re-la” etj.

Edhe këtë libër të dytë pas “Iluzione në sirtar”, që sjell jetën e shkrimtarit, ecejaket e tij Shqipëri-Amerikë dhe që Kongoli e ka titulluar “Kapitulli i Amerikës” (s’më duket i qëlluar ky titull), ai bën personazh vetveten në disa çaste të thukëta. Unë, teksa i bëj një prerje librit të porsalexuar, lë pas dore shumë episode, ngjarje, marrëdhënie e personazhe që popullojnë faqet e tij, të cilat ngjallin interes se janë emra të njohur të botës së kulturës dhe artit; lë pas dore përshkrimet dhe qerthullin e familjes ku ai ecejaket; lë pas dore disa përshkrime të bukura marrëdhëniesh me të tjerët, ku bëzan vetiu karakteri dhe personaliteti i Fatosit si njeri, siç thashë, modest, që nuk do të duket, gati-gati si një “kapelan” që çapon i vetmuar kishës së vet; lë pas dore të gjitha mjeshtëritë dhe “hiletë” prej shkrimtari për t’ua ofruar mendjen e tij lexuesve të vet; por nuk mund të lë pas dore “Portën e Shën Pjetrit” ku ai trokiti. Dhe atë botë kur Shën Pjetri i tha: “Prit dhe ca kohë, o njeri, ende s’të ka ardhur koha”. Pra, nuk e lë dot pas dore përshkrimin mjaft emocional, gjithnjë përmes një narrative të thjeshtë, por tejet të besueshme, të përballjes së tij me vdekjen, me sëmundjen, me operacionet e vështira që hoqi mbi trupin e lodhur. Me sfidën. Më ngritjen në këmbë. Me ringjalljen. “Jezusi” ishte brenda mendjes dhe vullnetit të tij, teksa i tha: “Çohu Lazar!” Dhe Fatosi u çua. U çua sajë vullnetit të tij, asaj dashurie që i rrethrrotullohej brenda trurit për të shkruar romanin e munguar; romanin që shkrepte diku zgafelleve të materies gri, si një spërndritje. Atë magmë që herë kridhej në mugëtirë, a herë tjetër shfaqej në ag e rrekej t’u jepte dritë, ngjyrë e caqe gjësendeve ende të pashprehura, por që përthitheshin nëpër honet e pavetëdijes së shkrimtarit si fantomat. Mos ndofta RINGJALLJA e Fatos Kongolit ishte letërsia?! Drita estetike?! Kurmi i saj gjithë aroma?! “Çohu Lazar!” – mos qe vallë e pathëna ende, meraku, mistika e krijimit, amaneti i shkrimtarit, britma e artit?! Mos vallë ishte ai vezullim që letërsia ka, ajo grishje, ai tingull i çuditshëm, i parrokshëm nga arsyeja dhe kthjelltësia e mendjes së ftohtë e sfiduese, që procesi krijues fsheh në vetvete, aty thellë, ku bulojnë fillesat e veprave të reja?! E ku ta dimë. Edhe Orfeu zbriti në Had për të rikthyer në jetë Euridiken e tij, i ra lirës me shtatë tela dhe Hadesi e lejoi të hynte aty ku asnjë i gjallë s’kishte hyrë më parë. Por medet, ai e ktheu kokën pas për të parë të dashurën nëse e ndiqte teksa do dilte prej andej. Dhe ajo mbeti në ferr. Fatosit lumnisht nuk i ndodhi kështu. “Euridiken” e tij, pra romanin “Gënjeshtarë të vegjël”, nuk e la në rrokapjekthin e Hadit, e mashtroi “Thanatosin” dhe nuk e ktheu kokën si Orfeu i tingujve magjepsës. Ai doli nga vdekja në jetë dhe romanin e botoi. Ishte vallë një amanet, një ankth, diç që ngujohet thellë qenies, dhe dalja prej burgut të ngujimit dhe përpëlitjes ishte, gjithëpo aq, edhe çlirimi i tij, metafora e Jezusit: “Lazar, çohu nga varri?!”. Këtë as dreqi s’e shpjegon dot, paçka se mjekësia, operimet, kujdesi, fizioterapitë, mbështetja dhe përkushtimi i së shoqes gjatë lëngatës dhe gjithë kronika e shumë hollësive që e përbëjnë çastin e mbramë, po aq të tmerrshëm, ai e përshkruan, sikundër e thashë disa herë tashmë, me një THJESHTËSI mallëngjyese. Ja, kjo është ajo që më tronditi te ky rrëfim jete i një njeriu të njohur, i një shkrimtari që e ka fituar admirimin dhe mirënjohjen e mijëra lexuesve, pa trompa e tam-tame, por ashtu, përunjësisht, thuajse si një françeskan këmbëzbathur, i thjeshtë, mes të thjeshtëve, njerëzor mes njerëzorëve…

Afërmendsh që si një libër autobiografik, më së shumti në kufijtë e 7 vjetëve kur Fatos Kongoli jetoi, shkoi dhe erdhi Amerikë-Shqipëri, ai ka sjellë shumë njohje, episode dhe marrëdhënie me njerëz të ndryshëm të botës shqiptare në Amerikë, por edhe në Shqipëri, njerëz që të mbresojnë me përshkrimet, si Betim Muço apo Roland Gjoza, Piro Mani apo Inva Mula, por edhe njerëz që ekranet televizive dhe fama nuk i prekin. Por ata, veçse, janë aty, të pabëzajtë. Janë si një sfond thuajse liriko-poetik, që shpesh i tejkalojnë “të famshmit”, sepse kanë diçka shumë më të thellë, shumë më të prajtë, shumë më fisnike: zemërmirësinë. Është një asht i fortë rrëfimor i këtij libri. Nuk do doja të veçoja njerëz dhe episode të ndryshme që i sheh në faqet e tij, qoftë edhe një Kadare a një Rexhep Qosja, por e kam të domosdoshme ta them se edhe për më të thjeshtin e të rëndomtin njeri, Kongoli nuk rri dot pa falënderuar. Ndofta kështu mund të bëjë gjithkush nga ne kur ka mbërritur në Portat e Shën Pjetrit një grimëherë dhe është rikthyer. Sepse ato “porta” të bëjnë të mirë; të bëjnë të kuptosh se sa e shkurtër është jeta dhe sa e pafund shpirtdëlirësia. Fatosi nuk ka nevojë për përshpirtje, por për përfalje. Ka nevojë për dorën e zgjatur. Ka nevojë për fjalën e mirë. Ndofta kjo është një nga arsyet përse libri ka në vetvete shumë mirënjohje për të tjerët. Është një libër dashurie. Një deklaratë dashurie. Për jetën. Për njerëzit. Për këtë Shqipëri që e duam dhe e pështyjmë. Jo më kot grekët e hershëm e më pas rilindësit e Europës e çmonin njeriun si veprën më të lartë dhe poemën më të madhe të Natyrës dhe Demiurgut. Dhe ne kujtohemi për këtë, kur ndiejmë se udhëtimi ynë po mbërrin te “Porta e Shën Pjetrit”. E thashë për të vënë në spikamë atë “dritë qiriu” mirësie dhe butësie që ti mund ta shohësh gjithkund faqeve të librit, por e thashë edhe për të bërë një përqasje midis dy librave të Kongolit, të ngjashëm për nga tipologjia, “Iluzione në sirtar” dhe “Kapitulli i Amerikës”. Nëse të parin do ta quaja një ecejake mes prapësive, së keqes, torturës shpirtërore, shpifjeve prej njerëzish të ligj, të dytin do ta quaja një ecejake mes mbarësive, të mirës, paqes shpirtërore, blatimeve prej njerëzish të mirë. Dhe nga më të mirët njerëz që e rrethojnë Kongolin, përveç gruas, fëmijëve dhe familjarëve të tij të kudogjendshëm, përveç dhjetëra e qindra artistëve e shkrimtarëve shqiptarë e të huaj që e kanë dashur dhe vlerësuar, më i madhi syresh, miku më i madh i tij është LEXUESI. Edhe unë jam njëri syresh. Këtij miku ai i përfalet, i përkulet. Rrëfimi kur Fatosi flet për këndin e shkrimtarit te Shtëpia Botuese “Toena” gjatë panaireve të librit dhe lexuesit që i afrohen atij, nënshkrimeve që ai hedh mbi romane, harresave plot humor të emrave, e gjitha është vërtet diçka e këndshme, por që, megjithatë, përtej humorit, zbulon katërçipërisht atë çka e thashë në krye të këtyre fjalëve: THJESHTËSINË e tij.

Tungjatjeta Fatos Kongoli!…

Presidenti vlerëson etnomuzikologun Ramadan Sokoli me Dekoratën “Nderi i Kombit”: Shtyllë e patjetërsueshme referimi për vlerat kulturore të kombit

$
0
0

Presidenti Ilir Meta çmoi etnomuzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Ramadan Sokoli (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Etnomuzikologu i ndjerë u dekorua me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje si themelues i etnomuzikologjisë shqiptare, muzikolog, kompozitor e pedagog. Vepra e tij studimore e muzikore është pjesë e patjetërsueshme e identitetit kulturor evropian të shqiptarëve. Kontributet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që të flasin shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore, duke dhënë përgjigje shteruese për mënyrën e organizimit dhe tipologjisë bazë të folklorit muzikor shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të vendit tonë”.

metya

Në fjalën e Tij përshëndetëse, në ceremoninë e organizuar, Presidenti tha se po nderon një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe artit kombëtar.

Profesor Ramadan Sokoli lindi 100 vjet më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa në Vlorë kishin nisur krismat për të hedhur në det pushtuesit e fundit që kishin mbetur në tokën tonë.

Viti 1920 është një vit i bekuar në historinë e kombit e të shtetit shqiptar. Nis me një ngjarje të madhe siç ishte Kongresi i Lushnjes. Vazhdoi me një ngjarje tjetër në Paris, shumë të madhe që gjithashtu ishte një akt shtetformues. Dhe përfundoi me hedhjen në det të pushtuesve të fundit, duke i dhënë kështu jetë shtetit shqiptar dhe kurorëzuar me sukses ato tetë vite aq të mundimshme, të lodhshme e rraskapitëse që nga 28 Nëntori 1912.

Profesor Ramadan Sokoli kaloi nëpër shumë sfida jetësore duke u shndërruar në një shtyllë të patjetërsueshme referimi për zbulimin dhe shpalosjen e vlerave të jashtëzakonshme kulturore të kombit tonë.

 

Ai rridhte nga një familje atdhetare dhe qytetare shkodrane, i mëkuar që në djep me patriotizëm nga familja historike e Sokolëve, si pasardhës i denjë i Hodo Pashë Sokolit, njërit prej komandantëve kryesorë të Lidhjes së Prizrenit.

I kthyer plot me ëndrra nga studimet në atdhe, pas Luftës së Dytë Botërore ai u burgos padrejtësisht nga diktatura komuniste, që u mundua më kot të thyente karakterin e paepur të këtij burri kryelartë e fisnik shqiptar.

Profesor Sokoli pavarësisht kalvarit personal dhe persekutimeve si familje ia doli të ngrihej mbi presionin dhe vështirësitë e kohës falë talentit, dinjitetit, formimit kulturor, pasionit dhe trashëgimisë shpirtërore të familjes!

Në moshën 16 vjeç Profesor Ramadani filloi të sjellë në jetë këngët e para si: ‘Blegëron delja’, e më pas, këngën ‘Lulja me erë’, që në demonstratat e viteve ‘80-‘82  në Kosovë e në mbarë viset ku jetonin shqiptarët, u përhap si hymn frymëzues kushtuar lirisë.

Në vitin 1954, si pedagog i ri në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’, ai trajtoi për herë të parë lëndën e Folklorit Muzikor duke hapur një kapitull të ri në etnomuzikologjinë shqiptare, që nuk ekzistonte deri në fillim të viteve ‘50-të.

I gjithë kontributi etnomuzikologjik i profesor Sokolit është një enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit të dukurisë së folklorit muzikor shqiptar në kohë dhe hapësirë shumë të gjerë.

Talentin dhe kapacitetin profesional Profesor Sokoli e tregoi edhe në udhëheqjen e ekspeditave hulumtuese, bashkë me studiues gjermanë, rumunë, etj., në krahina të ndryshme të Shqipërisë, me të cilat pasuroi Fonotekën e Institutit të Folklorit shqiptar.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

“Vlerat e veprës së Profesor Sokolit janë ravijëzuar së bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike të vetë autorit.

Ajo çka i ka ngjizur ato në një unitet të vetëm rrezatues, është shpirti, puna dhe përkushtimi i tij prej rilindësi të vërtetë.

Falë kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe interpretimeve të tij shkencore, kanë folur shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore sikurse janë  të mëdhenjtë Niketë Dardani, Jan Kukuzeli e Danush Lapacaja si edhe figura e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut në muzikë.

Gjithashtu janë kryer studime thelbësore për mënyrën e organizimit dhe tipologjitë bazë të folklorit muzikor shqiptar duke filluar prej veglave tona muzikore e deri te përgjigjet e ndërlikuara të origjinës së muzikës sonë popullore, brenda dhe jashtë kufijve tanë shtetërorë.

Po kaq të rëndësishme e konsiderojmë edhe krijimtarinë e tij muzikore të të gjitha llojeve dhe gjinive mbështetur në vlerat e etnomuzikës; e po aq edhe konstatimi se në studimet e tij albanologjike, vështrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik është më se origjinal.

Duke theksuar se puna e tij e jashtëzakonshme u krye pa mbështetjen e duhur dhe pa kujdesin e veçantë që meritonte ky kolos i trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, vepra e tij bëhet edhe më e çmuar sot.

E gjithë vepra e tij mban vetëm vulën e punës së palodhur, të kryer jashtë ambienteve të institucioneve zyrtare të studimit të traditave, nën kujdesin e veçantë edhe të zonjës Lili, gruas së tij të dashur dhe të përkushtuar ndaj tij deri në çastet e fundit. Asaj ai i ka kushtuar veprën ‘16 Shekuj’, për shkak të dashurisë dhe kontributit të saj për veprën e përbashkët.

Vepra e tij studimore dhe muzikore tashmë është pjesë e identitetit kulturor europian të shqiptarëve.

Emri i tij renditet në enciklopeditë e huaja krahas më të mëdhenjve etnomuzikologë të botës.

Pas viteve 1990-të vlerat e kontributit të tij u rivendosën në piedestalin e merituar, i kërkuar në gjithë hapësirën shqiptare si udhëheqës e drejtues artistik i shumë festivaleve folklorike kombëtare e rajonale.

Krijimtaria e tij studimore vazhdoi deri në çastet e fundit të jetës. Me veprën e tij të jashtëzakonshme profesor Ramadan Sokoli është bërë tashmë pjesë e panteonit të personaliteteve më të shquara të kombit tonë.

Për profesor Ramadan Sokolin do të ketë vetëm ditëlindje!“,  theksoi Presidenti Meta, duke i dorëzuar zonjës Linda Sokoli-Duma dekoratën e lartë për babain e saj.

Në ceremoninë solemne, ku ishin të pranishëm familjarë e të afërm, miq e kolegë, muzikologë, artistë dhe personalitete,  fjalën e hapjes e mbajti Zhani Ciko, dhe më pas u luajtën disa pjesë muzikore nga veprat e Ramadan Sokolit, të interpretuara nga artistët Shqipe Zani dhe Kastriot Tusha.

Besnik Mustafaj, një sagë për qelitë e gjyshërve dhe nipave

$
0
0

MUHAMED MUFAKU*/ Në dekadat e fundit, pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe “kalasë së fundit të stalinizmit”, letërsia me temën e burgut në botë u pasurua me prurjet nga Shqipëria, një realitet kulak ky gjatë viteve 1945-1990, e përkthyer në gjuhë europiane deri më 2011, kur u shfaq një brez i ri shkrimtarësh sirianë me romanet e veta.

Për të treguar ç’do të thotë burgu për Shqipërinë, mjafton të përmendim fatin e Musine Kokalarit (1917-1983), e para femër që studioi letërsinë jashtë (Itali) dhe u kthye me një frymë të re për të botuar përmbledhjen “Siç më thotë nëna plakë” (1941) dhe mandej “Rreth vatrës” (1944). Asokohe mori pjesë në formimin e Partisë Socialdemokrate.

besnik-mustafaj-1-770x405

Pasi kjo parti u konsiderua armike nga Partia Komuniste, që erdhi në pushtet më 1945, Kokalari u arrestua në janar 1946 dhe u dënua me 20 vjet. Ajo kaloi 18 vjet në burgun famëkeq (Burrel), pastaj u internua në Rrëshen, në veri të Shqipërisë, për të punuar atje pastruese e qytetit. E braktisur, vdiq prej kancerit më 14.08.1983. Pushteti arriti ta fshinte emrin e M.Kokolarit prej kujtesës kolektive deri sa erdhi liria dhe e nderoi me urdhrin “Martire e demokracisë” (1993), me çka ajo u kthye përsëri në jetën publike e kujtesën kolektive.

Prej kësaj gjenerate të pas 1945 është Besnik Mustafaj (1958), i cili u distancua herët prej regjimit, duke marrë pjesë në manifestimet që filluan në fund të viteve 1990 dhe u dallua si njëri prej themeluesve të partisë së parë jo komuniste, fituese në zgjedhjet e lira (1992). Ai, si student i letërsisë frënge, u brumos me një kulturë tjetër, larg asaj ideologjike zyrtare. Por, fatin e të rinjve që mbaronin studimet, e diktonte sistemi. Kështu, ai punoi një kohë në arsim, pastaj gazetar në organin e partisë “Zëri i popullit”, më vonë përkthyes në “Institutin e Studimeve M-L”, prej nga kaloi në Lidhjen e Shkrimtarëve si kryeredaktor i “Botës letrare”. Si pjesëmarrës aktiv në demonstratat kundër sistemit monist, ai fitoi në zgjedhjet parlamentare më 1991. Më 1992 u bë ambasador i parë i Shqipërisë demokratike në Paris. Më 2005, ministër i Jashtëm. Më 2007 dha dorëheqjen në shenjë mospajtimi me qeverisjen e re dhe iu kthye shkrimit. Në letërsi, Besnik Mustafaj u shfaq me vëllimin poetik “Motive të gëzuara” (1978). Në vazhdim botoi disa përmbledhje deri te romani “Ëndrra e Doktorit” (2017), ku me ironi paraqet klasën e re politike në Shqipërinë demokratike.

download

Prej romaneve të tij dallohet “Një sagë e vogël”, (Tiranë, 1995), ribotuar disa herë në Tiranë e Tetovë (Maqedonia e Veriut), përkthyer në frëngjisht e gjermanisht e së fundmi në italisht (2018). Ndryshe nga shkrimtarët e burgosur politikë, që letrarizuan vuajtjet e tyre, Besnik Mustafaj nuk sjell përvojën e një individi ose të një brezi, por përvojën kombëtare që përfshin tri breza të Shqipërisë, me një përqendrim në periudhën 1945- 1990, duke vështruar burgun prej dy anëve (të burgosurit dhe gardianët) e për të dalë te thelbi: sistemi është një diktaturë me emra të ndryshëm. Teknikisht, Besnik Mustafaj në këtë vepër ka disa narracione të personazheve kryesore e, në mesin e tyre, edhe një draft-romani. Kështu, kemi dy figura (Bardhyl Huta.

dhe Linda Hidi) prej dy familjeve me përvojën e dy botëve të burgut (të burgosurit dhe gardianët). Ata dashurohen e martohen dhe vetë testojnë këtë përvojë edhe nga brenda, edhe nga jashtë, duke treguar secili “sagën e vet të vogël”. Po ashtu, Andrea Bodeci, gazetar e shkrimtar, që interesohet për fatin e gjyshit të Lindës (gardiani Hyqmet Hidi) duke shpalosur fragmente të draft-romanit të vet. E, pasi kjo “sagë e vogël” përfshin Shqipërinë e shekullit XX, kemi trashëgiminë osmane (Hafiz pasha) dhe pushtetin fashist (1939-1943). Gardiani (Hyqmet Hidi) është simbol i luajalitetit ndaj sistemit “që duhet respektuar”. Po ashtu, kemi figurën e të krisurit (Mala i Marrë), i cili shpreh atë që nuk guxojnë të tjerët. Në narracionin e Bardhyl Hutës kuptohet shpejt se i ati (Omer Huta) ishte djali i Oso Hutës, i burgosur në kohën e Mbretit Zog (1928-1939). Pasi Partia Komuniste shpalli Republikën (1946), të burgosurit e mbretërisë u shndërruan në “heronj” dhe bijtë e tyre në përfitues.

Mirëpo, sjellja e Omer Hutës ndaj “lavdisë” së të atit e linte birin Bardhyl në mëdyshje: ai kërkonte jetën vetëm në hije. Atij sikur nuk i vinte mirë kur Oso Huta përmendej për luftën kundër regjimit mbretëror. Kur u rrit dhe u bë në gjendje të shtronte pyetje, mëdyshja iu shtua me përgjigjet e të atit: “Kush ngjitet lart, është taksur të rrëzohet me kokë poshtë”. Edhe pse në “demokracinë popullore”, burgu u bë ankth në familje, përkundër faktit se Bardhylit i pëlqente të mburrej me historinë e familjes, me gjyshin Oso Huta. Ky ankth mbillej përmes porosive të Omerit për gruan dhe djalin çdo herë që ata dilnin jashtë shtëpisë: “Kujdes, po shkuat në burg, nuk vij t’ju shoh”. Por kurrë nuk ua shpjegoi përsenë e këtij rreziku dhe ç’duhej bërë për ta shmangur. Në këtë mjedis u rrit Bardhyli. Martesa e tij me Lindën ishte goditje për të atin. Linda vinte prej një familjeje me histori të mishëruar me burgun.

Hyqmet Hidi, gjyshi i saj, si gardian burgu në kohën e mbretit dhe të Italisë fashiste, ishte damkë për familjen në kohën e “demokracisë popullore”. Narracionet për burgun politik nuk do të kishin fund për Bardhyllin derisa ai vetë të dënohej e ta provonte nga brenda. Përvoja e burgut ishte posaçërisht e rëndë për Bardhylin.

Ai u dashurua me Lindën dhe u martuan përkundër biografisë së keqe të gjyshit. Lumturia e tyre nuk zgjati. Tani, në burgun e dyfishtë (puna e rëndë në minierë dy tretat e ditës, fjetja në kapanon me 60 vetë, me një nevojtore të hapur, që kutërbon), ai mori vesh për një “privilegj”, që komanda e jepte për të burgosurit shembullorë: një natë me të shoqen në “dhomën speciale”. Bardhyli ishte gati të bënte gjithçka për të fituar një natë me të dashurën, Linda. Ai, më vonë, kupton domethënien e këtij “privilegji”, që çon në “zbutjen” e të burgosurve. Në narracionin e Lindës zgjerohet vizioni. Ajo njihet me historinë e gjyshit (Hyqmet Hidi). Ai ishte shërbëtor i shtetit, i gatshëm të punonte me “çdo sistem”. Ai ishte gardian në burgun e trashëguar nga sundimi osman, gjë që ka shpjegimin e vet. Gëzonte respekt në qytet, pasi nuk u shkelte të drejtat të burgosurve. Rrugës për në shtëpi, ai ndalej me familjarët e të burgosurve. Kështu, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë në prill 1939, ndryshuan të burgosurit politikë dhe zotëruesit e burgut, në shërbim të të cilëve u vu me të njëjtin zell gardiani Hyqmet. Komanda fashiste e pranoi me kënaqësi. Vitet kaluan shpejt.

Diktatura e Musolinit ra në vjeshtën e 1943-s. Skena u përsërit: të burgosurit ikën, Hyqmeti mbeti në pritje të “regjimit të ri”, i gatshëm të dorëzojë çelësat me procedurë. Por kësaj here nuk paraqitet njëri. Ai u kthye në shtëpi, ku u mbyll tri ditë, i dëshpëruar. Ndërkohë, në berberhane dhe në kafenenë e qytetit përhapej lumi i thashethemeve lidhur me sjelljen e Hyqmetit në burgun e zbrazur. Ditën e katërt vjen për vizitë Hafiz pasha. Sa fillon pashai t’i tregojë për këngët që Mala i Marrë sajonte me motivet politike të ditës, ia beh Andrea Bodeci që synon të plotësojë romanin e nisur. Ndërkohë, dëgjohet Mala i Marrë. Hyqmeti e fton në shtëpi.

Pyetjes së Andrea Bodecit për ëndrrat, që kishte parë gjatë atyre ditëve, Hyqmeti iu përgjigj: “Me të ba ty kurban për librin tënd të ri. Kjo është ëndrra më e bukur që kam parë”. Dhe nxjerr revolen. Hafiz pasha vërsulet, shpata e tij bie në qafë të Hyqmetit. Në atë moment, Mala i Marrë lëshon fjalën e vet të urtë: “Zoti Hyqmet, si kështu, prapë me diktaturë?”. Kjo “fjalë e urtë” e Malës së Marrë arrin deri te Linda – brezi i tretë- në mbyllje të romanit, për të përshkruar ankthin që kishte pas asaj nate me Bardhylin në “dhomën speciale”. Cilin fat të zgjidhte për djalin e vet: gardian në burg apo i burgosur politik? Në këtë moment i kujtohet nasihati i Met Repishtit, drejtuar fëmijëve: Bëhuni bisht sëpate! Sido që të ndërrohen pushtetet “bishti i sëpatës bisht sëpate mbetet”. *Botuar më 29 maj 2020 në shtojcën për kulturë të gazetën panarabe “al-Arabi al-Jadid”, që del në Londër dhe shpërndahet në disa botime në mbarë botën arabofone si dhe në Europë e SHBA.

SHBA, 800 mijë USD për monumentet e dëmtuara Yuri Kim: Projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve

$
0
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për Fondin e Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, që këtë vit u orientua drejt restaurimit të objekteve monumentale të dëmtuara në Krujë, Prezë e Durrës.

Me këtë rast, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, nënshkruan dje Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”. Në mënyrë simbolike ishte zgjedhur si vendnënshkrimi i memorandumit, Muzeu Historik Kombëtar, “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në Krujë, me një pamje spektakolare nga kulla e dëmtuar nga tërmeti.

kim1-696x571

Teksa shprehu adhurimin për Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ambasadorja u shpreh: “Shënojmë fillimin e projektit për restaurimin e disa monumenteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tërmeti mund të ketë shkatërruar ndërtesa, por nuk ka dëmtuar shpirtin e popullit shqiptar dhe jam shumë e kënaqur që ndodhemi këtu për projektet në Durrës, Krujë dhe Prezë. Prej vitit të themelimit, në 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës”, tha Ambasadorja Kim, duke shtuar se “jam shumë e lumtur të nënshkruaj sot, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti, këtë Memorandum Mirëkuptimi, prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Duke pasur parasysh rëndësinë e Kalasë së Krujës, mund të them se ky është projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore”. Ndërsa ministrja e Kulturës, Margariti, u shpreh ndër të tjera se: “Ruajtja e kujtesës është një nga misionet më të rëndësishme të njerëzimit, ndaj edhe qeveria shqiptare, krahas me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, duke u mbështetur te vizioni për të ardhmen, për një jetë më të mirë,po punon për ringritjen e këtyre monumenteve.

Memorandumi që po nënshkruajmë është vetëm një copëz e atij projekti madhor që ne duam të çojmë përpara, që ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e kujtesës, por edhe me rijetëzimin e trashëgimisë sonë materiale dhe kthimin e saj në një motor zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm”.

Ylli Baka dhe Dule Malindi ia marrin këngës, Presidenti Meta mban iso. Shihni videon

$
0
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video në facebookun e tij ku shihet mes këngëtarëve Ylli Baka dhe Dule Malindit.

meta duke malindi ylli baka

Ndërsa kengetaret ia marrin këngës, Presidenti Meta mban iso, këtë të fundit që e vlerëson si një nga kryeveprat dhe pasuritë më të mëdha kulturore e shpirtërore të kombit shqiptar.

“Iso-Polifonia e Toskërisë është një nga kryeveprat dhe pasuritë më të mëdha kulturore e shpirtërore të kombit shqiptar! Aq më tepër së bashku me Ylli Bakën e Dule Malindin!” shkruan Presidenti.

‘Na ndryshoi pozitivisht përditshmërinë, na dha optimizëm”, Presidenti Meta nderon muzikologun e njohur: Mbetet thesar e frymëzim

$
0
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi artistin, muzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Gjovalin Lazri me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. meta

Motivacioni i ketij nderimi nga ana e kreut te shtetit eshte: “Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ në fushën e pedagogjisë artistike për formimin profesional të artistëve të rinj”.

“Me violinçelin e tij Profesor Lazri na ka dhuruar kënaqësi artistike dhe estetike, por mbi të gjitha mesazhe njerëzore, të cilat na kanë ndriçuar duke ndryshuar pozitivisht përditshmërinë e jetës sonë, por edhe duke na bërë optimist për të ardhmen”- theksoi Meta.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë solemne të organizuar me këtë rast, ku merrnin pjesë artistë dhe personalitete të muzikës shqiptare, Kreu i Shtetit falenderoi Mjeshtrin Zhani Ciko për prezantimin e veprimtarisë së spikatur të Profesor Gjovalin Lazrit dhe shprehu kënaqësinë dhe privilegjin që po nderon një nga figurat e shquara të muzikës sonë kombëtare.

Pjese nga fjala e Metes 

“Më vjen keq që Profesor Lazri nuk është këtu i pranishëm fizikisht, dhe me këtë rast dua t’i uroj sa më shumë shëndet dhe ta ketë jetën sa më të gjatë, por jam vërtet i lumtur për ndjenjën e mirënjohjes që ekziston te studentët dhe kolegët e tij për të gjithë atë kontribut madhor që ka dhënë!

Me violinçelin e tij Profesor Lazri na ka dhuruar kënaqësi artistike dhe estetike, por mbi të gjitha mesazhe njerëzore, të cilat na kanë ndriçuar duke ndryshuar pozitivisht përditshmërinë e jetës sonë, por edhe duke na bërë optimist për të ardhmen.

Muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë! Ajo mund të ndryshojë botën, sepse ka aftësinë të ndikojë e të ndryshojë shpirtin njerëzor. Muzika i bashkon dhe i bën më të afërt njerëzit e ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë e bën shoqërinë tonë edhe më të harmonishme.

Siç ja ka arritur edhe Profesor Gjovalin Lazri, me shumë sukses.

Ndosha ky ka qenë misioni hyjnor i muzikës që e shtyu, e nxiti dhe e frymëzoi përpara 70 viteve Profesor Gjovalin Lazrin që t’i përkushtohej plot pasion e përjetësisht muzikës dhe violinçelit.

Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ do t’i shndërronte ëndrrat e tij në një realitet shpirtëror dhe profesional të admirueshëm, së bashku me kolegët e tij, artistët e mëdhenj Tish Daija, Robert Radoja, Zhani Ciko e shumë të tjerë.

Profesorët e parë të Liceut ditën mjaft mirë t’ia dallonin talentin dhe të ushqenin te ai dashurinë e përjetshme për violinçelin.

Më pas, studimet në universitetet e Tiranës dhe të Pragës do të formonin te Gjovalin Lazri një artist të përmasave kombëtare.

Me këtë rast, dëshiroj që si President të vlerësoj dhe të shpreh nderimin dhe respektin institucional, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të kahershëm të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada të tëra!

Nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra e mijëra kompozitorë, instumentistë, dirigjentë, këngëtarë, valltarë e piktorë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës.

Është pikërisht kjo plejadë që i fali dhe i dhuroi Shqipërisë sonë një kulturë të re artistike, shpirtërore, një botë të madhe e muzikore për bijtë dhe bijat e saj, ku padyshim Profesor Gjovalin Lazri luajti rolin e tij të jashtëzakonshëm.

Në këto shtatë dekada të jetës dhe veprimtarisë së tij të vyer artistike, Profesor Gjovalin Lazri ka lënë gjurmë të shndritshme artistike në jetën solistike e koncertale, në mësimdhënien e tij pedagogjike dhe drejtimin e Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, të cilat ne vazhdojmë t’i ndiejmë, t’i prekim akoma dhe nga të cilat duhet të frymëzohemi më shumë për të ardhmen.

Ai asnjëherë nuk reshti së kontribuari profesionalisht dhe qytetarisht për shoqërinë dhe edukimin e brezave më të rinj.

Ai vazhdon të mbetet një thesar prej të cilit të gjithë nxënësit e dikurshëm të tij, kolegët pedagogë dhe drejtuesit e mëvonshëm të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ marrin shembull dhe frymëzohen.

Prandaj ndihem i nderuar që ta vlerësoj këtë artist të rrallë e të shquar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, duke i uruar edhe njëherë shëndet dhe jetë sa më të gjatë dhe që të shkëlqejnë sa më shumë nxënësit e tij”, – theksoi Presidenti Meta, duke i dorëzuar zotit Gjergj Lazri dekoratën e lartë për babain e tij.

“Shqiponja e valles së shqipeve”- Ruçi mesazh ngushëllimi, pas ndarjes nga jeta të mjeshtërit, Besim Zekthi

$
0
0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtërit të valles popullore shqiptare, në moshën 84-vjeçare të Besim Zekthit.

besim zekthi22222222222222222222

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Ruçi thotë se Zekthi ishte një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare, i cili do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si shqiponja e valles së shqipeve, që i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore.

“Besim Zekthi ishte një valltar i madh, një artist i shquar,  një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare.

Zekthi do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si valltari virtuoz, shqiponja e valles së shqipeve dhe e Shqipërisë në festë, që lartoi dhe i dha  hijeshi Shqipërisë në skenat botërore”, shkruan Kryetari i Kuvendit Ruçi.


“Rrymë elektrike në skenë, absolut, gjigant”, Justina Aliaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Besim Zekthit: Identiteti i Valles Shqiptare

$
0
0

Aktorja dhe kengetarja Justina Aliaj, teksa i ka shprehur familjes se te madhit Besim Zekthi, ngushellimet per ndarjen e tij nga jeta, ka ndare momente emocionuese nga njohja me te. 

Besim Zekthi Justina Aliaj- vallja e shqipes

“Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme”, shkruan ajo, duke shtuar se ai ishte absolut, rryme elektrike.

“E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi”- shkruan ajo, duke e cilesuar ate figure te patjetersueshme dhe e pashlyeshme ne memorien e saj. Justina Aliaj

Mesazhi nga Justina Aliaj 

Me idhnim te madh mesova se i i madhi i Valles shqiptare na la. Shpirterisht jam me familjen e Tij ne keto momente. Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme.

Rryme elektrike ishte Ai ne skene, hijerande e hireplot pushtonte Ai skenen dhe zemrat e spektatorve. Absoluti! E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi

BESIM ZEKTHI me jepte inspirimin ta imagjinoj: sikur dilte nga brenda shkembinjve, fluturonte ane e kand, deri sa zbriste ne toke, ne lendine dhe hidhte Vallen e Shqipeve, si askush! Apo -Idilin kurbat-, si nga askush u trondita emocionalisht, e pashlyeshme ne memorien time. Faleminderit Figure e patjetersueshme!

BESIM ZEKTHI faleminderit per emocionin qe na dhurove, per emocionet e jashtezakonshme qe perjetuem nga madheshtija e Artit Tend!

Privilegj i i madh.

Familjes i i shpreh ngushellimet ma te thella e ma te sinqerta per dhimbjen e tyre  te madhe. Shpreh bindjen se, jo ma e vogel eshte dhimbja e humbjes per mbare Shqiperine. Lamtumire shkelqim! Lamtumire Besim Zekthi.

Perhere ne kujtesen time!

Justina Aliaj.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Emrat/ Këta janë anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave

$
0
0

 

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së kësaj Akademie dhe me propozim të kryetarit të saj, janë dhënë titujt e rinj akademikë.

106664907_2981667748535048_7066303552908936024_o

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave, Asambleja vendosi:

  1. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
  2. Arjan Durrësi;
  3. Ilirian Malollari.
  4. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
  5. Genc Sulçebe;
  6. Ilia Mikerezi;
  7. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

  1. Adrian Civici;
  2. Artan Boriçi;
  3. Kristina Jorgaqi;
  4. Mimoza Hafizi;
  5. Rajmonda Bualoti.
  6. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
  7. Ardian Ndreca;
  8. Ardian Vehbiu.

Ndahet nga jeta muzikanti dhe kompozitori i famshëm Ennio Morricone. Familja: Ceremonia e lamtumirës, private

$
0
0
Ndahet nga jeta ne moshen 91-vjecare muzikanti dhe kompozitori i famshëm, fituesi i cmimit Oskar, Ennio Morricone.enio moricone
Mediat e huaja shkruajne se ai vdiq në një klinikë ne Itali, pas problemeve shendetesore qe kishte pasur, pas nje rrezimi.
Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”.
Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.
Deri ne frymen e fundit ka qene i ndergjegjshem dhe eshte pershendetur me familjen, gruan e tij të dashur, Maria e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe angazhimeve profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit.

Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016.

1

Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së ti dhe ka krijuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Ata qe e bene te njiohur ishte kolona zanore e 390 filmave western.

Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010.

Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.

2

Në vitet 2000, Morricone vazhdoi të kompozojë muzikë për seriale të suksesshme televizive, siç janë “Il cuoro nel paze” (2005), Karol: Një njeri që u bë Papë (2005), La provinciale (2006), Giovanni Falcone (2007), Pane e libertà ( 2009) dhe Come Un Delfino 1–2 (2011–2013).

Me rreth 13 milione shikues të vlerësuar, Karol: Një njeri që u bë Papë u bë një sukses i jashtëzakonshëm.

Morricone shkroi muzikë shtesë për vazhdimin, Karol: Papa, Njeriu (2006), e cila portretizoi jetën e Karol si Papë, që kur u bë Papw deri në vdekjen e tij. Të dyja rezultatet u botuan fillimisht në 2005 dhe 2006.

Një vit më vonë, lëshohet një album me disk të dyfishtë me të dy rezultatet.

Në vitin 2003, Morricone shënoi një epikë tjetër, për televizionin japonez, të quajtur Musashi dhe ishte drama Taiga për Miyamoto Musashi , luftëtarin legjendar të Japonisë . Një pjesë e “muzikës së tij të aplikuar” tani aplikohet në filmat televizivë italianë.

Zbulohet nekrologjia e shkruar nga vetë Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju shqetësuar. Për ty lamtumirën më të dhimbshme…

$
0
0

Enio Moricone1Kompozitori me famë botërore, Ennio Morricone është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Vetë Ennio Morricone ka lënë një letër emocionuese, ku vendosi të njoftojë me fjalët e tij ndarjen nga jeta.

Nekrologjia e shkruar me dorën e Ennio Morricones është publikuar nga “Che tempo che fa”, e moderatorit italian Fabio Fazio, ku kompozitori legjendarë në pak fjali përmend emrat e njerëzve të jetës së tij.

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj.

Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë.

Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.

Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.

– Fjalët e Ennio Morricone për nekrologun janë shkruar me dorën e tij.

Enio Moricone1

Enio morricone nekrologjia

Shuhet Ennio Morricone, legjenda e muzikës që na kishte pushtuar pa e njohur

$
0
0

Enio Moricone1ALMA MILE/ Kush kishte fatin të kishte një antenë të mirë me elementë apo një “kanoçe” me zhivë, ia gjente anën që të shihte ndonjë stacion televiziv italian.

Ishte mrekulli të shihje gjatë diktaturës “RAI Uno”- n e lëre më “Rete 4”, që shfaqte filma “giallo” apo western. Mbeteshim gojëhapur nga Clint Eastwood, por muzika… Çfarë mrekullie!!! Të mbetej në mendje dhe të dukej sikur të ndiqte pas në rrugët me pluhur të Shqipërisë së varfër.

E ndoshta të dukej vetja paksa kauboj që shpërfillte atë përditshmëri të zymtë apo ndonjë nga ato heroinat me bukuri të paparë. E pastaj erdhi “La piovra”, që bashkë me komisar Cattanin dhe muzikën dramatike na theu zemrat. Sa lot derdhëm asokohe…

Po ç’do qe pa muzikën që na ftonte të gozhdoheshim para për orë të tëra para ekranit?! Ishte mrekullia Morricone, që na kishte pushtuar pa e ditur, pa e njohur, sepse si çdo gjë perëndimore, edhe ai ishte i ndaluar. Ennio Morricone nuk ishte një kompozitor, ai ishte “Kompozitori”, një legjendë e muzikës, që do të jetojë aq sa muzika apo kinemaja. Gjeniu i muzikës, italiani Ennio Morricone, u shua në moshën 91-vjeçare. Nuk vdiq në agoni, por me vetëdije të plotë. Pasi shijoi gjithë suksesin, mori të gjitha çmimet, famën, duartrokitjet, artisti i madh kërkoi të përcillej pa zhurmë e pa bujë, pa ceremonira dhe homazhe pompoze. Donte vetëm njerëzit e tij pranë.

“Nuk dua të bezdis”, shkruante kompozitori i rreth 400 kolonave zanore dhe 100 pjesëve klasike. Me ikjen e Morricone-s u duk se iku edhe një pjesë e jetës sonë, asaj pjese kur ishim të ALMA MILE Kush kishte fatin të kishte një antenë të mirë me elementë apo një “kanoçe” me zhivë, ia gjente anën që të shihte ndonjë stacion televiziv italian. etur për të fituar kohën e humbur, atë që na kishin marrë, atë që na kishin dhunuar, që na kishin penguar. E nëse nuk i mbajmë mend të gjitha subjektet e filmave që kemi parë pas viteve ’90, muzikën e Morricones, nuk ka asnjë mundësi që ta harrojmë, sepse pa dashur u kthye në kolonën zanore të një brezi që kaloi adoleshencën dhe rininë në kapërcyell të dy sistemeve.

“Për ca dollarë më shumë”, “I miri, i keqi dhe i shëmtuari”, “Na ishte një herë Amerika”, “Kinemaja e re Paradiso”, “Na ishte një herë Perëndimi”, “Malena”, “Legjenda e pianistit mbi oqean”… janë vetëm grusht filmash nga qindra, që ai veshi me muzikë, duke i bërë të pavdekshëm.

LETRA E FUNDIT

Adhurues të muzikës së tij do kishim menduar një vdekje të ‘lavdishme’ për kompozitorin, ashtu si në filmat e tij. Por, në fakt, fati nuk i kishte rezervuar ndonjë duel mes Western-it të djegur amerikan, por një thyerje femuri, pas së cilës do të zinte shtratin e prej nga nuk do të ngrihej më. Por, ama, madhështinë e tij do ta ruante deri në fund. Një madhështi modeste, më shkëlqyese se statuja e çmimit “Oscar” që ai kishte fituar. E ndjeu se do të ikte, ose më saktë deshi të ikte kur ndjeu se jeta po largohej prej tij. Dhe la pas një letër dashurie për të gjithë ata që e deshën dhe një dëshirë për një ceremoni tërësisht private.

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat:

Nuk dua t’ju shqetësoj. Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia, Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë. Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica, dhe nipërit e mbesat e mia, Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty, lamtumirën më të dhimbshme”. Kjo është letra e fundit e Ennio Morricone, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit, nën tingujt i filmit “Mission”, në qytetin e tij të lindjes, në Romë. “Besoj në Zot dhe do të ishte bukur sikur të gjithë të shndërroheshim në tinguj në botën tjetër”, është shprehur dikur kompozitori. E sot, ai është më së shumti muzikë.

Enio Moricone enio moricone

Zbulohet shkrimi i ’61-it/ Si Enver Hoxha akuzonte shkrimtarin e njohur: Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…

$
0
0

Ernest koliqi akuzat e eneritDashnor Kaloçi/ Zbulohet shkrimi i botuar në vitin 1963 në revistën “Shejzat’ që nxirrte në Romë studiuesi, poeti, shkrimtari dhe eksponenti i famshëm i mërgatës politike shqiptare në Perëndim, Ernsest Koliqi, i cili merr shkas dhe i referohet një shkrimi të revistës “Nëntori” të gushtit të vitit 1961, ku i bëhet një jehonë e madhe takimit të Enver Hoxhës me shkrimtarët dhe artistët shqiptarë të zhvilluar asokohe në Tiranë.

 Analiza e shkrimit të botuar te “Shejzat” me pseudonimin “Kosovari”, ku autori përmënd disa nga artistët dhe shkrimtarët shqiptarë, duke cituar edhe thëniet e tyre “për Partinë dhe Enverin”, duke veçuar vetëm Fatos Arapin, poetin e njohur “që nuk bën dallkauklliqe me regjimin”. Në atë shkrim autori ka pasqyruar edhe fjalën e Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist tregon se si e kishte takuar mikun e tij të vjetër Eqerem Çabejn, pas 30 vitesh, duke i’a dhënë dorën atij, “pasi ai, nuk kishte bërë krime si Ernest Koliqi”, etj.
Në atë shkrim, ku autori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, Enver Hoxhën për krime dhe eliminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj.

Krahas zhvillimeve politike në Shqipëri, për 45 vitesh me rradhë krerët dhe eksponenët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar në Perëndim, ndiqnin me vëmëndje të madhe edhe zhvillimin e arteve e kulturës në atdheun e tyre. Kjo gjë shihet qartë në një artikull të gjatë të botuar në vitin 1963 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit që dilte në Romë, në të cilin merret në analizë i gjithë bashkëbisedimi i shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë me Enver Hoxhën, në një mbledhje të mbajtur në gushtin e vitit 1961. Artikulli i revistës së drejtuar prej Koliqit, është bazuar tek revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e cila në atë periudhë i kishte kushtuar një pjesë të madhe të faqeve të saj bisedës së udhëheqësit komunist të Tiranës me shkrimtarët e artistët.

Krahas citimeve të fjalës së disa prej artistëve dhe shkrimtarëve pjesëmarrës së asaj mbledhje, në artikullin e revistës “Shëjzat” me titull: “Vështrim i thjeshtë krahasues”, jepet edhe fjala e Enver Hoxhës, ku ai është ndalur dhe ka folur edhe për shkencëtarin e madh shqiptar, gjuhëtarin dhe akademikun e shquar, Prof. Eqerem Çabej. Sa më sipër në këtë shkrim, ku autori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj., por edhe nga e gjithë veprimtaria politike e gjithashtu ajo letraro-artistike e studimore e Ernest Koliqit gjatë gjithë jetës së tij në mërgim, ku ai është deklaruar haptazi si kundërshtar i vendosur i regjimit komunist të Enver Hoxhës, s’është vështirë të kuptohet se: në asnjë moment të jetës së tij, Koliqi nuk ka qenë kurrë peng i atij regjimi. Në këtë shkrim, Memorie.al ka përzgjedhur disa pjesë nga ai artikull i botuar te “Shëjzat” në vitin 1963, të cilat po i botojmë më poshtë.

Fjala e shkrimtarëve dhe artistëve në takimin me Enver Hoxhën

Shefqet Musaraj (poet, shkrimtar) “…Në çfarë epoke jetojmë ne? Epokën më të shkëlqyer të historisë njerzore, atë të triumfit të socializmit dhe të komunizmit mbi kapitalizmin që po vdes …” (faqe 40, “Nëntori”, Gusht 1961)

Odise Paskali (skupltor) “…Duhet adaptuar çdo formë edukukimi ideopolitik me qëllim që të bëhet shprehi për të gjithë, e natyrshme si gjuha që flasim. (fq. 44)

Albert Paparisto (muzikant) “…Prandaj ne të gjithë e pritëm këtë vëndim të Komitetit Qendror të Partisë sonë me gëzim të madh. S’ka kënaqësi më të madhe për ne kur shohim që puna jonë çmohet dhe vlersohet, kur lexojmë që ‘Në punën e madhe që bën Partia për edukimin komunist të masave, shkrimtarët dhe artistët kanë qenë një mbështetje e fortë me veprat e tyre, kanë ushtruar një influencë të shëndoshë në formimin e njeriut të ri’. (fq. 45)

Sterjo Spasse (shkrimtar) auktori i përmëndun i “Botës së Hiçit”, mbasi e nisi fjalën e tij me një përbuzje cinike për kohën që i dha mundësitë e lejen e plotë për me u-ba i njoftun në letrat shqipe, vijon në fq. 48 “Ne i falemi Partisë sonë e Udhëheqësit tonë, ne i falemi me mish e me shpirt sepse nën udhëheqjen e tyre të urtë e largëpamëse u përtëri e u forcua krenarija jonë kombëtare, sepse anëembanë botës ndihet e nderohet personaliteti i popullit tonë, madje nderohet edhe prej atyre që na urrejnë për vdekje!…”

Foto Stamo (piktor) “…Shokë, Vendimi i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë hap në krijimtarinë tonë një horizont mjaft të gjerë, ne si kurdoherë, me një unitet të çelniktë, me dashuri respekt dhe mirënjohje të madhe për partinë tonë të lavdishme, për udhëheqësin tonë të dashur Enver Hoxha, për popullin tonë, do të vemë të gjitha forcat për të zbatuar me nder të gjitha detyrat që na ngarkon vendimi i Komitetit Qendror të PPSH. “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë dhe arteve”.

Andrea Varfi (shkrimtar) fillon: “Vendimi i Komitetit Qendror të P.P. të Shqipërisë ‘Mbi zhvillimin e mëtejshëm, etj’ dhe fjala e shokut Ramiz (Alija) na mbushin zemrat me gëzim, sepse janë edhe një tjetër dëshmi e gjallë që shpallë edhe njëherë botërisht se ne punëtorët e artit dhe letërsisë kemi qëndruar dhe qëndrojmë gjithnjë të vëndosur, në të gjitha situatat, të bashkuar rreth Partisë së Punës, se ne “ u kemi bërë një luftë parimore të vendosur gjithë pikpamjeve të ideologjisë borgjeze dhe revizioniste”, se ne…” etj., etj.

Vilson Kilica (profesor n’ Institutin e Naltë t’Arteve Figurative) “…Për edukimin artistik të rinisë Partija dhe qeverija tregojnë një kujdes të veçantë sepse nga edukimi ideologjik dhe estetik të saj varet rruga e zhvillimit të mëtejshëm të artit nacional…”

Mustafa Krantja (muzikant, dirigjent) “…Nuk maten dot kufijtë e gëzimit tonë sa herë që puna dhe arti ynë , sukseset dhe problemet tona bëhen çështje Partije. Sa i ngushtë duhet të jetë diapazoni shpirtëror si dhe botëkuptimi i estetetëve t’artit për art, i revizionistëve të çdo kallëpi për ta ndarë artin nga Partija, për t’i hequr atij elementin e partisë…”

Konstantin Trako (kompozitor) “…Krijimet tona duhet të përshkohen nga mësimet e marksizëm-leninizmit, nga idetë e internacionalizmit proletar, të kontribuojnë për vëllazërimin e popujve në luftë kundër imperializmit amerikan, kundër ideologjisë s’artit borgjez dhe revisionist, për mbrojtjen e paqes dhe të kulturës…”

Llazar Siliqi (shkrimtar) “…Vendimin e pritëm në një kohë kur më shumë se kurrë ndonjëherë na shkrimtarët dhe artistët e ndjejmë vehten të lidhun me Partinë e marksizëm-leninizmit”.

Nonda Bulka (shkrimtar, poet) “…Këtij populli të mrekulueshëm të udhëhequr nga Partija e tij e lavdishme me në krye birin ma të dashur dhe besnik, Enverin, artistët dhe shkrimtarët t’ja kushtojnë të gjithë talentin që u ka dhuruar natyra”.

Po kështu vijojnë skulptorja Kristina Hoshi, skulptori Kristaq Rama, poeti Luan Qafëzezi, kritiku Ali Abdihoxha, i cili i bie veçanërisht ideologjisë së revizionizmit modern jugosllav. Vehbi Bala, shkrimtar dhe kritik, e nis me titullin: “Partija udhëheq krijimtarinë artistike në majat ma të nalta”. E mos e pyet ma gjatë, se të kallxon vetë, kurse Ismail Kadare-ja (poet) trajton temën e vet me titullin “Nëqoftëse arti është në shërbim të popullit, çfardo forme që të ketë, ai është art i vërtetë”, dhe qysh në fillim ua hedh të vjetërvet, e veçanërisht Andrea Varfit, me këtë hymje: “Kur shokët tanë më të vjetër folën këtu dhe falenderuan partinë për kujdeset e saj për artet, neve më të rinjëve në moshë, na përket të falenderojmë edhe më tepër, sepse në këtë kujdes e kemi ndjerë edhe më konkretisht që në fillim të veprimtarisë”.

Mark Gurakuqi (shkrimtar) flet dhe për kritikën letrare dhe përfundon kështu: “Prandaj tue zbatue porositë e vendimet e Komitetit Qendror të Partisë sonë, do të dijmë ta nxjerrim nga prapambetja kritikën tonë letrare, tue bamë ma të gjallë, ma dinamike, ma të shpejtë e ma të guximëshme në pasqyrimin e jetës sonë të pasun letrare”.

Ivetmi që nuk ban dallkauklleqe të teprueme e qi rreh ma fort çashtjet teknike t’artit, asht Fatos Arapi. Folsi i fundit asht Fatmir Gjata, shkrimtar e kryeredaktor i revistës Nëndori. Ai trajton temën me titullin “Për ne, fjala ma e bukur, më krenare, më e shtrejtë dhe më e madhërishme është fjala Parti”

“Shënjza”: Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye,

Në artikullin e revistës “Shëjzat” autori i shkrimit “Vështrim i thjeshtë krahasues”, me pseudonimin “Kosovari”, ndalet edhe tek fjala e Enver Hoxhës për shkencëtarin e njohur shqiptar, Eqerem Çabej. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet: “Le të kthehemi tash përsëri te fjalimi i Enverit dhe të shofim se si ai po i përkëdhel shkrimtaro-artistët për ta quejt “mrekullibarës”, por m’anën tjetër, zhdrejtasi sa me thanë, edhe i kërcënon (fq. 10): “Durim të madh ka patur Partija me njerzit. Pas 30 ose 35 vjetësh unë i dhashë dorën një mikut tim të vjetër, Eqerem Çabejt, Këtë nuk e kam pasur rast ta bëj më përpara. Eqeremi mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona. Është fakt se ai nuk ka qenë në rradhë me ne, por krime ai nuk ka bërë dhe kur u çlirua Atdheu, nuk mori baltën e Atdheut në thundrën e këpucëve, sikur bëri Ernest Koliqi, Eqeremi nuk tradhëtoi si ai. Ishte fare e lehtë që ne të merrnim masa kundër tij, por partija këtë nuk e bëri…” Shumë mirë qi Dr. Çabej asht kursye si shkencëtar, por Enveri nuk e tregon të vërtetën e plotë se ai asht hakmarrë kundër Çabejt tue i vra vëllanë (1944) qi e kishte gjykatës në Tropojë. Tash le të bajmë një pyetje. Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye, e pra si Dr. Çabej, as ata “nuk e morën baltën e atdheut në thundrën e këpucëve”. Po dramaturgu shqiptar Et’hem Haxhiademi, po Musine Kokalari, po Hamit Kokalari me shokë e shoqe të tjera, qi s’e kanë pasë pozitën e Koliqit, ç’u banë? Apo Kokolari u zhduk se shkroi librin “Kosova djep i Shqiptarizmit”. Mandej pse Dr. Çabejt nuk ia bani zemra me çelë gojën botnisht e me falenderue Partinë (Enverin) qi i paska falë jetën? Ardhtë dita qi përgjigjet e këtyre pyetjeve t’i japi vetë Enveri”./Memorie.al

Auron Tare: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, “të pazbuluar” si informatorë të agjenturave të huaja: 250 dollarë në muaj…

$
0
0

“Dritëhije në histori – Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”, është ky hulumtimi i studiuesit Auron Tare rreth veprimtarisë së dy personaliteteve shqiptare, që ka hapur debate mes studiuesish.

pjimage (4)

Autori i këtij shkrimi të publikuar rishtazi në “Peizazhe të fjalës”, referuar dokumenteve të ndryshme arkivore vendase dhe të huaja, duke bërë një lidhje logjike dhe interpretim të fakteve e provave origjinale, pretendon se dy shkrimtarët kanë qenë të përfshirë në agjenci të huaja spiunazhi si UDB (Camaj), CIA, SIM etj.

Që në krye të materialit 37-faqësh, Tare distancohet nga gjykimi për vlerat letrare të dy “shqytarëve kalorësiakë”. Mirëpo, ai hap diskutim rreth qasjes që ka pasur Ministria e Kulturës ndaj tyre, që në konferenca dedikuar posaçërisht këtyre dy emrave i ka konsideruar si dy kalorës që mbi veten vunë gjithmonë atdheun dhe letërsinë. “Këto dokumente janë pjesë e fondit të deklasifikuar të arkivave amerikane, britanike edhe së fundmi nga dosjet që kanë mbetur nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Unë nuk jam marrë me pjesën e letërsisë, se ata kanë vlerën e tyre, por me pjesën që nuk njihet. Një dritëhije e tyre, gjatë punës që kanë bërë në mërgatën shqiptare, tregon se kanë pasur marrëdhënie të ngushta. Kur them të ngushta, flasim për njerëz që firmosnin çdo fundmuaj për një pagë të caktuar. Këto marrëdhënie nuk kanë qenë vetëm me amerikanët, por me italianët, gjermanët”, shprehet Tare për mediat.

 

ernest-koliqi-704x400-540x307-1

KOLIQI, SI I SHITESHIN INFORMACIONET PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE SHËRBIMIT SEKRET SOVJETIK

Veprimtaria informative e Ernest Koliqit, sipas interpretimit që Tare u bën dëshmive arkivore, ka qenë e shtrirë për disa shërbime të huaja si ato italiane, amerikane, gjermane etj. Sipas dokumentacionit që ai sjell, kjo bëhej nga ana e tij, kundrejt një pagese të majmë për kohën.

Kështu, në një raport që bëhet në vitin 1953, tregohet rreth takimit të Koliqit me drejtorin e Qendrës së Munihut në Romë, ku Koliqi vendos disa kushte për të kaluar në Shërbimin e Inteligjencës Gjermane, nga ajo amerikane, që ishte më herët. “Trajtimi ekonomik duhet të jetë siç është aktualisht trajtimi i dhënë nga Shërbimi Sekret Amerikan (250 dollarë në muaj) dhe qeveria gjermane të japë një formë njohjeje ndaj grupit (Blloku Indipedent Kombëtar), të cilin ai përfaqëson, njohje, që deri më tani i është mohuar nga Shërbimi Amerikan.

Koliqi theksoi gjithashtu, se për çdo bashkëpunëtor të tij kërkonte të kompensohej me një pagë prej 100.000 lira. Po kështu, ai theksoi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Shërbimin Gjerman edhe në sektorë të tjerë si ai Bullgar, Kroat dhe Rumun”, shkruhet ndër të tjera në raport rreth takimit. Po në këto dokumente tregohet edhe për takimet dhe miqësinë e Koliqit me Karl Hass, një oficer i lartë i Partisë Naziste Gjermane (një nga dy oficerët që ekzekutuan civilët italianë në Shpellën Ardeantine). Sipas Tares, agjenti Hass, raportet politike të marra nga Koliqi mbi çështjen shqiptare “i nxirrte në treg për blerës të mundshëm”, ku mes klientëve ishte edhe shërbimi sovjetik KGB.

Tare tregon për mediat, se referuar dokumentacionit rezulton lidhjet e ngushta të Koliqit me shërbimin sekret politik të SD-n naziste, zënë fill që pre ’43-shit, e kanë vijuar deri në vitin 1975 kur ai u nda nga jeta. “Ka pas marrëdhënie të ngushta me të gjitha këto shërbime. Derisa një pjesë e materialeve që ai shkruante i jepeshin edhe KGB-së sovjetike. Të gjitha këto janë të dokumentuara në arkivin amerikan. Unë thjesht kam zbardh dokumentacionin e Shërbimeve Amerikane, që i kanë të dokumentuara”, thotë më tej studiuesi.

CAMAJ, I IMPLIKUAR?!martin_camaj1

Që në krye të shkrimit të tij, bazuar mbi të dhëna e prova arkivore, Auron Tare përmend faktin, sipas tij, të dyshimtë, që emri i Martin Camajt “përmendet në një dokument të Shërbimit Amerikan të Zbulimit, që mbante nën vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav UDB” (emri i Camajt përmendet bashkë me disa studentë të tjerë shqiptarë antikomunistë).

Camaj në këto kohë ishte arratisur nga vendi për në Jugosllavi, por sipas dokumenteve (referuar dosjes e zbulimit politik shqiptar të ’59-ës që Tare sjell, kjo zhvendosje e tij nuk ishte e rastësishme. Në të shkruhet ndër të tjera se Camaj në “1948 ka rënë në kontakt me bandën e spiunazhit jugosllav të kryesuar nga Lazër Pali”. Veprimtarinë e Camajt, sipas Tares, e bëjnë më të dyshimta faktet, si; të qenët anëtar i “Komitetit të Prizrenit” (sipas fakteve që Tare sjell ka qenë e kontrolluar nga UDB), ka punuar në Radio “Beograd” dhe më tej u largua lehtësisht për në Romë, ndonëse në letrën që ai u shkruan dy miqve të tij në Romë, shprehet se përndiqet nga regjimi jugosllav.

“Brenda një viti është pranuar në Universitetin e Beogradit, edhe është e theksuar se studentë që mësojnë atje janë të instruktuar nga UDB-ja jugosllave. Camaj del si person që punon në Radio-Beograd. Është pedagog në Universitetin e Beogradit edhe anëtar i Komitetit të Prizrenit. Një organizatë që sipas shërbimit amerikan ishte një qendër spiunimi jugosllave kundër Shqipërisë edhe mërgatës shqiptare në Europë”, shpjegon Tare.

Ndërsa lidhjen e Camajt me Sigurimin Shtetit, Tare i interpreton kështu: “E kam shkruar që firmosja e Camajt me Sigurimin e Shtetit nuk është ndonjë mëkat, se ka qenë i ri. Por ajo që shohim është deponimi i tij, që bën me faj aktivitetin antiqeveritar, mësuesit e tij të seminarit jezuit, që i quan krerët e këtij aktiviteti antikomunist të kohës, në dosjen e tij nuk ka dokumente që ai të ketë pasur bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit”.

PANORAMA


“Je shkolluar nga Komiteti i Prizrenit”- Përgjigjja e akademikut për Auron Taren: Shumë hamendësime

$
0
0

“Koliqi dhe Camaj ishin për një kohë të gjatë në shërbim të inteligjencës së huaj. Marrëdhëniet e tyre të komplikuara me shërbimet sekrete italiane, amerikane, gjermane, UDB-në.Ardian-Ndreca

Si duhen trajtuar këto figura në dritën e fakteve te reja?” Auron Tare fton përmes këtyre rreshtave lexuesit të shikojnë “anën e pazbuluar” të shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi (si dhe të tjerë emrave të njohur) përmes detajeve që ai sjell në shkrimin e tij “Dritëhije në histori”.

Mirëpo, hulumtimi arkivor në dokumentacione vendëse e të huaja rreth veprimtarisë në shërbim të agjencive të huaja inteligjente të dy shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, për më tepër mënyra sesi ai i sillet publikut nga Tare, duket se kanë irrituar të tjerë studiues. Ndër ta është edhe akademiku i sapozgjedhur, Ardian Ndreca, i cili pretendon se ndryshe nga ç’kërkon të tregojë Tare, “Koliqi dhe Camaj kanë qenë në kahun e drejtë”.pjimage (4)

“S’do ta kisha mendue kurrë se nën atë fytyrën prej Shvejku baballek të Auron Tares mund të mshehej nji historian i hollë që përpiqet me hjedhë ndonji kovë baltë mbi figurat e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt. Por ky Tarja ka meritën se të paktën nuk asht marrë me veprën e tyne, por ka ba detyrat e shtëpisë tue u ushtrue në atë profesionin e vetëm që njeh. Tarja ka nisë me gërmue virtualisht ndër arkiva, në vend që me vijue me koleksionue gëzhoja të ndryshkuna ndër poligonet ku dikur i kallte datën Paktit të Atlantikut.

Fotokopjet e Tares ndër arkiva janë si fotokopjet e bankënotave të Bankës së Shtetit, që ndokush mundohet me t’i shitë si të vërteta. Përtej humorit, pse në fund të fundit i shkreti asht produkt i patjetërsueshëm i kohës dhe rrethanave që e kanë prodhue dhe e ka këtë tarë të pashlyeshme në vetvete, shkrimi i tij s’kishte asnji fill logjik, nuk kishte as erë arsyeje historike, veç disa dokumente të pakontekstualizueme e mandej shumë hamendësime, që dy rreshta ma poshtë paraqiteshin si të vërteta historike të provueme e ma tej rishtas makinacione dashakeqëse prej sigurimasi”, shkruan Ndreca.

Studiuesi rendit më tej edhe disa pasaktësi që ka në dokumentet e shqyrtuara nga Tare. “Për shembull, Koliqi ambasador në Vatikan në vitin 1943 – e gjithë kjo të ban me mendue se sa lehtë të kishte hangër dreqi dikur me pasë përfundue para Tares me çfarëdolloj uniforme të ishte vesh ky i fundit!

Tarja asht qartësisht nji prej megallomanëve nostalgjikë që ka të drejtën me shkrue çfarëdolloj gjaje t’i kërcejnë në krye, madje ka meritën që s’e mshehë këtë gja, përkundër më habit dashakeqësia e atyne që kontrabandojnë si të ishin studime historike ato që Tarja – i pafuqishëm në artin e historishkrimit – gjen të gatshme në internet dhe i ban copy/paste me zellin e nji Shvejku hoxhist”, shton ndër të tjera akademiku. Mirëpo, studiuesi Auron Tare ka vijuar më tej replikën me Ndrecën, duke u ndalur në disa aspekte personale të këtij të fundit, si ndryshimi që i ka bërë mbiemrit pasi ka shkuar në Romë dhe fakti që sipas tij shkollimi i Ndrecës është bërë nga ish-anëtarë të Komitetit të Prizrenit (ku edhe Martin Camaj ishte anëtar dhe provave origjinale e fakteve të tërthorta që Tare sjell, ka qenë në shërbim të UDB-së jugosllave.

Sipas tij, ky Komitet “përpos organizimit të një force të armatosur, gati për t’u përdorur në një moment oportun, ishte pikë së pari një organizatë përmes së cilës UDB-ja kishte ndërtuar një rrjet informativ për të depërtuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën shqiptare, pra një organizatë spiunazhi)”.

“Mësimdhënësit Ndreca (aka Marku) diçka i ka djegur në botimin tim (Dritëhije të Koliqit dhe Camajt), saqë pa gdhirë ka mbushur faqet e portaleve shqiptare me reagime tipike për ata që tallte Ushtari i mirë Shvejk. Nuk dëshiroj fare të merrem me replikë me mësimdhënësit Ndreca (aka Marku), prandaj në këto radhë doja thjesht të mbroja Shvejkun, personazhin komik të fëmijërisë. Sa për Ndrecën, i cili, pasi mbërriti në Romë dhe ndryshoi mbiemrin e fëmijërisë, mund të flas ndonjë herë tjetër, pasi mbështetja dhe shkollimi i tij nga ish-anëtarë të Komitetit të Prizrenit meriton një shkrim më vete”, shkruan Tare.

Lisandri dhe Aristea Kola: Kur mitet përflitenlisandri kola

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, studiuesi dhe poeti Lisandri Kola (bashkautor me Aristea Kolën) reagojnë rreth botimit të Auron Tares “Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin”. “Ju keni nxjerrë dokumente dhe i keni kontekstualizue në nji kah interpretimi, që në dukje përban nji provokacion, që lidhet kryekëput me emnin e dy figurave të randësishme si Camaj e Koliqi, po nuk jua asht ndalë ‘penda’ pa cekë edhe Oroshin, Gjeçajn e Sheldinë, e madje ju vjen habi se pse kanë ndêjtë bashkë. Për tri arsye të thjeshta, zotnia juej. Nji, se janë veriorë, dy se janë katolikë dhe e treta, antikomunistë. E jo për arsye ‘rekrutimi’ si mëtoni ju me ua paraqit lexuesve. Se cilat janë qëllimet ‘e ndershme’ tueja me mprehë lapsin ndaj trinisë së masipërme, këtë ka me e vërtetue koha”, shkruan Kola. Ai thekson më tej se “Se sa ka qenë Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit, e tregon arratisja e tij”.

LEXO EDHE Auron Tare: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, “të pazbuluar” si informatorë të agjenturave të huaja: 250 dollarë në muaj…

 

“Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”/ Primo Shllaku: Heshtja e Akademisë, tregues i moskompetencës

$
0
0

Primo-Shllaku-e

Lidhur me debatet që ka nxitur shkrimi i studiuesit Auron Tare “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin“, shkrimtari Primo Shllaku fton përmes Ardian Ndrecës për një reagim nga ana e Akademisë së Shkencave.

“Unë nuk mund t’i përgjigjem Auron Tares, sepse ai që në fillim shpall inkompetencën në dallimin e vlerave letrare, për të cilat dhe mbahen nalt këta dy autorë të shek. XX. Që kritika të mos degjenerojë në përleshje fejsbukiste, ju lutem ju, anëtarit ma të ri të këtij institucioni, që Akademia ta ndiejë për detyrë të sajën të na japë sa ma shpejt nji opinion paraprak rreth çështjes dhe në vijim të dalë para publikut e studiuesve specifikë të letrave shqipe me nji konkluzion shterues.

Çështja ka dalë në ‘Facebook’, por nuk asht i denjë ky rrjet social të mbajë gjithë peshën dhe seriozitetin e këtij diskutimi. Imagjinoni se çfarë do t’i ndodhte dikujt prej studiuesve, sikur ai të përpiqej të asgjësonte me nji të rame të shkopit Pashko Vasën, treshen Frashëri dhe Ismail Qemalin, me argumentin real se ata paskëshin qenë nëpunës të naltë dhe pjesë e aparatit shtetnor të perandorisë osmane, përgjegjëse kjo, ma së paku, për çeuropianizimin e botës shqiptare.

Marrja e një opinioni nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tashti në fillim të verës, si kohë jetë e mot e studiueme me hjedhë në tregun e mendimit shqiptar këso mynxyrash që asgjësonin fizikisht, por edhe moralisht, do ta paqëtonte te njerëzit tundimin e ndershëm dhe logjik për ta mbrojt individualisht e sporadikisht atë pjesë të kulturës kombëtare, e cila nuk u poq në arat e socializmit real e të diktaturës.

Akademia duhet të shprehë mendimin e vet dhe të krijojë nji shtrat të arsyeshëm debatesh mbi tema kaq madhore”, shkruan më tej Shllaku. Sipas tij, heshtja e Akademisë do të ishte treguesi i “nji shprehje e moskompetencës së saj kulturologjike dhe profesionale, megjithëse i ka ata që e mbulojnë këtë sektor”.

 

LEXO EDHE Auron Tare: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, “të pazbuluar” si informatorë të agjenturave të huaja: 250 dollarë në muaj…

 

Intervista/ “Dritë mbi Camajn dhe Koliqin”, Primo Shllaku- Auron Tares: Ja si i shërbyen vendit. Do ishin asgjesuar po të ishte për Sigurimin. E sfidoj…

$
0
0

primo shkallu-Koliqi-Cabej-auron tareANILA DEDAJ/ “Dritëhijet” që shkrimi 37-faqësh me autor Auron Taren hedh mbi veprimtarinë e shkrimtarëve Ernest Koliqi dhe Martin Camaj si informatorë të agjenturave të huaja duket se ka shqetësuar mjaft studiues.

Shkrimtari Primo Shllaku, gjithashtu studiues i Camajt, thotë se ky punim, që kërkon një gjykim të ftohtë akademik, bën gabimisht që këto figura të shikohen si antiatdhetare, ndërkohë që roli i tyre ka qenë krejtësisht i kundërt, duke bërë përpjekje të shumta për zhvillimin e vendit. “Antikomunizmi është shenja më e fortë e atdhetarizmit”, shprehet Shllaku, duke theksuar se dy shkrimtarët nuk kanë shkruar as edhe një rresht kundër kombit. Ndonëse Tare, referuar dokumenteve arkivore, pretendon bashkëpunimin edhe me Sigurimin e Shtetit në vend, Shllaku e mohon diçka të tillë.

Primo-Shllaku-1

“Nëse do të ishte për Sigurimin, ata do të ishin asgjësuar”, shton më tej, duke kritikuar qasjen e Tares ndaj këtyre të dhënave arkivore. Sipas Shllakut, ky botim i studiuesit nuk është i rastësishëm, mirëpo ai e fton Taren të hulumtojë edhe për të tjerë shkrimtarë, duke vënë theksin tek autorët e realizmit socialist, të cilët, sipas tij, i shërbyen propagandës. “Meqenëse ka një zell të madh, dhe është bërë ‘kumbaro’ i madh i këtyre punëve unë e sfidoj të gërmojë edhe në arkivat e Francës”, thotë Shllaku.

Profesor, si e konsideroni shkrimin e botuar së fundmi të Auron Tares, “Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin”, të cituar si studim në “Peizazhe të fjalës” të akademikut Ardian Vehbiu?

Nuk bëhet fjalë për një studim, por për një koleksionim dokumentesh të deklasifikuara nga CIA, tek të cilat mund të ketë akses cilido, që ka një lloj objektivi për t’u marrë me të tilla problematika. Auron Tare ka shumë kohë që e gris këtë histori, dhe kësaj here doli me një “paketë” kundër tre autoriteteve të letërsisë dhe gegnisë shqiptare; Ernest Koliqin, Martin Camajn dhe Krist Malokun. Si të thuash, ai ka kryer një cikël të fortë, dhe këtë e ka përdorur si një silurë të madhe për t’a hedhur botës shqiptare, letërsisë, artit vendas. E gjitha kjo me kërkesën e dukshme për një rishik radikal, sepse sipas tij, këtu kemi të bëjmë me një krim që sipas kodeve penale do të kërkonte dënim.

Megjithatë, unë nuk besoj se ai i ka falsifikuar, shpikur apo sendërtuar ato dokumente. Por, problemi i vlerësimit të kontributeve letrare dhe personaliteteve të caktuara gjatë Luftës së Ftohtë duhet t’i nënshtrohet një analize të rreptë. Madje, kjo nuk duhet të ndodhë vetëm me këta emra, por edhe me shkrimtarët e realizmit socialist, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, e “shpura” e tyre, që me veprat e tyre kanë “shpëlarë” trurin e disa brezave (sepse ne kemi rënë të gjithë dakord se letërsia e soc’realizmit ishte propagandistike).

auto_12camaj1552375839-728x430

Ndonëse Auron Tare, që në krye të shkrimit, shprehet se distancohet nga vlerësimi i veprës së tyre letrare, ai vë në diskutim qasjen që ka pasur Ministria e Kulturës, vitet e fundit ndaj këtyre dy shkrimtarëve, duke u dedikuar konferenca të veçanta, në të cilat konsiderohen si  “njerëz që vunë letërsinë dhe atdheun mbi veten” …

Ministria e Kulturës ka qenë e detyruar të tregohet “zemërgjerë” ndaj tyre, pasi gjendej nën një presion të dyfishtë. Nën presionin e ardhjes së Koliqit dhe Camajt, të cilët nuk kishin mundur të hynin në Shqipëri deri në 1990-ën, dhe kërkesës së vazhdueshme të publikut shqiptar për rishikimin e autorëve të realizmit socialist. Kështu, në mënyrë shumë oportuniste dhe pa vendosur kritere hierarkish, madje pa caktuar as kritere letrare, ministritë së bashku me Akademinë e Shkencave kanë vendosur t’i fusin të gjithë, në mënyrë masive. Mirëpo unë mendoj se ka vend për diferencime, si në hierarki ashtu edhe në kontribute, por edhe në cilësinë e letërsisë, për të kuptuar se sa kalimtare apo afatgjatë është një vepër e caktuar.  Sa e lidhur me epokën e krijimit apo universalitetin është.

Tare në shkrimin e tij risjell në vëmendje bashkëpunimin e Camajt me oficerët e Sigurimit, sa i përket dëshmive kundër një grupi jezuit gjatë arrestimit në 1948-ën, sa dijeni keni rreth këtyre fakteve?

Unë i kam njohur të afërmit e Camajt, familjen e tij. Kam ndenjur me ta për seanca shumë të shkurtra, sepse ishte mendimi se ata ishin familje e arratisur. Mirëpo mua ata asnjëherë nuk më kanë thënë se Camaj ka qenë në burg, ndaj unë asokohe, skam pasur si ta dija.

Mirëpo duhet reflektuar rreth faktit që ky njeri është rekrutuar nga regjimi komunist për t’u futur si agjent në fshatrat, apo rrethet e tij, veçanërisht për të ndihmuar në përmbysjen e synimit tw tyre, për të arrestuar Gjon Destanishën. Pra Camaj, vendosi firmën, doli prej burgut dhe u arratis. Mirëpo, ai i lajmëroi këta persona se sistemi kërkonte ti arrestonte. Dhe prej këtu nis fatkeqësia. Fatkeqësia fillon nga një firmë e vendosur diku, ndonëse nuk ke kurrfarë aktiviteti me Sigurimin. Ndaj, pse të mos e fillojmë diskutimin më ndryshe. Përse Auron Tare në punimin e tij specifik, nuk e ka filluar me arsyet që e nxitën këtë njeri të arratisej. Pra, nëse ai do të ishte i favorizuar apo bashkwpuntor, mund të dilte jashtë vendit, si të tjerë, por jo të arratisej.

E gjithë saga nis në 1945 me Enver Hoxhën. A do të kishin ikur Martin Camaj dhe Koliqi nëse do të ishin bërë zgjedhje të ndershme? Patjetër që jo! Sepse Koliqi dhe Camaj kanë vdekur me nostalgjinë e madhe për atdheun…

220px-Ernest_Koliqi_(1938)

Auron Tare, për një implikim të mundshëm të Camajt me UDB-në, sjell në vëmendje të dhëna si; mbështetjen financiare që ai pati për studimet, punësimin në radio “Beograd”, anëtarësimin në Komitetin e Prizrenit të kontrolluar nga UDB, apo lehtësinë me të cilën u largua në Romë…

Studimi që ka pasur Camaj, ka qenë pjesë e politikës së atij shteti, që le ta themi, nuk ka qenë në situatën ekonomike të Shqipërisë. Pra, atje ku shkoi, Camaj zgjodhi të studionte,të formohej, dhe nëse shteti jugosllav nuk do tia kishte plotësuar këtë, ai do të bënte atë çka bëri disa vite më vonë, do të largohej gjetkë.

Sa i përket punës së tij në radio “Beograd” mendoj se kjo duhet vërtetuar me dokumente arkivore. Dhe nëse ka qenë realisht kështu është e justifikueshme. Martin Camaj, dukshëm një intelektual “in erba”, kishte dy zgjidhje; ose të pranonte të bënte jetën që bëri, ose të kthehej pas, ku fati i tij merret mend. Dhe mos mendoni se regjimi Titist nuk ka kthyer shqiptarë pas. Në vitin 1972, ky regjim ka kthyer shumë shqiptarë.

Veprimtaria, puna, lidhjet e Martin Camajt sipas jush, a i kanë sjellë ndonjë dëm vendit? Si studiues i tij, shikoni elementë që tregojnë se Camaj i ka bërë keq atdheut?

Mendoj se Camaj i ka bërë keq vetëm Auron Tares (qesh)… Por i ka bërë dëm si të thuash letërsisë së realizmit socialist, hierarkisë ekzistuese të shkrimtarëve deri në vitin 1990… Pra në këtë livadh letrar një ditë vërehet një gur i madh. Ishte Martin Camaj që kishte mbërritur në shtëpinë e tij, duke shkaktuar një tronditje të hierarkisë. Kjo edhe për faktin se letërsia e tij, pavarësisht edhe disa veprave të dobëta, nuk u ndot ideologjikisht nga realizmi socialist.

Përsa i përket shkrimit të Tares, duke iu referuar studiueseve (ndonëse nuk citon emra të veçantë), ai thotë se veprat e Camajt nuk konsiderohen si letërsi antikomuniste. Ç’mendoni ju për këtë?

Vepra letrare e Camajt, në frymën e saj ishte opozitare e komunizmit, por për të, letërsia nuk mund të ishte shërbëtore e komunizmit, sikundër e kanë praktikuar shkrimtarët tanë. Camaj e dinte fort mirë, se aroma e politikës letërsisë i bën keq. Ai e ndjente se sa jetëshkurtër do të ishte një letërsi e tillë që vinte nga Shqipëria, si pasqyrë e politikave dhe kurtheve të një force moniste, që kërkonte të mbijetonte.

Ju keni insistuar për një reagim të Akademisë së Shkencave. Cili është pozicioni që ky institucion duhet të marrë sipas jush?

Sapo e lexova shkrimin e Auron Tares, kuptova, se ndonëse ai është një person që nuk ka asnjë lidhje me Akademinë, e kishte ngritur nivelin e diskursit, në një nivel akademik.  Shkrimi i tij u botua në portalin e Ardian Vehbiut, i cili është një nga “novicët” e Akademisë, dhe unë mendova se këtu krijohet një lidhje që shkon përtej Tares. Akademia e Shkencave ndodhet me dashje apo pa dashje e implikuar në këtë çështje. Unë kam qenë një nga kritikët më të fortë të saj, ashtu siç kam përshëndetur ndryshimet që janë bërë. Mirëpo tani po shtroj pyetjen, cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Akademia “e re”, me kryetarin  dhe anëtarët e rinj?! Mua më rezulton se e kanë filluar me silurime, por unë jam në pritje të fjalës së tyre. Me siguri që ata nuk do të ulen deri tek përgjigja ndaj meje, përndryshe do të ishin me të vërtetë ata akademikë që na duhen.  Pra unë, si studiues i Camaj, kërkoj mendimin e këtij institucioni, pas daljes së këtyre dokumenteve. Mirëpo Tare, thotë vetë, se duhet të presim të hapen arkivat e Beogradit. Atëherë, priti të hapen. Madje, meqenëse ka një zell të madh, dhe është bërë “kumbaro” i madh i këtyre punëve unë e sfidoj: I them nëse është “burrë” dhe ka “këllqe” e lidhje të forta, të gërmojë edhe në Arkivat e Francës.

Mesa dihet në Arkivat e Francës, nuk ka të dhëna mbi Camajn dhe Koliqin, rreth kujt personaliteti i duhet të hulumtojë Auron Tare sipas jush?

Unë i them vetëm këtë: Nëse ke kurajë, gërmo në Arkivat e Francës!

Zoti Shllaku, ndonëse të dokumentet arkivore për Camajn, janë të varfëra. Më shumë të dhëna paraqet Tare, lidhur me bashkëpunimin e Koliqit me agjentura të ndryshme si ajo italiane, gjermane, amerikane etj… Ç’frarë tregojnë këto sipas jush?

Rasti i tij është më kompleks. Koliqi ka një bashkëpunim me logotenencën fashiste, pasi pranoi të drejtojë Ministrinë e Edukimit. Dihet fakti se ai ka pasur oferta të tjera për ministri më të rëndësishme, për shkak të nivelit intelektual të pashoq, mirëpo zgjodhi Ministrinë e Arsimit, sepse për të edukimi ishte pjesa më apolitike, pjesa më e shëndoshë e një shoqërie. Dua të kujtoj këtu, se me ta marrë këtë pozicion ai “skremoi” trupën mësimore shqiptare, që asokohe ishte së paku numerikisht tepër e varfër dhe i çoi një pjesë në Kosovë. Ky moment, sipas pohimeve të shumë studiuesve shqiptarë të Kosovës, ishte tepër pozitiv dhe me peshë për ardhmërinë e Kosovës. Pra sa i përket qasjes së tij ndaj Kosovës, ky është një tregues. Kemi të bëjmë me një akt kombëtar shumë rilevant, me një vepër që e çmon edhe shteti tjetër, pjesë organike e këtij trupi që është kombi shqiptar. A ka qenë Koliqi bashkëpunëtor?! Ai ka qenë ministër i një qeverie, dhe cila është ajo qeveri që nuk bashkëpunon?!

Mandej nëse flasim për bashkëpunim të shkrimtarit , Tare e ilustron lidhjen  e Ernest Koliqit, me Shërbimin e Inteligjencës Gjermane, dhe oficerë të lartë nazistë, edhe me faktin se kur Petro Marko, u arrestua në Romë nga Gestapoja gjermane, ky i fundit mundi ta shpëtonte vetëm përmes “një telefonate” …

E vetmja dashakeqësi e dukshme e Auron Tares qëndronte në këtë pikë. Pra ai thotë, kaq e fortë ishte lidhja e tij me fashistët dhe nazistët saqë arriti të shpëtonte Petro Markon. Pra, nga ajo që shkruan Tare mbetet e paqartë: A bëri mirë që e shpëtoi? A ishte Petro Marko, një njeri që duhej shpëtuar, apo duhej lënë në mshirë të fatit të tij?

Si ndikon publikimi i këtyre dokumenteve në raportin e lexuesit me këta dy shkrimtarë?

E kam thënë, se këto çështje nuk duhen trajtuar në dyert e rrjeteve sociale. Pra, e përsëris, imagjinoni se çdo të ndodhte nëse një studiues të distancohej “me nji të rame të shkopit” nga Pashko Vasa apo tre vëllezërit Frashëri për shkak të detyrave të tyre të larta gjatë Perandorisë Osmane.  Prat re vëllezërit Frashëri nisur nga këto pozicione në një perandori përgjegjëse së paku për çeuropianizimin e botës shqiptare, ai ishin bashkëpuntorë? Sigurisht, që jo! Asnjë prej ne s’di që ata të kenë “vrarë” sulltanin, mirëpo ata janë mbështetur në atë pushtet për të ndihmuar vendin e tyre. Ne e dimë shumë mirë, që me ndërhyrjen e Naim Frashërit erdhën shumë libra të ndaluar, në rrugë të tërthorta për hapjen e shkollave. Pra këta nuk e kanë dëmtuar vendin, por kanë ndihmuar në zhvillimin e tij.

LEXO EDHE:

Auron Tare: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, “të pazbuluar” si informatorë të agjenturave të huaja: 250 dollarë në muaj…

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj agjentë të huaj? Reagon autori i studimit, Auron Tare: Nëse ka shtrembërime në këto materiale, përgjegjësia bie mbi…

$
0
0

Auron tareStudimi i Auron Tares në të cilin thekson se shkrimtarët e njohur, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë agjentë të shërbimeve të huaja ka ngjallur mjaft debate në opinionin publik, madje është shoqëruar me reagimet e personaliteteve të letërsisë dhe historisë.

Vetë autori, Auron Tare ka reaguar pas qëndrimeve të disa personaliteteve, teksa ka thënë se ai është përgjegjësi i vetëm për autenticitetin e materialit që ka botuar.

“Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara dëshiroj t’ju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja t’ju bej me dije se me interesimin e një studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate për çështjet e historisë se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektësi me jane vene ne dispozicion për njohje një seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e kështu me radhë”, thekson ai.

Tare në një postim në Facebook shton se materialet i ka siguruar nga arkivat, ndërkohë që thekson se dosjet e plota të shkrimtarëve i ka gjetur dhe pranë Autoritetit të Dosjeve.

“I kam pare i kam konsultuar dhe kam mbajtur shënime per çështjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kërkesën për tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe procedurën ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion.

 Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndërsa Dosja e Koliqit ende është ne përpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar te gjithë materialin e konsultuar paraprakisht ne këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur ne CD për tu tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditesh për tu paraqitur per marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Për çdo informacion te mëtejshëm mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam përgjegjës publik. Ne se ndokush pretendon se ne këto materiale ka shtrembërimi apo material jo te vërtete përgjegjësia bie mbi mua”, thekson Tare.

Statusi i plotë i Auron Tares

Ne interesim të të gjithë gazetareve apo studiuesve që ditët e fundit janë përfshire ne debatin mbi shkrimin tim “Dritehije ne Histori” botuar ne Pejsazhet e Fjaleve, ku flitet per disa te panjohura ne lidhje me shkrimtaret Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund t’ju them se:

Dokumentat e Deklasifikuara te Arkivit Amerikan ndodhen ne 700 Pennsylvania Avenue, NË. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Nje numer i kufizuar eshte online pjesa me e madhe jo.

Për te interesuarit mund te shtoj se do te ishte me ekonomike marrja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nëpërmjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet te aplikoni paraprakisht te merrni miratimin dhe pasi te paraqiteni me kartën e duhur mund te kërkoni Dosjet. Rekomandimi nga një Institucion shkencor është i rekomandueshëm per akses me te menjëhershëm.

Për Dosjet e Arkivit Britanik ato ndodhen ne Arkivin Kombëtar Britanik ne adresën The National Archives

Kew, Richmond, Surrey, TW9 4DU

Dosjet e periudhës se Luftës janë te Deklasifikuara. Disa Dosje për Operacionet kundër Shqipërisë ne periudhën 48-59 ende nuk janë hapur.

Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara dëshiroj t’ju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja t’ju bej me dije se me interesimin e një studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate për çështjet e historisë se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektësi me jane vene ne dispozicion për njohje një seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e kështu me radhë.

I kam pare i kam konsultuar dhe kam mbajtur shënime per çështjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kërkesën për tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe procedurën ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion.

Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndërsa Dosja e Koliqit ende është ne përpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar te gjithë materialin e konsultuar paraprakisht ne këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur ne CD për tu tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditesh për tu paraqitur per marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Për çdo informacion te mëtejshëm mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam përgjegjës publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtrembërimi apo material jo te vërtete përgjegjësia bie mbi mua. Ju faleminderit.

 

“Ke dokument, o studiues?”/ “Montazhi ” për Camajn e Koliqin, reagon Agron Tufa: Gërmo Tare, gërmo! Sikur ka inatin e vjetër të Myftar Tares, shkrimtari i shpëtoi burgjeve të…

$
0
0

Botimi 37-faqësh i Auron Tares “Dritëhije në histori – Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të panjohur” ka ngjallur mjaft diskutime te studiues dhe njerëz të letrave. Sipas shkrimtarit Agron Tufa, Tare e ka shfrytëzuar në mënyrë selektive dosjen e plotë të Martin Camajt që i ka dorëzuar Autoriteti i Dosjeve.

Agron Tufa
Agron Tufa

“Kjo gjë dihej. Por ai që ia ka përgatitur e dorëzuar e di këtë dhe bën mirë të flasë”, shprehet më tej ai, duke theksuar faktin se kjo dosje nuk gjendet vetëm në AIDSSH dhe mund të tregohet lehtësisht shfrytëzimi i pjesshëm i saj.

Tufa shkruan më tej se thelbi i kësaj dosjeje është publikuar më herët nga Kastriot Dervishi dhe në të tregohet se si Camaj është tallur me atë Sigurim që përgjatë katër dekadave është munduar ta “diskreditojë” në çdo mënyrë.

auron tare

A TRADHTOI “ANTIKOMUNISTI” CAMAJ ATDHEUN? TUFA: GËRMO TARE, GËRMO!

Shkrimtari Agron Tufa hedh poshtë pretendimet e Auron Tares se Martin Camaj mund të ketë kryer veprimtari në dëm të vendit të tij. Po ashtu, nënvizon faktin se Tare s’ka asnjë dokument që provon lidhjen e Camajt me UDB-në dhe supozon se ky mund të jetë një inat i vjetër, madje edhe i personalizuar. “Labirinti kontekstual dhe akontekstual i dokumenteve mbi një antikomunist si Camaj, i shtrënguar të ndjekë rrugën e mbijetesës, pa i mbetur vetja peng, nuk të çon aspak në klishenë derdimene ‘tradhti ndaj atdheut’, siç sugjerohet nga montazhi dedektiv i Tares.

Unë besoj këtë tjetrën, që Camaj e shumta mund të ketë krijuar alibi fiktive, kinse pranoi “ura bashkëpunimi” sa ishte në Jugosllavi, pastaj këto “ura” fiktive i hodhi ne erë bashkë me gruan e tij serbe. Por nuk mendoj se ka qenë e nevojshme as kjo. Sepse dedektivi i Tares nuk thotë asgjë, nuk jep asnjë fakt, asnjë shkresë, përpos ca hamendësimeve e supozimeve. Deri tani nuk kemi ndonjë rast flagrant të ndonjë vepre konkrete me pasoja negative të Camajt.martin_camaj1

Pra, asgjë. Këtë asgjë Tare e interpreton nga informacione të Sigurimit të CIA-s në internet, krejt sipas qejfit dhe oreksit, duke na sugjeruar se aty pra duhet të fshihet ‘bashkëpunimi me UDB-në’. Po ku pra, ku? Ke dokument, o qirje studiues? Jo!? Epo atëherë gërmo Tare, gërmo! Dhe mos kërko të të xamë besë veresie. E gjithë përpjekja sistematike e Tares në këto dokumente rreth implikimit te Camajt del jashtëzakonisht intencionale, sikur ka inat të vjetër e të personalizuar me të, sikur mban inat që Camaj u shpëtoi burgjeve dhe kampeve të internimit nën drejtimin asokohe të Myftar Tares. Gjithë koleksioni i mbledhur me dokumente ku përmendet emri i Camajt nuk të thotë asgjë, e tekefundit mund të përmblidhet në një idiomë: ‘Gola në përfytyrim!’. Po kujt i duhen ‘golat e përfytyruar’ të Tares?”, shkruan Tufa.

“KËTA STUDIUES E KANË TË PILOTUAR AXHENDËN

Agron Tufa vë në pikëpyetje faktin se Auron Tare e të tjerë studiues i qëndrojnë larg veprimtarisë së dyshimtë të personaliteteve ende në jetë, që sipas tij, i kanë bërë dëme të mëdha shoqërisë e vendit tonë. “Interesante është se kjo kategori studiuesish si Tare, kurrë, po kurrë ama, nuk u morën njëherë me demontimin e miteve të rreme për personalitete ende të gjalla të kulturës e politikës në dy epokat: komuniste e postkomuniste, të cilat i kanë sjellë dëme e krime të përbindshme, të hapura dhe ende të fshehta shoqërisë dhe atdheut. Tares nuk i duken të rëndësishme dokumentet mbi ‘Cingaren’ dhe dëmin e pandreqshëm të demokracisë së shndërruar në një stan qensh. Apo nuk duhen prekur ‘tanët’?ernest koliqi

Duket se këta studiues e kanë të pilotuar agendën për një kategori antikomunistësh, por kurrsesi jo për ata me të cilët konsultohen e pinë kafe. Do të kishte qenë i vyer tehu i këtij zelli studimor, fjala vjen për veprimtarinë e ethshme brenda e jashtë Shqipërie (diasporë) të ndonjë tipi si ‘Dragoi’, por sakën se… Po e dimë: kjo nuk hyn në agendat e pilotuara të Tares me shokë. Pse? Se ata gërmojnë në një tjetër drejtim…”, shkruan ai. “Sulmi ndaj pushtetit të Enver Hoxhës, s’është sulm ndaj atdheut” Tufa, duke evidentuar nivelin e rrallë intelektual të Camajt, thekson pozicionimin e tij kundër pushtetit hoxhist. “Camaj, jashtë yllit të tij letrar e gjuhësor, mbetet triumfi i inteligjencës së tij, që i tregoi gishtin e mesit Sigurimit të Shtetit. Ai natyrisht ishte kundër pushtetit satanik të Enver Hoxhës dhe rrëzimi i tij ka qenë gjëja më e mirë, më e domosdoshme, që fatkeqësisht nuk ndodhi, sepse kishte njerëz të zellshëm që e mbronin diktaturën atëherë dhe që kanë nostalgji e përpiqen ta ringjallin sot”, shton më tej.

Shkrimtari shton më tej se çdo skenar i mundshëm i jetës private të Camajt nuk prek vlerat e pakontestueshme letrare të tij. “Atdheu mbrohet e duhet/dashurohet edhe duke e çliruar atë nga zombifikimi komunist i diktaturës, e jo siç e marrin jangllësh derdimenët, që sulmin ndaj pushtetit satanik të Enver Hoxhës e konsiderojnë ‘tradhti ndaj atdheut’. Pra, në këtë pikë ne kemi pikëpamje krejt të ndryshme mbi domethënien e atdheut: atdheu im nuk është diktatura!”, shprehet ai.

“AI ISHTE BASHKËPUNËTOR MARTIN CAMAJ?”

Agron Tufa sqaron në reagimin e tij se çdokush që ka pasur një peshë gjatë sistemit komunist ka qenë i survejuar nga shërbimi i Sigurimit, UDB-ja, CIA etj. Një fakt i tillë, ndryshe nga sa hamendëson Tare, sipas shkrimtarit, nuk tregon implikimin e Camajt në këto agjentura. “Kategoria e ‘bashkëpunëtorëve me material shtrëngues’ të quajtur ‘bashkëpunëtorë tradhtarë’, me zero raporte, NUK janë e nuk quhen bashkëpunëtorë!

Po shqiptarët gënjehen kollaj për punë agjenturash, sepse asnjëherë nuk shohin se çfarë ‘spiunoi’ Martini. P. sh.: pse e quante ‘tradhtar’ Sigurimi kur Camaj i paska ‘shërbyer’!? Pse pra? Për t’iu përgjigjur: Tares do t’i duhet të gërmojë edhe në arkivat e Beogradit. Dhe ne i urojmë zell të mbarë në lartësinë e agendave të porositura: gërmo Tare, gërmo…”, shkruan Tufa.

Viewing all 3030 articles
Browse latest View live